-
Prokurimi publik ka rrezikuar rreth 15 milion euro
Prokurimi publik ka rrezikuar rreth 15 milion euro

Nga rreth 74 tenderė nė tė cilėt janė evidentuar parregullsi dhe shkelje ligjore, nė vetėm 64 prej tyre ėshtė siguruar vlera monetare e kėtyre tenderėve. Shuma e pėrafėrt monetare e cila potencialisht ka qenė e rrezikuar tė keqpėrdoret gjatė realizimit tė kėtyre procedurave tė prokurimit ka qenė rreth 15 milionė euro. Ky ka qenė vlerėsimi qė ka bėrė Lėvizja Fol sot pėr prokurimin publik.
FOL ka publikuar raportin Monitoruesi i Prokurimit 2012, cili paraqet parregullsitė dhe shkeljet ligjore qė ministritė, komunat dhe ndėrmarrjet publike kanė bėrė gjatė zhvillimit tė procedurave tė prokurimit nė tenderė tė ndryshėm.
Nė kėtė raport Lėvizja FOL ka paraqitur njė analizė tė problemeve dhe sfidave qė ka hasur gjatė monitorimeve direkte tė procedurave tė prokurimit nė autoritete tė ndryshme kontraktuese dhe njė trend krahasues tė shkeljeve tė bėra nga institucionet e lartė-pėrmendura nė vitin 2011 dhe 2012.
Petrit Zogaj tha se nė prag tė pesė vjetorit tė shtetit tė Kosovės, institucionet e Kosovės kanė treguar seriozitet tė dobėt nė sundimin e rendit dhe ligjit, me njė specifik tė veēantė nė ēėshtjet e korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Sipas tij nėse shikohen shkeljet dhe aferat korruptive nė prokurimin publik qė institucionet kanė bėrė, shihet qartė qė deklaratat dhe strategjitė anti-korrupsion tashmė nuk janė as serioze dhe as tė dobishme.
Duke parė se ky sektor ėshtė sektori mė i korruptuar ne kemi kėrkuar nga Kuvendi i Kosovės tė themeloj Komision Ad-hoc pėr hetime parlamentare nė shumė ministri sa i pėrket realizimit tė procedurave tė prokurimit publik dhe padyshim nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
Kjo sipas Petrit Zogajt ėshtė e domosdoshme duke parė se vetėm skandali i pasaportave biometrike, pėrpos qė ka rrezikuar ēėshtjen e liberalizimit tė vizave, ka tregu qartė edhe papėrgjegjėsitė institucionale tė Qeverisė dhe tė ministrave tė ndryshme. Keqpėrdorimet dhe aferat korruptive nė prokurimin publik pėrpos qė duhet tė adresohen nga ana e institucioneve qeverisėse, atyre gjithashtu tė ju kushtohet vėmendje nga ana e institucioneve tė sistemit tė drejtėsisė duke vėnė si prioritet kėtė sektor pėr hetim dhe procedim tė aferave korruptive nė kėtė sektor.
Kenan Tora prezantoi tė gjeturat e raportit ku tha se ministritė e Republikės sė Kosovės gjatė vitit 2012 kanė bėrė shkelje tė shumta ligjore nė gjithsej 27 tenderė tė ndryshėm.
Nga ministritė mė sė shumti shkelje ligjore ka bėrė Ministria e Infrastrukturės duke bėrė shkelje ligjore nė 6 tenderė, mė pas saj radhitet Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve qė ka bėrė shkelje ligjore 5 tenderė, Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural nė 4 tenderė, Ministria e Punėve tė Brendshme dhe ajo e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė nga 2 tenderė.
Kurse ministritė nė tė cilat janė evidentuar shkelje ligjore vetėm nė njė tender janė Ministria pėr Komunitete dhe Kthim, Ministria e Punėve tė Jashtme, Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė, Ministria e Drejtėsisė, Ministria e Administratės Publike, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Nga 27 tenderė trembėdhjetė (13) janė kthyer nė ri-tenderim, dymbėdhjetė (12) janė kthyer nė ri-vlerėsim, kurse dy aktivitete tė prokurimit janė anuluar tėrėsisht.
Ndėrmarrjet publike gjatė vitit 2012 nuk i kanė zhvilluar procedurat e prokurimit konform dispozitave ligjore nė njėzet (20) tenderė tė ndryshėm. Korporata Energjetike e Kosovės ka bėrė shkelje nė dymbėdhjetė (12) tenderė, ndėrkaq Postė-Telekomi i Kosovės ka bėrė shkelje ligjore nė tetė (8) aktivitete tė ndryshme tė prokurimit. Prej tyre 4 kanė shkuar nė ri-tenderim, 15 kanė shkuar nė ri-vlerėsim, kurse njė aktivitet prokurimi ėshtė anuluar tėrėsisht.
Komunat nė vitin 2012 nuk i kanė respektuar dispozitat ligjore nė gjithsej 27 aktivitete tė prokurimit. Prej tyre dymbėdhjetė (12) janė kthyer nė ri-tenderim, 14 nė ri-vlerėsim dhe njė tender ėshtė anuluar.
Komuna e Gjilanit ėshtė komuna qė ka bėrė mė sė shumti shkelje me 4 tenderė. Pastaj vijnė Komuna e Ferizajt, e Gjakovės dhe e Pejės me nga 3 tenderė. Ndėrkaq me nga 2 tenderė janė Komuna e Prizrenit, e Kamenicės dhe e Mitrovicės. Dhe me njė tender tė vetėm janė Komuna e Prishtinės, e Shtėrpcės, e Shtimes, e Lipjanit, e Suharekės, e Vitisė, e Novobėrdės dhe e Kllokotit. /Indeksonlione/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt