Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 132
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    TIRANE-Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941” kanë filluar punimet në 6 vende për zhvarrimin e të rënëve.

    “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dje një letër të ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar asaj të Brendshme, ku e informon se punimet duhet të fillojnë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Korçë (qytet qendër), në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës. “Për dhënien e lejes për fillimin e punimeve në këto 6 pika, për zhvarrimin, kërkojmë miratimin nga autoritetet qendrore dhe vendore, sipas hierarkisë përkatëse, nga prefekti, kryetari i Bashkisë, Komuna, kryeplaku, Komuniteti Fetar, drejtoria/qendra/dega/seksioni përkatës i Trashëgimisë Kulturore”, - citojmë nga letra e ministrisë së Mbrojtjes, që për dijeni i është dërguar edhe ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Turizmit.
    GREQIA
    Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka kërkuar nga Shqipëria leje për të kërkuar në 696 vende të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht fshatra dhe qytete në jug të Shqipërisë për eshtra të ushtarëve pushtues grekë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ky fakt do të pohohej dy muaj më parë edhe në Parlamentin e Athinës dhe nga vetë zv/ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panajot Karabela. Ai tha se kërkimi për eshtra fillimisht do të kryhet në 6 vendet e para, duke lënë të nënkuptohet se kërkimet do të shtrihen mandej në 696 vende, Sipas tij, kjo gjë është e parashkuar nga marrëveshja mes dy shteteve, firmosur në shkurtin e vitit 2009.

    “Do të doja gjithashtu që në shtator të këtij viti, atasheu ushtarak i Greqisë në Tiranë vizitoi në Gjirokastër dhe në Këlcyrë, gjashtë nga vendet e para të gjetjes së eshtrave, me qëllim që të përcaktohej koha e nisjes së punimeve në terren nga pala shqiptare. Për këtë çështje dhe çështjet që kanë lidhje me të, brenda muajit dhjetor do të bëhet në Athinë një takim i dytë i komisionit mikst të ekspertëve. Paralelisht, antarët e komisionit këtu dhe në Shqipëri do të punojnë për mbledhjen dhe verifikimin e materialit arkivor, gjetjen e mënyrës së identifikimit dhe marrjen e lejeve të kërkimeve dhe ndërtimit.” – mbylli deklaratën e tij zëvendësministër i Mbrojtjes i Greqisë. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga dy vendet në vitin 2009, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Kosinë të Përmetit. Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm dy vota kundër, të deptuetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Germo Tare germo, se qenin e ngordhur ke per te gjetur
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Mir te gjallet greket tani po vaftisin dhe te vdekurit.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Saimo79
    Anëtarësuar
    19-06-2012
    Postime
    36

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Qe gerrmojn kto mir bejn po pse nuk i marrin kockat e ti varrosin ne trojet e tyre ? Fundja kta te vdekur cilesohen si heroj dhe si te tille e kane vendin ne varrezat e deshmoreve. Pyetja eshte c'far k....in ben qeveria Shqiptare? Pse lejon te ngrihen lapidare te ushtareve grek ne trojet Shqiptare. A nuk ka vend ne greqi per ti ringrit kto varreza. Pse Gjermani i mori kockat e veta e i coi ne Gjermani? Pse halete nuk e bejne te njejten gje po i rivarrosin ne Sqiperi? C'fare duan te tregojne me kete qe kjo eshte toke greke ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    keta kerkojne varre ne shqiperi, ndersa gjermania dhe italia po vezhgon
    per nje gjerman te vrar ne 43-shin ushtria gjermane vrau 800 burra grek

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Cfar numri

    696 lol, i ka lene mendja
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Germo Tare germo, se qenin e ngordhur ke per te gjetur
    Ndoshta do te gjejn fosile te DINOSAURVE,te vrar para 25milion vjetve,sdihet ne ate koh kan qen edhe GREKET,sepse kreret e MEGALA-IDHEAs thoje se civilizimi i tyre fillon prej asajkohe,,,

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Mos ja fusni kot se nuk kerkojne per eshtra........kerkojne per qypa floriri
    Me kete rast gjene edhe ca eshtra i pagezojne greke dhe sipas teoris greke aty ku bie ushtar grek eshte toke greke ............. nje rruge e dy pune.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Cbejne keta more aman,ne vend qe te shpetojne vendin nga daljla e krizes harxhojne para duke ha pur gropa ne shqiperi,ketyre i ka i kur truri,po aman o kaq te trashe te jene valle? Nuk e dine ce Shqiperia de facto eshte shteti 54 american? Kruhet koloja me Ameriken?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Mos ja fusni kot se nuk kerkojne per eshtra........kerkojne per qypa floriri
    Me kete rast gjene edhe ca eshtra i pagezojne greke dhe sipas teoris greke aty ku bie ushtar grek eshte toke greke ............. nje rruge e dy pune.
    Duhet pasur kujdes,veni re,ju lutem se ne nentoken arberore ne EPIR,DARDANI ndodhet e shkruar historia jon e cila eshte e kalitur ne rrenojat dhe guret e se kaluares se lavdishme,dhe munden te keqperdorin keto per qellime politike,dhe falsifikuse,

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •