Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    MJEKU JEP DETAJE: JA MOMENTI KUR E KONSTATOVA SHTATZANINË
    Mjeku i maternitetit të Librazhdit, Gjergji Dhono, i cili ishte i pari që konstatoi shtatzaninë e Florije Pecit, gjatë një lidhje telefoni në emisonin “Natë me Xhaxhiun”, në TVNEWS jep detaje të momentit ku gjatë vizitës së parë gjinekologjike konstatoi faktin se Florija ishte shtatzënë.

    “Florija ka ardhur për vizitë në 20 janar, e solli vëllai e kunata. Atë ditë konstatova se pacientja ishte shtatzënë. Vajza nuk reagonte ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Ajo është një shtatzëni e fundit të gushtit ose shtatorit. I thashë Florijes të shkonte për konsultë te psikiatri. Ishte një shtatzëni normale e kontrollova në eko. Vajza tashmë ndodhet në maternitetin e Tiranës”, tha mjeku.

    balkanweb
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #32
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Cfare komedie. Po shkepus nje lajm te vjeter nga faqja e Tv Klan, ku shkruhet;

    Ndërsa në 24 maj, bashkë me studenten Eriselda Gubere, ato u transportuan në gjëndje koma në një klinikë të specializuar në Austri. Në 15 qershor ka dalë nga koma Eriselda, ndërsa Floria ka dalë në 2 korrik.

    Dy vajzat u vizituan në spitalin vienez në 15 qershor nga ministri i jashtëm në atë kohë Edmond Hxhinasto, duke garantuar për vëmendjen e plotë të shtetit shqiptar për rikuperimin e tyre. Sipas familjarëve dy vajzat janë vizituar duke patur kujdesin e qindra emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë në Austri.

    11.10.2012
    Familja pretendon se Floria eshte perdhunuar gjate muajit shtator, kur ajo ne fakt ka dalur nga koma ne korrik dhe eshte kthyer ne Shqiperi ne tetor, sipas dates se publikimit ne web faqen e Tv Klan te artikullit te mesiperm. Pra Floria ka kaluar korrikun, gushtin, shtatorin dhe fillimin e tetorit neper rehabilitime dhe shtepite e bashkeatdhetarve te saj ne gjendje te mire shendetesore, e afte per tu mbrojtur dhe e vetdijshme. Aty ta kerkojne kopilin dhe nderin familjaret e viktimes, nese behet fjale per perdhunim kuptohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 14-02-2013 më 18:59
    relata refero

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Cfare komedie. Po shkepus nje lajm te vjeter nga faqja e Tv Klan, ku shkruhet;

    Familja pretendon se Floria eshte perdhunuar gjate muajit shtator, kur ajo ne fakt ka dalur nga koma ne korrik dhe eshte kthyer ne Shqiperi ne tetor, sipas dates se publikimit ne web faqen e Tv Klan te artikullit te mesiperm. Pra Floria ka kaluar korrikun, gushtin, shtatorin dhe fillimin e tetorit neper rehabilitime dhe shtepite e bashkeatdhetarve te saj ne gjendje te mire shendetesore, e afte per tu mbrojtur dhe e vetdijshme. Aty ta kerkojne kopilin dhe nderin familjaret e viktimes, nese behet fjale per perdhunim kuptohet.
    duket si histori ku ne sfond ka Kodet e Nderit, sesa perdhunimin.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #34
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Ndersa mua historia me ngjan me ndonje plan per te zhvatur para duke akuzuar kliniken.
    relata refero

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ndersa mua historia me ngjan me ndonje plan per te zhvatur para duke akuzuar kliniken.
    Ate mendim pata edhe une me te lexuar daljen nga koma ne korrik ,dhe duke njohur mungesen e moralit te nje pjese te popullit ky mund te jete varianti me i besueshem.

  6. #36
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ndersa mua historia me ngjan me ndonje plan per te zhvatur para duke akuzuar kliniken.
    Po kaq te zgjuar keto nga Librazhdi? Kujtuan se kaq lehte akuzohen institucione si spitale, klinika???!! Te 'forte' jane valllaji te shkosh me mendimin se do ishte aq e Lehte te sajosh gjera te tilla. Kur cdo gje jashte dokumentohet e ste fal njeri te perlyesh emrin e tyre dhe reputacionin . Turp tu vij. Asaj goce qe nuk tregon te verteten dhe familjes se saj qe behen gazi I botes. Njerez te ulet !!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #37

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    News24 kontakton familjen Peci
    E kontaktuar përmes telefonit nga News24 motra e saj Erida Peci konfirmoi shtazaninë, në muajin e gjashtë të saj. Sipas të motrës, shtatëzania e Florijes ecën normalisht duke u ndjekur nga mjekët ndërsa pohon se Florija nuk ka qenë e vetëdijshme kur është përdhunuar, duke aluduar se ndaj saj mund të jenë kryer injeksione.

    Erida bën përgjegjëse organizatorët shqiptare që nuk u kujdesën për sigurinë e saj, gjatë kurimit.

    (d.b/BalkanWeb)
    Histori me shume te panjohura dhe sigurisht terheq vemendjen e medias. Gjithesesi ndodhi e dhimbshme (sido qe te jete e verteta) per ate te cilen po e perjeton.

    Pergjegjsia e shtetit nuk eshte te ofroj sigurimin e personit, kjo ndodh vetem nese personi eshte "rrezik arratisje" ose ka kercenime per sigurine e jetes. Pergjegjsia e shtetit fillon tani duke bere te gjitha hapat ne zbardhjen e kesaj ngjarje per te vene para pergjegjsise autoret ne rastin e vertetesise se akuzes.
    Por ne rast se historia nuk eshte e vertete, sic jane bere akuzat, te behen pergjegjes ata te cilet e kane fabrikuar ate.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #38
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Le te mos nxitohemi te nxjerrim konkluzione, sepse ka shume mundesi vajza te kishte qene shtatzene me perpara se te shtrohej ne spital, sepse eshte e pa mundur pothuajse , qe te gjendet me saktesi 5 ditorshe data e shtatzanise,
    e ke seriozisht ti???
    mendohu pak perpara se te shkruash e te njollosesh viktimen e nje akti kaq makaber.
    nese dikush shtrohet ne spital ne ate gjendje, te bejne analiza te detajuara dhe eshte dicka elementare te marresh vesh nese pacienti eshte shtatzene apo jo.
    po flasim per austrine e jo burkina fason...
    ta merr mendja se i paska shpetuar mjekeve ky detaj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 14-02-2013 më 20:27
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Po kaq te zgjuar keto nga Librazhdi? Kujtuan se kaq lehte akuzohen institucione si spitale, klinika???!! Te 'forte' jane valllaji te shkosh me mendimin se do ishte aq e Lehte te sajosh gjera te tilla. Kur cdo gje jashte dokumentohet e ste fal njeri te perlyesh emrin e tyre dhe reputacionin . Turp tu vij. Asaj goce qe nuk tregon te verteten dhe familjes se saj qe behen gazi I botes. Njerez te ulet !!
    Si arrite ne kete perfundim ku i gjete te dhenat??Akuza nga familja eshte e qarte dhe te nxjerresh konkluzione mbi hamendje eshte kulmi.Si ka mundesi qe po dyshoni ne akuzen pa fakte nderkohe qe akuza e ka faktin 6 muajsh.Monstra ka gjithandej ne bote dhe se kuptoj ku e gjeni guximin te mbroni monstra te tilla.Goce mos e beni sh.urren ne det se ta sjell kripa ne gjell.Boll e pergejuat te shkreten
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Si arrite ne kete perfundim ku i gjete te dhenat??Akuza nga familja eshte e qarte dhe te nxjerresh konkluzione mbi hamendje eshte kulmi.Si ka mundesi qe po dyshoni ne akuzen pa fakte nderkohe qe akuza e ka faktin 6 muajsh.Monstra ka gjithandej ne bote dhe se kuptoj ku e gjeni guximin te mbroni monstra te tilla.Goce mos e beni sh.urren ne det se ta sjell kripa ne gjell.Boll e pergejuat te shkreten
    lajmi thote qe ka dale nga koma ne 2 korrik, kurse ajo eshte 6 muajsh shtatzane. qe dote thote se ka patur kontakte ne shtator.
    pra ajo ne shtator nuk ka qene ne koma, keshtuqe i rrezohet pretendimi se eshte perdhunuar kur ishte ne koma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 14-02-2013 më 20:49
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •