Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Kryetari i PS
Edi Rama, arkitekti i dhunës më 21 janar
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e cilësoi të paprecedent sulmin e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë, pasi ai shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtën institucionet kushtetuese më 21 janar 2011, duke zbatuar plotësisht ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Në një reagim për mediat, ministri Halimi u shpreh i bindur se me aktin e djeshëm të Edi Ramës për të mos pranuar vendimet e një pushteti të pavarur u tregoi shqiptarëve modelin e presionit politik mbi çdo institucion, sistematikisht derisa në fund kërkon t'i asfiksojë ato totalisht. Sipas Halimit, sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t'i afrohen edhe karriges së tij. "Edi Rama dhe Partia Socialiste sulmuan sot në mënyrë të paprecedent drejtësinë shqiptare, pasi ajo shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtën institucionet kushtetuese më 21 janar, duke zbatuar plotësisht ligjet e Republikës së Shqipërisë. Me këtë akt të pazakontë në historinë e demokracisë shqiptare dhe botërore, Edi Rama sulmoi shtetin e së drejtës thjesht dhe vetëm për të mbrojtur vetveten, si arkitekti kryesor i dhunës së 21 janarit. Edi Rama është i vetmi politikan që komenton sistematikisht vendimet e gjykatave, duke dashur t'i shndërrojë ato në vendime politike. Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t'i afrohen edhe karriges së tij. Shqiptarët dhe çdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin. Por shqiptarët më në fund e kanë kuptuar modelin Rama: model që bën presion politik mbi çdo institucion të pavarur, sistematikisht derisa në fund kërkon t'i asfiksojë ato totalisht", theksoi Halimi.
Sipas ministrit, kjo nuk është hera e parë që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqejnë vendimet e saj dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë për shtat. "Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Ruçit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë. Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës", u shpreh ai. Ministri i Drejtësisë akuzoi kreun e PS-së se që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka politizuar këtë proces, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhë. "Në fakt, që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka politizuar këtë proces, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhë, për çdo ditë dhe çdo minutë, mbi drejtësinë shqiptare, për të ardhur në këtë ditë kur i futi thonjtë në fyt një pushteti tjetër që nuk varet nga askënd", vijoi ministri Halimi.
Rilindja Demokratike
http://www.rilindjademokratike.com/R...t/politika.htm
Krijoni Kontakt