Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    203

    Çfarë kemi obligim ne (muslimanët) në festën e Shën Valentinit?

    1) Mos ta festojmë këtë festë dhe të mos marrim pjesë në ceremonitë e saj (pa marrë parasysh a është pjesëmarrja direkte apo indirekte). Mos t’ia urojmë njerëzve apo ta bëjmë ditë të veçantë. Hoxha i islamit Ibën Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse çifutët apo të krishterët kanë ndonjë festë, ata janë të veçantë në to, ne nuk bashkohemi me ta (nuk festojmë me ta) ashtu siç nuk bashkohemi në kiblën dhe ligjet e tyre.”[1]

    2) Na ndalohet t’i ndihmojmë jobesimtarët apo muslimanët[2] që ta festojnë atë, pa marrë parasysh a është kjo ndihmesë në dhurata apo në gatimin e gjërave që e veçojnë këtë festë, sepse ndalimi në bashkëpunim mes vete në mëkate dhe armiqësi është cekur në Kur’anin e Madhërishëm,[3] e s’ka dyshim se festimi apo bashkëpunimi për t’u mbajtur kjo festë është ndihmesë mes vete në mëkate dhe armiqësi, për arsye se kjo festë është në kundërshtim me fenë e Zotit të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dërguarit paqja qoftë mbi të.

    3) Nuk na lejohet që t’u përngjajmë pasuesve të kësaj feste në dërgimin e trëndafilave të kuq apo në veshjen e rrobave të kuqe apo diçka tjetër që na është ndaluar t’i përngjajmë jobesimtarëve.

    4) Ata që në dyqanet e tyre shesin dhurata, le t’i frikësohen Zotit të Lartësuar, mos ta bëjnë këtë ditë të veçantë, sepse ata me këtë i ndihmojnë të tjerët në mëkat ndaj Zotit. Ta kenë të qartë se Zoti është Furnizuesi dhe Fuqiploti, ajo që është tek Zoti është më e mirë dhe e amshuar, e kush lë diçka për hir të Zotit, Zoti ia kompenson atë me diçka më të mirë se ajo.

    5) Është obligim për të gjithë ne që ta kundërshtojmë këtë festë dhe çdo gjë që ka të bëjë me të, e cila kundërshton fenë tonë të pastër. Ta ndalojmë që të festohet dhe t’u tregojmë të tjerëve rrezikun që vjen nga festimi i saj, të shpërndajmë në mesin e muslimanëve ligjërata rreth ndalimit të saj. Është obligim për çdo prind që të jetë i kujdesshëm ndaj fëmijëve të tij, që të mos marrin pjesë në këto lloj festash, e kjo është urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja.

    Të dashur muslimanë, pas gjithë këtij sqarimi, besoj se do të jesh pasues i fesë tënde të pastër duke pasur për shembull të Dërguarin tonë paqja qoftë mbi të, duke refuzuar armiqtë e Zotit dhe duke e urryer atë që e veprojnë ata, duke qenë krenar në fenë tënde, në të cilën është e gjithë krenaria dhe dinjiteti. Përgjigju thirrësit të Zotit: “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!”[4]

    Si musliman, duhet ta urresh mosbesimin dhe të gjitha zakonet e tij, duke pasur gjithmonë prioritet fenë tënde. Nuk duhet të bëhesh pasues i atyre që e fyejnë çdo ditë të Dërguarin tonëpaqja qoftë mbi të. A dëshiron të jesh rob i injorancës, kur në të vërtetë je kreu i së vërtetës? Kujto fjalët e Zotit të Lartësuar: “Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.”[5]


    _____________________________
    [1] Iktidaus-Siratal mustekim 2/501.
    [2] Janë për qëllim ata muslimanë injorantë që e festojnë këtë festë.
    [3] Allahu i Lartësuar në Kuran ka thënë: “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini drojë dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (Maide: 2)
    [4] Ahkaf: 31.
    [5] Nur: 51.


    www.kulalsalafiyeen.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linë : 12-02-2013 më 13:37
    Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •