
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Ne islam nuk ka nje instance me te larte, te krahasueshme me Papen ne Vatikan, e cila eshte kompetente dhe legjitime te flas dhe te merr vendime ne emer te shumices apo te te gjithe muslimaneve te botes...
Prandaj, vetem permes interpretimit sa me korrekt dhe kompetent te Koranit mund te thuhet nese nje veprim eshte dakord apo jo me udhezimet e Koranit. Nje interpretim te tille jane ne gjendje ta bejne ne radhe te pare njerez qe flasin gjuhen origjinale te Koranit dhe qe jane te shkolluar dhe specializuar ne shkolla sa me liberale, kane pervoje dhe njohuri te duhura edhe me religjionet tjera, kulturat tjera, traditat tjera, si dhe e kuptojne kontekstin e pergjithshem te gjerave dhe jetes ne pergjithesi. Por, as kjo nuk mund te kuptohet si interpretim perfundimtar dhe i vlefshem per te gjithe, ne cdo vend dhe cdo kohe.
Nje mundesi tjeter eshte vrojtimi dhe analizimi i mendimeve dhe qendrimeve te verteta te shumices se muslimaneve te rendomte lidhur me veprime, sjellje dhe ngjarje te ckatuara.
Nese p.sh. do te vertetohej se shumica e muslimaneve veprimet e Arid Ukes apo te Osma Bin Laden i trajtojne si veprime ne perputhje me udhezimet e Koranit, pra si vepra te mira, atehere do te mund te thuhej se Korani, ashtu sic kuptohet, mesohet dhe interpretohet nga shumica, i justifikon veprimet e tyre, perfshi edhe vrasjen e njerezve te pafajshem.
Dallimi, jo vetem koranor por edhe sipas interpretimeve te ndryshme te sekteve brenda islamit, ne mes te besimtarit te vertete ose te bindur ( mu'min) dhe muslimanit nominal ose atij qe vetem i perfille urdherat formale te fese islame (perafersisht) eshte evident.
Une vetem e thash mendimin tim lidhur me ate se si interpretohet apo mund te interpretohet ne islam ceshtja e krimineleve te zakonshem.
Ceshtja e veprimtareve politik (cofte edhe terroristeve) te cilet veprojne ne emer te fese duke u mbeshtetur ne interpretime te caktuara te Koranit etj., per mua eshte tematike tjeter, shume me e komplikuar.
Ne rastin e veprave te zakonshme kriminale, ne shumicen absolute te rasteve, eshte e qarte se kemi te bejme me veprime te kqia, te cilat ne asnje menyre nuk mund te perputhen me udhezimet e Koranit. Rrjedhimisht edhe nuk mund te jene veprime te nje muslimani te bindur. Te nje njeriu qe llogaritet ose e llogarite veten ne grupin e personave qe nominalisht jane musliman, po. Besimtari i bindur (mu'min) ne anen tjeter parimisht eshte "i pagabueshem", sepse ben vetem ate qe kerkojne udhezimet e Koranit apo qe urdheron Zoti. Une, ti apo dikush tjeter mund te mos pajtohemi me disa apo shume veprime dhe sjellje te besimtareve te vertete, te bazuara ne nje interpretim te caktuar te Koranit. Por, ky mospajtim yni nuk eshte percaktues. Me rendesi vendimtare eshte mendimi dhe qendrimi i vazhdueshem i shumices absolute te muslimaneve dhe interpretuesve kompetent dhe relevant te Koranit.
Natyrisht se nuk e mohova faktin se ka shume persona te perkatesise muslimane ne bugje...
Perndryshe, qellimi im nuk eshte as lavderimi i Koranit, as "rehalbilitimi" i tij dhe as legjitimimi i cfardo veprimi te bazuar ne fe.
Tek e fundit, ky diferencimi im eshte pak me specifik, me gjase jo i plote dhe ndoshta edhe i gabuar. Por eshte vetem mendim imi, pa asnje prapavi te paramenduar...
Krijoni Kontakt