Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Interviste me balerinin Hermes Nikaj

    INTERVISTA/ Flet balerini, moderatori, modeli Hermes Nikaj

    Nuk jam dashuruar marrėzisht pasi dashuria sot ėshtė interes

    Patjetėr qė kam miq dhe homoseksualė


    Albert ZHOLI

    Hermes Nikaj u lind nė Tiranė. Qė i vogėl ishte i apasionuar pas aparatit dhe ėndrrės pėr tė qenė njė Model. Ėshtė vetėm 21 vjeē dhe deri mė tani ka arritur t’i realizojė tė gjitha qėllimet qė i ka vėnė vetes. Pasioni mė i madh i jetės sė tij ėshtė pasarela, por nuk ngelen pas baleti, aktrimi dhe udhėtimet nė vende tė ndryshme tė botės. Hermes Nikaj ėshtė nipi i kėngėtares sė njohur Pavlina Nikaj, e cila nė vitet '50-'70 sė bashku me Anita Taken u bėnė mjaft tė dashura pėr publikun shqiptar. Ai ėshtė pasardhės i njė familje artistėsh dhe pikėrisht nga gjyshja ka trashėguar dashurinė pėr artin dhe tė bukurėn nė tėrėsi. Hermesi ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė shumė evente dhe kompeticione mode duke marrė vlerėsime pėr tiparet dhe fizikun e tij tė veēantė, tė cilin e pėrkufizuan tė tipit latin. Gjithashtu, ka pozuar pėr koleksione veshjesh tė firmave tė ndryshme, duke u bėrė pjesė e katalogėve pėrkatės. Hermes Nikaj, modeli shqiptar tashmė i njohur nė Itali & Greqi ka arritur tė bėhet imazh i disa firmave mė tė njohura nė industrinė e modės dhe setet e tij fotografike shkėlqejnė, jo vetėm nė gazetat dhe revistat mė prestigjioze nė Shqipėri, por nė mbarė botėn. Tashmė u bėnė 3 vjet qė Hermesi po merret me modeling dhe aktualisht ėshtė pjesė e Agjencisė Icon, si model. Por ėshtė pikėrisht pjesėmarrja nė emisionin Aldo Morning Shovv (njė prodhim i Tv Klan), ajo qė e ka bėrė Hermesin tė njohur pėr gjithė publikun shqiptar. Tashmė u bėnė 6 muaj qė ai i ėshtė bashkuar stafit dhe ėshtė kthyer nė njė yll tė vėrtetė mediatik.

    -Kur dhe ku ka filluar tė kėrcejė, modeli Hermes dhe kush e ka zbuluar si talent?

    Gjithēka ka nisur nė Milano, ku unė kam studiuar nė shkollėn e baletit. Mė pas fillova tė merresha dhe me modeling. Isha vetėm 17 vjeē kur jam bėrė pjesė e njė agjencie mode shumė tė njohur : Fashion & Design. Mungesa e dokumenteve mė detyruan tė kthehem.

    -Krahas baletit ju jeni aktivizuar si model. Kush jua nxiti kėtė dėshirė. Ku e bėtė performancėn e parė nė cilėn pasarelė?
    Patjetėr qė po, qė i vogėl isha i apasionuar pas aparatit dhe ėndrrės pėr tė qenė njė Model. Sigurisht, me punė arrihet gjithēka. Familja ka qenė njė shtysė drejt kėtyre talenteve, veēanėrisht gjyshja, e cila ka qenė kėngėtare : Paulina Nikaj.


    Ku jeni pėrgatitur si balerin?
    Nė shkollėn e baletit nė Milano kam mėsuar gjithēka mbi baletin, zhanret dhe koreografinė. Ka qenė njė eksperiencė shumė e mirė pėr mua dhe qė mė ka shėrbyer.

    Nė fillim si model me disa foto pėr sete. Imazh i kujt firme ishit?

    Nė moshėn 17- vjeēare nisa bashkėpunime me disa fotografė pėr sete tė ndryshme fotografike. Gjithashtu, kam pozuar pėr koleksione veshjesh tė firmave tė ndryshme, duke u bėrė pjesė e katalogėve pėrkatės.

    Ku e keni pėrfaqėsuar Shqipėrinė?
    5. Unė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė disa evente dhe kompeticione mode. Pėrmend kėtu spektaklin “Java e Modės” (Maj-2009), ku unė pėrzgjidhem pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė. Kėtu u vlerėsova pėr fizikun dhe tiparet e mia, tė cilat u vlerėsuan “Look i tipit Latin”.

    Cilėt janė aktorėt shqiptarė qė preferoni?

    Margarita Xhepa & Tinka Kurti

    Aktualisht me se merret Hermesi?

    Tashmė u bėnė 6 muaj qė jam pjesė e Aldo Morning Shovv , njė reality shovv nga e hėna nė tė premte. Unė prezantoj njė rubrikė shoubizi gjithashtu, trajtoj dhe probleme tė ndryshme sociale.

    Pėr cilat firma punoni si imazh?
    D & G, Cavalli, Icon-Agency etj..

    Njėkohėsisht mendoni tė filloni dhe aktrimin?
    Po sigurisht, aktrimi ėshtė njė tjetėr talent imi dhe unė ndjehem “OK”.

    A ėshtė i dashuruar Hermesi?

    Pėr momentin jam Single. Sa i pėrket femrave tė sotme janė materialiste dhe shkojnė pas interesit.

    Ku ndiheni mė mirė nė aktrim, modeling apo balet?

    Tė gjitha nga pak, kanė rėndėsinė e vet: aktrimi, modelingu, baleti & palestėr intensive.

    Pėrdorni alkool?
    12. Zakonisht nuk jam i dhėnė pas alkoolit, vetėm me raste apo sebepe, ndėrsa cigare, po.

    Jeni dashuruar ndonjėherė marrėzisht?

    Nuk jam dashuruar asnjėherė dhe mendoj se nė ditėt e sotme ēdo gjė ėshtė interes,
    Si duhet tė jetė femra juaj e preferuar?

    Sigurisht njė femėr e shkolluar dhe sexy.

    E keni menduar ndonjėherė bashkėjetesėn

    S’e di. Di tė them qė deri tani nuk kam bashkėjetuar, por jam pro bashkėjetesės.

    A keni miq homoseksualė dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr ta?

    Patjetėr qė kam miq edhe homoseksualė. Ata janė pjesė e shoqėrisė shqiptare dhe janė njėsoj si tė tjerėt. Mendimi im ėshtė “OK” dhe jo paragjykues. Po pse mos ti kem shok? (qesh)

    Nipi i kėngėtares sė njohur Pavlina Nikaj, si ndiheni?
    Jam vėrtet krenar qė kam mbiemrin Nikaj. Gjyshja ėshtė njeriu mė i shtrenjtė pėr mua dhe suksesi im i dedikohet asaj.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Interviste me balerinin Hermes Nikaj

    Intervista : Flet Balerini , Top ~ Modeli & Prezantuesi i njohur televiziv , Hermes Nikaj .

    Ja cilat janė tendencat e fundit tė sezonit dimėror !

    Nga Albert ZHOLI

    ... I apasionuar pas pasarelave dhe ėndrrės pėr tė qėnė njė Model, Hermes Nikaj, nipi i artistes sė njohur Pavlina Nikaj, e cila nė vitet ’50-’70, sė bashku me Marjana Dajėn u bėnė mjaft tė dashura pėr publikun shqiptar, sot ėshtė njė ndėr imazhet mė tė kėrkuara nė botėn shqiptare tė modės, por edhe jashtė vendit. Ėshtė i qeshur, mjaft i dashur dhe me direktiva tė qarta pėr sa i pėrket botės sė modės. Mes fjalėve tė tij , duket qartė njė djale me ambicie, mjaft i kujdesur nė ato qė thotė dhe qė nuk pranon tė adhurojė askėnd, pėrvec punės sė tij . Ne njė intervistė ndryshe si mė parė , Hermesi , i njohur dhe nga programi i popullarizuar i Tv Klan, “Aldo Morning ” flet ekskluzivisht pėr "Telegraf" pėr pjesėmarrjen nė Javėn e Modės pėr veshjet dimėrore nė “TEG”, tendencat e sezonit, pasionet e tij jashtė modelingut dhe angazhimet e momentit . Nė intervistėn e mėposhtėme do tė mund tė lexoni gjithcka, mbi jeten aktuale tė bukuroshit Hermes Nikaj .

    1. Para disa ditėsh nė ambientet e qendrės tregtare “TEG” u zhvillua Java e Modės pėr veshjet dimėrore. Pjesė e kėtij eventi ishit dhe ju, si u ndjetė?
    Pikėrisht, para disa ditėsh u mbajt Eventi "Java e Modės" , nje spektakėl i zhvilluar nė ambjentet e TEG, njė prej qėndrave mė tė mėdhaja tregtare nė kryeqytet , ku pjesėmarrės isha dhe unė duke sfiluar pėr veshjet e ndryshme tė sezonit dimėror e duke u bėrė pjesė e katalogėve pėrkatės. U ndjeva shkėlqyer, teksa parakaloja nė sfilatė duke mbajtur nė trup veshjet e markave mė tė njohura sot per sot.

    2. Cilat ishin tendencat e kėtij sezoni vjeshtė- dimėr?
    Tendencat e dimrit nuk njohin limite kėtė sezon. Ato qė i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i Guēi-t e i D&G ishin mjaftueshėm frymėzues pėr pasuesit tė cilėt sollėn njė mori ngjyrash e modelesh ekstravagante kėtė sezon dimėror . Celio besnik si gjithmonė , pa ndryshime tė mėdha kishte sjellė njė koleksion mjaft maskilist duke pėrdorur ngjyrat e tokės dhe grinė . Roēo Baroēo tė kujtonte koleksionet e Gabanna-s para dy viteve, duke mbizotėruar e bardha dhe tyli. Cortefiel solli njė shpėrthim me ngjyra elektrike dhe dizenjo pafund.

    3. Tashmė prej disa vitesh jeni njė ndėr modelėt mė tė kėrkuar nė tregun shqiptarė. Si i kujtoni fillimet tuaja?
    Fillimet e mia nė Modeling nė fakt kanė qėnė tė hershme . Prej 4 vitesh merrem me Balet & Modeling dhe mendoj se, sot jam profesionist nė kėtė fushė . Unė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė shumė evente dhe kompeticione mode duke marrė vlerėsime pėr tiparet dhe fizikun tim tė vecantė , te cilin e pėrkufizuan tė tipit latin. Gjithashtu, kam pozuar pėr koleksjone veshjesh tė firmave tė ndryshme, duke u bėrė pjesė e katalogėve pėrkatės. Tashmė u bėnė katėr vjet qė po merrem me balet & modeling dhe aktualisht jam pjesė e Agjencisė Icon, si Model.

    4. Nėse njė ditė do tė kishit njė ofertė pėr tu larguar nga Shqipėria pėr tė ndjekur rrugėn e modelimit. Do tė pranoje?
    Ofertat kanė qėnė tė shumta, por i kam refuzuar pasi nuk qėndroj dot larg familjes time tė dashur duke qėnė se jam dhe djalė i vetėm .

    5. Pėrveē modelimit cilėt janė pasionet e Hermesit?
    Pasioni mė i madh i jetės time janė pasarelat, por nuk ngelet pas baleti, televizioni, aktrimi dhe udhėtimet nė vende tė ndryshme te botės.

    6. Si janė raportet tuaja me modelėt e tjerė me emėr nė Shqipėri dhe a shikoni konkurrencė mes njėri-tjetrit?
    Sigurisht qė konkurrenca ėshtė e madhe, por falė punės dhe arritjeve tė mia , sot emri im ėshtė njė ndėr mė tė lakuarit sa i pėrket modės dhe televizionit

    7. I ri nė moshė dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim ?
    Edhe guxim, edhe punė, edhe ėndėrr, edhe njė horizont drejt tė ardhmes time. Pėrqindja e guximit ėshtė e madhe por 100 % ėshtė puna ime, pasi ėndrra tashmė po bėhet realitet .Mė pėlqen tė qėndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin tė mėsosh as suksesin, as dėshtimin. Njeriu mundohet t'i ketė tė dyja kėto gjėra dhe mes tyre tė bėjė njė balancė tė ndershme .

    8. Kė konsideroni mikun apo mikeshėn mė tė mirė?
    Mikesha ime mė e mirė ėshtė Parukjerja ime e dashur, Merita sė cilės i tregoj gjithcka dhe mė kėshillon pafund.

    9. Si vishesh nė jetėn e pėrditshme ? Po veshjet e femrave shqiptare si tė duken ?
    Veshja ime ėshtė gjithmonė nė varėsi tė programit ditor qė kam. Nėsė ėshtė njė ditė shkolle , normalisht i veshur sport & praktike. Nėse programi ditor kėrkon dicka mė klasike apo moderne , sigurisht qė i pėrshtatem eventit. Nėse flasim pėr femra qė janė imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janė tė mirėinformuara. Nėse flasim pėr vajzat e vogla, e teprojnė pak mė veshjen e paradites ose nė shkollė. Mendoj sė ėshtė bukur t'i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumė kujdes nė kombinimin e veshjes me stilin qe tė pėrket, dhe ditės qė kemi pėrpara.

    10. Modelingu pėr ju ėshtė pasion, profesion apo biznes ?
    Modelingu nis nė tė gjithė globin si njė Pasion. Koha mė pas tė tregon nėse mund tė kthehet nė njė profesion tė mirėfilltė. Mundėsitė pėr modelingun e njė vendi tė vogėl dhe me shumė problematika si Shqipėria, janė tė kufizuara. Rrallė herė moda merr prioritet dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Por, pa diskutim qė jemi nė njė situatė mė tė mirė se 5 apo 10 vite mė parė. Sot ka mė shumė aktivitete, mė shumė sfilata, dhe kjo bėn qė gjithsecili tė ketė mė shumė mundėsi.

    11. Cilat janė projektet tuaja gjatė kėtij fillimi vitit?
    Projektet e mia sigurisht qė lidhen me Televizionin . Shpresoj qe ti rikthem sėrish programit tė mėngjesit nė Televizionin Klan "Aldo Morning" , nė tė cilin mungoj prej pak muajsh. Gjithashtu dhe studimet e larta zėnė njė pjesė mjaft tė rėndėsishme nė formimin tim. Kėtė vit diplomohem pėr Gjuhė tė Huaja dhe mė pas dua tė vazhdoj njė master tė pėrgjithshėm pėr Gazetari. Kam shumė surpriza, mė ndiqni !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •