Poloni, ministri i Jashtëm: Jemi ‘lëpirës’ të Amerikës
Nga Redaktor {23/06/2014}
poland foreign ministerRevista “Wprost” ndodhet tashmë në qendër të një skandali lidhur me regjistrimet e fshehta, që përfshinë qeverinë polake. Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski i ka quajtur lidhjet e Polonisë me ShBA-në si “të dëmshme, pasi krijojnë një sens fals sigurie”, sipas regjistrimit të bërë publik. Ai nuk e ka mohuar përdorimin e kësaj gjuhe.
Sipas të dhënave të regjistrimeve, Sikorski i ka thënë ish-ministrit të Financave në Poloni se “aleanca polako-amerikane nuk ka ndonjë vlerë”. Duke përdorur një gjuhë vulgare, ai e krahasoi servilizmin polak ndaj ShBA-ve si “seks oral”. Po ashtu, ai paralajmëroi se një pozicion i tillë do të shkaktonte “konflikte me gjermanët dhe rusët”.
Në fjalët e tij, ai përdor terma që sugjerojnë ekzistencën e një mentaliteti skllavërie. Ai citohet sikur ka thënë se “problemi me Poloninë është krenaria boshe dhe vetëvlerësimi i ulët” dhe se polakët janë “lëpirës, vetëm lëpirës”.
Më herët gjatë muajit, Sikorsi, një kritik konservativ ndaj Rusisë përsa i përket krizës aktuale në Ukrainë, u nominua nga qeveria polake për të zëvendësuar Baroneshën Ashton në postin si shef i politikave të jashtme. Baronesha Ashton do të largohet nga detyra në nëntor, por liderët e BE-së nuk kanë vendosur ende kush do ta zëvendësojë atë.
Qeveria polake nuk do të komentojë për të dhënat e publikuara, derisa revista të bëjë publike transkriptet e plota.
(Shekulli)
http://mapo.al/2014/06/poloni-minist...s-te-amerikes/
Krijoni Kontakt