Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Si u krijua "njeriu i ri komunist"?

    Njeriu i ri komunist ose nė kėrkim tė rrėnjėve tė sė keqes

    Arben Prendi

    Periudha e sundimit tė regjimit komunist do tė jetė njė “minierė” e pasur pėr studiuesit e fushave tė ndryshme, sė pari pėr interesin shkencor qė download (7)ajo paraqet pėr tė studiuar mekanizmat me anė tė tė cilave ka funksionuar diktatura komuniste shqiptare dhe sė dyti si nevojė e afėrt pėr publikun, pėr tė shpjeguar proceset qė kanė ndodhur nė atė mėnyrė, qė duke i njohur kėto procese e gjithė shoqėria shqiptare tė pėrpiqet qė ato tė mos pėrsėriten nė kohėn tonė me forma tė reja.

    Edhe studimi i dr. Albert P. Nikollės “Njeriu i ri shqiptar, Ndėrmjet morali komunist dhe tranzicionit”, vjen nė kohėn e duhur, pėr t’i shėrbyer analizės shkencore antropologjike e sociologjike tė njėrit prej fenomeneve mė pėrfaqėsuese qė prodhoi propaganda e regjimit komunist: “njeriun e ri”, i cili do tė ishte edhe shpresa kryesore nė pėrjetėsimin e sistemit diktatorial. Me tė drejtė autori ka bėrė objekt tė studimit procesin laboratorik ideologjik, i cili synoi dhe krijoi mund tė thuhet deri – diku me “sukses” qenien e ēuditshme njerėzore, tė zhveshur nga vlerat individuale, personaliteti, tė veshur me kolektivizmin dhe masivizmin. Autori e ēmistifikon regjimin komunist dhe mjegullėn e nostalgjive pėr tė kaluarėn duke zbuluar tė vėrtetėn e frikshme dhe tronditėse: denatyrimin e njeriut nė diktaturėn komuniste. Diktaturat nuk janė sisteme tė zbritura nga qielli, pėr mė tepėr nė vende tė lira e tė pavarura, siē doli Shqipėria pas Luftės sė Dytė Botėrore. Rolin kryesor nė kėto sisteme si nė tė gjitha sistemet e tjera e ka njeriu, veēanėrisht kasta e zgjedhur nė pushtet.

    Diktatura u pėrqendrua tek krijimi i “njeriut tė ri” sepse kėshtu do ta kishte jetėn mė tė gjatė, ekzistencėn tė sigurt. “Njeriu i ri”, do tė brumosej me mėsimet ideologjike tė Partisė dhe ideologėve tė saj, nėnkupto, ai do tė ishte njė lloj roboti njerėzor, qė i lidhur nė mėnyrė serike, do tė komunikonte informacion me qelizėn mėmė, partinė, pėr ēdo problem dhe shqetėsim qė mund tė dėmtonte apo tė pėrbėnte rrezik pėr sistemin. Kjo qė sot duket si fantashkencė, siē argumenton autori i kėtij studimi, ishte e sanksionuar nė legjislacionin shqiptar tė kohės si detyrim ligjor pėr shtetin: Shteti zhvillon njė veprimtari tė gjerė ideologjike e kulturore pėr edukimin komunist tė punonjėsve, pėr formimin e njeriut tė ri. Shteti kujdeset nė mėnyrė tė veēantė pėr zhvillimin dhe edukimin e gjithanshėm tė brezit tė ri nė frymėn e socializmit e tė komunizmit (cituar nga studimi, f. 45). Makina shtetėrore ideologjike punonte pa pushim pėr krijimin e “veprės mė tė madhe tė partisė”, siē emėrtohej shpesh “njeriu i ri”. Pasi kishte dėshtuar me pėrrallėn e mirėqenies dhe jetės sė lumtur socialiste diktatura mburrej me krijimin e “njeriut tė ri”, punė tė cilėn, duhet pranuar, e realizoi me mjeshtėri, aq sa pasojat e saj do tė jenė tė pranishme edhe pėr shumė vite nė shoqėrinė tonė.

    Studimi ndahet nė katėr kapituj dhe prihet nga njė parathėnie e shkruar nga prof. Sami Repishti.

    Nė kapitullin “Ēėshtja morale dhe njeriu i ri” autori vė nė dukje se, Meqenėse projekti i njeriut tė ri nė Shqipėri ka ndjekur besnikėrisht atė sovjetik, formimi i tij ėshtė i bazuar mbi aspektin moral. Pra nuk ishte njė njeri qė shihet si njė “punėtor i lirė”, siē pohonte Marksi te Kapitali, por mė shumė njė njeri i nėnshtruar, korrekt nga ana morale dhe me virtyte tė larta shoqėrore. Ėshtė njė njeri qė beson qorrazi nė drejtėsinė shoqėrore komuniste dhe ėshtė i gatshėm tė flijohet pėr tė” (f. 25). Autori analizon kopjimin e modelit ideologjik pėr “njeriun e ri” tė Leninit dhe Stalinit, dhe tė zbatuar nė kushtet shqiptare duke e pėrforcuar edhe tepėr aspektin moral tė “njeriut tė ri” shqiptar.

    Ndėrsa nė kapitullin “Elementė tė ndėrtimit tė idesė sė “Njeriut tė ri” nė revistėn Rruga e Partisė dhe nė disa romane tė realizmit socialist”, autori nėnvizon rolin dominues tė organit “Rruga e Partisė” nė hartimin e direktivave ideologjike qė do tė studiohen dhe aplikohen nė bazė me qėllim edukimin e shoqėrisė me mėsimet dhe parimet e udhėheqėsit E. Hoxha dhe ideologėve tė tjerė tė regjimit. Autori duke cituar dhe interpretuar punimet dhe artikujt e botuar nė kėtė revistė nxjerr nė pah procesin e indoktrinimit dhe ideologjizimit tė shoqėrisė shqiptare, procesin e “shplarjes sė truve”, proces i cili finalizohet me krijimin e “njeriut tė ri”; detyra themelore e kėsaj reviste qė dilte si organ i Institutit tė Studimeve Marksiste – Leniniste. Nė kėtė revistė ndėrtohet modeli se si duhet tė jetė njeriu i ri, kush duhet tė jetė kandidat i pėrshtatshėm pėr tė qenė i tillė. Recetat qė jepen kėtu shprehin qartė denatyrizimin e qenies njerėzore e cila e ka humbur plotėsisht dinjitetin e saj, personalen, privaten, aftėsinė dhe lirinė pėr tė artikuluar mendimet e veta.

    Njeriu i ri i kėsaj reviste, nė ēdo sekondė tė ekzistencės sė tij udhėhiqet nga qėndrimi komunist nga mėsimet e partisė dhe shokut Enver, ēdo sjellje ndryshe ėshtė e papranueshme dhe e dėnueshme ashpėrsisht. Autori analizon me kujdes procesin e edukimit tė njeriut tė ri, sipas artikujve tė ideologėve tė kėsaj reviste, nė familje, nė shkollė, nė shoqėri, nė punė, nė kohėn e lirė, nė jetėn intime etj. Ai nėnvizon ndėrhyrjen e dhunshme tė shtetit komunist nė jetėn e njeriut, individit deri edhe nė jetėn intime e familjare, duke i eliminuar krejtėsisht kėto dimensione duke e nxjerrė individin lakuriq nė sytė e publikut dhe partisė. Deri edhe martesat apo lidhjet dashurore duhet tė realizoheshin duke u nisur nga kritere ideologjike: “qė shokun e jetės njeriu ta vlerėsojė nga shumė anė, tė ketė ndjenja tė pastra dashurie pėr tė, ta vlerėsojė nga pikėpamja e ndershmėrisė, e dashurisė ndaj atdheut, popullit e Partisė”, (cituar nga punimi f. 94). Ndėrkaq siē vė re autori, pėr makinėn propagandistike mosha e rinisė ėshtė mosha ideale qė duhej pėrpunuar me qėllim tė pėrgatitjes sė brezit “tė njerėzve tė rinj”, veēanėrisht e rinisė me origjinė tė pėrshtatshme sociale pėr njė qėllim tė tillė kaq tė lartė. Pėrmes brumosjes ideologjike tė rinisė kontradikta mes brezit mė tė vjetėr dhe mė tė ri ishte garantuar dhe mund tė pėrdorej pėr tė shtrirė luftėn e klasave deri nė vatrėn familjare, pėr ta pasur nėn kontroll edhe atė.

    Ndėrkaq paraqesin interes nė kėtė kapitull edhe disa analiza tė autorit lidhur me portretizimin e njeriut tė ri nė disa romane tė realizmit socialist, portretizim i cili buron sė pari nga qėndrimi ideologjik i shkrimtarėve tė realizmit socialist ndaj realitetit dhe sė dyti, nga pikėsynimi i shtetit komunist pėr ta shndėrruar artin nė njė mjet pėr edukimin klasor tė masave.

    Nė kapitullin “Sjellja e njeriut tė ri nė kontekstin shqiptar. Disa pėrfundime tė njė studimi nė terren” autori pėrmes disa anketimeve vėren se “njeriu i ri ishte njė mit qė i shėrbente mbajtjes sė pushtetit, ishte njė lloj subjekti utopik” (f. 140) qė kishte degjeneruar nė hipokrizi politike, sepse edhe nė shoqėrinė totalitare lulėzoi korrupsioni politik dhe ekonomik, si forma tė degradimit tė sistemit, qė teorikisht ngrinte nė piedestal vlera dhe virtyte qė nė realitet zhbėheshin dhe shkeleshin sistematikisht, qė do tė thotė se pavarėsisht nga propaganda, nuk bėhej fjalė pėr njė sukses tė ndėrgjegjėsimit tė vetėdijshėm; pėrkundrazi njerėzit sapo gjenin rastin i bėnin “gjėmėn” ekonomisė socialiste, i cila nuk u siguronte as mirėqenien minimale. Autori mendon se “ai model korrupsioni qė ekzistonte nė komunizėm ėshtė transferuar si i tillė nė periudhėn post-komuniste” (f. 145). Dėshmi e hipokrizisė sė projektit pėr njeriun e ri dhe shoqėrinė e re socialiste ku tė gjithė njerėzit janė tė barabartė, janė edhe qėndrimet me dy standarde tė shtetit komunist kundrejt femrės, tė burgosurve politikė dhe popullsisė rome.

    Ndėrsa nė kapitullin “Njeriu i ri dhe ēėshtja etike nė Shqipėrinė postkomuniste” shumė prej problemeve tė shoqėrisė postkomuniste, shpjegohen edhe me “deformimin moral” tė “njeriut tė ri” mbijetojat e tė cilit janė tė pranishme dhe aktive nė kėtė shoqėri. Autori vė nė dukje edhe absurditetin nė tė cilin pėrfundon projekti i ndėrtimit tė njeriut tė ri: “Disa informues na kanė thėnė se tashmė ishte bėrė rregulla e jetės: tė mashtrosh tė tjerėt duke e ditur se edhe ti vetė je i mashtruar” (f. 168). Mirėpo ky absurditet rrezikon tė bėhet normė edhe pas rėnies sė regjimit komunist, vėren autori me shqetėsim.

    Nė disa nga ēėshtjet e kėtij kapitulli autori i kushton vėmendje tė veēantė problemeve tė periudhės postkomuniste duke e parė burimin e tyre nė tė kaluarėn komuniste, probleme qė nė rrethanat e favorshme rishfaqen pėrsėri. Ndėr problemet mė serioze: mungesa e besimit ndėrmjet qeveritarėve dhe tė qytetarėve dhe problemi i korrupsionit. Autori mendon se lufta ndaj korrupsionit nė Shqipėri do tė ketė efekte tė thella dhe pozitive vetėm kur nė mėnyrė efikase do tė kundėrshtohet sistemi si i tillė. Duke kėrkuar shkaqet e krizės sė shoqėrisė shqiptare postkomuniste autori dr. Albert P. Nikolla cilėson se “boshllėku i lėnė nga etika marksiste ka krijuar kushtet fillestare pėr njė model tė etikės utilitariste nė variantin e saj tė theksuar tė edonizmit, sepse ndoshta ėshtė preferuar ajo rrugė e shkurtėr nė vend qė tė kėrkohet modeli etik qė do tė kishte kėrkuar njė pėrgatitje kulturore shumė tė gjatė, tė themeluar mbi promovimin e dinjitetit njerėzor- njė kulturė qė duket sikur mungon sot nė Shqipėri” (f.197).

    Studimi shquhet pėr kėndvėshtrimin interesant tė problematikės sė periudhės komuniste, argumentimin shkencor tė tezės, tė mbėshtetur nė literaturėn vendase dhe tė huaj; pėr vėzhgimin konkret mbi fenomene dhe dukuri tė realitetit historiko-politik shqiptar, aftėsinė pėr tė bėrė krahasime dhe sinteza tė qėlluara me dukuri e fenomene tė ngjashme nė realitetet historiko -politike botėrore.

    Megjithėse pas viteve 1990, ėshtė diskutuar e shkruar shumė pėr periudhėn komuniste, studimet nė kėtė nivel dhe kompetencė shkencore janė tė pakta, fatkeqėsisht, dhe pėr rrjedhojė kjo periudhė jashtė etiketimit tė zakonshėm, ėshtė e panjohur dhe ende e pastudiuar siē duhet. Prandaj ky studim i dr. Albert P. Nikolla, ėshtė njė kontribut i rėndėsishėm dhe ndėr tė paktėt nė kėtė nivel, qė merr pėrsipėr tė studiojė nė thelb kėtė periudhė, rolin e ideologjisė paranojake enveriste nė instrumentalizimin e njeriut dhe shoqėrisė shqiptare. Nė kėtė studim autori thekson se pėrpjekja pėr tė prodhuar me ēdo kusht kėtė lloj njeriu rezultoi nė njė utopi qė solli mjerimin moral e shpirtėror, rrėnimin ekonomik e kulturor, qindra tragjedi njerėzore, burgjet politike, varret pa emra… por edhe deformime tė cilat ende janė tė pranishme nė shoqėrinė tonė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr.

    Me tė drejtė autori ėshtė fokusuar tek “mekanizmi” bazė i sistemit ideologjik, krijimi i njeriut artificial qė pėrvetėson programin ideologjik dhe vepron duke e zbatuar atė nė praktikė. Pėrmes analizės sė projektit ideologjik komunist pėr tė krijuar njeriun e ri, mund tė analizohet gjendja absurde e shoqėrisė shqiptare, gjendje pa rrugėdalje, pėr shkak tė mekanizmave djallėzorė tė sistemit diktatorial nė tė cilin njė pjesė e madhe e njerėzve ishin xhelatė dhe viktima tė njėri-tjetrit, kontrollues dhe tė kontrolluar nga njėri –tjetri, mashtrues dhe tė mashtruar nga njėri–tjetri, pėrjashto kategorinė e njerėzve tė etiketuar si kundėrshtarė tė regjimit, kėta do tė ishin tė paracaktuar pėr tė qenė vazhdimisht viktima. Studimi, besoj, ndihmon jo vetėm studiuesit e ēėshtjeve antropologjike dhe sociale, por edhe njė publik mė tė gjerė pėr tė kuptuar deri –diku, “misterin e madh”, se si njė nga regjimet mė totalitare nė historinė e njerėzimit, pati njė jetė aq tė gjatė, 45-vjeēare; por edhe pėr reflektuar qė regjime tė tilla apo tė ngjashme me to tė mos prodhohen mė, nė realitetin shqiptar.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Si u krijua "njeriu i ri komunist"?

    Njeriu i ri komunist, si u formua

    George Frendo*

    Libri Njeriu i ri shqiptar ėshtė fryti i njė pune kėrkimore tė thellė, serioze dhe tė gjatė. Autori ka paraqitur tezėn e vet duke konsultuar jo download (4)vetėm shkrimtarė shqiptarė, por edhe shkrimtarė tė tjerė qė mund tė ndriēojnė dhe kritikojnė idenė e “njeriut tė ri”.

    Nuk mund tė nėnēmojmė sinqeritetin e autorit, i cili, veēanėrisht nė pjesėn mbi situatėn shėndetėsore nė Lezhė, nuk u kufizua duke e paraqitur situatėn vetėm nė periudhėn e komunizmit, por edhe duke kritikuar sistemin e sotėm, qė ende nuk ia doli mbanė tė frenojė korrupsionin nė fushėn shėndetėsore dhe nė fusha tė tjera. Ai ka shprehur me shumė objektivitet mendimet e tij mbi doktrinėn e komunizmit shqiptar si edhe, e kjo ka shumė rėndėsi, pasojat e komunizmit qė mund t’i vėrejmė deri mė sot.

    Kush ėshtė dhe ēfarė ėshtė “njeriu i ri”? Autori na tregon si u pėrkufizua ky nga shkrimtari sovjetik Igor Kon: “Ai ėshtė njė njeri, interesat personale tė tė cilit janė tė lidhura pazgjidhshmėrisht me interesat e popullit, ai ėshtė gati tė luftojė deri nė vetėmohim pėr kauzėn e Komunizmit. Ai ėshtė njė njeri, qėndrimi i tė cilit pėr jetėn ėshtė pėrherė krijues, ai nuk mund ta mendojė jetėn pa punė, ėshtė njė humanist i cili ka ngritur lart flamurin e dinjitetit njerėzor dhe ėshtė gati pėr tė sakrifikuar vetveten nė luftė pėr lumturinė e njerėzimit”.

    Doktor Nikolla shtjellon shumė mirė moralin e njeriut tė ri, degradimin e dinjitetit tė njeriut, shkakun e luftės kundėr besimit, dhe pėrhapjen e korrupsionit.

    MORALI

    Autori tregon qartė se komunizmi shqiptar ka pranuar konceptin leninist tė moralit, qė “duhej t’u nėnshtrohej krejtėsisht interesave tė proletariatit dhe tė ishte promotor i ēdo aksioni kundėr armiqve tė revolucionit”. Pra, nė konceptin e moralit, “fjalėt punė dhe luftė janė nė plan tė parė”. E duke cituar fjalėt e Leninit, “Sipas nesh, morali u nėnshtrohet interesave tė luftės sė klasave tė proletariatit”, autori komenton: “Lufta e klasave nė Shqipėri ka njohur njė prej formave tė saj mė tė egra. E keqja ishte identifikuar me armiqtė e klasės dhe e mira gjendej vetėm nė proletariat”. Morali u identifikua me politikėn e partisė, me ēdo veprim qė ndikon pėr ndėrtimin e komunizmit. “Shfaqet – thotė autori – pėr herė tė parė haptas justifikimi moral i pėrdorimit tė ēdo lloj dhune tė kaluar, tė pranishme dhe tė ardhshme nė Shqipėri.

    Por kjo ėshtė thjesht njė karikaturė e moralit. Kush ose ēfarė vendos a ėshtė e mirė njė vepėr? Sicc thotė Nikolla: “Ėshtė e qartė se Lenini e lė mėnjanė tėrė reflektimin filozofik mbi konceptin e etikės dhe tė moralit qė i referohen njė nevoje tė vėrtetė spekuluese mbi konceptin e lirisė. Njė njeri, pėr tė reflektuar mbi etikėn dhe moralin, ka nevojė fillimisht tė jetė i lirė” dhe se “morali do tė jetė i lirė atėherė kur njeriu do tė jetė i lirė, ose nė komunizėm. Pra, pėr gjithė periudhėn kalimtare morali do tė jetė nė shenjėn e dhunės”. Dhe autori citon Marcuse, i cili “nėnvizon … ndryshimin mes konceptimit marksist dhe themeleve etike Sovjetike”.

    E gjeta shumė interesant citimin qė bėn autori nga Kongresi XXII i PKBS, sė pari sepse citohen fjalėt e shėn Palit: “kush nuk punon, as nuk ha” (2 Sel 3, 10); sė dyti, sepse nė fund tė atij citimi flitet pėr disa vlera siē janė solidariteti shoqėror, respekti i ndėrsjellė mes personave, ndershmėria dhe drejtėsia, korrektėsia morale, thjeshtėsia dhe modestia, paqja, etj. Shumė bukur do tė ishte komunizmi, po tė arrinte te kėto vlera, qė si tha Harvey Cox, janė nė thelb vlera tė krishtera. Por si mundet, njė ideologji e themeluar mbi luftėn e klasave, tė arrijė tek vlera tė tilla? E gjithė historia njerėzore na ka mėsuar se ideologjitė politike mund tė ndryshojnė strukturat, por jo zemrat. Vetėm besimi mund t’i ndryshojė zemrat!

    Autori ankohet: “Si ėshtė e mundur qė baza morale e shoqėrisė sonė tė jetė e plagosur kaq rėndė?”. Dhe tregon sesi “krijoheshin disa situata frike, terrorizohej, intrigohej pėr tė marrė besimin absolut tė popullit, tė njerėzve tė rinj”. Filozofia e Aristotelit, e shėn Augustinit, e shėn Tomės tregon qartė se njeriu ėshtė thellėsisht qenie morale. Por filozofia e Marksit dhe e veēanėrisht e Engelsit e kundėrshton kėtė. Dostojevski tha: “Nėse Zoti nuk do tė ekzistonte, gjithēka do tė ishte e lejueshme.” Por Zoti s’ka asnjė vend nė sistemin komunist. Baza e vetme e rendit publik nė Shqipėri ishte frika. Ja pse me rėnien e komunizmit shoqėria shqiptare ka pėrjetuar njė periudhė anarkie ose edhe, guxoj tė them, amorali.

    DEGRADIMI I DINJITETIT TĖ NJERIUT

    Mjaftojnė kėto fjalė nga libri Njeriu i Ri pėr tė vėrejtur dinjitetin e njeriut nė sistemin komunist nė Shqipėri: “Nė Shqipėri ėshtė zhvilluar njė sulm i pamėshirshėm kundėr familjeve fisnike, familjeve nė mirėqenie, intelektualėve, njerėzve tė klerit tė tė gjitha feve, kryesisht kundėr atyre qė kishin studiuar jashtė si pėrlyes tė moralit tė ri. … (Individi) humbet duke u shkrirė nė shoqėrinė socialiste. Nė emėr tė popullit bėhet gjithēka. Edhe pushkatimet apo arrestimet qė bėheshin nė Shqipėri ishin tė gjitha, pa pėrjashtim, tė paraprira nga formula: “Nė emėr tė popullit”.

    Gjithēka ishte nė funksion tė partisė. Prandaj autori shkruan: “Njeriu i ri shikohet mė shumė si njė objekt qė ka njė funksion tė saktė dhe tė rėndėsishėm, sesa si njė subjekt qė ka njė dinjitet tė vetin dhe tė drejta specifike”. Ėshtė idhujtaria e shtetit.

    Si pasojė e kėsaj politike, njeriut nuk i njihet asnjė hapėsirė pėr jetėn private. “Nė komunizmin shqiptar (njeriu) bėhet skllav i Partisė qė nuk e lė tė lirė as nė intimitetin e tij”; “duhet tė dihet gjithēka rreth ēdo njeriu, mbi jetėn e tij shoqėrore, nė punė e nė jetėn familjare”. Autori citon Piro Kondin: “Nė shoqėrinė tonė nuk ekzistojnė dhe nuk mund tė ekzistojnė interesa personale jashtė interesave tė shoqėrisė”. Kjo politikė shkaktoi njė situatė tė tmerrshme, sepse “ndodhte qė nuk mund tė kihej besim te bashkėshorti, te motra apo vėllai, te prindi”.

    Kėshtu nuk mbetej asnjė kohė e lirė pėr njeriun. Autori i referohet Servet Pėllumbit, “armik i kohės sė lirė tė individėve”, i cili “sheh tek aksioni njė mjet tė rėndėsishėm pėr formimin e njeriut tė ri”. Dhe nė notė autori sqaron: “Pėr aksion bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturat ‘tė shtunat komuniste’ sipas modelit sovjetik, me fjalė tė tjera, njė punė pa pagesė e kolektivit. Nė Shqipėri ai organizohej tė dielave, sepse e shtuna ka qenė gjithmonė njė ditė pune”.

    Autori pėrmend “terrorin e imponuar tė pushtimit nga jashtė dhe ndėrtimi i rreth 700.000 bunkerėve” – njė simptomė e paranojės sė Enverit. Kam lexuar disa shkrime tė tij; mė kanė konfirmuar se ishte me tė vėrtetė paranojak. Autori pėrmend kultin e personalitetit qė Enveri nxiti te populli. Kjo tregon sesi e ka manipuluar popullin pėr tė ngjallur kėtė kult ndaj vetvetes: “Kulti i tij ėshtė i pranishėm kudo … fotoja e tij gjendet nė tė gjitha familjet shqiptare”.

    Ky manipulim i popullit tregohet edhe nė mėnyrėn si e kanė kuptuar dhe interpretuar edukimin. Kėtu autori i referohet Beqjes, i cili “ngulmon mbi faktin se metoda e edukimit tė njeriut tė ri ėshtė thelbėsisht ajo e bindjes”; dhe bindja “donte tė thoshte thjesht dhunė”. Pra edukimi ishte, nė fakt, lavazh truri! Edukimi i rinisė, sipas Hoxhės, pėrfshin: luftėn kundėr ēdo armiku tė partisė – terreni mė i mirė pėr edukimin e saj; pėrdorimin e rinisė kundėr manifestimeve fetare tė ēdo tipi; nėnshtrimin e interesave personale ndaj atyre tė kolektivit.

    E gjithė kjo tregon pse Enveri dhe ideologėt e Partisė kishin frikė nga intelektualėt, shumė prej tė cilėve janė vrarė. Autori vėren se me revolucionin kulturor kinez, “edhe nė Shqipėri u transferua e njėjta pėrvojė: ēdo intelektual duhej tė kthehej nė fshatar, nė kooperativat bujqėsore pėr tė paktėn 15 ditė ēdo vit”. “Njeriu i ri – shkruan autori – nuk ėshtė njė njeri intelektual (ai qė di), por njė njeri qė karakterizohet nga sjellje tė pėrcaktuara nga morali komunist (ai qė bėn)”.

    As familja nuk shpėtoi nga kontrolli i rreptė i shtetit. Sipas Angjelit, familja nuk ėshtė njė ēėshtje personale. Familja duhet tė pėrgatisė fėmijė qė do tė jenė kandi-datė tė denjė pėr t’u bėrė njerėz tė rinj. Autori citon dy shkrimtarė qė, sipas mendimit tim, kanė qėlluar jetėn martesore nė thelbin e saj. I pari ėshtė Kadri Hazbiu, sipas sė cilit “punėtorėt duhet ta zgjedhin bashkėshorten me mjaft kujdes duke u nisur nga pozicioni klasor i saj dhe duke e trajtuar kėtė ēėshtje jo si personale, por si njė ēėshtje qė i pėrket revolucionit socialist ….. duke mbajtur pėrherė parasysh mėsimet e shokut Enver”. I dyti ėshtė Alfred Uēi, qė tha se “lidhur me martesėn nuk ekziston asnjė dallim mes njerėzve dhe kafshėve”. As Marksi, as Lenini, as Stalini nuk arritėn tė pėrulin martesėn deri nė kėtė nivel aq tė poshtėr!

    LUFTA KUNDĖR BESIMEVE

    Partia kishte frikė nga intelektualėt. Por mė e madhe ishte frika nga besimet. Autori jep dy arsye pėr kėtė. E para sepse besimtarėt “nuk mund tė kthehen drejt moralit komunist”; e dyta “sepse mund tė ndotin tė afėrmit e tyre, tė cilėt kanė marrė rrugėn e mirė drejt komunizmit”. Komunizmi shqiptar pranoi idenė e Marksit se feja ėshtė opiumi i popullit. “Por, Shqipėria ia doli t’ua kalojė tė gjitha shteteve tė tjera komuniste”. Komunizmi shpallte njė eskatologji tokėsore: “Parajsa … do tė gjejė njė plotėsim tė vėrtetė vetėm nė tokė me ndėrtimin e socializmit e tė komunizmit”. Autori citon Leninin, qė tha: “Kjo luftė (d.m.th. lufta kundėr besimeve) duhet lidhur me praktikėn konkrete tė lėvizjes punėtore”. Por kėtu dua tė citoj njė fjalė tjetėr nga Lenini, qė mė duket shumė interesante: “Asnjė libėr edukativ nuk mund tė ērrėnjosė besimin nga mendjet e masave”, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye tha se lufta kundėr besimit duhet t’i nėnshtrohet luftės sė klasave.

    Autori pohon se regjimi komunist kishte shpallur luftė kundėr tė gjitha besimeve, por shton se ka treguar njė urrejtje dhe njė egėrsi tė veēantė ndaj Kishės Katolike. Dhe i referohet Mehmet Shehut, “i cili e pėrkufizoi Kishėn Katolike si ‘njė ēerdhe reaksioni’ dhe jezuitėt si ‘konspiratorė tė pabesė’. Prej 200 meshtarėve katolikė, mė shumė se 120 u vranė ose u burgosėn”.

    Secili qė ka lexuar ndonjė libėr autobiografik tė njė katoliku qė u burgos nė kohėn e regjimit, si shkrimet e Imzot Zef Simonit, tė Atė Zef Pllumit, tė Atė Anton Lulit, ose librin e famshėm “Ils ont voulu tuer Dieu”, mund tė vėrejė se me tė vėrtetė Kisha Katolike ka qenė viktimė e veēantė e luftės kundėr besimit. Por mund tė pyesim: Pse komunizmi shqiptar ka treguar gjithė kėtė urrejtje ndaj Kishės Katolike? Kam lexuar fjalimin e Enver Hoxhės nė Konferencėn e Pezės, ku diktatori thotė: “Hierarkėt katolikė ishin njerėz pa atdhe, vareshin plotėsisht nga Vatikani …. tė gjithė hierarkėt e kishės katolike, nga mė kryesori deri te xhakoi e te famullitari, ishin tė mėsuar, tė shkolluar me shkollė teologjike, me disiplinė tė hekurt”. Si njeri qė ka pasur gjithmonė frikė nga intelektualėt, dhe si njeri paranojak qė kishte fiksim se katolikėt ishin spiunėt e Vatikanit (!), i shikonte katolikėt si njė kėrcėnim pėr ndėrtimin e shoqėrisė komuniste.

    KORRUPSIONI

    Autori flet edhe pėr korrupsionin nė kohėn e regjimit, por qė, fatkeqėsisht, ndikon edhe deri mė sot. Ai thotė: “Edhe gjatė komunizmit, ashtu si sot, korrupsioni ishte tejet i pėrhapur. Ishte, nėse mund tė thuhet kėshtu, njė ‘korrupsion totalitar’. Ēdo qelizė e shtetit komunist shqiptar ishte e korruptuar”.

    Autori flet pėr korrupsion qė ekzistonte nė spitalet, por ka guxuar tė shtojė se “ky sistem korrupsioni, qė ende mbijeton nė Shqipėri”, pėrfshin edhe sistemin gjyqėsor, dhe vazhdon: “pjesa mė e madhe e analistėve dhe e intelektualėve nė Shqipėri bien dakord pėr ta gjykuar si tė korruptuar, megjithatė, askush nuk flet haptas pėr korrupsionin qė ėshtė i pėrhapur aty”.

    Tė jemi tė sinqertė: korrupsioni ėshtė shumė i pėrhapur, nė ēdo nivel, por pėrmend veēanėrisht fushėn arsimore, atė shėndetėsore dhe atė gjyqėsore. Gjynah se, mė shumė se njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit, korrupsioni ende ėshtė aq i pėrhapur nė kėtė vend, mes njė populli qė sigurisht meriton diēka mė tė mirė.

    PĖRFUNDIME

    Pas njė citimi nga njė shkrim i Servet Pėllumbit, autori komenton: “Kėta ideologė, qė e kanė shkatėrruar njeriun gjatė regjimit, nuk duan tė lėnė tė shėrohen plagėt qė kanė shkaktuar, por propozojnė modele tė tjera pėr tė vazhduar shkatėrrimin e njeriut. Ngulmimi nė misionin e tyre na sjell nė mendje thėnien latine: Errare humanum est, perseverare autem diabolicum.

    Dhe dua tė mbaroj me njė citim tjetėr tė doktor Nikollės, i cili afėr fundit tė librit bėn kėtė rrėfim: “Ne, si komb, do tė rilindim vetėm kur do tė jemi nė tė vėrtetė tė aftė qė tė mohojmė tė kaluarėn tonė komuniste, ‘morali’ i sė cilės bazohej mbi mashtrimin, mbi tė keqen, mbi urrejtjen”.

    *Autori ėshtė Ipeshkėv ndihmės i Arqipeshkvisė Tiranė-Durrės. Kumtesa ėshtė mbajtur gjatė promovimit tė librit Njeriu i ri shqiptar-mes moralit komunist dhe krizės sė tranzicionit me autor Albert Nikollėn.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Si u krijua "njeriu i ri komunist"?

    Njė libėr pėr komunistin e klonuar te ne

    Alfred Lela

    Njeriu i ri shqiptar-mes moralit komunist dhe krizės sė tranzicionit, i Albert Nikollės, ėshtė, pėrveē tė tjerash, njė tekst paniku. Duke qenė se flet alfred-lela-21pėr strukturėn e brendshme kryesisht tė njeriut tė fabrikuar, tė njė kloni, nė kėtė rast tė njeriut tė ri komunist, droja e parė ėshtė e llojit: a do tė gjej tipare tė miat te tipologjia e fenomenit apo personazh/it/eve? A mė ka prekur edhe mua dergja e njeriut tė ri? Ėshtė si tė lexosh njė traktat tė nazizmit apo tė njė devijimi tjetėr ideologjik a psiko-social.

    Megjithė kėtė frikė, dhe megjithėse teksti, duke shtjelluar njė temė tė mėrzitshme si komunizmi, teoria kulturore e tė cilit bazohej pikėrisht te ēngjyrosja, nganjėherė bėhet edhe gri, libri sėrish mbetet njė nga mė tė rėndėsishmit e botuar gjatė vitit tė shkuar. Kjo pėr njė arsye themelore: ndihmon shoqėrinė tė ndėrtojė njė raport kuptimi me veten, i bėn me dije se nga i vijnė traumat; i vendos pėrpara njė pasqyrė e cila, megjithė dangat, arrin tė japė njė portret tė shqiptarit tė sotėm zbėrthyer sipas kodesh tė shqiptarit tė djeshėm, domethėnė tė njeriut tė ri komunist.

    Libri i Albert Nikollės na jep njė pamje dhe njė ēelės tė asaj se pse ne, pothuajse si e tėrė, veprojmė kėshtu siē veprojmė, korruptojmė ose korruptohemi, trysnojmė ose trysnohemi, ngremė apo ulim krye, kemi ose nuk kemi skrupuj, jemi ata qė jemi apo ata qė s’jemi.

    Autori qėmton, ndėr tekstet qė ka hulumtuar pėr efekt tė kėtij studimi, njė ‘porosi tė porosive’ pėr farkėtimin e njeriut tė ri: faktin se njeri i ri ėshtė ai qė vepron, dhe jo ai qė di. Kėtu nuk mund tė shmanget njė lidhje mes librit tė Nikollės dhe njė tjetėr teksti, qė, megjithėse memuaristikė, hyn edhe tek antropologjia politike. Rėnia dhe pėrkulja e tiranisė shqiptare tė Spartak Ngjelės. Avokati ka tezė qendrore tė refleksioneve tė tij anti-intelektualizmin e elitave politike shqiptare. Kėtė anti-intelektualizėm mund ta dallosh edhe te deviza e ideologėve komunistė tė njeriut tė ri “njeriu i aksionit dhe jo ai i mendjes”. Jo vetėm kaq, por edhe te mbėshtetja e komunistėve te klasa punėtore dhe fshatarėsia, duke e pėrmbysur kėshtu rendin normal tė gjėrave, hierarkinė sipas vlerave dhe karrierėn bazuar nė to.

    Nuk i shpėton hulumtimeve tė Nikollės analiza e sendėrtimit tė njeriut tė ri komunist pėrmes sendėzimit tė tij. Kjo, e pėrfaqėsuar nga shprehja lapidare (ja njė moment qė e justifikon frikėn nga libri, drojėn e gjetjes te vetja tė gjurmėve tė njeriut tė ri – pėrdorimi i cilėsorit lapidare): “njeriu ėshtė kapitali mė i ēmuar”. Vetėm duke e vrarė njeriun te njeriu i ri, duke e zhveshur atė nga individualizmi, bėhej mė i lehtė edhe hapi tjetėr: kolektivizimi, pra zėvendėsimi i individit me kolektivin. Siē vėren Nikolla, de-individualizmi plotėsohet edhe me njė formė tjetėr: asgjėsimi i kohės sė lirė, ose ajo qė njihej si aksioni, puna vullnetare, zbori e tė tjera.

    Ndoshta, kreu mė i rėndėsishėm i librit ėshtė ai qė trajton korrupsionin nė gjirin e shoqėrisė socialiste shqiptare. Ėshtė i rėndėsishėm sepse shpjegon nė masė tė madhe gjendjen e sotme tė homo albanicus dhe raportin e tij me korrupsionin dhe shumėformat e tij. Lexime tė tjera mund tė ofrojnė qėmtime dhe kėndvėshtrime tė ndryshme tė kėtij teksti, prandaj ky libėr duhet lexuar, megjithė frikėn se diku mund tė gjesh tipare tė vetes.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •