Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Kryetari i PS

    Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e cilësoi të paprecedent sulmin e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë, pasi ai shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtën institucionet kushtetuese më 21 janar 2011, duke zbatuar plotësisht ligjet e Republikës së Shqipërisë.

    Në një reagim për mediat, ministri Halimi u shpreh i bindur se me aktin e djeshëm të Edi Ramës për të mos pranuar vendimet e një pushteti të pavarur u tregoi shqiptarëve modelin e presionit politik mbi çdo institucion, sistematikisht derisa në fund kërkon t'i asfiksojë ato totalisht. Sipas Halimit, sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t'i afrohen edhe karriges së tij. "Edi Rama dhe Partia Socialiste sulmuan sot në mënyrë të paprecedent drejtësinë shqiptare, pasi ajo shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtën institucionet kushtetuese më 21 janar, duke zbatuar plotësisht ligjet e Republikës së Shqipërisë. Me këtë akt të pazakontë në historinë e demokracisë shqiptare dhe botërore, Edi Rama sulmoi shtetin e së drejtës thjesht dhe vetëm për të mbrojtur vetveten, si arkitekti kryesor i dhunës së 21 janarit. Edi Rama është i vetmi politikan që komenton sistematikisht vendimet e gjykatave, duke dashur t'i shndërrojë ato në vendime politike. Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t'i afrohen edhe karriges së tij. Shqiptarët dhe çdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin. Por shqiptarët më në fund e kanë kuptuar modelin Rama: model që bën presion politik mbi çdo institucion të pavarur, sistematikisht derisa në fund kërkon t'i asfiksojë ato totalisht", theksoi Halimi.

    Sipas ministrit, kjo nuk është hera e parë që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqejnë vendimet e saj dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë për shtat. "Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Ruçit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë. Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës", u shpreh ai. Ministri i Drejtësisë akuzoi kreun e PS-së se që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka politizuar këtë proces, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhë. "Në fakt, që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka politizuar këtë proces, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhë, për çdo ditë dhe çdo minutë, mbi drejtësinë shqiptare, për të ardhur në këtë ditë kur i futi thonjtë në fyt një pushteti tjetër që nuk varet nga askënd", vijoi ministri Halimi.

    Rilindja Demokratike

    http://www.rilindjademokratike.com/R...t/politika.htm
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Po ay eshte psikopat pervers,po nuk morì 3 doza ai nuk eshte mire nga trute e kokes,e keni pare ndonjehere ne televizor se si i leviz syte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Tani presim prokurorine te hape hetimin per organizatoret e vertete te 21 Janarit !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    jeni jo per te qeshur por per te qare,po ne gjithe boten opozita ben thirje per protesta dhe eshte organizotore e protestave dhe demostratave,cka te keqe ketu?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    jeni jo per te qeshur por per te qare,po ne gjithe boten opozita ben thirje per protesta dhe eshte organizotore e protestave dhe demostratave,cka te keqe ketu?
    Po jo mo bledi ska asgje te keqe,por ama kur jane spontane dhe kur " protestuesit" nuk paguhen dhe nuk shkojne me arme si ai nipi tom ndoshit

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Rama në “360 Gradë”: Protestuesit u pushkatuan më 21 Janar, gjykata liroi killerat

    TIRANE - I ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News 24”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënon vendimin e Gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Sipas Ramës, protestuesit u pushkatuan para Kryeministrisë, ndërsa gjykata liroi vrasësit.

    Numri 1 i socialistëve, duke iu rikthyer ngjarjeve të 14 shkurtit 1998 mohoi kategorikisht heqjen e një paraleleje, duke nënvizuar se në ’98 kërkohej koha e kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano, ndërkohë që në 21 Janar 2011 protestuesit ishin të paarmatosur.

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Zheji, lideri socialist u shpreh i bindur për një fitore të së majtës në zgjedhjet e qershorit 2013, teksa nuk konfirmoi aleatët. “Vendimmarrja e partive të tjera është e tyrja sovrane. Objektivi jonë është largimi i kësaj qeverisë dhe të shkojë ku e ka vendin në opozitë”, tha Rama.

    Deklaratat e lëshuara pak ditë më parë në të njëjtin emision nga deputeti neonazist Kristo Papas, Rama i cilësoi “të ulta”, teksa shprehu dhe vizionin e tij gjeopolitik.

    Përse shqiptarët duhet t’iu votojnë në qershor 2013 si kandidat për kryeministër?
    Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar më 23 qershor, për ti dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendit, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend.

    Ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë kryeministri Nano që u largua në 14 shtator apo kryeministri Berisha që qëndroi në 21 janar.
    Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Ne 14 shtator kërkohej koka e kryeministrit shqiptar. Në 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Në 21 janar protestuesit u vranë kur po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte.

    Si e shpjegoni ndërhyrjen, ambasada amerikane sot u tregua e ashpër. Ishin kaq pak te dhunshme?
    Protesta e 21 janarit ishte protestë që do përdorja fjalët e Sarkozisë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qëllojë ndaj qytetarëve.

    4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpatizantëve të PS-së. A mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të varfërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit?
    Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barrikadës. Këtu bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve në 21 janar.

    Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmarrje ndaj kryeministrit, nuk është pak si ti hedhësh benzinë zjarrit? Eshtë kjo politika e zotit Rama?
    Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtësisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për ti dalë krah familjes së kryeministrit që i ka hapur luftë opozitës me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit.

    Nëse do duam te djegim presidencën nuk duhet ta mbrojë njeri?
    Kjo nuk është më në qoftë se, kjo është me fakt, nuk ka pasur përpjekje as për të pushtuar dhe zaptuar Kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi personale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë killerat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kryetar i bashkisë dhe kryeministri i vendit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinioni publik, por dhe partnerin më të madhtë këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt.

    Do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen?
    Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasuar, nuk kam asnjë emocion.

    Nuk ka vendim për deputetet, apo personazhet e tjerë?
    Nuk kam qenë as dakord dhe as i gatshëm që të pranoj ndonjë grup me axhendë tjetër. Kam parë një demonstratë e cila është provokuar nga policia dhe pas provokimit është ngjallur një reagim.

    Nëse do rrethoheshit ju në postin e kryeministrit, si do reagonit. Do respektonit ligjin?
    Mos bëjmë spekulime. Ligji është i qartë. Kur unë te jem kryeministër ligji do respektohet pike për pike. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjarrit jashtë territorit të Kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli.

    Gardisti ka detyrë ta mbrojë institucionet?
    Patjetër. Nëse thua protestë e ashpër nuk ke thëne asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur, Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mijëra fishekë. Unë di që detyra e kryeministrit dhe e qeverisë dhe çdo institucioni, është përcaktuar nga ligji.

    Ju keni dënuar largimin e Nanos në 1998?
    Nuk është e vërtetë dhe nuk ka paralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për ti marrë jetën kryeministrit të asaj kohë, sot jemi në kushte të tjera.

    Taksa progresive?
    Është debat që e ka hapur kryeministri jonë. Dua që bëj të qartë, flasim për vlerën progresivitetin në një sistem të ndershëm bëhet fjalë për sistem taksimi që mund të artikulohet në shumë forma. Aspak në formën më klasike.

    Si të përllogaritet mosmarrja e frymës së të pasurve?
    Ka forma të termit të ndershëm të taksimit. Taksa e sheshtë është grabitje e më të varfërve.

    Pse?
    Kur taksa e sheshtë u vendos në 2007 ne kishim kontribut për buxhetin e këtij shteti që vite 70% nga kompanisë dhe 30% nga populli. Sot është e kundërta. Pjesën më të madhe të barrës, nuk e mbajnë kompanitë, por populli.

    Nuk ju duket arsyetim populist?
    Ajo shkollë e mendimit liberal që e hymnizon taksën e sheshtë është shkollë periferike dhe margjinale. Nëse liberalët kanë simbol ai është Ronald Regan. Sigurisht diskutimi zhvillohet sesa shtrihet progresiviteti. Por, që mësuesi të paguajë më shumë taksa sesa ministri i Arsimit kjo është e padrejtë.

    Por sipërmarrësit do hapin vende pune? Nuk do rëndohet biznesi?
    Është taksim imoral. Në 2007 kur u vendos taksa e sheshtë u rrit 10 herë taksa për infermierët, mësuesit dhe policinë dhe u ul për kryeministrin. Unë besoj se taksa paguesi më i madh nga të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit është kryeministri. Ajo që ne duhet të bëjmë është që vetëm me rikonfigurimin e sistemit të taksimit do i japin në fund të vitit një mësuesi një rrogë më shumë. Tek kompanitë si ka mundësi që një dyqan buke që i kanë listat e borxheve të njerëzve nën banka dhe nuk i merr me, rreth 150 milion euro....

    Ku i merrni këto shifra?
    Bazohen në kalkulime të sakta. E rëndësishme është kjo që këta paguajnë më shumë taksa sot se sa një fabrikë çimentojë, hotel “Sheratoni”. Në raport me vitin 2005, sot nuk ka më shumë transparencë po të shikojmë se që nga kasat fiskale dhe deri tek procesi i marrëdhënieve mes shtetit dhe kompanive, situata nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Ka një mit tjetër që taksa e sheshtë do mundësojë rritjen e investimeve, do hapen vende të reja pune. Me sistemin e taksës së sheshtë nuk kemi më shumë vende pune.

    Nuk jemi në krize, vendi ka një stabilitet ekonomik të caktuar.
    Nga viti 2009 deri në 2012 na mungojnë 51 mije vende pune të humbura, bazuar në statistikat zyrtare. Kur vjen puna tek kriza, kur varfëria prek palcën nuk ka më krizë, është agoni. Ekonomia jonë është në agoni. Arka e shtetit nuk përballon dot më funksionimin normalisht të shtetit. Shtyrja e rrogave, që justifikohet se institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, është shenjë e kësaj agonie.

    Zoti Rama kthehemi tek taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është perceptimi im.
    Ne të dy mund të mos ndjejmë, por ajo që ndjen sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekonomike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël.

    Ju thoni që do ta hiqni taksën për biznesin e vogël. Nëse bëjmë një referendum për taksat është i sigurt, të gjithë jemi kundër taksave. A e ktheni dot në realitet ekonomik apo jo?
    Unë jam pro taksave, i konsideroj kontributin patriotik për secilin. Taksat janë gjeneratori i rritjes së cilësisë së shërbimeve që shteti dhe institucionet japin falë kontributit të tyre. Ne themi të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm.

    Çfarë është e ndershme, një gjë që funksionon, apo një gjë që del në sytë e publikut si një utopi dhe pastaj del në të kundërtën e vet. Ndaj të njëjtin mendim me ju përsa i përket etikës së taksës progresive. Por në vende të caktuara ka dështuar, pasi ka krijuar kushte dhe klimë të tillë që kapitalet e mëdha nuk investohen në vend por dërgohen në vende me kosto më të lirë punëtore. A nuk mendoni se do të shtohet koeficienti i korruptueshmërisë së drejtorisë së tatim-taksave? Si do ta mbani këtë sistem?
    Ne asnjë vend nuk kam dëgjuar asnjë që krizën ta lidhim me vlerën e progresivitetit të sistemit të taksimit. Nuk jemi në dilemën njëra apo tjetra. Dilemat janë brenda këtij sistemi të ndershëm taksimi në çfarë diagrame do artikulojmë barrën fiskale.

    Si do kenë më tepër supë shqiptarët me qeverisjen tuaj?
    Ne do lehtësojmë barrën fiskale për shtresën e mesme. Mësuesi nuk do paguajnë më më shumë taksa se ministri i Arsimit, siç ndodh sot. Paguan sot më shumë taksa një ushqimore se një fabrikë çimento. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një diskutim tjetër. Sot sipërmarrësit e kanë të vështirë të shfaqen në publik se goditen menjëherë. Tek arka gjysmë boshe që shteti i ka borxh sipërmarrëseve, që do u lajmë ne. Dhe për shkak të hakmarrjes në mënyrë kritike të qeverisë.

    Si do ja lani ju me taksën progresive borxhin sipërmarrësve?
    Unë besoj se këndvështrimi juaj për taksën e sheshtë është tërësisht i mbrapshtë. Do krijojmë sistem komunikimi me sipërmarrjen transparent. Zgjedhja që ofrojmë është të ndajmë më mirë barrën që të kemi një shtet që i shërben të gjithëve. Në rast se ne do kërkojmë më shumë kontribute do e bëjmë në proces duke i garantuar më shumë shërbime.

    Kush e bën në familjen tuaj pazarin?
    Nuk jam marrë asnjëherë me bilancin ekonomik. Unë di që të gjitha janë shtrenjtuar me herë që e kanë bërë të papërballueshme jetën e zakonshme. Historia e familjes time është më e lehtë, por është dramatike për familjet e zakonshme.

    Privatizimet, më mirë menaxhim publik apo privat?
    Privatizimi është një instrument i patjetërsueshëm i sistemit, por nuk është përgjigjja që zgjidh problemin sepse ka shumë rëndësi kur bëhet, si bëhet dhe çfarë sjell. P.sh: Pse duhet të privatizohen 4 HEC, ku ato janë me eficente dhe nuk kanë humbje.

    Jo çdo që dështon është faj i qeverisë?
    Por qeverinë pse e kemi....

    PS ka qenë sulmuese kundër CEZ dhe ACR?
    Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëruar prej nesh para se të realizohej privatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitqare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombëtarizua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeverisa në vend të të kërkojnë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën me të madhe të privatizimeve të bëra nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimi ne kontratave pasi është e zhytur në mëkat para që të nënshkruajë kontratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të cilët doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien.

    Kur u bë privatizimi ishte një ndër kompanitë më të mëdha? Pse i shqiptarizojmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombëtare? Si shqiptarizohen?
    Për të njëjtën arsye që shqiptarët evropianizohet kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin ne sigurimit këtu dhe sa të kalojë kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre.

    Pse akuzoni ministrin Imami?
    Arben Imami si ministër mbrojtjeje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka udhëhequr një proces grabitjeje kombëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori.

    Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të investigimit tuaj. Do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat.
    Ne kemi rilindjen, nuk kemi investime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot ne koalicionin qeverisës dhe nuk arrestoi asnjë.

    Si do i jepni fund situatës, me kapitalizim apo shtetëzim?
    Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privatizuesi dhe ai që fiton nga privatizimi pra kompania. Kompanitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Cdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigjje adekuate. Kurrë nuk do i privatizonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet.

    Unë jam i mendimit që instrumentet për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato përcaktojnë diferencën? Të pyeta për monopolet, a ekzistojnë?
    Unë po flas për nevojën që në të ndërtojmë shtet, troç ne nuk kemi shtetit, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional.

    Për një vend që do të emergojë nga një nivel në tjetrin, gjeografia është i rëndësishëm. Rilindja Kombëtare si të korrigjojë këtë mizori?
    Unë nuk jam dakord pasi Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë të njëjtën gjeografi, por janë dy botë të ndryshme. Shqipëria dhe Mali i Zi janë e njëjta gjeografi, por kur del nga Shqipëria shikon botë të ndryshme së paku në 1 aspekt, në dy anët e rrugëve ka gjelbërim dhe nga një vendbanim në tjetrin ka segmente, kur nuk ka asnjë tjetër përveç gjelbërimit.

    Sapo folët për kaosin në rrugët e Shqipërisë, e njëjta gjë është dhe në bregdetet shqiptaret kur kryebashkiakët janë socialist?
    Unë besoj se po të shohim godinat e vjetra të Himarës, të Dhërmiut të Durrësit apo dhe kullat e Malësisë janë vepra me shijë të hollë që janë bërë nga njerëz pa shkollë. Po të shohim shëmtitë që ngrihen sot në atë të rrugës së Shqipërisë janë fytyra estetike e kësaj politike dhe PD. Se ishte anarkia që silli kreu i PD, kur u bë president dhe e mbarti ne gjithë rrugën e vet që sot

    Po bashkitë e PS ?
    Ne do marrim përsipër një plan të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor të gjithë Republikës së Shqipërisë, që do të ndajë në mënyrë të qartë dhe të prerë se kush dhe ku do të bëjë gjithçka. Do kemi jo vetëm një plan urbanistik që këta na e morën ne, që dhe Bashkia e Tiranës nuk e di çfarë është, por do kemi një plan të zhvillueshëm

    Instrumentet me çfarë do i bëni?
    Është pyetje që pas 4 vjetësh do i japim përgjigje në fakte dhe jo në llafe.

    Zoti Rama unë personalisht besoj më shumë tek instrumentet. Për të folur për instrumentet. Pyetja është, jeni për partnerët e mëdhenj botërorë? Duhej një përbindësh si Bechtel që të hapte rrugën Durrës-Kukës. Për të bërë këto gjërat e mëdha transformuese, cili do të ishte partneri ndërkombëtar që do ftonit?
    Biznesi ynë është goditur në një farë feje që po mbijeton në gjunjë. Shqiptarët nëse vendosen në kushtet për të bërë biznes, ndjehen të lirë dhe respektohen, mund të bëjnë mrekullia dhe i kanë bërë në vende të tjera. Këtu njerëz të talentuar, të jashtëzakonshëm me ide dhe energji ose janë goditur dhe masakruar ose janë thithur për tu bërë pjesë e klientelës së pushtetit. Bechtel është një kompani gjigante, por edhe në rastin e rrugës së kombit, që është vepra e vetme për të cilën unë mund ta vlerësoj pozitivisht qeverinë e Sali Berishës, u bë objekt i një skandali të pashoq korrupsioni. Nëse ne duam që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha dhe të kemi investitorë seriozë nuk mjafton ftesa e kryeministrit por duhet mjedisi i tillë që ti garantojë këto investime. Nuk ka asnjë argument të provuar që nga taksa e sheshtë janë rritur investimet. Ajo që i rrit investimet është në radhë të parë një territor që garanton trajtim të drejtë në treg. Në radhë të dytë është parashikueshmëria. Në këtë qeveri rregullat brenda sistemit fiskal kanë ndryshuar 67 herë në më pak se 8 vjet. Këto ndryshime janë katastrofë për një kompani që investon sepse nuk e di çfarë e pret pas 3 muajsh. Duhet të zgjidhim edhe çështjen e pronës.

    Investitorët duhet të vijnë apo jo, apo duhet të pastrojmë njëherë territorin pastaj të vijnë ata?
    Unë po flas se si duhet ta shikojmë çështjen. Nga ana tjetër duhet të kualifikojmë krahun e punës.

    Vizioni gjeopolitik i Edi Ramës? Të kemi dëgjuar radhë të flisni për gjeopolitikën? Deklarata e Papas, si e komentoni?
    Është krijesë shumë e ulët, por tu marrë me të.

    Është grupi parlamentar grek më i rëndësishëm?
    Kjo tregon sa poshtë ka rënë një pjesë e zgjedhësve në Greqi ndoshta jo për fajin e tyre, por për verbërinë e shkaktuar nga kriza dhe shumë frustracione, por edhe mangësi, kohë pas-kohe.

    Kush është deklarata e tmerrshme që thotë Papas që keni bërë?
    Nuk kam bërë asnjë deklaratë të tmerrshme, nëse është tmerruar është kompliment për mua.

    Kush mendimi juaj Shqipëria në rajon?
    Unë e shoh me shqetësim degradimin e gjuhës në fjalorin e kryeministrit lidhur me rajonin dhe e konsideroj se ky degradim është pjesë e degradimit të përgjithshëm. Ka një kufi shumët ë qartë ndarës mes patriotizmit dhe retorikës nacionaliste. Patriotizmi është ajo çka duhet si fjalë dhe si vepër. Retorika nacionaliste nuk shikon nevojat për liri dhe të drejta të vetvetes, por shikon krijimin e kundërshtive dhe të rrugëve kur përçohet urrejtja për të tjerë.

    Ju keni qene objekt i një sulmi të ashpër?
    Unë besoj se sot ne kemi nevojë të afirmojmë padyshim një aspiratë të madhe që është aspirata e shkuarjes përpara të shqiptarëve si komb. Pyetja ime është si kam mundësi kemi mbetur tek abetarja për të përafruar sistemin arsimor këtej dhe andej kufirit Si ka mundësi që Kosova është e varur nga Serbia për sa i takon energjisë.

    Kushto më lirë... rregullat e tregut janë blej me lirë, tek kush shet më lirë...
    Ne duhet të garantojmë sigurinë energjetike të 2 shteteve bashkë dhe Kosova nuk duhet të jetë vetëm një rrugë, por edhe rrugën tjetër. Linja e interkonjeksionit është bllokuar për arsye korruptive. Si ka mundësi sot e gjithë ditën ne nuk kemi arritur as tek idhulli i Berishës, Ahmet Zogu, për ofertat turistike.

    Ka albanofobi ne rajon zoti Rama?
    Artur sot zhvillohet një dialog në rajon mes Kosovës dhe Serbisë, është dialogu mes fitimtarëve dhe të mundurve. Nuk e ndihmojmë veten tonë dhe njerëzit tanë në të gjithë rajonin me fjalime që provokojnë aleatët tanë më të mëdhenj, të cilat provokojnë situata që mund të jenë të paparashikueshme. Më 23 qershor asgjë nuk e shpëton këtë qeveri, as ndarja me dhunë e mandateve, as pafajësia për të treguar forcë, as kjo retorikë shume provokuese. Mbi të gjitha po të donte të ndihmonte shqiptarët e Preshevës, kryeministri ka prej më shumë se një viti në tavolinë propozimin tonë për të ndërtuar maternitetin në Preshevë. E dyta ka propozimin për të ndërtuar shkollën, pasi që nga koha e Titos, thonë ata, nuk është vënë asnjë tullë atje. Kjo është ndihma që mund tu japë qeveria atyre. Nga del kjo Prevezë që provokon gjithë dynjanë pa asnjë arsye. Nëse do të bëjë diçka konkrete për çështjen çame mos rrotullojë arra nëpër dhëmbë, por të bëjë diçka konkrete. Ne jemi e vetmja parti, që jemi alternativë qeverisës, që kemi në program çështjen çame. Ky lloj filli i një retorike që të tërheq me vete është i tillë që kur sheh se si me një të rënë të lapsit i jepen Greqisë 300 km katror det, me fjalë të tjera tradhti kombëtare. Në këto kushte jemi, për çfarë flasim për provokacione që krijojnë situata të pakuptimta.

    Si vihet ne pushtet zoti Rama? Si do vini në pushtet me këtë të majtë të përçarë?
    Nuk është e majta e përçarë. Edhe sondazhet e kryeministrit e japin të humbur PD.

    Sondazhet tregojnë se forca të treta do të jenë përcaktuese për të përcaktuar mazhorancën, për t’i vënë kurorën njërës nga palët, juve apo zotit Berisha.
    Ju garantoj për një gjë, nëse ne sot nuk jemi në qeveri dhe Shqipëria paguan kaq shumë kosto, kjo është vetëm sepse ne nuk u lejuam që të vijmë në qeveri, jo nga populli por nga mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve. Kjo është tanimë e vërtetuar. Ne përsëri do ti fitojmë zgjedhjet, por ndryshe nga viti 2009 do zgjidhemi dhe do qeverisim. Në 2009-ën nuk u lejuam të qeverisnim me manipulim. Koalicioni ynë do të marrë shumën e nevojshme të mandateve për të qeverisur autonom nga të gjitha forcat politike.

    Koalicion pa Ilir Meten, Topin, Dulen...?
    Unë nuk bej emra. Se kush do jete koalicioni do e shohim kur te regjistrohet. Ne PS dhe koalicioni ynë i forcave që do dakordësohet me ne për rotacionin për të venë në jetë një program qe ka një parti për të qeverisur do i fitojmë zgjedhjeve pavarësisht forcave te tjera qe nuk do jenë pjese e koalicionit dhe do kemi 70 mandate.

    Kështu deklaruat dhe ne 2009?
    Sepse ne 2009 nuk u lejuam te zgjidhemi pasi u vodhëm. Këtë radhë nuk ka asnjë vjedhje që e shpëton PD nga humbja dhe ndërkohë kemi marrë të gjitha masat të ndryshojmë rrjedhjen historike të vendit, për një program transformues për jetën dhe te ardhmen. Të vijë sekretarja e shteti amerikan Clinton dhe të thotë bëni zgjedhje të lira është kulmi. Edhe vizita e Komisonerit Fyle....

    Numrat thotë se asnjë nga subjekte e mëdha pa koalicion nuk fiton? Keni ndërmend të krijoni koalicione strategjike me forcat e qendrës?
    Sot unë nuk flas ky ai ata ato. Koalicioni ynë do fitojë dhe do jetë i vetëmjaftueshëm.

    Me apo pa Ilir Metën?
    Ky është momenti im për t’ju thënë kaq. Koalicioni ynë do fitojë zgjedhjet me 70 e më shumë mandate. Unë dua të them i kam ftuar të gjithë dhe u kam thënë të bashkohemi pasi nuk shtyhet më kështu.

    Rikonfirmoni se zgjedhjet i fitoni vetëm dhe pa Ilir Metën dhe koalicionet e qendrës?
    Vendimmarrja e partive të tjera është e tyrja sovrane. Objektivi jonë është largimi i kësaj qeverisë dhe të shkojë ku e ka vendin në opozitë.

    Debati janë instrumentet që janë koalicionet e gjëra?
    Ne e do kemi mjaftueshmërisht të gjerë koalicionin për të fituar zgjedhjet.

    (el.me/er.nu/BalkanWeb)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Te hetohen organizatoret e 21 Janarit dhe pucistet si ne cdo vend demokratik do te marrin denimin e merituar.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Berisha: Organizmi i 21 janarit, po presim drejtesi


    Eva Gjura

    Hetimi per ngjarjen e dhunshme te 21 janarin eshte ne proces dhe mazhoranca po pret qe drejtesia te thote fjalen e saj per kete akt te shemtuar. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate nje bashkebisedimi me te rinjte e EPP, pak dite pas vendimit te gjykates se Tiranes, e cila shpalli te pafajshem kreun e Gardes se Republikes Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo. Kryeministri ka theksuar se, drejtesia ende nuk e ka thene fjalen e fundit, pasi hetimet vazhdojne per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit, ku mbeten te vrare kater shtetas, por nuk ka hezituar te akuzoje kryetarin e opezites Edi Rama, per kryengritje te armatosur dhe tentative te marrjes se pushtetit me dhune.

    Duke sjelle ne vemendjen e te gjitheve ne menyre kronologjike ate dite, Berisha tha se, “ne 21 janar, bazuar ne nje video kryekeput te falsifikuar, sic eshte faktuar, ky zoteri mendoi se do te permbyste pushtetin me dhune. Solli protestues dhe midis tyre rreth 200-300 persona te paguar, te zgjedhur nga bota e krimit, me te cilet mendoi se do te permbyste me dhune qeverine. Pergatiti nje fjalim dhe mori nje megafon me vete, u instalua ne kullat per karshi, duke besuar se nga ky ballkon qe eshte tek kjo zyre do te mund te pershendeste mbeshtetesit e tij qe do te kishin rrezuar qeverine. Dhe ata sulmuan ne menyren me agresive ndertesen e Keshillit te Ministrave”.

    Gjithashtu Berisha u shpreh se, “mbi policine dhe Garden e Republikes u hodhen me mijera e mijera tulla, gure, hunj, por dhe dinamit. Natyrisht, une isha ne zyre. Ai mendoi se une do te largohesha nga zyra, por une jam njeri i detyres dhe nuk kisha motiv qe te largohesha. Ajo ishte nje dite e zakonshme pune per mua dhe nuk kisha ndermend qe t’i leshoja zyren. Pati kater viktima”. Me tej kryeministri kujtoi para te gjitheve se, “ishte nje perpjekje per te permbysur me dhune nje qeveri te dale nga zgjedhje te lira. Deshtoi! Nje proces hetimor eshte ne vazhdim. Kerkova qe drejtesia te thote fjalen e saj per te gjitha aspektet e ketij akti te shemtuar. Ne po presim”. Gjithashtu kryeministri Berisha, ka theksuar se kryetari i opozites Edi Rama, e beri kete per te marre pushtetin me dhune dhe bllokuar integrimin sic po ben edhe tani duke mos votuar tre ligjet.

    Koha Jone
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Per mua protesta ishte shum fort e manipuluar nga sherbime te huaja.Hetimi ishte shume siperfaqsor.Politika me gafa e gabime te renda qe nga rama qe i kaloi miu nen hunde e deri te sala qe kaloi ne cmenduri duke pare endrra me stilolapsa pistolete thika me helm dhe cadra pistolete.Pergjegjsia sidoqofte eshte e qeverise ne radh te pare dhe e opozites miope dhe te paafte.Mos te ish per ameriken do kishte plas 97 perseri.Te gjith per burg jane.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Për: Halimi: Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar

    Shifni ca emri ka ky Halimi pastaj shifni cka thene
    Rrenjen e fjales ne emer e ka hale dhe emrin e plote e ka Heleimi
    Ca do presesh prej ketij.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •