Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 170
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    shiko, paqja vetvetiu nuk vjen, as amerikani e europjani nuk ta sjell, po nuk u perpoqen vete te zotet e punes.
    por mendo per ata qe jetojne atje?? si mund te jetojne njerezit nen nje situate konfliktuale te perditeshme???
    une i kuptoj edhe ata qe jane viktima, por me vjen keq ta them se nuk ka rruge tjeter per te zgjidhur konfliktet pervec mirekuptimit, e jo gjuhes se urrejtjes.
    Sa per te perkujtuar, po te citoj, (se pas citimit nr. 86 te Malsorit, qe duhet te mbete si e vlefshme per ne te gjithe ("shqiptaret nacionaliste"), ne te vertet nuk duhet fare te bisedohet me me ty). Shqiptaret, ne fakt, me shekuj kane tentuar qe permes mirekuptimit ta sjellin Paqen, sic thua ti, e sidomos me serbet, por serbet kurr nuk kane qene te gatshem ta pranojne kete rruge. Perkundrazi, e kane shkele me "cizme policie, ushtarake e krimineli", e me tanke kete "rruge mirkuptimi" qe thua ti.

    P.S. Malsor, me fal qe te nderhyna ne fjale.

  2. #92
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    me e bukura eshte se te gjithe nacionalistat kane nga nje justifikim. dhe secili mendon se justifikimi i tij eshte me i drejte se i tjetrit.

    te gjithe maskarenj jeni. e do ja u shtypim koken ne cdo shtet qe te jeni. dhe cfaredo justifikimi qe te keni.
    1)Kush jeni "ju" qe do i shtypkeni kokat "nacionalisteve"??!!
    2)E kur thua kete idiotesine ketu, ke parasysh greket apo shqiptaret, "ne ēdo shtet qofshin"??!!
    3)Si mund te pellase kaq pa turp nje person si puna jote, qe ka turp te shfaqe identitetin e vet??!!

    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    jo. ne asnje menyre.
    duhet te jetojme ne harmoni me te gjithe fqinjet tane. duhet patjeter, pasi aty do i kemi githmone. s'kemi nga te shkojme............

    p.s. nuk jane sheruar akoma plaget e luftes e ti kerkon paqe me serbine. ngadale ore aqil. mos fluturo me presh............
    kush e di cfare paqeje do kerkoje sikur te te kishin vrare apo perdhunuar ndonje familjare.
    Ndoshta e kishe fjalen per "bashkejetesen vellazerore", pasi per ate paqesoren, tashme jemi duke e bere, me apo apo dashje, madje siē pohon vete me te drejte, duhet patjeter te bashkejetojme ne paqe!!
    Jarigas

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Jahjaga: Ideja e bashkimit kombėtar i takon shekullit tė kaluar.

    Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga ka deklaruar se shqiptarėt nuk arritėn tė krijojnė shtetin tyre kombėtar nė baza etnike dhe tani destinacioni i bashkimit tė shqiptarėve ėshtė Brukseli. Jahjaga ka theksuar se ideja e bashkimit kombėtar i takon shekullit tė kaluar dhe shqiptarėt nė tė dy shtetet sovrane duhet tė punojnė pėr integrimin dhe bashkimin e tyre brenda strukturave tė Bashkimit Evropian.

    “Ēėshtja e bashkimit kombėtar i pėrket shekullit tė kaluar dhe ėshtė koncept i shekullit tė kaluar. Shqiptarėt nuk arritėn tė krijojnė shtetin kombėtar nė baza etnike. Tanimė ne jemi duke jetuar nė shekullin e integrimeve, nė politikat e integrimeve dhe nė politikat ndėrtimit tė bashkėpunimit dhe raportit tė barabartė nė mes tė shteteve dhe nė mes tė popujve”, ka theksuar Jahjaga pėr Albanian Screen.

    Presidentja Jahjaga ka thėnė se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve, por vetėm ura tė bashkėpunimit mes dy shteteve.

    “Sot populli shqiptar, kudo qė jeton, jeton i lirė, nė trojet e veta dhe qenia kombėtare nuk ėshtė e rrezikuar nė asnjė moment. Unė e kam thėnė edhe herė tjetėr dhe ėshtė qėndrim zyrtar dhe vullnet zyrtar, dhe vullnet i gjithė popullit dhe i gjithė qytetarėve qė: Republika e Kosovės dhe Republika e Shqipėrisė, si dy shtete sovrane dhe tė pavarura, tė integrohen nė BE. Destinacioni i bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve do tė jetė nė Bruksel dhe nė kuadėr tė Bashkimit Evropian. Kufijtė nuk do tė ndryshojnė, por do tė jenė tė hapur pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave. Do tė ketė ura bashkėpunimi, por kufijtė do tė jenė tė mbyllur pėr kontrabandėn dhe krimin e organizuar dhe nuk ka rrugė tjetėr”, ka theksuar Jahjaga. /AS/
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Me duket mua apo dokumenti nuk duket aspak si i shkruar nga departamenti amerikan i shtetit,
    duhet ndonje prove burimi serioz perveē nje letre te printuar dhe korrigjuar me boje (gjoja e ēensuruar).

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Me duket mua apo dokumenti nuk duket aspak si i shkruar nga departamenti amerikan i shtetit,
    duhet ndonje prove burimi serioz perveē nje letre te printuar dhe korrigjuar me boje (gjoja e ēensuruar).
    ska perse te habitet dikush. pasi ne leter nuk thuhet as me shume e as me pak, ato qe amerikanet kane shprehur publikisht per 2 muaj rresht. thjesht ndryshon forma por jo permbajtja.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Per tu habitur eshte serbofilia qe duket sheshit kur lexon letren,
    eshte e kuptueshme qe amerikanet nuk duan tone nacionaliste te tepruara, por eshte komplet tjeter gje gjuha flagrante ku viktimizohet serbia se gjoja po i futemi ne punet e brendshme, absurde.

    Dhe nje pyetje kisha une si disa parafoles, kush jeni "ju" qe do i shtypni koken nacionalisteve?

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Halil Matoshi

    Pasi qė kardiologu Sali Berisha u bė edhe doktor futbolli dhe kontrabandist pasaportash, lėshoi jehona nacionaliste prej kėtu e deri nė Munih, ai sė fundi i hėngri fjalėt e veta. Mjaftoi t’ia ngrehte veshin komisionari pėr Zgjerim i BE-sė, Stefan Fyle, dhe Berisha u zbyth nga kursi i fortė nacionalist – qė u pėrpoq t’ua servonte shqiptarėve. Nė anėn tjetėr tė Bjeshkėve tė Nemuna, patriotėt e kafehaneve tė Prishtinės shtiren tė zhgėnjyer qė nuk munden ta mbajnė nė jetė “Operėn e tyre prej sapuni”

    Kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha e nisi kėtė vit (mos qoftė viti i mbrapshtė ‘13) duke bėrė tregti flamujsh, kontrabandė pasaportash, pėr “tė doktoruar” edhe nė temėn e patriotizmit folklorik- futbollistik!?

    Nėn ndikimet e fuqishme tė frymės nacionaliste njė “doktor futbolli” nė Kosovė po thoshte nė njė debat televiziv se vetėm Shqipėria mund tė ketė kombėtare nė futboll, kurse Kosova mund tė ketė fillimisht njė pėrfaqėsuese e kurrsesi kombėtare, derisa tė bashkohemi...
    Ai sė bashku me njė disertacion pėr futbollin e kishte “blerė” nė Tiranė edhe pak theks gjuhe prej Mallakastre dhe mbi tė gjitha njė “certifikatė prej patrioti”!
    “Te dashur miq, ideja e njė Lige mbarėkombėtare tė futbollit duket se ėshtė pritur me entuziazėm nė tėrėsi, por nė mėnyrė tė veēantė nga tifozėt kuqezi, si njė akt tjetėr nė rrugėn e bashkimit kombėtar. (…) Ne do ta krijojmė atė! Gėzuar!” – shkroi Berisha nė faqen e tij nė “Facebook”, duke tundur flamurin kombėtar shqiptar me agresivitet, thua se donte t’ua nxirrte fqinjėve sytė me shtizėn e tij.
    Pėrderisa analistė, diplomatė e deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė e quajtėn flamurin kosovar “njė leckė” ose flamur artificial, teknik, etj.
    Nuk zmadhohet forca ikonike e flamurit vetėm duke e shoqėruar atė me retorika nacionaliste dhe me fraza mashtruese parazgjedhore.
    Fuqia ikonike e flamurit rritet sa mė shumė qė qytetarėve u rritet mirėqenia, vetėrespekti, sa mė shumė qė janė tė lumtur. Nuk ėshtė dukja vizuale e flamurit ajo qė shpreh krenarinė e qytetarėve, por ėshtė krenaria e tyre ajo qė reflekton fuqinė e flamurit...
    Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i njė kombi varen nga pėrqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhėsia e hartės qė arrin ta lyejė me ngjyrėn e vet.
    Dhe kryeministri shqiptar u shpreh t’i ketė urdhėruar rrethet e Shqipėrisė qė do t’i regjistrojnė klubet kosovare. Kėto deklarata u dhanė nėn ethet e dasmės sė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar, por sapo u harruan ato duke u zhbėrė si flluska sapuni, ai shpiku njė ide tė re edhe mė joshėse, edhe mė me shumė tru-muskul!

    Njė pasaportė shqiptare pėr tė gjithė, pra edhe pėr kosovarėt!

    Aventurierė si “doktori i futbollit patriotik” nga fillimi kėtij shkrimi thanė se Prishtina dhe Trepēa kanė marrė vendim tė regjistrohen nė Tiranė, Kukės a Shkoder... Armand Duka nė Prishtinė i nxehu sė tepėrmi (duke pirė birra “Peja”!) kosovarėt – por me t’u kthyer nė Tiranė ai ēoi selame se “kjo punė s’u bėka dot!
    Kjo punė bėhet vetėm nėse krijohen klube tė reja shqiptare me emrat e Prishtinės apo Mitrovicės dhe hyjnė nė garat e kategorisė sė tretė! Por, ato klube nuk do tė ishin mė kosovare, pra do tė ishin “firma” shqiptare dhe s’do tė lejoheshin kurrė tė luanin nė livadhet e blerta tė Kosovės!

    Pėrndryshe “na dėnuaka” UEFA dhe FIFA!

    Avazin e retorikeve nacionaliste Berisha e pati nisur me futbollin!
    Pas qė kardiologu Sali Berisha u bė edhe doktor futbolli dhe kontrabandist pasaportash, lėshoi jehona nacionaliste prej kėtu e deri nė Munih, ai sė fundi i hėngri fjalėt e veta. Kur kėto ditė zbarkoi nė Tiranė me sebep komisioneri pėr Zgjerim i BE-sė, Stefan Fyle, mjaftoi “t’ia ngrehte veshin” dhe Berisha u zbyth nga kursi i fortė nacionalist – qė u pėrpoq t’ua servonte shqiptarėve.
    Kjo retorikė nacionaliste nuk do ta dallonte Berishėn nga homologėt e tij europerėndimorė po qe se Konferenca e Munihut tė ishte mbajtur mė 3 shkurt tė vitit 1913, mirėpo kryeministri shqiptar tėrėsisht jashtė kohe po fliste kėshtu mė 2013-n!? Berisha tek flet pėr njė “Shqipėri etnike” harron apo nuk e di se etnia ėshtė strukturė qė ka dalė nga historia qe njė shekull dhe kush normal mė nuk e zė ngoje.
    Modernistėt mund tė argumentojnė lehtė se kėto origjina etnike janė versione tė fabrikuara, tė shtrembėruara e madje tė shpikura tė sė kaluarės (Anderson) por, megjithatė, sipas Nicola Guy, nė kohėn e tyre ato rezultuan tė ishin tė efektshme pėr nxitjen dhe ushqimin e lėvizjeve kombėtare.
    Sidoqoftė, gjithnjė gjendet dikush qė tė rri pranė dhe tė kthjellon.
    Janė kėta miqtė e shqiptarėve, sepse armiqve u pėlqen shumė qė ta shohin Berishėn si luftėnxitės dhe ēekuilibrues tė rajonit.
    Nacionalizmit tė Berishės po i vjen fundi, hala pa dalė nė zgjedhjet e qershorit, duke i mbetur vetėm pėshtyma e tharė(tė) nė buzė, por fara qė ai mbolli do t’i dėmtojė shqiptarėt gjithandej ku jetojnė e veēanėrisht nė Kosovė.
    Burra tė dheut, qė i thonė vetes, por qė s’ia kanė idenė ē‘ėshtė shteti as kombi, kėtejpari, tashti po thonė: Na zhgėnjeu, e paska pasur vetėm pėr vota!?
    Tėrheqja e Doktorit nga ideja pėr t’u dhėnė kosovarėve njė pasaportė shqiptare e zuri n’zgabim edhe Adem Demaēin edhe disa azganė qė patėn marrė udhėn deri n’Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, pėr tė aplikuar pėr pasaportėn shqiptare, tė cilėn ata e perceptojė si certifikatė patriotizmi!
    Doktori e mori fjalėn nė Konferencėn e NATO-s nė Munih mė 3 shkurt 2013, pėr t’u mbajtur “Orė nacionalizmi” burrėshtetasve europerėndimorė, tė cilėt derisa ai fliste e shikonin njėri-tjetrin me habi. Dukej ashiqare, askush s’e merrte seriozisht.
    Derisa nė Tiranė nė disa raste ia tėrhoqi vėrejtjen ambasadori amerikan Arvizu, Berisha tashmė e kishte shndėrruar nė avaz tė pėrditshėm “teorinė e tij tė gjakut dhe truallit”mbi teoritė e kombit dhe shtetit. Unė besoj se nėpėrmjet procesit tė Bashkimit Evropian kufijtė bėhen tė parėndėsishėm, por e rrezikshme ėshtė ideja, sipas tė cilės meqenėse shqiptarėt janė tė copėtuar nė 5 shtete, duhet tė shndėrrohen nė 5 kombe tė ndryshme nga njėri- tjetri. Kjo ėshtė tėrėsisht e papranueshme. Kjo do tė prodhonte dhe provokonte reagimin e kundėrt.
    Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet-komb klasik. Kosova ėshtė shtet i cili pavarėsinė shtetėrore e ka arritur nė njė proces tė gjatė zhvillimi e pėrplasjesh midis nacionalizmit serb dhe atij “kosovar”, duke ngjizur njė komb tė dalė nga konflikti, pėr t’iu nėnshtruar pastaj njė procesi politik tė negociimit tė pavarėsisė, si rast sui generis dhe sipas tė drejtės ndėrkombėtare jashtė kontekstit kolonial. Kosova e pavarur mėsyn afirmimin ndėrkombėtar dhe anėtarėsimin nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, duke e farkėtuar kėshtu kombin e ri (me tendenca nga njė komb shumetnik kosovar), ndėrsa shqiptarėt kudo tjetėr janė pakica kombėtare shqiptare nė shtetet pėrkatėse dhe u takojnė tė drejtat civile si qytetarė tė barabartė, por pakicave kombėtare, sipas ligjit ndėrkombėtar, nuk u takon e drejta e secesionit, as e drejta pėr tė krijuar shtet dhe ata nuk mund tė jenė kurrė pesė kombe tė ndryshme, sipas “shpikjes” sė Berishės.
    Berisha s’e ka idenė kush mund tė ndėrtojė komb e kush jo, ai s’e di fare kuptimin e nocionit komb, sepse i ka mbetur nė kokė definicioni i Stalinit dhe mė tej pėr tė ėshtė ndalur koha, nė kėtė aspekt! Berisha duket se qė nga shkolla, nė orėt e marksizėm-leninizmit, nuk ka dėgjuar as lexuar gjė mbi konsideratat bashkėkohore rreth etnisė dhe identitetit kombėtar.
    Dhe ai nuk e di se sa ka kombe po aq ka edhe teori. Porse, nga tė gjitha, njėra (ligjėrata nacionaliste) jo qė ėshtė politically Incorrect, por edhe e papranueshme nė fjalorėt e diplomacisė moderne evropiane. Diplomacia perėndimore tashmė e ka tė qartė tagrin e nacionalizmit tė Slobodan Milosheviqit, i cili u tolerua nė fillimet e tij dhe solli fatkeqėsinė mė tė madhe njerėzore me tė cilėn u ballafaqua Evropa pas Luftės sė Dytė Botėrore, e cila tek sapo kishte hyrė nė etapėn e zgjerimit drejt pjesėve tė sajė juglindore. Nacionalizmi si patologji shoqėrore dhe paranojė kolektive sė kėndejmi nė mendėsinė e Evropės Nobel shihet si relikt i vendeve primitive tė Ballkanit Perėndimor dhe mund tė thuhet lirisht se nacionalizmi i shprehur i kujtdo nė sytė e secilit evropian tė emancipuar duket si ulėrimė e historisė, si mėsymje plot egėrsi.
    Nacionalizmi pra nuk i bėn shtetet e Ballkanit Perėndimor as mė demokratike dhe as mė tė mirėqena, por i varfėron edhe mė tepėr ato, ua shter kot energjitė, ua mjegullon tė parit, ua errėson mendjen dhe ua topit vizionet pėr tė sotmen dhe tė ardhmen.
    Shqiptarėt nė Serbi, Mal tė Zi dhe nė Maqedoni (shqiptarėt nė kėtė shtet janė pakicė e madhe, prandaj edhe e kanė tė drejtėn e pjesėmarrjes nė shtetkrijim) janė thjesht pakica kombėtare shqiptare, nuk janė kombe, prandaj kombi unik shqiptar ėshtė vetėm njė prononcim politik, qė i shkrep nė mendje dikujt pėr tė krijuar dhe nxitur rikthimin e konflikteve.
    “Bashkimi kombėtar” tek shumė shqiptarė ėshtė shndėrruar nė etalon tė demokracisė dhe zhvillimit ekonomik, duke mos i lėnė ata qė tė shmangen nga mendėsia kolektive dhe t’i ndėrtojnė fatet e tyre si njerėz tė lirė dhe me mundėsi tė mėdha pėr sot dhe pėr nesėr.
    Hartat e tyre etnike nuk ua mbushin syrin dhe synojnė t’i zmadhojnė ato, duke pandehur se vetėm shtetet dhe kombet e mėdha kanė sukses.
    Po ja qė e kanė gabim!
    Duke bėrė fjalė pėr shtetet e vogla dhe mundėsitė e tyre tė mėdha, Nicola Guy nė librin brilant “Lindja e Shqipėrisė”, thotė se edhe njė shtet i vogėl ka mundėsi t’i pėrmirėsojė shanset e mbijetesės sė tij. Shtetet e vogla nė praktikė kanė mė shumė forcė sesa e hetojnė teoricienėt e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
    Ku e gjeti tėrė atė forcė mbijetese Sllovenia, e cila doli nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė dhe u bė shpejt ndėr shtetet mė tė respektuara tė BE-sė?
    Ku e gjetėn tėrė atė forcė shtetet baltike apo Luksemburgu pėr mbijetesė.

    Po modeli i lakmuar zviceran si mbijetoi?

    Po Kosova si ia doli?
    Madhėsia e vogėl zakonisht, sipas Guy, konsiderohet disavantazh, pasi ajo mund ta bėjė shtetin tė dobėt, tė varur nga mbėshtetja apo patronazhi i shtetit (ve) tė fuqishėm, gjė qė, pėr politikėbėrėsit nė fushėn e marrėdhėnieve me jashtė tė shtetit nė fjalė lė vend vetėm pėr njė pėrqindje tė vogėl gabimi, ajo mund tė jetė sė kėndejmi edhe avantazh. Ajo mund tė ndihmojė nė ushqyerjen e shpirtit dhe unitetit kombėtar, nė shmangien e burokracive tė mėdha, po ashtu shteti i madh pėrfshin edhe njė mori pakicash kombėtare qė shpesh pėrdoren si pyka pėr ēarjen e shtetit. Shteti mė i vogėl, sipas Guy, prandaj siguron njė marrėdhėnie mė tė ekuilibruar, ai do tė rezultojė mė i suksesshėm nė shkrirjen ose trupėzimin e interesave tė tij kombėtare me ato tė Fuqive tė Mėdha dhe pėr rrjedhojė, nė sigurimin e mbėshtetjes sė Fuqive tė Mėdha pėr programin e vet kombėtar.
    A nuk ėshtė rast shkollor mbėshtetja qė mori dhe qė merr Kosova?

    Ē'ėshtė njė komb modern?

    Nėse e lėmė anash konceptin gjerman tė kombit kulturor (linguistik) dhe etninė si bartėse tė shtetit, dhe kėsaj ēėshtjeje i qasemi nga pikėpamjet moderniste - mbi kombin si konstrukt politik (strukturė e pėrfytyruar, imagjinare) del se nuk ka komb modern pa kushtetutė moderne (komb i mbėshtetur nė ligj), pa trup tė shėndoshė politik (qė e shumėzon lirinė nė demokraci) dhe pa solidarėsi qytetare.
    Definicionet e tjera janė ose nacionalsocialiste, ose staliniste!
    Berisha i kohėve tė fundit, duke i fryrė nxitjes sė nacionalizmit, qė Evropa pretendon se e ka tejkaluar tashmė, po duket si njė elefant nė shitoren e porcelanit!
    Dhe, duket se Berisha kėtė avaz do ta pėrfundojė me shpėrndarjen e “certifikatave tė tradhtisė kombėtare” pėr tė gjithė ata kosovarė qė e duan shtetin e tyre dhe qė mendojnė politikisht
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #98
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Ndoshta e kishe fjalen per "bashkejetesen vellazerore", pasi per ate paqesoren, tashme jemi duke e bere, me apo apo dashje, madje siē pohon vete me te drejte, duhet patjeter te bashkejetojme ne paqe!!
    nuk me duket se ka bashkejetese paqesore ne veri te kosoves...
    sdq si ajo paqesore, ashtu edhe ajo vellazerore do vijne me kalimin e kohes. eshte ne interes te te gjitheve.
    kemi edhe shembujt europiane mes popujve qe jane vrare e masakruar per shekuj e sot bashkejetojne ne harmoni.
    edhe ne kete do arrijme, por eshte proces qe keron kohe.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Per tu habitur eshte serbofilia qe duket sheshit kur lexon letren,
    eshte e kuptueshme qe amerikanet nuk duan tone nacionaliste te tepruara, por eshte komplet tjeter gje gjuha flagrante ku viktimizohet serbia se gjoja po i futemi ne punet e brendshme, absurde.

    Dhe nje pyetje kisha une si disa parafoles, kush jeni "ju" qe do i shtypni koken nacionalisteve?
    Ne fakt, ajo qe ti quan "serbofili" eshte zemra e problemit. Shqiptareve u ka hyre vetja ne qejf, pasi kane 20 vjet qe sigurine e tyre po ua paguan SHBA: si ne Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi e Kosove. Dhe kjo mbeshtetje e pakursyer e amerikaneve per shqiptaret per nje kohe relativisht te gjate, i ka bere shqiptaret te kujtojne sikur "amerikanet punojne per shqiptaret". Amerikanet nuk punojne per shqiptaret, shqiptaret punojne per amerikanet. Amerikanet nuk nderhyne ne Kosove per te ndalur idene e "Serbise se Madhe" per ta zevendesuar me nje "Shqiperi te Madhe". Amerikanet nderhyne ne Kosove per te ndalur nacionalizmin serb dhe kane 20 vjet qe investojne per sigurine e Ballkanit ne menyre qe te SHKULIN NACIONALIZMIN NGA BALLKANI ME RRENJE! Ky eshte interesi amerikan qe me kohen popujt ballkanike te rindertojne jeten, ekonomite e maredheniet me njeri-tjetrin.

    Nese nacionalistet shqiptare behen neser shkak per te prishur planet e amerikaneve dhe provokojne konflikt, brenda nates bombat e avioneve amerikane nuk do te bien me mbi tanket serbe, por mbi kokat e shqiptareve. Ky eshte shansi qe amerikanet dhe evropa po na japin per tu bere njerez: per ti provuar botes se qyteteruar qe edhe ne ndajme me ta te njejtat aspirata e vlera si njerez. Qe jemi popull paqedashes dhe qe kerkojme te ndertojme nje jete me te mire e te integruar si ne Ballkan edhe ne Evrope. Durimi dhe resurset amerikane dhe evropiane nuk jane pa kufi: nese ne zgjedhim nacionalizmin, ne jemi duke refuzuar Evropen e Bashkuar. Nese zgjedhim urrejtjen e luften me fqinjet, ne refuzojme sigurine e trupave te NATO ne Ballkan. As Amerika e as Evropa nuk i ka djemte e tepert qe te vdesin ne mes konflikteve nderetnike ne Ballkan.

    Po nuk u beme partnere te besueshem te planeve e perpjekjeve te partnereve amerikane e evropiane, alternativa e vetme eshte largimi i tyre nga Ballkani dhe lenia e shqiptareve ne meshiren e fatit, ashtu sic ishin ne shekullin e kaluar.

    Albo

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Pėr: SHBA: Mos na beni t’ju denojme publikisht

    Po TAP-i dhe NABUCCO? Mos kemi te bejme ketu me nje "goditje" me fushek manovre?

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •