-
Thanas Shkurti
Thanas Shkurti, krijuesi i imazhit tė Shqipėrisė nė OKB
Nė kujtim tė njė prej Legjendave tė Diturisė Shqiptare.
Jeta e njė prej ciceronėve shqiptarė nė SHBA.

Para gjashtė muajsh, e konkretisht mė 31 korrik tė vitit tė shkuar, ndėrroi jetė nė moshėn 85-vjeēare njė prej shqiptarėve mė tė ditur, profesor Thanas Shkurti. I lindur me njė inteligjencė tė admirueshme dhe talent tė jashtėzakonshėm, ai befasoi qė nė fėmijėri mėsuesit, e mė vonė profesorėt qė shihnin tek ai eruditin e ardhshėm qė kishte kaluar me kohė nivelin e bashkėmoshatarėve tė vet. Pėrvetėsimi qė nė fėmijėri dhe adoleshencė i gjuhėve klasike e moderne, si dhe studimi me themel i literaturės sė kohės, veēanėrisht shkencave humane, bėnė qė ai tė shihej si njė djalė me talent tė spikatur pavarėsisht moshės sė re. Njohuritė e pėrvetėsuara, fantazia, oratoria dhe logjika e hekurt bėnė qė qysh i vogėl, babai i tij, avokat Dhimitėr Shkurti, njė burrė i ditur, mėsuar nė Athinė dhe Paris, tė shihte tek i biri njė djalė tė pakrahasueshėm. Nė mesin e viteve 40 tė shekullit tė shkuar mbaroi Gjimnazin e Tiranės. I pajisur me njė kulturė tė admirueshme, Thanas Shkurti priste ti dilte e drejta e studimit nė njė nga shtetet e Lindjes. Ishin vitet e para tė pasluftės dhe familja e tij, si tėrė familjet intelektuale, shihej me dyshim. Dėshironte tė bėhej mjek, por nuk iu dha e drejta e studimit, pavarėsisht rezultateve tė shkėlqyera. I zhgėnjyer, por edhe objektiv pėr gjendjen dhe kohėn kur jetonin, Thanas Shkurti u punėsua fillimisht nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare si pėrkthyes nga gjuhėt anglisht dhe frėngjisht, punė qė sishte nė natyrėn dhe temperamentin e tij. Mė vonė filloi punė si mėsues i Gjuhės dhe Letėrsisė, fillimisht nė shkollat shtatėvjeēare dhe pastaj nė ato tė mesme tė Tiranės, krahas vazhdimit tė studimeve nė Institutin Pedagogjik, tė cilin e mbaroi nė kohė rekord.
Ishte fillimi i viteve 50, kur profesor Thanas Shkurti u bė i famshėm falė talentit, oratorisė dhe interpretimit tė rrallė qė elektrizonte sallat e leksioneve, ku pėr tema tė veēanta qė kėrkohej edhe interpretim artistik, mėsimi zhvillohej duke bashkuar dy-tri paralele sė bashku. Askush nuk mund ta besojė madhėshtinė dhe virtuozitetin e tij nėse ska qenė tė paktėn njė orė nxėnės i tij. E, nė ato orė, profesor Shkurti, atėherė njė djalosh i brishtė, pak mbi tė njėzetat, arrinte tė krijonte njė atmosferė elektrizuese qė shpesh shpėrthente instinktivisht nė duartrokitje dhe herė tė tjera nė heshtje, ku nxėnėsit zgjoheshin nga magjia, kur profesori kishte disa minuta qė ishte larguar nga klasa. Pavarėsisht programeve tė gjuhės dhe letėrsisė nė ato vite, profesor Shkurti ideonte dhe programonte qė nxėnėsit tė njihnin tėrė letėrsinė botėrore. Nuk kishte orė mėsimi qė tė mos fillonte me njė poezi, novelė apo tregim nga poetėt dhe shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės, njė pjesė e tė cilėve botohej edhe nė shtypin periodik tė kohės. Kėshtu qė, dashur padashur, nxėnėsit njiheshin me tė gjithė kolosėt e letėrsisė botėrore, pavarėsisht se sishin nė programet mėsimore. Vite mė vonė, ish-nxėnės e studentė tė tij e takonin me nostalgji dhe admirim profesorin, tė cilit i vinin nė dukje se ato orė dhe ato komente letrare qė bėheshin atėherė prej tij, nuk i ndeshėn mė gjatė gjithė jetės sė tyre. Vlerėsimet nga ish-nxėnėsit e studentėt ishin pa fund. Do t`ju them kėtu fjalėt e njė nxėnėseje tė tij, qė pas shumė vjetėsh ishte bėrė mėsuese. Kur profesor Shkurti shkoi pėr tė dėgjuar disa orė mėsimi tė saj, ajo qau dhe e mallėngjyer i tha: U flas vajzave tė mia pėr ju si pėr njė legjendė!
Njohės me themel i gjuhėve klasike, greqishtes sė vjetėr e latinishtes dhe atyre moderne, profesor Shkurti, qė nė fillim tė viteve 50, i foli botės nėpėrmjet Radio Tiranės pėr 13 vjet me radhė nė emisionet pėr tė huajt nė gjuhėt anglisht, frėngjisht e italisht. Pra, ēdo ditė nga 5-6 orė mėsim, e pasdite nė Radio Tirana deri nė orėt e vona tė natės, profesor Shkurti gjente kohė duke studiuar gjithė natėn pėr tė qenė tė nesėrmen nė lartėsinė e duhur para nxėnėsve dhe studentėve, tė cilėt e shihnin si idhullin e tyre. Kur ishte nė kulmin e lavdisė, nė vitin 1960, nė Fakultetin e Filologjisė, u hap pėr herė tė parė Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze me dy profesorė nėn drejtimin e profesor Skėnder Luarasit, njė patriot, burrė i ditur dhe pėrkthyes i kryeveprave botėrore. Ai bėri tė pamundurėn dhe arriti ta marrė profesor Shkurtin nė Degėn e Anglishtes, njė gjuhė e mėsuar prej kėtij tė fundit nė mėnyrė autodidakte, por, sa qe gjallė, jo vetėm qė siu afrua askush, por edhe ata mė tė zotėt ishin shumė larg nivelit tė tij. E, nė kėtė periudhė, me eksperiencėn, talentin dhe fantazinė, ai konceptoi dhe programoi lėndėt qė duhej tė zhvilloheshin duke marrė eksperiencat mė tė mira nga universitetet mė prestigjioze tė Botės. Njė punė e madhe, kolosale, e pallogaritshme, bėnė qė ai tė programonte, ideonte, formulonte dhe tė pėrgatiste leksione tė shkruara qė u shpėrndaheshin studentėve. Njė plejadė studentėsh e asaj periudhe ishin ata qė mė vonė u bėnė profesorėt e diplomatėt e ardhshėm e qė shihnin te profesor Shkurti eruditin dhe profesorin e pakrahasueshėm. Nuk ėshtė vendi tė bėj tani analizėn e hollėsishme, pėr tė zbuluar atė misteriozen e leksioneve dhe sukseseve tė tij, por dua tė them se akoma dhe sot, pas gjysmė shekulli, nėpėr auditorėt dhe ambientet e Degės sė Anglishtes zihet nė gojė emri i njė profesori qė ėshtė bėrė proverbial dhe kėto janė fjalėt e atyre qė mbarojnė ēdo vit atė Fakultet. Por kjo lavdi dhe famė nxiti xhelozinė dhe zilinė e profesorėve tė paaftė dhe mediokėr, qė slanė gur pa lėvizur, derisa e larguan pėrfundimisht nga Universiteti dhe nga Dega e Anglishtes qė ai e ideoi dhe formoi sipas koncepteve dhe standardeve mė tė mira botėrore.
Njė kalvar mundimesh e vuajtjesh e shoqėruan mbas kėsaj periudhe. Ishte fundi i vitit 1966. Fillimisht e emėruan nė gjimnazin Qemal Stafa nė Tiranė. I dėrrmuar moralisht e shpirtėrisht, por gjithmonė nė kėmbė, profesor Shkurti dha disa lėndė, si: letėrsi, filozofi, frėngjisht e anglisht, si dhe u mor me hartimin e teksteve mėsimore pėr mėsimin e gjuhės angleze, derisa e mbylli ciklin e mėsimdhėnies nė vitin 1982, kur doli nė pension nė gjimnazin e Kombinatit. Kėrkesave tė vazhdueshme tė miqve pėr tė shkruar dhe tė njė miku tė veēantė qė i kėrkoi profesor Shkurtit tė bėnte njė monografi pėr jetėn dhe aktivitetin e tij, ky i fundit duke e falėnderuar nga zemra profesor Kolė Tahirin me banim nė Belgjikė, ndėr tė tjera i shkruante:
dua tė theksoj se unė si mėsues, si profesor dhe si ambasador, sbėra gjė tjetėr veēse detyrėn time ndaj Atdheut. Dhe njeriu sduhet asnjėherė tė lėvdohet se ka kryer detyrėn. Megjithėse pėr 50 vjet shteti shqiptar smė lejoi tė shkruaja as nė Gazetėn e Murit, e donte puna qė tė kontribuoja me shkrimet e mia nė zgjidhjen e shumė problemeve tė profesionit
. Dhjetėra tekste dhe metoda pėr mėsimin e gjuhės angleze pėr shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme, libra pėr mėsuesit e fjalorė sinonimesh mbajnė emrin e profesor Thanas Shkurtit si autor. Metoda tė shkurtra, koncize, tė sakta, tė konceptuara mjeshtėrisht. Me to kanė mėsuar anglisht jo vetėm nxėnėsit e shkollave, por edhe njė numėr i konsiderueshėm kuadrosh qė shihnin nė to tė vetmet metoda ku thjeshtėsia dhe madhėshtia qėndrojnė kaq nė harmoni me njėra-tjetrėn. Nga ana tjetėr, dhjetėra esé tė shkruara dhe tė pėrkthyera pėr shkrimtarė tė mėdhenj dhe kryevepra botėrore, komente pėr fjalorė tė ndryshėm, referate dhe plot materiale filozofike dhe linguistike mbajnė autorėsinė e tij.
Fillimi i viteve 90, pavarėsisht se nė pension, e gjeti profesor Shkurtin nė kulmin e aftėsive intelektuale. Nė vitin 1992, kur ishte 65 vjeē, qeveria shqiptare, duke ditur kapacitetin dhe kulturėn e tij, e emėroi ambasador tė Shqipėrisė nė OKB. Me njė energji tė admirueshme, por edhe me njė staturė pėr tu pasur zili, ai u rreshtua krahas diplomatėve mė tė mėdhenj tė botės, tė cilėt duke ditur kush ishte Shqipėria, e shihnin me indiferentizėm e pa interes diplomatin shqiptar. Por, mjaftuan dy-tri konferenca nė selinė e OKB-sė nė prani tė ambasadorėve, qė ata tė shihnin qė ai vend i vogėl kishte gjetur pa dyshim personin mė tė madh pėr ti pėrfaqėsuar. Njohuritė e pakrahasueshme nė kulturėn e pėrgjithshme, nė histori, filozofi, letėrsi, shkencat politike dhe njohja me themel e finesė e gjuhėve kryesore europiane, bėnė qė pėr njė kohė fare tė shkurtėr ai tė ishte figura qendrore, duke u renditur nė personalitetin mė karizmatik. Shumė diplomatė tė vendeve tė mėdha e ftonin profesor Shkurtin nė selitė e tyre vetėm e vetėm pėr ta dėgjuar e tė diskutonin me tė probleme nga fusha tė ndryshme tė diturisė. Nga ana tjetėr, nėpunėsit e Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė lexonin me vėmendje shkresat e telegramet qė profesor Shkurti dėrgonte, duke admiruar stilin brilant tė tij, duke thėnė: Tani po, nė Amerikė ka vajtur Konica i dytė. Komuniteti shqiptar nė Amerikė e ftonte ambasadorin nė raste festash tė ndryshme dhe i kėrkonin atij tė fliste pėr evenimentin nė fjalė. Ligjėratat e tij ishin koncize, me fjalė dhe shprehje tė zgjedhura. Nė njė rast tė festimit tė Krishtlindjeve, aq shumė u ekzaltuan pjesėmarrėsit, saqė njė prej tyre, njė burrė i ditur, iu drejtua: Mė falni zoti ambasador, teologji keni mėsuar ju?!. Sipas fjalėve tė shumė ambasadorėve tė huaj tė OKB-sė, ai nuk pėrmirėsoi, por krijoi imazhin e vendit tė tij. U pėrpoq tė fitonte pėrkrahjen e Botės pėr Shqipėrinė lidhur me institucionet e saj demokratike, gjendjen ekonomike etj. Pėr disa probleme parimore, mė pas filluan edhe kontradiktat, mbasi ai smund tė ishte skllav i klisheve standarde qė shpesh nuk pėrputheshin me idetė dhe karakterin e tij. Nė ato kushte dha dorėheqjen dhe, nė dhjetor tė vitit 1993, pas njė viti e gjysmė, shėrbimi u kthye nė atdhe. Nė vjeshtė tė vitit 1995, bashkė me gruan e tij, Lauretėn, u nis pėrsėri nė Amerikė, qeveria e sė cilės i akordoi para afateve ligjore lejen e pėrhershme tė qėndrimit (Green Card) dhe mė pas shtetėsinė amerikane. Shumė shpejt pas kėsaj, Universiteti i Ēikagos, njė nga mė tė famshmit e botės, i ofroi postin e lektorit tė Nderit nė Letėrsinė Britanike. Njė ditė, autoritetet arsimore nė South Dakota i kėrkuan profesor Shkurtit mendimin mbi rėndėsinė e mėsimit tė gjuhėve klasike nė shkollė. Pas pėrgjigjes sė tij me shkrim, ata i dėrguan njė diplomė qė e shpallte Shkurtin Edukator Nderi. Ditėn kur iu dha nėnshtetėsia amerikane, kolegėt e Fakultetit e uruan. Njė prej tyre, njė zonjė, shkroi: America acquired a gem! (Amerika fitoi njė gur tė ēmuar!). Ironikisht, kėto vlerėsime i vinin Thanas Shkurtit nga njė vend i huaj, jo nga atdheu i tij, Shqipėria sė cilės ai i fali gjithė pasionin dhe diturinė e tij! Dekani i Ffakultetit kur njohu nga afėr profesor Shkurtin, i la dorė tė lirė tu fliste studentėve pėr ēfarė tė donte. E, nė ato leksione, ku shpesh merrnin pjesė edhe profesorė tė atij Fakulteti, profesor Shkurti zhvillonte leksione dhe tema tė lira, ku gėrshetoheshin gjithė eksperienca dhe kultura e tij. Aq i madh ishte nderimi i trupės mėsimore tė atij Fakulteti, saqė kur ai doli nė pension (kur i kishte kaluar tė tetėdhjetat), dekanati organizoi njė takim lamtumire ku fjala e profesor Shkurtit elektrizoi dhe mallėngjeu gjithė auditorin. Para dy vjetėsh, familja Shkurti u kthye pėrfundimisht nė Shqipėri. Pak sende personale dhe mbi njėzet baule tė mėdha me librat mė tė zgjedhur tė tė tėra kohėrave nga moria e pafund e botimeve. Kishte karakter tė fortė, burrėror, tė pamposhtur dhe vullnet tė hekurt. Ky karakter i fuqishėm konvergonte me njė portret tė mirėfilltė intelektuali qė, sa ta shihje, ballafaqoheshe me njė burrė tepėr elegant, gjithė sharm, veshur shik, gjithmonė me kapele borselinė, me fjalė tė tjera njė aristokrat i lindur. Asnjė ndryshim i dukshėm nė fizionominė e tij gjatė dyzet vjetėve qė unė jam miku i tij. Pesėmbėdhjetė vitet e fundit qė jetoi dhe punoi nė Amerikė, shumė njerėz tė panjohur, tė lirshėm siē janė amerikanėt, befasoheshin nga portreti i tij i veēantė dhe shpesh e ndalonin nė rrugė dhe e pyesnin: Zotėri, kush jeni ju, jeni shumė elegant!- apo zotėri jeni veshur shumė bukur, nga jeni?! etj.
Kohėt e fundit i kalonte duke lexuar e duke u takuar me miqtė. Herė pas here ankohej pėr disa dhembje qė i kalonin nė bark e kraharor, por meqė ishin tė lėvizshme, nuk lejonin tė pėrcaktohej zona e saktė e sėmundjes, derisa njė natė, aty nga fundi i muajit maj, njė dhembje e padurueshme dhe hemorragji nė stomak e detyroi ti nėnshtrohej njė operacioni nga i cili se mori mė veten. Mjekėt e spitalit tė Tiranės bėnė ēishte e mundur pėr ta shpėtuar, megjithėse e dinin qė ishte njė luftė e humbur. Profesor Mentor Petrela, qė ishte dhe mik i vjetėr i profesor Shkurtit, sa herė e vizitonte nė spital, nuk harronte ti pėrsėriste: You are my king! (Je Mbreti im!). Tashmė, duke perifrazuar doktor Petrelėn, profesor Thanas Shkurti, Mbreti i Diturisė, sėshtė mė, por ėshtė gjallė legjenda e tij, LEGJENDA SHKURTI!
Nga: THANAS VERDHI
Burimi: Panorama
-
-
Pėr: Thanas Shkurti
shum shkrim i bukur..
sot po ja degjoj emrin per her te pare..
dmth.. njerzve te medhej nuk u ben kush reklame..
ikin ne heshtje..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt