-
Partia e Ramės neopuniste, miliardere, 99-she
Partia e Ramės neopuniste, miliardere, 99-she
168
3
Opinione Hėnė, 4 Mars, 2013 | 12:58 pm
KASTRIOT ISLAMI
1. Rama nuk do tė vendosė rreth 40 deputetė tė Grupit Kuvendor aktual, apo mbi 60 pėr qind tė deputetėve aktualė nuk do tė jenė mė nė listėn e kandidatėve pėr vitin 2013, duke kujtuar se PS fitoi 65 deputetė nė zgjedhjet e vitit 2009. Mbi 65 pėr qind e atyre qė mbeten nė listėn e kandidatėve pėr 2013-n janė biznesmenė e miq tė Ramės.
2. Rama do tė vendosė nė listėn e kandidatėve pėr 2013-n rreth 40 kandidatė tė rinj nė zonat fituese tė listės, pra mbi 60 pėr qind tė listės sė kandidatėve pėr vitin 2013 do tė jenė pėr herė tė parė kandidatė pėr deputetė. Ata do tė jenė masivisht biznesmenė, policė, prokurorė, tė fortė dhe mjaftistė.
* * *
1. Socialistėt e ndershėm, tė menēur dhe tė vėrtetė tanimė janė bindur se partia e tyre nuk ekziston mė. Ata e kanė tė qartė se ajo ka vdekur, por nuk duan qė kjo tė deklarohet. Ata mėrziten shumė kur pėrmendet vdekja e partisė sė tyre dhe e vetmja gjė qė i mban lidhur me tė ėshtė godina dhe fakti qė nuk durojnė Berishėn. Ata e kanė po ashtu tė qartė se partinė e Ramės nuk e kanė as pėr ditė tė mira dhe as pėr ditė tė zeza. Tė gjithė thonė se e dimė kėtė gjė, por aman mos e shpallni deri mė 23 qershor se fiton Saliu.
2. Ata e kuptojnė se fitorja e tyre mė 2013-n ėshtė e pamundur, sepse partia e tyre ka vdekur dhe partia e Ramės do tė dėshtojė pėrsėri mė 2013-n, siē humbi mė 2009-n, 2011-n, apo siē humbi betejėn pėr Presidentin dhe, me siguri, do tė humbasė mė 2013-n.
3. Ata tanimė e kanė tė qartė qė Rama nuk punon pėr fitoren, por po pėrgatitet pėr humbjen e radhės, sepse i intereson ta ketė tė pastėr partinė e tij nga socialistėt dhe tė tentojė nė vitin 2017, kur Berisha do jetė shumė i vjetėr.
4. Ata e kanė kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon ēdo ditė tė gjithė socialistėt me eksperiencė, me kontribute dhe kapacitete politike e profesionale, pra po largon trurin e Partisė Socialiste, duke krijuar partinė e tij pa tru.
5. Ata e kanė kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon ēdo ditė tė gjithė ata socialistė qė ishin militantėt e vėrtetė dhe pėrbėnin shpirtin e Partisė Socialiste, dhe po krijon partitė e tij pa shpirt e pa militantizėm.
6. Ata e kanė kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon ēdo ditė tė gjithė socialistėt idealistė dhe njerėzit me integritet, dhe po krijon partinė e tij pa ideal dhe pa moral.
7. Ata e kanė tė qartė se asnjė nga prurjet e reja as ėshtė socialist dhe as ka asnjė lidhje me socialistėt. Ata vėrejnė me shqetėsim se forumet e partisė kanė vdekur dhe, pėr mė tepėr, asnjė nga emrat e rinj as diskutohet dhe as miratohet nga forumet e socialistėve.
8. Ata shikojnė me trishtim se si shumica e pėrfaqėsuesve tė tyre eliminohen njėri pas tjetrit dhe ēuditen kur shikojnė disa tė tjerė nė pritje pėr tė marrė koromanen e ditės, heshtin apo servilosen.
9. Ata kanė kuptuar se Rama, pėr tė kryer spastrimin e thellė, po mundohet ti vėrė nė gjumė tė gjithė duke pėrdorur metoda makiavelike. Ata kuptojnė se si Rama po pėrpiqet tė pėrhapė gėnjeshtrėn se ai do tė jetė Kryeministėr dhe se partia e tij do tė fitojė thjesht pėr ta pėrdorur si opium pėr tė penguar reagimin e fortė tė tė gjithė atyre qė do tu presė kokėn. Duke i izoluar tė gjithė tė vetmuar nė hallin e tyre pėr ti eliminuar njė nga njė dhe penguar tė organizohen apo tė ngrenė zėrin bashkėrisht.
10. Ata e kanė tė qartė se Rama ka hapur tenderin pėr sjelljen e prurjeve tė reja dhe thjesht po pėrpiqet tė pėrhapė gėnjeshtrėn se do tė jetė Kryeministėr pėr tė rritur ēmimin ndaj personazheve qė po rekruton.
11. Ata kanė kuptuar se Rama po pėrpiqet tė maskojė skenarin e tij tė spastrimit tė Partisė Socialiste nga socialistėt duke ruajtur vetėm pak personazhe, thjesht si gjethe fiku pėr tė fshehur lakuriqėsinė e skenarit tė spastrimeve tė thella dhe tė partisė sė tij qė po ngre mė shpejtėsi nė kėtė mandat.
12. Ata e ndiejnė, por duhet ta mėsojnė dhe dinė mirė se ēfarė ėshtė partia e Ramės, ēfarė pėrfaqėson realisht ajo, nga ēfarė grupimesh pėrbėhet partia e Ramės dhe ēfarė synon partia e Ramės. Duhet tė mėsojnė se sa e rrezikshme ėshtė kjo parti pėr fatet e tyre nėse ata e ndjekin qorrazi duke menduar se tė heqim njė herė Saliun, pastaj shikojmė e bėjmė dhe sa e rrezikshme ėshtė ajo pėr tė ardhmen e vendit qė mund tė pėrfundonte siē po pėrfundon Partia Socialiste.
13. Ata kanė shumė frikė se vendi do tė rrezikohej tė futej nė ciklet e ngjashme tė Greqisė ku e futi Papandreu, nga i cili Rama mburrej se kishte marrė skemėn e spastrimeve tanimė tė deklaruar prej tij se njerėzit me eksperiencė hiqen gradualisht, duke i hequr fillimisht punėn dhe pastaj ata vetėlargohen, pra nuk ka nevojė ti heqėsh nė fillim postin
. Dhe sot nė Internacionalen Socialiste Rama ėshtė zėvendėsi i kooptuar (jo i zgjedhur) i 36-tė i Jorgos.
I. Vdiq PS, rroftė Partia e Ramės
.
1. Ata kanė kuptuar se e tronditur mė 2005-n, e sėmurė rėndė mė 2007-n, nė koma mė 2009-n, aktualisht e vdekur, PS nuk ekziston mė. Ka qenė njė shqetėsim i vazhdueshėm qė ėshtė artikuluar si nga brenda, ashtu edhe nga jashtė PS, duke gjykuar se PS ėshtė aset kombėtar. Arsyet mund tė jenė tė shumta, por tė gjitha ato lidhen me emrin e Ramės, me karakterin e tij anarshist, sjelljen e tij tė paparashikueshme, me paaftėsitė e tij tė shumėllojta e tė panumėrta, me kompleksin e tij tė inferioritetit, me teknikat makiavelike qė ai pėrdor
deri te dėshirat e tij tė pakuptueshme pėr ngjyrėn pink dhe ato tė ylberit.
2. Ata bėjnė pyetje, duan tė mėsojnė dhe tė marrin pėrgjigje tė qartė se ēfarė ka ndodhur nė PS pas vitit 2005? Ēfarė pėrfaqėson partia e Ramės? Drejt ēfarė pėrbėrjeje po orientohet partia e Ramės? Mbi ēfarė bazamenti po ndėrtohet partia e Ramės? Pėrse mban ngjyrėn pink partia e Ramės? Dhe sė fundmi, a do tė ndryshojė pas 2013-s emrin partia e Ramės?
3. Ata e kuptojnė se PS realisht ka vdekur dhe aktualisht PS ėshtė vetėm njė etiketė qė nuk ka asnjė lidhje me atė qė ajo pėrfaqėsonte apo duhet tė pėrfaqėsojė. PS ėshtė vetėm njė etiketė qė qėndron mbi Partinė e Ramės tė rikthyer tanimė nė praktikat dhe trashėgiminė njerėzore puniste. PS ėshtė vetėm njė etiketė qė qėndron mbi partinė e Ramės aksioner me miliarderėt e tė fortėt. Dhe sė fundmi, PS ėshtė vetėm njė etiketė qė nuk ka asnjė lidhje me PS dhe pėr pak kohė do tė duhet tė qėndrojė formalisht mbi Partinė e 99-shave.
II. Rama varrmihėsi i PS
1. Rama ka tėrėsisht meritėn pėr ta varrosur Partinė Socialiste, gjė qė me mburrje e pranon edhe vetė kur deklaron se aktualisht kjo nuk ėshtė mė dhe nuk mund tė jetė mė ajo parti qė ai ka gjetur nė vitin 2005, por njė parti tjetėr, e cila drejtohet tėrėsisht nga ai dhe klientela e tij.
2. Ramės ia ka njohur pėr herė tė parė aftėsinė dhe kapacitetin pėr tė varrosur Partinė Socialiste At Zef Pllumi kur i habitur pasi ka marrė vesh pranimin prej tij tė postit tė kryetarit tė PSSH mė 2005-n, i ka thėnė: Ēuditem shumė qė ti mund tė ishe kryetar i PSSH, por mė vjen shumė mirė qė ti, duke qenė nė krye tė saj, je njeriu mė i pėrshtatshėm pėr ta varrosur atė.
III.Partia e Ramės, kthim nė identitetin e trashėgimisė puniste, miliardere financiarisht dhe 99-she moralisht
1.Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit pėr shkak tė paaftėsisė tė shumėfishtė, mungesė formimi dhe bagazhi politik, mungesė formimi ligjor e kushtetues, mungesė formimi dhe kapaciteti pėr ēėshtjet ekonomike, mungesė bagazhi dhe njohurish pėr ēėshtjet diplomatike e rajonale, mungesė vullneti e aftėsish pėr tė ndėrtuar shtetin ligjor dhe respektuar ligjet e Kushtetutėn, mungesė njohurish dhe orientimi pėr ndėrtimin e administratės publike dhe trajtimin e burimeve njerėzore sipas parimeve tė meritės. Rama ka urrejtje ndaj njerėzve tė dijes e atyre me integritet, adhurim ndaj tė paaftėve e atyre mė dobėsi morale dhe frikė e nėnshtrim ndaj tė fortėve e tė pasurve.
2. Rama ka synuar qė ditėn e parė qė ka futur kėmbėt nė PS realizimin e skenarit tė njė partie klienteliste, pa statut, pa program dhe pa organizim partiak, dhe mbi kėtė bazė po ndėrton njė parti autoritare ku askush nuk mendon, gjykon apo reflekton dhe pėrjashtohet nėse debaton apo reagon.
3. Rama po ndėrton njė parti bazuar nė tri parime: i) nė aspektin ideologjik, ndėrtim i njė partie qė rikthehet nė identitetin e praktikave, trashėgimisė dhe trashėgimtarėve tė periudhės puniste; ii) nė aspektin ekonomik e financiar, ndėrtim i njė partie me njė klientelė tė pasur aksionere me Ramėn tė krijuar gjatė periudhės qė ai ishte kryetar i Bashkisė sė Tiranės apo qė janė sjellė gjatė tetė viteve me detyrimin pėr tė bashkėndarė me tė aksionet apo financuar projektin e tij personal; dhe iii) nė aspektin ekzekutiv e viziv, ndėrtim i njė partie me bazė ish-organizatėn Mjaft dhe Partinė G99 nė konflikt moral me Partinė Socialiste dhe tė majtėn nė tėrėsi, duke synuar ti ndėrrojė deri ngjyrėn rozė nė ngjyrė vjollcė-pink, dhe pas zgjedhjeve edhe emrin.
IV. Partia e Ramės: Shtylla neopuniste
.
Rama ka vendosur nė themel tė rilindjes sė saj shtyllėn puniste. Nuk ka si shpjegohet ndryshe qė pas 22 vjetėsh kjo parti do tė jetė nė koalicion me tri partitė puniste shqiptare qė kanė si bazė ideologjike marksizėm-leninizmin dhe praktikėn 50-vjeēare tė punizmit. Nuk ka shpjegim tjetėr pėrse duke filluar nga viti 2009 po forcohet roli dhe po rritet nė mėnyrė disproporcionale prezenca e trashėgimtarėve punistė. Nuk mund tė gjendet shpjegim tjetėr pėr tė shpjeguar mbytjen e frymės sė debatit dhe eliminimin e demokracisė sė brendshme nėse aplikohet fryma puniste e pėrjashtimeve, spastrimeve dhe e shpalljes tradhtarė e armiq tė partisė. Kjo e gjitha ka njė shpjegim: Ramėn e kanė bindur dhe, pėr rrjedhojė, beson te strategjia e Katovicės, te forca elektorale e rrjetit dhe lidhjeve tė ish-perandorisė puniste dhe nė faktin se partia e tij mund tė mbetet partia mė e madhe nė vend nėse ruhet skeleti 50-vjeēar punist. Kėtė rilindje neopuniste Rama po e realizon me vendosmėrinė e njė pėrfaqėsuesi tė denjė tė kėsaj trashėgimie. Pjesėtarėt e kėtij grupimi janė tė rėndėsishėm nė aspektin e mbėshtetjes elektorale dhe pėrfaqėsimit kuvendor, por jo nė aspektin e drejtimit ekzekutiv.
V. Partia e Ramės: Shtylla miliardere
.
Rama ka arritur nė katėr vjet qė partia e tij tė ketė deputetėt mė tė pasur nė Parlamentin shqiptar, po tu referohemi deklaratave tė pasurisė. Askush nuk ėshtė kundėr tė pasurve dhe biznesmenėve dhe, natyrisht, nė njė vend demokratik secili ka tė drejtė tė zgjidhet deputet, tė pasurohet dhe tė jetė biznesmen. Nė rastin e Partisė sė Ramės kjo ėshtė njė ēėshtje sa morale, aq dhe politike. Sė pari, shumica e kėtyre personazheve (jo tė gjithė) e kanė krijuar pasurinė e tyre pėrmes biznesit tė ndėrtimeve. Sė dyti, njė pjesė e tyre e kanė krijuar kėtė pasuri gjatė periudhės kur Rama drejtonte Bashkinė e Tiranės; dhe nė vijim (kur Rama humbi Bashkinė e Tiranės) njė pjesė e tyre kanė vazhduar tė rrisin pasurinė pėrmes ndėrtimeve apo fitimit tė punėve publike nė bashkitė ku drejton PS, por gjithnjė me miratimin e Ramės. Kjo elitė kaviar pėrfaqėsohet, mbėshtetet e drejtohet politikisht nga Rama. Fatkeqėsisht edhe njė pjesė e kryetarėve tė bashkive kryesore kanė filluar tė ndjekin modelin e Ramės. Publiku percepton se shumė personazhe nga biznesi po veshin mburojė politike, kurse disa personazhe politike, kryesisht me fuqi ekzekutive, po armatosen financiarisht. Pėrmes kėtij grupimi, Rama kontrollon financiarisht e politikisht partinė e tij nė formėn e njė sulltanati qendror me disa bejlerė rajonalė dhe agallarė lokalė. Pėrmes kėtij sistemi sigurohet mbėshtetja financiare pėr tė gjitha veprimet radikale, mbėshtetja financiare pėr klientelėn mediatike, por edhe pėr tė sulmuar apo margjinalizuar ēdo kundėrshtar tė Ramės. Ky grupim nuk ėshtė pėrfaqėsues i elektoratit tė majtė, i cili pėrgjithėsisht pėrfaqėsohet nga shtresa me tė ardhura tė ulėta e tė mesme, ndonėse ky grupim pėrmes fuqisė financiare pėrpiqet tė krijojė entitet elektoral nė partinė e Ramės. Kjo ka shkaktuar krizėn e identitetit tė Partisė sė Ramės qė pas pak viteve do tė ēojė nė fragmentim apo nė rrudhje e shpėrbėrje tė saj. Pjesėtarėt e kėtij grupimi kanė pak influencė nė aspektin elektoral, janė jo shumė aktivė dhe as u kėrkohet veprim kuvendor dhe (do tė) kompensohen pėr kontributin e tyre pėrmes privilegjimit nė marrėdhėniet me buxhetin dhe punėt publike nė nivel qendror e lokal. Pėrgjithėsisht Rama nuk i llogarit pjesėtarėt e kėtij grupimi si anėtarė tė ekipit tė tij qeverisės.
VI. Partia e Ramės: Shtylla mjaftiste dhe 99-she
.
Rama, nė rolin e kryemjaftistit, e nisi projektin e tij pėr tė ardhur nė krye tė PS me organizatėn Mjaft, e cila dihet botėrisht se ka dhėnė njė kontribut tė vyer pėr ta ēuar PS nė opozitė nė zgjedhjet e vitit 2005. Kjo organizatė u transformua nga Rama nė Partinė politike G99, me synimin e vetėm eliminimin politik tė LSI-sė nė zgjedhjet e vitit 2009. Nė amalgamėn ish-Mjaft, G99-a dhe kamaradė tė Ramės: i) shumica (jo tė gjithė) janė me formim tė dyshimtė universitar; i) janė agresivė nė media e nė sulmet nė rrjetet sociale tė internetit; iii) disa prej tyre janė me lidhje direkte apo indirekte nepotike me familjet e larta tė ish-nomenklaturės komuniste; iv) jo pak tė tjerė janė pjesėtarė/aktivistė tė grupimeve me orientime tė ndryshme seksuale; v) dhe njė pjesė e konsiderueshme janė konsumatorė tė lėndėve qejfndjellėse. Rama, si njė pėrfaqėsues i denjė i kėtij grupimi, ėshtė jo vetėm drejtuesi i tyre shpirtėror, por edhe sponsorizuesi i tyre politik e financiar i aktiviteteve tė tyre. Ky grupim rezulton njė mjet nė duart e Ramės, qė pėrdoret agresivisht pėr tė sulmuar armiq tė vjetėr dhe tė rinj tė Ramės. Njė grupim me tė cilin Rama ndihet mirė sepse ata janė tė vetmit qė e konsiderojnė mė tė gjatin mendėrisht dhe e pranojnė si misionar dhe me tė cilėt Rama mund tė sillet pa asnjė lloj ndrojtjeje, ashtu siē ėshtė nė realitet. Midis personazheve tė kėtij grupimi ka njė konkurrim e xhelozi naive, tė cilat i nxit dhe kontrollon vetė Rama. Pėrfaqėsuesit e kėtij grupimi i duhen Ramės pėr gjithēka dhe vetėm me kėta synon tė ndėrtojė Ekzekutivin e ardhshėm dhe tė sigurojė shumicėn nė Grupin Kuvendor tė partisė sė tij.
VII. Nė vend tė njė pėrfundimi
Rama, pėrfaqėsuesi i denjė i tė tria shtyllave, ėshtė kryetar i PR. Socialistėve tė ndershėm u mbetet vetėm tė reflektojnė sa nuk ėshtė vonė
Jam i sigurt qė ata do tė fillojnė tė revoltohen dhe rebelohen pas humbjes mė 2013-n
, qė do tė pasohet nga ndėrrimi i emrit tė partisė sė Ramės, qė formalisht mban etiketėn PS
Do tė jetė vonė, por mė mirė vonė se kurrė
panorama
--
-
-
Pėr: Partia e Ramės neopuniste, miliardere, 99-she
Gjithe problemi eshte se si do te justifikohet Rama pas humbjes se zgjedhjeve te ardhshme.
Per te duhet krijuar kenga "ULU" dhe te ike me te mire nga PS, sepse keta socialistet nuk njohin tolerance dhe ka rrezik qe te perzene Ramen me dhune nga kreu i dhuruar i partise.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt