pyetje nga salla:
tani keta do ndrohen serish ne shqipetar,apo kam degjuar se serbia po ndan pensione dhe mos jan gje te interesuar te jen serb,besa flitet edhe mali i zi..ku i dihet per italin...ti mbajn syte hapur kan opcione sa te duan.??!!
pyetje nga salla:
tani keta do ndrohen serish ne shqipetar,apo kam degjuar se serbia po ndan pensione dhe mos jan gje te interesuar te jen serb,besa flitet edhe mali i zi..ku i dihet per italin...ti mbajn syte hapur kan opcione sa te duan.??!!
Nese marrin pensione nga Greqia, do t'ishte normale qe t'i ndalohet çdo lloje ndihme sociale nga pala Shqiptare, ndryshe do t'pasurohen 2x me shpejt se shqiptaret dhe te ngriten ne klasa superiore ndaj nesh.
Greqia rrezikon të humbë etninë në Shqipëri
Publikuar më 21.02.2013 | 16:31
Qeveria greke ka marrë vendimin për t’u hequr pensionin të moshuarve të minoritetit grek të cilët jetojnë në Shqipëri. Pensioni prej 300 euro në muaj shihej si shpërblim për ruajtjen e identitetit grek të zonave të veçanta në jug të Shqipërisë.
Minoriteti ka protestuar për një vendim të tillë duke thënë se tashmë nuk do të ruhet trashëgimia, shkruan gazeta greke "Kathimerini". “Pas largimit masiv të të rinjve dhe fëmijëve në drejtim të Greqisë, përgjegjësia për të ruajtur etninë greke i mbeti gjeneratës së vjetër”, thotë presidenti i Omonias, Andreas Zarbalas.
Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Omonia thuhet se rritja e nacionalizmit dhe presioni mbi grekët e “Epirit të Veriut” nuk do të dëmtojnë vetëm dinjitetin e tyre por edhe do të vënë në rrezik fatal ekzistencën e tyre.
Prezenca e minoritetit grek në Shqipëri është ulur që pas vitit 1991 pavarësisht përpjekjes së shtetit grek për të trajtuar me një pension prej 300 eurosh të moshuarit që nuk braktisën shtëpitë e trashëguara. Kjo kategori gjithashtu merr një pension prej 30-40 eurosh edhe nga shteti shqiptar.
Pas përfshirjes së Greqisë nga kriza financiare këto pensione u shkurtuan përpara se të hiqeshin tërësisht. Si rezultat i kësaj qindra njerëz të moshuar nga Dropulli i Sipërm, Himara dhe Saranda janë pa të ardhura. Në këtë situatë atyre do t’u duhet të zhvendosen në Greqi apo të shesin pronat. Largimi drejtë Greqisë do të ulë ndjeshëm prezencën e minoritetit. Mediet greke thonë se ky pension jepej për interes kombëtar dhe nuk duhet hequr.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
I LOVE GOD
j&g
Pse nuk punojne keta njerez?
They do, urrejne edhe perbuzin popullin vendas. Kjo gje te merr gjithe energjine.
Kur shkuam ne Sarande ne vere me pushime na thane ata vendasit qe shumica e minoritarve kane ngelur ne pallate te rrenuara qe i kishte dhene Enveri. Gjithe kohes ia benin qe nuk blejme asgje sepse Greqia do e mari Saranden edhe gjithe pronat qe shqiptaret kane do i jepen ketyre. Edhe e besonin me gjithe shpirt kete gje.
I LOVE GOD
j&g
Ne fakt te vjen keq per ata qe e meritojne por shumica kane qene brenda projektit per kthimin e popullsise Shqiptare te jugut ne grek.
Projekt i cmendur.
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Krijoni Kontakt