1.Enver Ziko, 75 vjeç shprehet se në këtë zonë jo vetëm që nuk ka pasur luftime, por nuk ka as varre.
Varrezat e ushtarëve grekë, komuna Pojan nuk lejonin gërmimet
KORCE - Marrëveshja dy shtetërore Shqipëri-Greqi për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore ka hasur edhe problemet e para në rrethin e Korçës.
Komuna e Pojani, e përfshirë në hartën e gërmimeve, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme për lejimin e gërmimeve në këtë zone, duke e argumentuar atë me faktin se në këtë zonë nuk është zhvilluar luftë dhe për rrjedhojë nuk ka pasur viktima dhe as varreza të ushtarëve grek.
Nga ana tjetër edhe banorët e Pojanit thonë se përfshirja e kësaj zone në hartën e gërmimeve për ushtarët grekë është e habitshme ndërsa pohojnë gjithashtu se varrezat greke në këtë komunë ka qenë inekzistente.
Komuna e Pojanit është njësia e parë vendore në të gjithë rrethin e Korçës e cila ka refuzuar zhvillimin e gërmimeve nga ana e palës greke.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt