Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Lajme ekonomike nga Kosova

    U publikua raporti i ri i Bankes Boterore - Doing Business 2013

    Banka Botėrore, Kosova e 98

    Pėr herė tė parė qė prej pėrfshirjes sė Kosovės nė raportin e Bankės Botėrore “Tė Bėrit Biznes”, pėr vitin 2013 Kosova shėnon progresin mė tė madh nė rangimit e kėsaj liste. Nė krahasim me vitin e kaluar, kur Kosova ishte nė pozitėn 117, kėtė vit vendi ynė ėshtė listuar si vendi i 98-tė pėr tė bėrit biznes nga 183 shtete tė botės. Pra, Kosova ėshtė ngritur plotė 19 pozita mė lartė nė raportin mė kualitativ tė indikatorėve nė tė bėrit biznes, e cila u publikua para pak minutash nga Banka Botėrore.

    Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė (MTI), Mimoza Kusari – Lila, duke e pasur si prioritet kyē pėrmirėsimin e ambientit pėr tė bėrė biznes, ka drejtuar Task Forcėn pėr reformat e tė bėrit biznes nė Kosovė dhe ka koordinuar implementimin e reformave nė pėrmirėsimin e indikatorėve, tė cilėt dalin nga raporti i Bankės Botėrore.

    Gjatė kėsaj periudhe, janė hapur 26 qendra pėr regjistrim tė biznesit “one-stop-shop” ku bizneset mund t’i kryejnė tė gjitha shėrbimet nė njė vend dhe tė marrin numrin e regjistrimit tė biznesit bashkė me numrin fiskal brenda ditės nė njė dokument tė vetėm. Gjithashtu, janė ndėrmarrė njė mori reformash me qėllim tė pėrmirėsimit tė ambientit pėr tė bėrė biznes.

    “Kosova ka arritur progres nė fillimin e biznesit duke eliminuar kėrkesėn pėr kapital fillestar, pagesėn pėr regjistrim tė biznesit, mbrojtja e investitorėve ėshtė forcuar dhe ka pėrshpejtuar dhe thjeshtėsuar procesin pėr regjistrim tė biznesit” – thuhet nė raportin e tė bėrit biznes 2013.

    Sipas raportit tė Bankės Botėrore, mbrojtja e investitorėve ėshtė ngritur pėr 74 pozita mė lartė, duke e bėrė ngritjen mė tė madhe krahasuar me indikatorėt tjerė tė kėtij raporti. Ndėrsa, progres ėshtė shėnuar edhe nė fillimin e biznesit nga renditja 168 sa ishte vitin e kaluar nė 126 si dhe tregtia nėpėrmes kufijve ėshtė ngritur 7 pozita mė lartė.

    Vlerėsimi i kėtij raporti bazohet nė 11 indikatorė: fillimi i biznesit, marrja e lejes pėr ndėrtim, sigurimi i energjisė elektrike, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investitorėve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundėsisė sė borxhit, tregtia pėrmes kufjeve dhe punėsimi i punėtorėve.

    Pavarėsisht pėrmirėsimeve nė renditje Kosova ėshtė prapa tė gjithė vendeve tė rajoni. Maqedonia ėshtė nė vendin e 23-tė, Mali i Zi tė 51-tin, Shqipėria vendin e 85-tė dhe Serbia nė vendin e 86-tė. /Telegrafi/

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kosova ka konkurrente vendet e rajonit pėr biznes

    Njohės tė ekonomisė vlerėsojnė se rangimi i Kosovės nė raportin e Bankės Botėrore “Tė Bėrit Biznes” pėr vitin 2013nė vendin e 98 ėshtė njė lajm i mirė se nė Kosovė diēka po punohet pėr tė mbarė, por kėrkojnė nga institucionet qė tė angazhohen edhe mė tej pėr tė pėrmirėsuar ambientin e biznesit karshi vendeve tė rajonit me tė cilat ėshtė nė konkurrencė tė drejtpėrdrejtė.

    Por pavarėsisht rangimi, Kosova nė raport me vendet e rajonit, mbetet gati e fundit nė listė, pas Shqipėrisė (85), Maqedonisė (23), Malit tė Zi (51) dhe Serbisė (86), ndėrkaq nė pozitė mė tė keqe nė kėtė raport shihet tė jetė Bosnja e Hercegovina e cila radhitet e 128.

    Drejtori i Qendrės pėr Hulumtime Strategjike dhe Sociale , (STRAS), Ibrahim Rexhepi, thotė pėr Express, se rangimi nė pozitė mė tė lartė ėshtė njė tregues i mirė pėr ambientin e biznesit sado qė kjo nuk ėshtė maksimumi qė mund tė bėhet pasi krahasuar me vendet e rajonit Kosova mbetet e fundit. “Kosova duhet ta kuptojė se duhet tė hyjė nė njė garė konkurrente me vendet e rajonit e jo me fise tė Afrikės”, thekson Rexhepi.

    Sipas tij, ėshtė e pritshme qė me njė pėrkushtim sado tė vogėl tė ketė ngritje tė vendit nė pozita edhe mė tė larta, por nuk mund tė presėsh ngritje nga Singapori qė zakonisht e ka vendin e parė, pasi atje veēse e kanė arritur maksimumin e reformave tė mundshme.

    Edhe sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, vlerėson se ėshtė lajm i mirė pėr biznesin nė pėrgjithėsi krijimi i kushteve mė tė mira tė tė bėrit biznes. “Kjo do tė ndikojė edhe nė perceptimin e investitorėve pėr Kosovėn”, thotė Rukiqi. Megjithatė, ai thotė se kėto reforma nuk vėrehen menjėherė nė zhvillimin e biznesit.

    Nė pėrgjithėsi, vlerėsimi i raportit tė Bankės Botėrore bazohet nė 11 indikatorė: fillimi i biznesit, marrja e lejes pėr ndėrtim, sigurimi i energjisė elektrike, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investitorėve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundėsisė sė borxhit, tregtia pėrmes kufjeve dhe punėsimi i punėtorėve. /Telegrafi/

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ēmime evropiane me paga afrikane

    Edhe pse qeveria zotohet pėr rritje tė pagave dhe pensioneve, nė tė njėjtėn kohė inflacioni dhe ēmimet qė vetėm sa vijnė e rriten, kanė sjellė qytetarin e Kosovės nė gjendje tė rėndė. Ēmimet e produkteve janė lehtė tė krahasueshme me ato evropiane, derisa pagat nuk dallojnė nga standardi i shteteve tė pazhvilluara afrikane.

    Bizneset nė Kosovė po ndjekin trendin e ngritjes sė ēmimeve sikurse nė shtete tė zhvilluara evropiane. Ekspertė tė ekonomisė nė vend thonė se ngritja e vazhdueshme e ēmimeve ėshtė duke e rrezikuar nė masė tė madhe mirėqenien e shume qytetarėve tė Kosovės.

    Lumir Abdixhiku, drejtori i Institutit “Riinvest”, thotė se Kosova nė kėto katėr vitet e fundit, duke u bazuar nė tė dhėna zyrtare Kosova ka pėrjetuar njė inflacion mesatar prej 23 pėr qind. “Pra nė katėr vitet e fundit, kosovarėt janė varfėruar pėr njė tė katėrtėn e pasurisė sė tyre. Kujtoj se jemi njė vend qė ka rritje tė vazhdueshme tė ēmimeve pėrkundėr njė stagnimi nė paga mesatare, duke rėnduar kėshtu dhe standardin e jetesės nė Kosovė. Pra ne jo vetėm qė kemi numėr tė lartė tė papunėve, por edhe tė punėsuarit kanė zhvlerėsim e rėnie tė fuqisė blerėse nėpėr vite”, tha ai.

    Abdixhiku thotė se politikat qeveritare, nuk po japin rezultate nė ambientin biznesor prej nga dalin biznese qė, ose japin produkte tė shtrenjta, ose biznese jokonkurruese me ato rajonale duke bėrė kėshtu varėsinė tonė nė importe. ”Pėrderisa nuk krijojmė prodhim tė brendshėm, pėrderisa kemi njė disbalanc tė madh tregtar prej 2.2 miliardė eurove, inflacioni do tė jetė nė vazhdimėsi i importuar. Shto kėsaj dhe rėndesat e vazhdueshme qė institucionet tona i bėjnė bizneseve ke njė output qė mbėshtetet nė rritjen e ēmimeve si formė e vetme e ekzistencės”, tha ai.

    Dardan Sejdiu, njohės i mirė i rrethanave ekonomike nė vend, thotė se rritja e ēmimeve nė Kosove vjen si pasojė e njė koncepti ekonomik, i cili bazohet kryekėput nė import. Sipas tij, gati 70 pėr qind e asaj qė konsumojnė qytetarėt e Republikės sė Kosovės vjen prej shteteve fqinje tė cilat edhe nė njė formė na eksportojnė edhe inflacionin e tyre. ”Duke pasur parasysh kėtė, por nė tė njėjtėn kohė edhe faktin qė stimulimi i prodhimeve vendore, nė kėtė rast atyre bujqėsore nuk po ndodh nė nivelin dhe formėn e duhur, ėshtė e pritshme qė ky trend tė vazhdojė”, thekson Sejdiu. /Zėri/Telegrafi/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ēmime evropiane me paga afrikane
    failed state (shtet i deshtuar) i klaneve krminale dhe mafioze te mbeshtetura nga shtete te huaja per interesa te veta...

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E rrisin luksin

    Pėr nėntė muaj tė kėtij viti, Qeveria e Kosovės i ka rritur shpenzimet. Sipas raportit tė buxhetit, del se mė sė shumti ekzekutivi ka shpenzuar pėr mallra dhe shėrbime, qė konsiderohet edhe si kategoria e luksit. Gjatė kėsaj periudhe janė bėrė 992 milionė euro pagesa, ndėrsa arka e shtetit ėshtė mbushur me 1.2 miliardė euro.

    Qeveria e Kosovės po tregohet goxha dorėlirė me paratė e buxhetit. Pėr nėntė muaj tė kėtij viti i ka rritur shpenzimet pėr tė gjitha kategoritė, e mė sė shumti pėr atė qė konsiderohet si luks, mallra dhe shėrbime. Nė total gjatė kėsaj periudhe buxheti i Kosovės ėshtė mbushur me 1.2 miliardė euro, kryesisht nga Doganat e Kosovės dhe Administrata Tatimore. Ndėrkaq, shpenzimet totale kapin shifrėn prej 992 milionė eurosh.

    Raporti me kėto tė dhėna ėshtė miratuar tė mėrkurėn nė mbledhjen e Qeverisė sė Kosovės. Sipas ministrit tė Financave Bedri Hamza, pėr paga dhe mėditje Qeveria e Kosovės ka shpenzuar 271 milionė euro para tė buxhetit. Nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar, shihet se ka njė rritje pėr 9 pėr qind. Ndėrkaq kategoria me mė sė shumti rritje tė shpenzimeve, sipas raportit, del tė jetė ajo pėr mallra dhe shėrbime. Pėr nėntė muaj tė vitit 2012 pėr kėtė kategori janė harxhuar nga institucionet e Kosovės 113 milionė euro.

    Nė raport me nėntėmujorin e vitit tė kaluar shihet se ka njė rritje tė shpenzimeve pėr kėtė kategori pėr 21 pėr qind, kur ishin shpenzuar 93 milionė euro. Pjesa mė e madhe e parave, sipas raportit, thuhet se ka shkuar pėr furnizime, nė tė cilėn kategori janė shpenzuar 30 milionė euro. Kėtu bėjnė pjesė pagesat pėr furnizimet pėr zyre, furnizimet me ushqim dhe pije qė kanė tė bėjnė me burgjet, spitalet, Policia, Forca e Sigurisė sė Kosovės, Universiteti; furnizimet mjekėsore, furnizimet e pastrimit, furnizimet me veshmbathje, akomodim, municion dhe armė zjarri , banderolat e bllombat. Ndėrsa rritja mė e madhe e shpenzimeve shihet tė jetė bėrė pėr kategorinė e shėrbimeve, pėr tė cilėn janė ndarė nga arka e shtetit gjithsejtė 21 milionė euro apo 8 milionė mė shumė se pėr nėntė muajt e vitit paraprak. Para tė majme janė dhėnė edhe pėr derivate, pėr udhėtime jashtė vendit e pėr pėrfaqėsim.

    Krahas kėtyre pagesave nga buxheti i Kosovės, ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur para ekzekutivit se investimet kapitale kanė vazhduar me trend pozitiv. Ai ka pohuar se pėr kėtė kategori janė shpenzuar 369 milionė euro apo 14 pėr qind mė shumė se nė periudhėn e njėjtė tė vitit 2011
    Nė raport tė buxhetit shihet se vetėm pėr ndėrtimin e rrugėve janė dhėnė 256 milionė euro. Megjithatė, nuk sqarohet se sa para kanė shkuar pėr rrugė tė reja e sa kanė shkuar vetėm pėr projektin e autostradės “Ibrahim Rugova”.

    Ekzekutivi i vendit gjatė kėsaj kohe ka shpenzuar edhe 14 milionė euro nė emėr tė shpenzimeve komunale, qė janė pėr 13 pėr qind mė tė larta se vjet. Ndėrkaq, nė kategorinė subvencione dhe transfere janė shpenzuar 188 milionė euro, qė ėshtė pėr 1 pėr qind mė shumė se periudha e njėjtė e vitit tė kaluar. Hamza ėshtė shprehur i kėnaqur me realizimin e planit tė tė hyrave, qė, sipas tij, gjatė nėntėmujorit tė vitit 2012, duke mos pėrfshirė grantet nga donatorėt si dhe fondet nė mirėbesim, janė inkasuar 1.127 milionė euro dhe paraqesin 72 pėr qind tė pranimeve tė pėrgjithshme vjetore tė planifikuara.

    Nė raport me periudhėn e njėjtė tė vitit 2012 tė hyrat janė rritur pėr 21 pėr qind. Kėsaj rritje i ka kontribuar nė masė tė madhe mbledhja e taksave kufitare, pasi qė Doganat kanė pėrmbushur 69 pėr qind tė planit vjetor duke realizuar tė hyra nė shumėn 601 milionė euro, apo 2 pėr qind mė shumė se nė nėntėmujorin e vitit tė kaluar. Administrata Tatimore e Kosovės ka grumbulluar 203 milionė euro, apo 5 pėr qind mė shumė se vjet duke pėrmbushur 71 pėr qind tė planit vjetor.

    gazetaexpress
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 25-10-2012 mė 06:02

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Apeiron
    Anėtarėsuar
    28-12-2009
    Postime
    32
    Vetem ne te shkretit qe merremi me biznes e dijme se si behet biznesi ne Kosove, ku mundi behet aq shume ne pune kurse fitimet jane minimale-qesharake ne shumicen e sektoreve te biznesit.

    Me 20puntore nje kompani dhe me makineri i duhet aq shume te punoj dhe te rrezikoj ne treg per ti dal nje fitim rreth 2000euro ne muaj, qe eshte sa gjysma e nje page te nje Kosovari qe punon ne Zvicer neper kanalizime duke jua ndrequr sistemet e jashteqitjeve te Zviceraneve.


    -ose nje Minimarket me puntorin e vetpunesuar "pronari" duke punuar me nje orar 15 oresh gjate 7diteve ne jave menzi ja del ta fitoj nje page 300euro, A SESHTE E DHIMBSHME KJO.

    DOING BUSINESS le te me pyesin mua se si eshte te besh biznes ne Kosove dhe kur tju tregoj do te rrenqethen , dhe jam i bindur se do ta heqin krejt nga lista.


    Perdesira egziston MAFIA politike ne Ekonomine e Kosoves, te besh biznes ne Kosove eshte si te jetosh ne FERR dhet e thuash se jam ne Parajse.
    Po lė gjurmėt e jetės se kam jetuar, pasi do tė jem siē kam qenė dikur asgjė dhe ashtu sikur qielli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Aksham pazari i Distribucionit

    Vetėm ndėrtesa e “Elektrokosovės” pėrballė Katedrales Katolike nė Prishtinė vlen 26.3 milionė euro, aq sa e ka shitur Qeveria kompaninė e Distribucionit dhe Furnizimit kompanisė turke “Ēalik-Limak Energy”. Nė kėtė ēmim nuk pėrfshihet vetėm objekti i sipėrpėrmendur, por njė listė e gjatė e pronave tė paluajtshme dhe tė luajtshme qė gjenden nė qendrat kryesore tė Kosovės.

    Sindikalistėt e “Elektrokosovės” shprehin habinė se si doktori i ekonomisė, Besim Beqaj, pranoi ta nėnshkruajė shitjen e Distribucionit me 26.3 milionė euro, pa e marrė parasysh vlerėn reale tė aseteve tė kompanisė.

    “Shitja e distribucionit me kėtė ēmim ėshtė skandaloze, sepse vlera reale e aseteve ėshtė shumė fish mė e lartė”, shprehet Fehmi Pajaziti, kryetar i Federatės sė Sindikatave tė Pavarura “Elektrokosova”.

    Ai shton se edhe kėshilltarėt e transaksionit kanė bėrė vlerėsimin e aseteve tė distribucionit, mirėpo kjo, siē thotė ai, ka qenė jo e saktė, injoruese dhe nėnēmuese pėr shtetin e Kosovės.... (shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė Gazetės “Zėri”)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    GfK Geo Marketing: Kosova, vendi i tretė mė i varfėr nė Evropė

    Agjencia gjermane pėr hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizės mbi tė ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve tė Evropės, pasi tė shlyejnė detyrimet tatimore. Banorėt e Lihtenshtajnit rezultojnė mė tė pasurit, ndėrsa banorėt e Moldavisė rezultojnė mė tė varfrit.
    Banorėt e Lihtenshtajnit janė mė tė pasurit nė Evropė me 56.978 euro tė ardhura nė vit, ndėrsa banorėt e Moldavisė, janė 45 herė mė tė varfėr, shkruan “EU Observer”.
    Nė vendin e dytė janė norvegjezėt me 32.037 euro, e mė pas radhiten: zviceranėt me 31.666 euro, banorėt e Luksemburgut me 28.924 euro, danezėt me 22.040 euro. Nė top listėm e mė tė pasurve janė edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.
    Mesatares evropiane mė afėr janė spanjollėt me 12.943 euro dhe janė tė radhitur ne vendin e 17 tė kėsaj liste. Nė fund tė listės janė: Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me mė pak se 2.000 euro nė vit.
    Nga vendet tjera tė ish Jugosllavisė, Kroacia ėshtė radhitur nė pozitėn e 30, me 5.85 euro tė ardhura nė vit.
    Nė kėtė hulumtim theksohet se banorėt e Evropės me tė ardhura mė tė larta, respektivisht me fuqi mė tė lartė blerėse, megjithatė, pjesėn mė tė madhe tė ardhurave tė tyre e harxhojnė nė banesat e shtrenjta dhe nė pėrgjithėsi shpenzime tė larta tė jetės sė shtrenjtuar. Por gjithsesi atyre u mbeten para edhe pėr harxhime tjera, pėr dallim nga ata banorė ku fuqia blerėse ėshtė mė e ulėt.
    http://www.botasot.info/kosova/19436...fer-ne-evrope/

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Fuqia e diasporės

    Kosova qė nga viti 2004 ka pranuar plot 4 miliardė euro nga diaspora. Janė mu kėto miliarda qė bashkė me donacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare i japin shpjegim e kuptim mbijetesės sė kosovarėve pavarėsisht njė papunėsie rekorde prej 44% apo njė inflacioni tė lartė prej 7.3%, sa ishte vitin qė shkoi

    Ka njė gjė qė e bėn tė veēantė Kosovėn; ėshtė fuqia e diasporės sė saj. Kjo fuqi ka bėrė qė kosovarėt nėpėr vite tė shpenzojnė mė shumė sesa qė krijojnė. E bėjnė kėtė meqė kanė njė tė tretėn e banorėve tė saj qė jetojnė jashtė, qė punojnė jashtė, qė krijojnė jashtė, e qė sjellin vlerė brenda. Dhe mu sjellja e kėsaj vlere brenda pėr kosovarėt nė kohė ka qenė burimi i vetėm i mbijetesės, i stabilitetit social e nė raste dhe i luksit qė as vetė dėrguesit nuk e kishin (diku rreth 70 milionė euro nė vit tė parave nga diaspora shpenzohen pėr vetura). Se dėrgesat e diasporės, pra remitencat, janė shumė tė rėndėsishme kuptohet dhe nga modeli ekonomik kosovar e i cili fatkeqėsisht nuk mbėshtetet dot nė sektorin privat (burimin mė tė qėndrueshėm ekonomik). Nė vend tė tij Kosova mbėshtetjen e gjen nė shpenzime qeveritare, nė donacione e nė remitenca. Madje remitencat nė vlerė ndajnė barazi nivelin e rėndėsisė me donacionet.



    Javė mė parė nė njė studim tė rifreskuar mbi fuqitė ekonomike tė diasporės sonė bėmė njė tryezė diskutimi nė “Riinvest”. Nė njė pėrmbledhje numrash pamė qė fuqia e madhe e diasporės mbetet larg efiēencės e potencialeve tė saj. Do tė mundohem tė argumentoj pse.



    Fillimisht, bazuar nė tė dhėnat e BQK-sė, Kosova qė nga viti 2004 ka pranuar plot 4 miliardė euro nga diaspora. Janė kėto para tė gatshme tė dėrguara pėr familjet tyre e nė to nuk bėjnė pjesė paratė e shpenzuara nga mėrgimtarėt gjatė qėndrimeve tė tyre nė Kosovė; e qė tė njėjtat bėjnė shpeshherė burimin shpėtues tė bizneseve (kryesisht gjatė verės). Pjesa mė e madhe e remitencave buron nga vendet ku ka mė shumė mėrgimtarė, pra nga Gjermania (33.2%) dhe Zvicra (23.1%). Pjesa tjetėr buron nga Italia (7%), Austria (5.5%), e nė pėrqindje mė tė vogėl nga Sllovenia, SHBA-ja dhe Suedia. Duhet theksuar se paratė e pranuara nga shėrbimet ushtarake nė Irak e Afganistan, me theks tė veēantė nga punėtorėt e rajonit tė Ferizajt, nuk janė llogaritur nė shumėn e gjithėmbarshme tė remitencave. Fillimisht sepse ato konsiderohen si paga tė kosovarėve me qėndrim pune nė kėto vende, e jo si dėrgesa tė diasporės.



    Pavarėsisht kėsaj, pranimi i plot 4 miliardėve nė mė pak se njė dekadė ėshtė njė shtytje masive pėr stabilitet social nė vend. Madje janė mu kėto miliarda qė bashkė me donacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare i japin shpjegim e kuptim mbijetesės sė kosovarėve pavarėsisht njė papunėsie rekorde prej 44%, apo njė inflacioni tė lartė prej 7.3% sa ishte vitin qė shkoi. E trendi i ardhshėm i tyre, ndonėse me shumė gjasa rėnės, do tė duhej tė shėrbente si motiv i ndėrtimit tė politikave ekonomike nė Kosovė qė mobilizojnė fuqinė e vėrtetė tė diasporės. Them me gjasa rėnėse meqė diaspora jonė dikur do tė ketė problemin e gjeneratės sė katėrt; pra pasjen e nipėrve e mbesave tė migruesve nga vitet ‘90, e tė cilėt nuk do tė ndiejnė fort lidhshmėri me familjet nė Kosovė, gjithsesi jo sa pėr t’i mbajtur ato me para. Pra Kosova ka njė derė tė hapur jo mė shumė se dhjetėvjeēare, prej tė cilės mund tė absorbojė po aq miliarda sa ka marrė nė kėto vitet e fundit.



    Dėshpėrimi nė gjithė fotografinė e remitencave vjen po zbėrthyem strukturėn e tyre. Pothuajse tė gjitha, gati 97% e dėrgesave, pėrdoren pėr konsum. Vetėm 3% e dėrgesave nga jashtė pėrdoren pėr investime nga familjet kosovare. Pra nė njė cikėl tė thjeshtė ekonomik, ku Kosova zotėron njė disbalancim tregtar prej plot 2.2 miliardė eurove nė vit (me importe prej 2.5 miliardėve e eksporte prej rreth 300 milionėve), i bie se ēdo vlerė e krijuar nga diaspora, ēdo pagė e fituar, ēdo para e dėrguar nė Kosovė eksportohet me tė njėjtin intensitet jashtė. Kosova nė kėtė cikėl, nė fotografinė makroekonomike, shėrben vetėm si njė urė pranim-pėrcjellėse e miliardave tė fituar nga jashtė. Dhe kjo urė duhet rrėnuar. Kjo urė duhet kthyer nė drejtim tė kundėrt.



    Pėr shembull, nxjerrė nga struktura e konsumit, kosovarėt shpenzojnė mbi 80 milionė euro pėr qėllime shėndetėsore. Pjesa mė e madhe e tyre pėrdoren nė Maqedoni, Serbi e Turqi. Nė relacion tė tillė do tė ishte esenciale reforma shėndetėsore nė vend. Nėse asgjė tjetėr, absorbimi i kaq milionėve nė vit do tė ishte shtytės i mjaftueshėm nė ecjen e shėndetėsisė. Kėtu nuk do tė dalloja shėrbimet private prej atyre publike. Nėse kėto para pranohen nga shėrbimet private tė vendeve tė huaja, pse tė mos krijojmė njė ambient qė i ndal ato nė Kosovė? Privat pėr privat, le tė mbesin nė vend. Ne jo patjetėr duhet pritur rimėkėmbjen e shėrbimeve publike nė shėndetėsi; nė vend tė kėsaj le t’i japim mundėsi iniciativės private (siē kanė bėrė vendet e rajonit) qė tė paktėn kėto para t’i mbajė pėr ne.



    Por nėse iniciativa e pranuesve tė dėrgesave nuk pėrafrohet me ndjenjėn e ndėrmarrjes, pra nėse pranuesit e remitencave nuk kanė shpirt biznesi, por preferojnė vetėm konsumin, them se fuqinė ekonomike e financiare tė diasporės mund ta pėrdorim edhe mė ndryshe. Sipas rezultateve tė “Riinvestit”, diaspora jonė ka mbi 2 miliardė kursime nė bankat evropiane; pra pėrafėrsisht sa depozitat e gjithė kosovarėve nė vend. Kaq fuqi financiare lehtėsisht mund tė shndėrrohet nė njė kapital investues nėpėrmjet a) fondeve investuese, b) iniciativave individuale, apo c) partneriteteve tė bizneseve kosovare me kapitalin kosovar nė diasporė.



    Sė pari, nėpėrmjet fondeve investuese, pra kapitalit tė pėrbashkėt financiar tė diasporės, mund tė financoheshin/investoheshin me prioritet disa prej projekteve mė madhore nė vend. Privatizimi i PTK-sė do tė mund tė bėhej nga njė fond investues i diasporės. Apo vendimet pėr investimet nė miniera do tė favorizonin fondet investuese tė diasporės. Praktika tė tilla janė bėrė me shumė sukses nė Izrael e Armeni, dy vende me diasporė jashtėzakonisht tė fuqishme e me politika qė kanė mobilizuar fuqinė e diasporės. Nė njė relacion tė tillė ne do tė forconim jo vetėm kapitalin vendor por do tė siguronim edhe fuqinė e lidhshmėrinė e mėtutjeshme tė diasporės sonė me Kosovėn.



    Sė dyti, nėpėrmjet iniciativave individuale, ne do tė zėvendėsonim lehtėsisht nevojėn pėr investime tė huaja direkte. Pėr tė bėrė kėtė lehtėsirat e favorizimet e dedikuara veēmas pėr diasporėn nga politikat ekonomike do tė hapnin rrugė pėr njė rrjedhje goxha tė fuqishme tė kapitalit. Le tė themi se dhėnia e informacioneve, pakot fiskale (enkas pėr diasporė) e shpejtimi i procedurave investuese do tė shėrbenin si hapa tė parė nė kėtė drejtim. Nė fund tė fundit, me fuqinė e tanishme tė diasporės dhe me lidhshmėrinė e tyre me Kosovė, ne kemi gjasa qė tė marrim mė shumė e mė mirė se ēfarėdo investimi i huaj. Janė tė tanėt nė fund tė fundit. Pėrveē kėsaj, po kanalizuam paratė e diasporės me politika favorizuese drejt investimeve, ėshtė lehtėsisht e pritshme se tė njėjtit nuk do tė dėrgojnė mė para tek familjet pėr konsum, por nė vend tė tyre do tė hapnin biznese familjare. Do tė ishte interes edhe i diasporės qė nė vend tė ndihmave tė dėrgojė punė. Nė kohė afatgjate ata nuk do tė kishin nevojė pėr tė dhėnė ndihma mė.



    Sė treti, me fascilitimin e lidhshmėrive tė bizneseve kosovare me iniciativat individuale tė diasporės, apo edhe me biznese ekzistuese tė shqiptarėve atje, ne mund tė ndėrtonim partneritete me mjaft potencial pėr bizneset qė operojnė nė Kosovė. Mos tė harrojmė se pėrveē fuqisė financiare qė diaspora nė vete bart, ka dhe njė bagazh shumė mė kreativ, shumė mė modern, e shumė mė tė qėndrueshėm se pjesa mė e madhe e bizneseve nė vend (tė cilėt kryesisht na dalin si iniciativa imituese).



    Nė fund fare, pėr tė tėrhequr gjithė kėtė energji financiare e ekonomike nė diasporė, pėr tė shfrytėzuar kėtė mundėsi qė shumė pak vende e kanė, pėr tė respektuar interesin e diasporės qė tregon pėr vendin e saj, nė vend tė ushqimit pa benefit qė i bėjmė mundit tė tyre, them se institucionet tona duhet tė shohin alternativėn tjetėr; atė tė investimeve. Pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, pėrtej gjithė barrierave qė ambienti kosovar i ka dhe pėr bizneset qė operojnė kėtu (pra korrupsioni, informaliteti, burokracia), them se njė strategji e planifikim strategjik i orientuar vetėm pėr diasporėn ėshtė i domosdoshėm. Po nuk bėmė prioritet fuqinė financiare tė diasporės, miliardat e marra nga atje do tė ndjekin rrugėn e largimit pėr vendet fqinje siē kanė bėrė tash e trembėdhjetė vjet.

    http://www.koha.net/?page=1,9,121713

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Pasanikė me paga tė shtetit

    Pagat e drejtueseve tė ndėrmarrjeve publike qendrore nė vend vazhdojnė tė jenė super tė larta, krahasuar me ato tė zyrtareve tė lartė tė shtetit. Drejtorėt e ndėrmarrjeve, por edhe zyrtaret e lartė nė kėto kompani, pėr vete marrin paga qė nė disa raste e tejkalojnė mbi 4000 euro nė muaj, pavarėsisht se ndėrmarrjet qė ata menaxhojnė pėrballen me situata tė rėnda financiare.

    Shitja e ndėrmarrjeve publike qendrore nė vend, nga Qeveria e Kosovės, ėshtė arsyetuar pėr shkak tė gjendjes sė rėndė nė kėto kompani. Por, pavarėsisht kėsaj, drejtoret e kėtyre ndėrmarrjeve edhe mė tutje vazhdojnė tė marrin paga marramendėse, ku nė disa raste janė 10 herė mė tė larta se sa paga mesatare nė Kosovė.

    Kryeshefi i Postės dhe Telekomit tė Kosovės Ejup Qerimi ėshtė ndėr menaxheret mė tė paguar nė vend. Paga e tij mujore nė PTK ėshtė hiē mė pak se 4166 euro. Por, pėrveē kėsaj Qerimi merr edhe 15 mijė euro nė vit si anėtar i bordit tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės.

    Qerimi edhe mė tutje vazhdon tė mbajė dy punė dhe tė marrė dy paga, pavarėsisht se njė veprim i tillė sanksionohet me ligj. Ai para pak ditėsh pėr konfl ikt interesi nė mbajtjen e dy pozitave ėshtė gjobitur nga gjykata pėr kundėrvajtje, por pėrkundėr vendimit ai edhe mė tutje merr dy paga dhe bėn dy punė njėkohėsisht.

    Edhe drejtori i KEK-u Arben Gjukaj, ka vetėdeklaruar ne Agjencinė Kundėr Korrupsionit se paga e tij mujore ėshtė 2800 euro, porĖ nė bazė tė dokumenteve tė siguruara nga gazeta, del se paga e drejtorit ėshtė mė e madhe pėr 325 euro nga ajo ēka e ka deklaruar ai.

    Nė raportin e pagave tė zyrtareve tė lartė tė KEK-ut pėr vitin 2011, thuhet sepaga bazė e drejtorit menaxhues ėshtė 2500 euro. Por, ai pėrveē kėsaj merr edhe pagesė stimulative, e cila ėshtė sa 25 pėr qind e pagės sė tij mujore.

    Edhe kryeshefi i KOSTT-it Fadil Ismajli edhe mė tutje vazhdon tė marrė pagė marramendėse prej 3333 euro nė muaj, e cila ėshtė gati dhjetė herė mė e lartė se sa paga mesatare nė Kosovė.

    Edhe Hajdar Beqa, kryeshef i Ndėrmarrjes Publike “Iber Lepenc” hyn nė top listėn e menaxherėve mė tė paguar nė Kosovė, ku paga mujore e tij ėshtė hiē mė pak se 2859 euro.

    Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė Shoqėrisė Civile nė vend thonė se kryeshefat e ndėrmarrjeve publike qendrore duhet tė japin llogari pėr dėmin qė u kanė shkaktuar atyre ndėrmarrjeve, e jo tė marrin paga marramendėse… (Shkrimin e plotė mund tė lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Zėri)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •