Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel ka shfaqur probleme me tensionin e gjakut dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Rama është shtruar në spitalin e këtij qyteti për të marrë serum dhe më pas është larguar prej andej pas stabilizimit të gjendjes së tij. Nga zyra e shtypit pranë Partisë Socialiste ende nuk ka një njoftim në lidhje me këtë ndodhi.
Deputeti socialist i Burrelit, Qemal Minxhozi për “News24” ka bërë të ditur se “Edi Rama ka marrë serum dhe është larguar nga spitali. Luhatjet e tensionit i pati në momentin që sapo zbriti nga makina”, tha Minxhozi duke shtuar se “gjendja e Ramës tashmë është përmirësuar”.
Krijoni Kontakt