Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

    Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate ka dënuar aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut, pas raportimeve për testin bërthamor të kryer nga ky shtet.

    Në deklaratë, ministri Hoxhaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në lindje të largët, pas testit të tretë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut.

    “Ministria e Jashtme e Kosovës i bashkohet botës demokratike kundër këtyre përpjekjeve provokuese dhe të rrezikshme për rajonin e atjeshëm dhe më gjerë. Ky akt, në vazhdën e provokimeve të mëhershme nga ky shtet, rrezikon stabilitetin regjional dhe shkel të gjitha obligimet e Koresë së Veriut para bashkësisë ndërkombëtare. Veprime të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve, rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe janë në dëm të vet popullit të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrit Hoxhaj.

    Hoxhaj shpreh mbështetjen e fuqishme të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përpjekjet e vendeve demokratike për të marrë të gjitha masat për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla nga Koreja e Veriut.
    Se mendon trullani (morr) qe po te mbrrijne keto deklarata si me pahire te Korea e Veriut (Dinozaur per ne) na drejtojne ndoj raket neve e na bejne shkrum e hi na bejne... Na merr ne qaf te gjitheve, jo vec shqiptareve, por t'gjithe ballkanin!!! Shkon e e krune me Korene e Veriut... Zot i Madh..!! Keshtu jane ata qe nuk e shohin surratin e vete ne pasqyre!! ncncncnc... mjer per ne cfare politikaj kemi! Nuk jane ne gjendje ta rimarrin Kosoven e Veriut e shkojne e i japin verejtje Korese se Veriut, paramendoni cfare dallimi!!

    Zor ruana!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 15-02-2013 më 07:43

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

    Na rrosh sa malet o TRIM mbi trima,ky eshte nje nder POLITIKUAJT me te medhenje i te gjitha kohrave,ne ket menyre do te ritet edhe prestigji i KOSOVES..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •