Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Java e Martesës 7 – 14 Shkurt

    Martesa është thesar, ajo është në qendër të çdo kulture dhe çdo kombi. Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familje të forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, e përhapur në 25 vende duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke ditur rëndësinë e madhe të martesës dhe familjes, Kisha Orthodhokse së bashku me të gjitha komunitetet e tjera të Krishtera në Shqipëri, gjatë kësaj jave do të organizojë një sërë aktivitetesh.

    • Do të organizohet TAKIMI RINOR të shtunën më 9 Shkurt 2013, në shën Vlash, Durrës. Nisja do të jetë në orën 9:00 nga Kisha e Ungjillëzimit tek Rruga e Kavajës në Tiranë.
    Ky aktivitet do të ketë një program mjaft të pasur dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë edhe më shumë mbi rëndësinë e martesës së shëndetshme dhe rëndësinë që Perëndia i jep asaj.

    • Me datë 10 Shkurt të 2013, pas Liturgjisë Hynore, tek Qendra Kulturore e Katedrales Ngjallja, do të zhvillohet aktiviteti “Martesa art dhe mister”. Çiftet janë të ftuar të marrin pjesë së bashku me fëmijët e tyre. Fëmijët do të kenë mundësinë të argëtohen gjithashtu në një aktivitet të përgatitur enkas për ata.

    • Në qytetin e Durrësit në kuadër të Javës së Martesës, Liturgjia Hyjnore e së dielës do t’i kushtohet martesës dhe familjes. Pas Liturgjisë do të zhvillohet një takim me + Hirësi Nikollën. Jeni të ftuar të gjithë që si një familje e madhe të lavdërojmë Zotin Krisht duke kujtuar dhe vlerësuar rëndësinë e martesës.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 10-02-2013 më 10:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Java e Martesës 7 – 14 Shkurt

    Hiresi Joani mbi javen e marteses:


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Java e Martesës 7 – 14 Shkurt


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Java e Martesës 7 – 14 Shkurt

    “Java e Martesës”, një veprimtari që përfshiu edhe Kishën tonë

    “Java e Martesës” është një lëvizje ndërkombëtare e krishterë e përhapur në 25 vende, duke përfshirë edhe vendin tonë. Rreth 2 milion njerëz, nga 20 vende të kontinentit, morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të saj. Në këto veprimtari u përfshinë aktivisht edhe besimtarët orthodhoksë, për të afirmuar vlerat dhe rëndësinë e saj. Në Kishën tonë martesa është një nga shtatë misteret kryesore dhe vazhdimisht besimtarët thirren që të kenë një martesë siç Perëndia e ka themeluar që ajo të jetë.
    Gjatë fundjavës që kaloi (9-10 shkurt 2013), me bekimin e Kryepiskopit Anastas u zhvilluan disa veprimtari në këtë kuadër. Një aktivitet i tillë u bë në Manastirin e ri të Shën Vlashit, ku të rinjtë nga Tirana, Durrësi dhe studentët e Akademisë Theologjike morën pjesë në një trajnim njëditor. Programi ishte mjaft i larmishëm dhe të gjithë morën të qartë mesazhin se martesa duhet të ketë në qendër të saj Perëndinë dhe përkushtimin tek njëri-tjetri.
    Aktivitet në kuadër të “Javës së Martesës” u zhvillua edhe në Durrës, të dielën, 10 shkurt, në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, me çiftet e martuara, të cilat pas Liturgjisë Hyjnore u mblodhën dhe ndanë së bashku rëndësinë dhe bukurinë e martesës. Edhe predikimi në Liturgjinë Hyjnore e së dielës u fokusua pikërisht mbi rëndësinë e këtij misteri të madh. Hirësi Nikolla theksoi para besimtarëve bukurinë dhe madhështinë e martesës, si edhe përpjekjen dhe përkushtimin serioz që ajo kërkon.
    Po të dielën, 10 shkurt, pas Liturgjisë, edhe në Tiranë u mblodhën së bashku shumë çifte të martuara, në aktivitetin e organizuar te Qendra Kulturore e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Atë Jani Trebicka u foli atyre për martesën nga pikëpamja e krishterë orthodhokse, si edhe rëndësinë që ajo ka për harmoninë e çiftit dhe rritjen e fëmijëve.
    Në veprimtari mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, i cili tha se kjo javë ka një rëndësi të veçantë në të gjithë Evropën, ku aktivitete nga më të ndryshmet organizohen në shumë vende, për të theksuar rëndësinë e përkushtimit në martesës. Kryepiskopi theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së familjes në jetën liturgjike, si një burim jetëdhënës në martesë.
    Çiftet pjesëmarrës patën mundësinë të kalonin disa çaste të bukura në sallën e zbukuruar të Katedrales dhe gjithçka që në këtë veprimtari i nxiti të reflektojnë dhe meditojnë edhe më shumë mbi përkushtimin në martesë.
    Të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete morën materialet e përgatitura mbi martesën. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit, Radio “Ngjallja” (FM. 88.5), ofroi dhe ofron gjatë gjithë kësaj jave, deri më 14 shkurt, emisione mbi këtë temë.

    Faqja zyrtare e KOASH




  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Java e Martesës 7 – 14 Shkurt




Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •