
Postuar më parë nga
Albo
Njohja e pavaresise se Kosoves nga Egjipti eshte mbase arritja me e madhe e diplomacise kosovare kete vit. Gjithe njohjet e tjera jane te parendesishme, por jo Egjipti. Egjipti eshte vendi me i madh ne Lindjen e Mesme me ndikimin me te madh ne gjithe boten islamike e arabe. Gjithe vendet islamike qe deri me sot kane refuzuar te njohin pavaresine e Kosoves, ne ditet ne vazhdim do te ndjekin shembullin e Egjiptit.
Njohja e pavaresise se Kosoves nga Egjipti, eshte nje tjeter shuplake per diplomacine turke nga egjiptianet. Pasi presidenti Morsi arriti te negocioje armepushimin mes Izraelit e Palestines, duke e nxjerre jashte loje Erdoganin qe ka nje vit qe mundohet ta shesi veten si "flamurtari i ceshtjes palestineze", diplomacia egjiptiane deperton edhe ne zemer te Ballkanit, ne sferen e influences turke, Kosoven.
Mesazhi per Erdoganin eshte i qarte: nese ti i fut hundet ne punet e lagjes sone, ne do ti fusim hundet ne punet e lagjes tende!
Albo
Krijoni Kontakt