-
Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Skoci, në krye kosovari
Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Skoci, në krye kosovari
SKOCI - Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Skoci.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Daily Record”, e cila i ka kushtuar një artikull aktivitetit të bandës shqiptare, e përbërë nga 4 persona.
Shkrimi i të përditshmes angleze është përqendruar më tepër tek historia e shefit të bandës, kosovarit Arben Dumani, i cili e nisi jetën e tij të re në Skoci në moshën 10-vjeçare si një fëmijë plot ëndrra, për t’u kthyer në shefin e një bande të rrezikshme, që “e përmbyti Skocinë me një det kokaine”, vlera e së cilës arrinte në 1.2 milionë sterlina.
Gjithë historia nisi në vitin 1999, kur Albert Dumani drejtonte bandën e kokainës, e cila përbëhej edhe nga tre shqiptarë të tjerë, përkatësisht 25-vjeçari Albert Memia, 23-vjeçari Fabion Ponari dhe 28-vjeçari Gjergj Pjetri, të cilët janë arrestuar për shpërndarje droge.
(e.m/GSH/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt