Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin.
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka bërë të ditur këtë një asistent i trashëgimtarit të fronit të Anglisë gjatë një vizite të Karlit në Katar.
Njohja e gjuhës arabe, lexohet sot në Telegraph, do ta lejonte Karlin të lexonte Kuranin në versionin origjinal, rrethanë e quajtur tepër e rëndësishme kjo në impenjimin e trashëgimtarit të fronit për promovimin e dialogut mes feve.
Shekulli Online/Përgatiti M.A.
Krijoni Kontakt