Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Pėr komunitetin ortodoks

    Atėherė, nisur nga gjendja e pėrgjithshme qė po shohim dhe pėrjetojmė pėr ditė, nga censusi, mediat, akte tė ndryshme vandalizmi; gjithnjė e mė shumė po vihet nė epiqendėr komuniteti ortodoks. Ēfarė mendimesh keni mbi situatėn e krijuar dhe ēfarė mendoni se duhet bėrė?

    p.s Do tė dėshiroja qė replikat tė ishin prej vetė ortodoksėve, pėrgjithėsisht. Thjesht pėr natyrėn e ēėshtjes. Po nėse anėtarė tė tjerė, mund tė marrin pjesė me mirėbesim, nuk do pėrbėnte problem.
    Ezekiel 25-17.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Eshte e vertete qe kohet e fundit ne media po flitet shume per komunitetin ortodoks dhe ne shumicen e rasteve flitet me dashakeqesi.Shpesh here lajmet shoqerohen me keqinformime qe nuk e di a vijne nga mungesa e profesionalizmit apo nga keqdashja,psh me censusin kur u tha se kisha po organizon census vetiak kur ne fakt ishte thjesht nje ankete apo edhe rasti i teatrit te korces ku u tha se mitropolia mbylli teatrin kur ne fakt ajo vetem sa shprehu mendimin e saj dhe teatri vendosi te respektoje sensibilitetin e besimtareve ortodokse.Nje rast akoma me i rende eshte sponsorizimi qe i bejne disa televizione si puna e News 24 individit nikolla marku duke e paraqitur si drejtues te nje kishe qe nuk egziston apo lidhja e kishes ortodokse me ceshjen e varrezave greke sikur i kryen ajo keto veprime kur ajo thjesht kryen ceremonine e pershpirtjes qe e ka per detyre ta beje ndaj cdo te krishteri ortodoks,kushdo qofte ai.

    Nje gje skandaloze eshte edhe nderhyrja e nje partie politike si akz ne punet e brendshme te nje komuniteti fetar duke i dhene leksione se kush duhet te jete drejtuesi i saj fetar,se kush do te jete drejuesi i KOASH e vendosin vetem besimtaret ortodokse dha asnje kryetar partie apo edhe kryeminister qofte ai nuk mund te nderhyjne ne organizimin e tyre.Keto jane regullat e nje demokracie.Degjojme te ankohen se ka shume greke ne kishen ortodokse(ne fakt jane vetem 5 greke me 150 shqiptare) por nuk ankohen per gjithe ata te huaj qe jane komunitetet e tjera fetare.Pse nuk bejne debate ne televizione per ceshtje qe kane te bejne me fete e tjera apo keta i kane punet vije.Keta e marin miresjelljen dhe kulturen e ortodokseve per dobesi por gabojne rende...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    pse shpejtoni ti lidhni ngjarjet,kutr akoma nuk jane zbardhur,te pakten per kryqin dhe sot polica ben te ditur nga eksperta qe ka bere,se ngjarja ka ngjare per arsye vjedhjeje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    pse shpejtoni ti lidhni ngjarjet,kutr akoma nuk jane zbardhur,te pakten per kryqin dhe sot polica ben te ditur nga eksperta qe ka bere,se ngjarja ka ngjare per arsye vjedhjeje
    se kemi halli tek kryqi qe u demtua por e kemi tek afresket e onufrit,tek shpifjet dhe ofendimet ndaj kishes ortodokse,ndaj kreut te saj dhe trajtimin nga medjat kur lexon ne gazeta qindra shkrime me ofendime dhe shpifje ndaj kishes ortodokse...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    se kemi halli tek kryqi qe u demtua por e kemi tek afresket e onufrit,tek shpifjet dhe ofendimet ndaj kishes ortodokse,ndaj kreut te saj dhe trajtimin nga medjat kur lexon ne gazeta qindra shkrime me ofendime dhe shpifje ndaj kishes ortodokse...
    personalisht nuk besoj se ndaj ortodokseve ka ndonje sulm,dhe ske pse ta lidhesh me kete me onufrin,nuk besoj se ka tone te larta ndaj te krishtereve,e kam fjalen pse nuk shohim katolik te ankohen apo te kene probleme pasi dhe ata te krishtere jane,ketu mbase vete e ka fajin faktori grek qe mundohet te lidh cdo gje ortodokse me greqine

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    personalisht nuk besoj se ndaj ortodokseve ka ndonje sulm,dhe ske pse ta lidhesh me kete me onufrin,nuk besoj se ka tone te larta ndaj te krishtereve,e kam fjalen pse nuk shohim katolik te ankohen apo te kene probleme pasi dhe ata te krishtere jane,ketu mbase vete e ka fajin faktori grek qe mundohet te lidh cdo gje ortodokse me greqine
    Ne nuk po themi qe jane duke marre armet gati per lufte por themi se eshte krijuar,si te thuash nje lloj "alergjie" ndaj cdo gjeje ortodokse duke e lidhur ate domosdoshmerisht me greqine.Hyr ne faqet ne internet si balkanweb apo Tema dhe do te shohesh komente edhe kunder katolikeve dhe sidomos ndaj kishes ortodokse.Kur flitet per krize ekonomike,per tema qe me te vertete jane te rendesishme shikon 1 ose 2 komente ndersa ne temat qe kane te bejne me kishen ortodokse shkojne mbi 200 komente dhe shumica me sharje dhe ofendime ndaj ortodokseve.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Sa me shume persekutoheshin te krishteret ne Romen e lashte, aq me shume shtoheshin rradhet e tyre!

    Sulmet ndaj Kishes dhe Orthodhoksise ne Shqiperi nuk jane asgje e re, ato kane qene te pranishme per 6 shekuj. Si besimtare orthodhokse, ne nuk i varim shpresat as tek shteti shqiptar, qe deri dje ishte ky vete qe na persekutonte e shkaterronte, as tek miqte e shumte ne majat e pushtetit boteror qe mund t'iu bejne qe t'iu digjet toka nder kembe atyre qe bejne akte te tilla dhe duart e fshehta pas tyre. Ne i varim shpresat tek Perendia. Besimi yne ne Zot, ajo qe na jep ne shprese, eshte togfjaleshi i thjeshte: Perendia eshte me ne! Dhe Perendia eshte me Kishen dhe me ne jo vetem kur punet shkojne mire, por edhe kur shkojne keq. Sa me te medha sulmet ndaj Kishes e besimtareve, aq me i madh Hiri i Perendise qe derdhet mbi ne.

    Kjo eshte nje sfide per ne orthodhokset shqiptare, ashtu sic ishte nje sfide per te krishteret e hershem ne Rome. Detyra jone eshte te mbrojme e deshmojme besimin tone me cdo cmim deri ne martirizim. Pasi te tilla kohera persekutimesh jane kohe qe ndajne palo-ortodokset qe stepen, dhe orthodhokset me flaken e besimit te ndezur ne shpirt.

    Lutuni Perendise per Kishen, lutuni Perendise per sherbetoret qe sherbejne ne Kishe, lutuni edhe per te gjithe ata shqiptare qe hyjne me frike e besim Perendie ne Kishe.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anėtarėsuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    AMIN Zoti qofte me ne.

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Si i thonė njė shprehjeje: Sin tin Athina, tin xeira kinei. (dmth pėrveēse tė presėsh nga Hyjnia, luaji duart gjithashtu)
    Normalisht nuk ėshtė i mjaftueshėm veē besimi, dhe pėr mė shumė, ajo qė evropianėt besonin dikur nė Bibėl, ėshtė shndėrruar nė parime humane tė tė drejtave tė njeriut, qė pėrfshijnė dhe tė drejtat e besimit dhe tė mos ofendimit pėr shkak tė besimit.

    Kėtu: http://www.greekhelsinki.gr/pdf/hatespeech.pdf
    gjendet njė artikull monitorues pėr mediat e Ballkanit dhe shprehjet stereotipizuese qė gazetat (atėherė), e vendeve tė Ballkanit pėrdornin kundrejt njeri tjetrit. Besoj se duhet tė ketė ndonjė organizatė evropiane monitoruese e mediave, qė mund t'i kėrkojmė tė bėjė monitorimin e mediave shqip. Si ato tė shtypit, vizive dhe online.

    Nėse kėto dokumente botohen mė pas, si pėr shembull prej fondacionit Sorros a mė tej, njerėzit ndėrgjegjėsohen se ēfarė konsiderohet ofendim dhe ēfarė jo.
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Pėr komunitetin ortodoks

    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Si i thonė njė shprehjeje: Sin tin Athina, tin xeira kinei. (dmth pėrveēse tė presėsh nga Hyjnia, luaji duart gjithashtu)
    Normalisht nuk ėshtė i mjaftueshėm veē besimi, dhe pėr mė shumė, ajo qė evropianėt besonin dikur nė Bibėl, ėshtė shndėrruar nė parime humane tė tė drejtave tė njeriut, qė pėrfshijnė dhe tė drejtat e besimit dhe tė mos ofendimit pėr shkak tė besimit.

    Kėtu: http://www.greekhelsinki.gr/pdf/hatespeech.pdf
    gjendet njė artikull monitorues pėr mediat e Ballkanit dhe shprehjet stereotipizuese qė gazetat (atėherė), e vendeve tė Ballkanit pėrdornin kundrejt njeri tjetrit. Besoj se duhet tė ketė ndonjė organizatė evropiane monitoruese e mediave, qė mund t'i kėrkojmė tė bėjė monitorimin e mediave shqip. Si ato tė shtypit, vizive dhe online.

    Nėse kėto dokumente botohen mė pas, si pėr shembull prej fondacionit Sorros a mė tej, njerėzit ndėrgjegjėsohen se ēfarė konsiderohet ofendim dhe ēfarė jo.
    Nje kardinal katolik i huaj u dergua ne Shqiperi para disa vitesh per tu njohur me gjendjen e komunitetit romano-katolik ne vend dhe me gjendjen e komuniteteve te tjera fetare ne vend ne Shqiperine post-komuniste. Ai u njoh me problematiken e komuniteteve fetare ne vend, u njoh nga afer me komunitetin romano-katolik e gjithe komunitetet e tjera. U kthye ne Vatikan dhe i raportoi Papes e Selise se Shenjte mbi ato qe pa, degjoi e deshmoi ne Shqiperi. Dhe e permblodhi pershtypjet e tij me fjalet: "Nga te gjitha bletet e Perendise qe punojne ne Shqiperi ne keto 20 vjet, vetem ato orthodhokse kane prodhuar mjalte."

    Fjalet e tij ishin kuptimplota dhe ilustrojne ate qe une thashe me lart. Vatikani eshte shtet. Vatikani ka edhe nje Seli te Shenjte. Vatikani ka edhe fonde te konsiderueshme ne te ardhura. Vatikani ka edhe nje artopolant te madh mediatik qe kur e ve ne pune, degjon gjithe bota. Ja tek kemi nje Kishe Orthodhokse qe nuk ka as nje "zedhenes shtypi". Por te gjitha keto jane te pavlera, pasi zemrat e ngrira te shqiptareve nuk i shkrijne as parate, as mediat, as presionet politike, e as pushteti i asnje lloji. Zemrat e ngrira te njerezve i ngroh dhe shkrin Hiri i Perendise. Dhe Ai lart e derdh Hirin e Tij atje ku duhet. Sa vlen bekimi i Perendise, nuk vlen gjithe bota!

    Sfida tjeter per ne orthodhokset eshte sfida e perulesise. Te jesh i perulur nuk do te thote vetem te jesh i urte. Te jesh i perulur do te thote qe ti varesh shpresat e jetes tende jo ne "forcat e mia" por tek Perendia. Do te thote qe te nenshtrojme vullnetin tone te mbrapshte njerezor, duke ia nenshtruar Vullnetit te Perendise. Le te behet ne mua Vullneti Yt o Zot e jo vullneti im i mbrapshte! Eshte kjo lutja e orthodhokseve qe perulin veten. Dhe ne kemi nevoje per kete gje, pasi shpesh here vullneti yne njerezor triumfon mbi Vullnetin e Perendise.

    Dhe shpesh here Perendia i lejon persekutime te tilla ndaj nesh dhe ndaj Kishes. E lejon te ligun qe te beje gjera te tilla, e keto jane per te miren e Kishes dhe per te miren tone. Sulmet ndaj Kishes dhe Orthodhoksise, nga nje ane kane indinjuar orthodhokset, e nga ana tjeter i ka zgjuar ata nga gjumi letargjik. Shqiptaret e fjetur orthodhokse, po rizbulojne besimin e tyre te humbur, dhe keto persekutime kane sherbyer si shkendije. Shembulli konkret? Shiko pjesmarrjen e orthodhokseve ne kete nenforum, eshte sot me i madh se ndonjehere me pare.

    Punet e Perendise jane te mistershme dhe detyra jone si te krishtere orthodhokse nuk eshte te veme ne medyshje besimin tek Perendia, por t'i lutemi Zotit qe te na beje te denje qe te shohim Vullnetin e Tij ne jeten tone dhe ne jeten e popullit shqiptar.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •