Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim i cili do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

    Denoncimi ka lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë në maj të vitit të kaluar, ku 13 persona humbën jetën. Një nga të mbijetuarat Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:
    “Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qendroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën timë janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej"

    Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër.

    Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

    Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    He se kete teme po kerkoja. Lashe mendjen.

    Cbenet more keshtu, mos te te marre frika nga semundja,por nga shtrimi ne spital.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Skandal

    Eshte ndonje klinike e madhe kjo? Apo eshte en ndonje vend te humbur?

  4. #4

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Un besoj se po vjen koha e aplikimit te sheriatit sepse njerezit do te detyrohen..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    dicka e pabesueshme..nese do te ndodhte ne ndonje vend te botes se trete edhe mund te besohej..te ndodhe ne austri duket pak e pabesueshme..nese vertete ka ndodhe atehere duhet te dridhemi para ketij akti..jo vetem femrat qe mund ta pesojne por tash kur jan shtuar shume pederet edhe ne meshkujve duhet te na hyje frika..

    gjithsesi dicka me beri shume pershtypje tek rasti..pretendimi eshte se ngjarja ka ndodhur nga data 20-25 shtator..edhe 10 dite behen 6 muaj dhe familjaret e kesaj vajze priten 6 muaj per te bere denoncimin..ku ishin keta njerez deri sot..pse nuk e zbuluan me pare kete rast..nese do kishte ndodhe dje ok do prisnin analizat mjeksore per te vertetuar shtatzanine e saj pasi nuk e kan dalluar dot..po femra 6 muajshe shtatzene e ka barkun mjaftueshem te dukshem per te verejte shtazanine e saj..pastaj qe ne momentin qe nje femer ngelet shtatzene menjehere e dallon veten se ka dicka..jane disa faktore te jashtem qe tregojne se dicka nuk shkon me trupin e saj ku cikli menstrual eshte numri 1 per te treguar se dicka nuk po vete me trupin e vajzes..nuk e di por vertete dicka e dyshimte ka ne kete rast..gjithsesi dy gjera vertetohen sakte..sot fale shkences dime adn-ne dhe mjafton tju merret adn-ja te gjithe meshkujve te spitalit ne kohen kur ka qene vajza e shtruar dhe pretendohet se eshte perdhunuar dhe e dyta saktesia sa muajshe eshte shtatzene vajza..gjithsesi nese duan te bejne transparence..nese nuk duan edhe tju tregosh ujkun ata do te te tregojne gjurmet..

    edhe dicka me beri pershtypje..cka duhet ti kerkohet ministrise se shendetesise..apo ajo qe ministria te vinte nje polic te koka e e vajzes qe ta ruante te mos e perdhunonte kush..dreq o pune po tani ata ne duar te doktoreve e kan dorezuar e jo ne dore te perdhunuesve..apo duhej te shtinte fall se do ja perdhunonin ..kjo me duket pa sens..nese nuk do e dergonin jashte do akuzohej ministrija qe nuk beri sa duhet..tani qe e dergoi akuzohet pse nuk e ka mbrojtur..hyp ne lis se te vrava zdryp prej lisit se te vrava..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Dhashtë Zoti të mos jetë e vërtetë ! Në këtë tregim të ngjarjes, ka shumë paqartësi,por t`ia lëmë hetimeve..
    Organet e Austrisë nuk të falin për këso ngjarjesh....

    Ps.Është vit i zgjedhjeve në Shqipëri,droj se shumë "korespondentë",si ajo e TCH në Bruksel,do jenë shumë aktive...!
    Ju kujtohet rasti i asaj të mjerës nga Kavaja.....! Zoti na ruaj mendët e kresë !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Esht mbajt e fshehte.duhet ta kete perdhunuar doktori

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    ej,nese eshte e vertet,oooooo nuk po di ca te mendoi perpara.

    do shkoja deri te presidenti austriak te protestoi!!!!!!!!

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    ej,nese eshte e vertet,oooooo nuk po di ca te mendoi perpara.

    do shkoja deri te presidenti austriak te protestoi!!!!!!!!


    Une do perjashtoja Austrine nga Zona Shengen

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Le te mos nxitohemi te nxjerrim konkluzione, sepse ka shume mundesi vajza te kishte qene shtatzene me perpara se te shtrohej ne spital, sepse eshte e pa mundur pothuajse , qe te gjendet me saktesi 5 ditorshe data e shtatzanise,

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •