Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 99
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Aksidenti ka ndodhur ne maj, ajo qendroi 55 dite ne kome menjehere pas aksidentit, mendohet te jete shtatetzene diku nga shtatori ku thuhet se ishte ne periudhen e rehabilitimit.
    Zakonisht personat ne periudhen e rehabilitimit nuk jane ne gjendje kome....nuk e di po mua si e trilluar me duket kjo histori
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  2. #22
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Eshte tamam me te hy tmerri .
    Se pari vajza shtatzan nuk ka shkuar ne spital se do i dilte nga analizat qe eshte shtatzan .
    Se dyti te ekzistoi mundesia qe ajo te kete pasur ndonje mardhenie me ndonje mjek apo infermier , e pamundur nje pjese te kohes ka qene ne koma dhe plus me pas ne gjendeje te semur, ne kurim e siper.

    Ngel vetem te dyshohet a eshte me vertet shtatzan apo eshte shume me pak se 6 mujshe shtazan
    nqs ne kete pike nuk ka c'fare te dyshohet se mjeket e percaktoin , athere ngel versioni i perdhunimit .
    analizojeni me kujdes ngjarje..ndodhia eshte para 6 muajsh..familja nuk arrin dot te gjykoje pse ju rrit barku vajzes ( nga sa di une 6 muajshja shtatzene dallohet fizikisht nga barku)..plus te vjellat dhe cikli menstrual..ndoshta familjaret e saj kan qene qorra..pasi shtrohet ne spital per shqetesime arrijne te kuptojne shtatzanine dhe quditerisht arrijne edhe te percaktoje datat e sakta kur ka ngel shtatzene ( a ka mundesi shkenca te percaktoje me kaq saktesi nje shtatzani )

    si shpjegohet fakti qe kan kaluar 6 muaj dhe familja nuk dyshoj ne asgje..nese ajo nuk do kishte shqetesime i bie qe kur ajo te lindte ta merrnin vesh shtatzanine e saj..pastaj si shpjegohet fakti qe ne ngjarje involvohet nje deputet i partise socialiste qe fajeson menjehere ministrine e shendetesise..a ka shume '' si ka mundesi '' ne kete ngjarje qe na ben te dyshojme ne ate qe ose kjo e shkrete po perdoret nga politika o kjo e shkrete po mundohet tja lere dikujt dobiqin ne dere..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 14-02-2013 më 17:04
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    O guri kuq, pse e sjell artikullin prape ??? Me na tregu top Chanel ?? Ti do genjeje per top chanelin o shok???!
    -------------
    Jo "shoqe" e nderuar...!!!,nuk gënjeva asgjë..Ato ,mbaj me shëndet ti dhe lloji yt..! Deshta të komentoj vetëm titullin e lajmit që jep ai m.. kanali i TCH;...përdhunohet në koma....në Austri..
    Rren e pastër dhe spekulim mediatik i rrezikshëm,si gjithmonë...Vajza nuk është "përdhunuar"/nëse ka përdhunim/, sa ishte në koma...,e thot i vëllai;
    "Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën timë janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej"
    Ti Pink,vazhdo me topat e çanakëve...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Le te mos nxitohemi te nxjerrim konkluzione, sepse ka shume mundesi vajza te kishte qene shtatzene me perpara se te shtrohej ne spital,
    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Po jo bre shitesi, ti me duket se po ja futen kot fare, lexoje me me shume vemendje postimin tim qe te kuptosh se cfare kam shkruajtur
    Para se gjithash ne spital te behen analizat dhe do dilte qe ish shtatzane dhe te thash aksidenti ka ndodh ne maj qe i bie 10 muaj me pare prandaj te kundershtova.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Para se gjithash ne spital te behen analizat dhe do dilte qe ish shtatzane dhe te thash aksidenti ka ndodh ne maj qe i bie 10 muaj me pare prandaj te kundershtova.
    Ashtu eshte ne cdo vend perendimor kur shtrohesh ne spital te bejne analizat e shtatzanise sepse nuk te bejne ekzaminime radiologjike nqs nuk eliminojne nje shtatzani me perparanepermjet dozimit te beta hcg
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #26
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Sa njerez te trash Jane ca. Me Ty cope guri e kam. Mua sme intereson fare top Chanel apo top dreqi. Llojet tregoja atyre qe ke afer. Sme intereson as politika e qelbur atje. Asnjeri sme intereson. Thjesht trajtoje historine si problem shoqeror e social e Jo politike . Ty llojit tend u Jane qerruar syckat. Kupton mo cope gur???!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #27
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Vajza në koma përdhunohet në Austri

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    analizojeni me kujdes ngjarje..ndodhia eshte para 6 muajsh..familja nuk arrin dot te gjykoje pse ju rrit barku vajzes ( nga sa di une 6 muajshja shtatzene dallohet fizikisht nga barku)..plus te vjellat dhe cikli menstrual..ndoshta familjaret e saj kan qene qorra..pasi shtrohet ne spital per shqetesime arrijne te kuptojne shtatzanine dhe quditerisht arrijne edhe te percaktoje datat e sakta kur ka ngel shtatzene ( a ka mundesi shkenca te percaktoje me kaq saktesi nje shtatzani )

    si shpjegohet fakti qe kan kaluar 6 muaj dhe familja nuk dyshoj ne asgje..nese ajo nuk do kishte shqetesime i bie qe kur ajo te lindte ta merrnin vesh shtatzanine e saj..pastaj si shpjegohet fakti qe ne ngjarje involvohet nje deputet i partise socialiste qe fajeson menjehere ministrine e shendetesise..a ka shume '' si ka mundesi '' ne kete ngjarje qe na ben te dyshojme ne ate qe ose kjo e shkrete po perdoret nga politika o kjo e shkrete po mundohet tja lere dikujt dobiqin ne dere..

    Do ishte e pamundur qe ne kohe rehabilitimi , pra pasi i ke shpertuar vdekjes vajze te kete kryer mardhenie me vetedije me ndonje ne spital te austris . Mua me duket e cuditcme qe cdo ajo vajze te qendroje ne martenitet eshte rrezik deshtimi apo nuk eshte shtatzane ?
    sa per ciklin duke qene ne efekt ilacesh ose dhe traume ( vajza kaloi nje traum te forte ) mund te nderpriten per nje fare kohe .
    Pergjegjesia e nje perdhunimi bie mbi spitalin austriak !


    ps. Eshte nje histori e cudicme !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    Ka shumë mundësi që ke problem me të vërtetën Pink..!! dhe,jo vetëm këtë herë...
    Problemi social e shoqror,zotrrote që thua ti, është prodhuar nga një rrenë e pastër dhe spekulim mediatik i një kanali televiziv kriminal,që nuk le gjë pa bërë për të komprimituar kombin e shtetin Shqiptar, sa herë që i jepet rasti, dhe të njejten kohë ,sa më shumë muundësisht të fus spica e ndërskamza në mes të shqiptarëve dhe miqëve tanë në botë....Jo rastësisht prodhohet një këso titulli skandaloz,për një problem social,shoqëror e mund të jetë edhe kriminal,nëse vërtetohet....me miken e madhe të shqiptarëve Austrinë....
    Dhe dredhëza mbi tortë,kyçja e "deputetëve socialistë" në gjithë këtë histori...O tempora...
    Janë po ata "deputetë" që futën në zjarr me 21 janar ca naivë dhe pastaj i lanë e i qanë me lot krokodili e na i bënë edhe dëshmorë...!!!!!
    Ps.Unë vërtetë jam një cop guri,por jam Guri i Kuq në vend timin...Mbaje mend këtë !

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    smund ta besoj
    se po te jete lajm i vertete ketu behet nami shkarkohen te gjithe ne ministrine e shendetise ne drejtorine e spitaleve e me radhe
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Vajza shqiptare në koma përdhunohet në Austri

    News24 kontakton familjen Peci
    E kontaktuar përmes telefonit nga News24 motra e saj Erida Peci konfirmoi shtazaninë, në muajin e gjashtë të saj. Sipas të motrës, shtatëzania e Florijes ecën normalisht duke u ndjekur nga mjekët ndërsa pohon se Florija nuk ka qenë e vetëdijshme kur është përdhunuar, duke aluduar se ndaj saj mund të jenë kryer injeksione.

    Erida bën përgjegjëse organizatorët shqiptare që nuk u kujdesën për sigurinë e saj, gjatë kurimit.

    Ndërkohë mjeku i maternitetit të Librazhdit, Gjergji Dhono për News24 tha se në baze të vizitës gjinekologjike dyshohet që Florija të ketë mbetur shtatzanë në muajin shtator, kohë që përkon me periudhën e saj të kurimit në Austri. Flori Peci u rikthye në atdhe, më 11 tetor të vitit të shkuar, 5 muajsh pas aksidentit të 21 Majit në Qafën e Vishës në Himarë ku humbën jetën 13 persona .
    Florije Peci u zgjua nga gjendja e komës 40 ditë pas aksidentit. Ajo sot jeton në fshatin Katjel të Librazhdit me prindërit, vëllanë dhe motrën.
    Një muaj më parë në ditën që përkoi më 22 vjetorin e ditëlindjen e saj kamera e News 24 u gjend në shtëpinë e Florijes. Ne ate intervistë studentja shprehu dëshirën se do të donte të realizonte ëndrrën për tu bërë mësuese, duke mbajtur larg nesh të fshehtën qe e mundonte. 22-vjecarja në orët e vona të së enjtes është vizituar në maternitetin Obsetro-Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldinë” në Tiranë.
    Aksidenti
    Në aksidentin e Qafës së Vishës ne muajin maj te vitit te kaluar një autobus me 33 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Letërsi, ra nga rruga në greminë nga një lartësi prej rreth 80 metrash. Humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.

    (d.b/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •