Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 237
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Deklarate per shtyp

    Ne, klerikët dhe besimtarët orthodhoksë të Elbasanit jemi duke ndjekur me shumë shqetësim dhe jemi të tronditur prej trysnisë që po ushtrohet në vijimësi ndaj komunitetit tonë orthodhoks dhe nuk mund të heshtim përballë kësaj gjendje që sa vjen e po rëndohet.
    Pas dëmtimit të afreskeve të Onufrit, në Kishën e Shën e Premtes, në Valësh të Shpatit të Elbasanit, para një muaji, i cili ka mbetur ende pa autorë, një tjetër sulm iu bë simbolit orthodhoks, Kryqit në fshatin Fikas të Komunës së Bradasheshit. Më konkretisht, më datën 12 shkurt 2013 u konstatua prej banoreve të zonës si dhe nga kalimtarët e rastësishëm, dëmtimi i qëllimshëm i kryqit, i cili qëndron në vendin e shenjtë, ku më parë ndodhej kisha.
    Përpara këtyre sulmeve dhe akteve barbare ndjehemi gjithnjë e më shumë të kërcënuar dhe të lënduar në ndjenjat dhe besimin tonë. Simbolet dhe objektet fetare, si shprehje të lirisë së besimit dhe të respektit reciprok, duhet të gëzojnë respektin dhe mbrojtjen e duhur nga të gjithë, pa dallim. Harmonia fetare shprehet pikërisht në këto vlera që ne si popull kemi ditur shumë mirë t’i ruajmë e që vazhdimisht duhet të mos lejojmë që të cenohen në të ardhmen.
    Së fundmi, kërkojmë nga organet e rendit dhe strukturat shtetërore, të tregojnë vëmendjen dhe efikasitetin e duhur në zbulimin dhe parandalimin e akteve të tilla, duke ndalur duart shkatërruese dhe mendjet e mbrapshta.

    Klerikë dhe besimtarë orthodhoksë të Elbasanit
    13 shkurt 2013



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Dëmtohet Kryqi në fshatin Fikas të Elbasanit

    Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Kryqi ortodoks qe ndodhet në shpatet e Qafë-Krrabës, përballë qytetit të Elbasanit, është tentuar të shkatërrohet nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një natë më parë dhe dëshmitarë të saj jane banorët përreth.

    Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur zonën jo shumë larg kryqit, ku fillimisht është menduar se një tronditje e tillë ka ardhur nga shpërthimet e zakonshme në Metalurgjik.

    Ndërkohë që vetëm sot është mësuar se i është vënë eksploziv kryqit ortodoks mbi fshatin Fikas të komunës së Bradasheshit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë, ka reaguar kisha ortodokse e Elbasanit duke shpërndarë edhe një notë proteste për shtyp. Këshilli kishtar ortodoks përmes At Stavri Cipi dhe Irine Gega, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes sapo kanë mësuar për incidentin e ndodhur tek Kryqi, kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë veprim, duke e cilësuar antishpirtëror dhe e lidhën atë edhe me shkatërrimin e afreskeve muralë të kishës së Valëshit në komunën e Gjinarit rreth dy javë më parë.

    Ky kryq qëndron në atë vënd prej 8 vjetësh, ndërkohë që kjo është tentativa e dytë për ta shkatërruar atë.

    Gazeta Kombetare

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Dëmtohet Kryqi në fshatin Fikas të Elbasanit

    Ja pra qytetar te nderuar Shqipetar,talebanet erdhen nder viset tona,dhe disa nga ne duke qene te mjergulluar,njeharazi edhe te varfer u ndihmuam atyre(fatkeqesisht pa ditur se si do vejne punet),dhe tanime veprimet etyre po shfaqen gjithandej vendeve tona.Kjo e keqe e turkoarabe,shume shpejt ariti (fal varferise ekonomike,porse edhe mendore)qe te beje vendin e vet edhe nder ne,dhe tanime po shihen (pas qe i shihnim rrugeve diten)edhe veprimet etyre djallezore qe(mos o Zot)nje dite te filloj vellavrasja per te cilen edhe kane ardhur dhe paguhen.....

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837

    Për: Dëmtohet Kryqi në fshatin Fikas të Elbasanit

    Vandalizmat e disa kokrrave nuk percojne idealin e shumices.Kjo vlen per te dyja komunitetet fetare.Nese mendoni se po thuren komplote te fshehura nen carcaf kundrejt komuniteteve tuaja atehere beni mire te ruani qetesine dhe te ndalni euforine sepse duket qarte se jane provokime te disa amfibeve qe kujtojne se u ka pershperitur zoti ne vesh.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    jane te paguar nga greqia

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    jane te paguar nga greqia
    Po keta nga greqia jane paguar???


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    edhe keta nga greqia sepse shqiptaret nuk e rrujn per fene

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe keta nga greqia sepse shqiptaret nuk e rrujn per fene
    po kur nuk e ruajne shqiptaret per fene pse nuk mund te kene qene italiane,turq ose kineze po na qenkan greke sipas teje???
    Keto qe po ndodhin si puna e afreskut te onufrit dhe disa te tjera te ngjashme po demtojne harmonine fetare dhe jane shume te rezikshme per kete vend qe perbehet nga fe te ndryshme dhe jane kercenime serioze.Mjafton te shohesh komentet neper faqe te ndryshme ne internet dhe do te shohesh nje klime urrejtjeje per cdo gje te krishtere qe flitet dhe une do te isha shume i lumtur sikur keta te ishin pak persona qe skane cbejne dhe hedhin vrer neper blogje interneti por kam dyshimin sikur po shtohen dita dites.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    po kur nuk e ruajne shqiptaret per fene pse nuk mund te kene qene italiane,turq ose kineze po na qenkan greke sipas teje???
    sepse italia nuk thote qe katoliket e shqiperise jane italiane, turqit nuk thone myslimanet e shqiperise jane turq, ndersa greqia kerkon te prezantoje ortodoksit shqiptare si grek.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shpërthehet me eksploziv kryqi ortodoks në Elbasan

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    jane te paguar nga greqia
    I agree! Pse pikerisht ne Elbasan edhe jo ne ndonje qytet tjeter????
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •