Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Në vitin e largët 1759, autori kroat Andrija Kaçiq Mioshiq boton librin "Bisedat e këndshme të popullit sllav". Për ne, botimi në fjalë, paraqet rëndësi pasi në të, Kaçiq e ka përjetësuar figurën e Skënderbeut në shtatëmbëdhjetë këngë epiko - historike që ai vetë i quan "cikle" të një poeme. Sot paradite në Ministrinë e Kulturës promovohet përkthimi në shqipe i tij, nga shtëpia botuese "Uegen" nën titullin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
    Sipas Dr. But Jakun, që ka bërë parathënien e librit, shikuar nga aspekti estetik dhe teoriko-letrar ciklet i kanë të gjitha premisat e epit historik, si zhanër i poezisë epiko-historike. Heroi kryesor është Skënderbeu, të cilin në poemën e Kaçiqit e gjejmë si Jure Kastriotiq Skënderbeg. "Ai e quan me këtë emër, sikundër edhe shumë figurave të tjera historike ua ndërron emrat. Skënderbeut ai herë ia jep ofiqin ban, herë e quan princ, herë e quan mbret", - thotë But Jaku. Kështu ngjet edhe me Moisi Golemin, të cilin e quan me emrin Musa, Hamzë Kastriotin e quan Amexhë. Të gjitha ngjarjet e kësaj poeme kanë një subjekt të përbashkët, janë të lidhura dhe komunikojnë me personazhin dhe jetën e heroit kryesor, Skënderbeut.
    Jaku mendon se poeti ka krijuar tablo të një jete që i përngjan ferrit të Dantes, kur na sjell atmosferën e rëndë të luftërave të përgjakshme në të cilat bien dhe krijohen heronj. "Kaçiqi ka krijuar një ep të fuqishëm për Skënderbeun, sidomos po të merret parasysh koha kur është shkruar. Të gjitha këngët kanë tituj të veçantë, duke mbetur mes veti si diçka e pathënë, sikur autori ka dashur për të lënë diçka pa kumtuar, vargje të pashkruara, episode të paparaqitura, të cilat lehtë nënkuptohen", vëren ai. Duket sikur ka dashur të kapë vetëm kulmet e ngjarjeve, por megjithatë detaji është karakteristikë themelore e këtij cikli, deri tek ato më të imtat, duke paraqitur zhvillimin e ngjarjeve nëpër beteja, organizimin e luftës, strategjinë luftarake të palëve ndërluftuese.
    Poeti jep edhe shifra për numrin e ushtarëve që hyjnë në beteja, numrin e të vrarëve, të të plagosurve. Por, Kaçiq, sikur e kalon pa e spikatur sa duhet jetën emocionale intime, fëmijërore dhe rinore të heroit të poemës së tij. "Kështu, -thotë Jaku, formësimi i Skënderbeut si personazh dhe hero na duket paksa i kurdisur artistikisht dhe nganjëherë jashtë kuadrit të vërtetësisë jetësore". Sipas tij, e parë nga kjo pikë, Kaçiqi ka mëtuar që nga Skënderbeu të krijojë një hero ideal.
    Personazhi i Skënderbeut të kroatit nganjëherë mbetet kontravers, duke vepruar ashtu si diktojnë kushtet, momentet dhe situatat, në të cilat sprovohet si hero. "Ai është përpjekur t'u shmanget shablloneve në profilizimin dhe në projektimin e personazheve vetëm bardh, por e projekton sipas skemës bardhezi", mendon Jaku. Ai shton më tej se Skënderbeun e Kaçiqit e shohim ngadhënjimtar në të gjitha betejat, por e shohim edhe të thyer e humbës, e shohim si urtak, por edhe si shumë të ashpër, edhe si mashtrues i armikut, por edhe atë të mashtruar nga armiku.
    Pra, Skënderbeu i Kaçiqit nuk është idealizuar, nuk është deri në fund engjëll, që me shpatë t'i çajë malet. Ai nuk u përngjan personazheve të kreshnikëve të epikës legjendare ballkanike. Në poemën e Kaçiqit, në mbi 7OO strofa është arritur që të krijohet, të profilizohet relativisht mirë portreti fizik, moral, psikologjik dhe social i heroit.
    "Përveç portretizimit të jashtëm dhe të botës së brendshme të heroit, Kaçiqi e ka paraqitur Skënderbeun edhe si strateg të shkëlqyer të luftës, organizator të jetës ushtarake, orator dhe së fundi, ndonëse mjaft zbehtë, edhe si diplomat dhe si njeri të epikës historike dhe legjendare", thekson profesor Jaku.
    Poema e Kaçiqit ka rëndësi më të madhe historike e gjuhësore se sa letrare. Poeti në të spikat një prozodi me figuracion relativisht të ndërtuar mirë artistikisht. Aty hasim trope e figura të përdorura relativisht mirë. Nga figurat e tropet ka përdorur metaforën, epitetin, krahasimin, alegorinë, ironinë, sarkazmin etj. Nga fusha e metrikës, ndërkaq ka përdorur kryesisht katrenën si strofë më të preferuar, por aty këtu gjejmë edhe strofa me gjashtë vargje. Vargu i preferuar i Kaçiqit është dhjetërrokëshi.
    Autori dhe lidhja me
    Shkodrën
    Andrija Kaçiq Mioshiq, poet dhe klerik, u lind në fshatin Brist të qytetit bregdetar Makarska të Dalmacisë (Kroaci) më 17 prill të vitit 1704, ndërsa vdiq në Zaostrog, më 15 dhjetor 1760) . Sipas disa shënimeve, familja e tij pas vdekjes së Skënderbeut, kishte zbritur në Dalmaci nga rrethi i Shkodrës. Baba i tij, Bartul Mioshiq ishte një fshatar i pasur. Antuni kishte dajë një françeskan të njohur, që i mundësoi shkollimin dhe orientimin për thirrjen e rregulltarit. Me të lindur u pagëzua me emrin Antun, kurse Andrija është emri i rregulltarit. Arsimimin fillor e kreu në një kishë të Zaostrogut 1716-21, në radhët e françeskanëve u pranua në vitin 1720, kurse studimet e teologjisë sipas të gjitha gjasave i ka mbaruar në Osijek. Duke e përfunduar me sukses shkollimin e parë në Zaostrog, Antuni më 10 mars të vitit 1720, me emrin don Andrija pranohet në rendin rregulltar në të njëjtën kishë. Pas studimeve të filozofisë e të teologjisë, të cilat ka të ngjarë t'i ketë filluar në Budimpesht (1721-1724) dhe i ka përfunduar në Osijek (1724-1728) Andrija më 22 maj të vitit 1728 në Shibenik u shugurua për klerik. Mirëpo i caktuar për shërbimin e arsimtarit në komunitetin e rregulltarisë, ai u desh që t'i përkushtohet studimit të mëtejmë 1728-1730, sigurisht në Itali, kështu që eprorët, më 20 maj 1730 e emërojnë profesor, kurse me 1734 zgjidhet mësues i moralit në Zaostrog. Ndërkohë, don Andrija, më 1731 në Mleci e dha provimin për profesor të përgjithshëm të teologjisë. Ka arritur tituj të lartë të rregulltarit françeskan, pastaj punoi si lektor.
    Ka vdekur më 15 dhjetor 1760 nga kallja e mushkërive, sëmundje e fituar gjatë një kohë të vështirë, gjatë një stuhie, një përmbytjeje, ndërsa ndihmonte dy të varfër në Neretvë. Vepra e tij e parë u krijua gjatë periudhës së mësuesisë në Shibenik, në vitin 1737, që është doracaku i filozofisë propodeutike skolastike "Elementa peripatheticae". Ka botuar kronikën me titull "Korabljica"(1760), në të cilën ka sjellë pjesë të autorëve të tjerë. Vend të përhershëm në letërsinë kroate ka zënë me librin "Razgovor ugodni naroda slovinskog" ("Bisedat e këndshme të popullit sllav" më 1756. Në botimin e dytë të kësaj vepre, më 1759, numri i këngëve nga 41 shtohet në 136. Janë të shumtë ata që e konsideronin si një këngëtim popullor, me vargjet e këngës popullore në dhjetërrokësh. Popullaritet të theksuar arriti me këtë libër në të cilin poeti në prozë dhe në poezi flet për ngjarjet e lavdishme nga e kaluara e popullit sllav dhe e popujve fqinjë. Një cikël këngësh të këtij libri, poeti ia ka kushtuar bëmave të Skënderbeut. Stilin dhe vargun i ka huazuar nga këngët popullore. Për një kohë të gjatë ishte libri më i përhapur kroat, si një doracak patriotik popullor. Është ndër veprat më të vlefshme të letërsisë kroate të shekullit XVIII dhe ndër librat më të lexuar dhe me më shumë ribotime. Që nga botimi i parë më 1756 deri në vitin 1989 libri ka pasur 57 ribotime.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Cili prej anetareve te forumit mund te ndihmoje me gjetjen e kesaj poeme ne origjinalin e vete e ta perktheje ne shqip per ne?

    Albo

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Ne sllavisht, Albo?
    Perse duhet ta perkethejme kur tek postimi origjinal libri eshte i perkethyer ne gj. shqipe

    Me nje kerkim te shpejte

    http://ebooks.antikvarne-knjige.com/razgovori-ugodni/

    Problemi eshte sepse eshte ne gjuhe dialektikore kroate dhe kjo veshtireson goxha shume punen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 15-02-2013 më 20:36
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Pershendetje,
    I tere libri mendoj se nuk ka nevoje te perkthehet, kurse poema mund te perkthehet, ne realitet mund te pershtatet por me sa e di eshte edhe nje verion tjete me vargje me i bukur se ky, ai eshte me epik, me duket sipas barletit...e keni ne google books....me duket e kam sjellur nje pjesë para dy vitesh...
    Dy faqe do kisha perkthyer...mvaret prej kohe...mandej me duhet ne txt se akrobat sme puon... e shohim.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Andrija Kaçiq: 1759, një poemë kroate për mbretin Skënderbe

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cili prej anetareve te forumit mund te ndihmoje me gjetjen e kesaj poeme ne origjinalin e vete e ta perktheje ne shqip per ne?

    Albo
    Albo po me duket se e kam kusheri kete historian,do te shkoj nje dite ne fsahatin time mos di ndokush per kete,pasi qe fisi ime eshte shum i vjeter dhe shume i shperdar,ne ter boten,kurr si dihet..
    Po permendi disa stergysheruke filluar ngaFEHMIJU(UNE)-HETEMI(BABAI)-ISLAMI-JASHARI-MAKSUTI-AJETI-MURSELI-PAJAZITI-MAKSUTI-FEKA(Arat e fekes jane edhe sote),GJAKA,MAHMUTI,MURSELI-(MARKU ose MIHAJLI(ORTHODHOKS_)Keto tregime te gjenezes i kam ndegjuar nga Babai ,dhe nga nje kusheri emri i tije ishte RIFAT i cili ka jetuar 103vjet dhe ka vdekur ne vitet e 80-jeta,ket mbiemer e mbajme me gjelozi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 16-02-2013 më 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •