Njerez shpifarake...
Eduard Selami ka mbi 20 vjet qe jeton ne Amerike se bashku me gruan e femijet e tij. Ben nje jete te ndershme duke punuar si gjithe shqiptaret e tjere emigrante. Se eshte shites makinash apo biznesmen, kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe ai ben nje jete te ndershme, kur shoket e tij te vjeter ne politike ne Shqiperi jane kthyer ne milionere duke vjedhur fonde publike e duke bere mbi udhe e nen udhe. Dhe ne keto 20 vjet, Selami e ka shprehur mendimin e tij mbi problemet e vendit hapur kur ia kane kerkuar, dhe ka qene gjithmone nje mendim i sinqerte dhe i bazuar mbi ate qe eshte me e mire per Shqiperine e shqiptaret.
Njerezit mendjevegjel nuk mund te kuptojne apo vleresojne sakrificat qe patriote si Selami bejne per vendin e tyre. Nuk eshte e lehte te marresh nje vendim qe te vesh ne Shqiperi e te hysh ne politiken shqiptare, kur ke 20 vjet qe jeton e punon ne Amerike. Por ne nuk na duhen njerezit puntore e te ndershem nga Amerike, ne na duhen politikanet e zhytur ne krim e korrupsion, me ata jemi mesuar ne.
Prandaj fjalet qe shkruajte me lart tregojne me shume mbi mentalitetin tend, se sa mbi ate qe kush eshte Eduard Selami.
Albo
Krijoni Kontakt