Arvizu: Mbikëqyrje parlamentare institucioneve të sigurisë dhe ushtrisë
TIRANE-Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ashtu sic kishte paralajmëruar iu drejtua mesditës së sotme Komisionin parlamentar të Sigurisë, për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore.
Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin tek rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërkohë që rëndësi i kushtoi edhe kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë.
Arvizu: Mbikëqyrje parlamentare institucioneve të sigurisë dhe ushtrisë
Në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan vuri theksin tek roli i mbikqyrjes parlamentare mbi cështjen ushtarake dhe të sigurisë së vendit.
"Folëm dhe për parimet themelore, mes të cilave, për vende si SHBA dhe Shqipëria që janë anëtare të Aleancës së Atlantikut, tre janë më të rëndësishmet: e para, që çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndërmarrë angazhim që të ketë një sistem demokratik funksional në bazë të ekonomisë së tregut; parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe parimi i tretë themelor është mbikqyrja mbi aktivitetet ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare", theksoi Arvizu.
Duke nënvizuar diskutimin si 'shumë produktiv' ambasadori tha se SHBA janë krenarë që janë partnerë me Shqipërinë dhe mirëpresin me kënaqësi edhe në të ardhmen ndërveprime të këtij lloji.
Leonard Demi: Javën e ardhshme pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare
Në një prononcim për mediat, kreu demokrat i komisionit, Leonard Demi dekalroi se savën e ardhshme komisoni do të diskutojë pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare.
“Ky është një dialog i kahershëm që ne kemi të cilin do e vijojmë edhe me përkrahjen e ambasadës amerikane. Javës që vjen në komisionin e sigurisë në do diskutojmë ligjin e mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë”, tha Demi.
Ilir Gjoni: Me rëndësi mbikëqyrja e sigurisë
Përfaqësuesi i PS-së në Komision Ilir Gjoni vuri theksin tek rëndësia e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë në vend.
“U vlerësua bashkëpunimi që atasheu ushtarak dhe gjithë personeli i SHBA i kanë dhënë institucioneve të sigurisë. U theksua si nga ambasadori dhe gjithë anëtarët e komisionit mbikëqyrja e elementëve të sigurisë”, tha Gjoni.
(d.b/e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt