Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Mitropolia e Korçës reagoi sërish dje në lidhje dramën ‘Shën Maria e Beratit’, duke u shprehur se ka pasur spekulime me deklaratat e saj, ndërsa thekson se distancohet nga opinionet që nuk përcjellin etikë të krishterë, ndërkohë dje Myftinia e qytetit të Korçës është solidarizuar me Mitropolinë duke dënuar fyerjet. Mitropolia e Korçës reagoi duke deklaruar se po keqpërdoret emri i saj dhe një deklaratë që ajo ka bërë përmes zëdhënësit të kësaj mitropolie. “Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe një herë qëndrimin e Mitropolisë së Korçës rreth spekulimeve të disa mediave dhe individëve të ndryshëm mbi të ashtuquajturat deklarata të Mitropolisë në lidhje me dramën ‘Shën Maria e Beratit’. E vetmja deklaratë zyrtare e Mitropolisë është ajo që u dha zyrtarisht nëpërmjet zëdhënësit të saj. Çdo spekulim tjetër nuk i përgjigjet të vërtetës”, thuhet në deklaratën e Mitropolisë. “Kërkojmë që raportimet të mos përhapin konfuzion dhe pasaktësi. Gjithashtu është spekuluar me faqe në internet, që janë individuale dhe nuk paraqesin opinionin e Mitropolisë. Ne distancohemi nga çdo opinion që nuk përcjell etikë të krishterë dhe që nuk respekton dinjitetin e çdo njeriu”, thuhet në reagim. Ndërkohë po dje pas reagimeve të Komunitetit Ortodoks dhe Mitropolisë, të cilat sollën dhe pezullimin e shfaqjes në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ka reaguar dhe Komuniteti Mysliman. Kreu i këtij Komuniteti në qytetin juglindor, Haxhi Qazim Muçi ka shprehur solidaritetin me Komunitetin Ortodoks dhe Mitropolinë. Myftiu ka shtuar se çdo fyerje ndaj vëllezërve tanë është dhe fyerje ndaj nesh. “Klerikët tanë kanë dhënë kontribut të çmuar për kombin dhe mbarë njerëzimin, prandaj nuk është e drejtë që të ofendohen dhe përbuzen”, thuhet në deklaratën e kreut të Myslimanëve në Korçë. Ndërkohë më tej sqarohet se ata bashkohen me shqetësimin e besimtarëve dhe klerikëve ortodoksë. “Në emër të bashkëjetesës së mirë fetare që ekziston në vendin tonë, solidarizohemi me homologët tanë ortodoksë. Nuk është e drejtë që të ofendojmë me çfarëdolloj forme”, u shpreh Haxhi Qazim Muçi, myftiu i Korçës. Ndërkohë, arsyet se përse u cilësua prej disave fyese për ortodoksët drama mbeten të paqarta. Më së shumti unë u befasova hidhur për këtë gjë që ndodhi. Ishte diçka e papritur, e paimagjinueshme në një vend demokratik, siç është vendi ynë, që ketë tentativë ndërhyrjeje të këtij lloji për të ndaluar një spektakël teatror”, tha në një intervistë për një televizion regjisori Mihal Luarasi. Ky i fundit ka hedhur dyshime se provokimi është kryer nga persona që duan të shkatërrojnë identitetin kombëtar.

  2. #2

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Hallall ia befte Zoti Myftinise se Korçës!


    Ne nje periudhe kur lufta e ndyre politike shumengjyreshe eshte duke perdhunuar cdo gje kombetare, perfshi dhe aspektin spiritual, heshtja e shqiptareve eshte heshtje fajtori qe do te pendohet sepse nuk po e shtyp krimbin sa pa u bere flutur. Le te mbajme gjalle traditat tona dhe te mbytim veset e trasheguara si vetvrasja(historikisht e provuar), te shiturit per pese franga tek i huaji per interesin vetjak.
    O shqiptar! Tani ke shtet, ke liri, ke shanse te ecesh perpara. Mire per ta fituar se ishte e veshtire(ta dhuruan ne fakt), po tani kush ta ka fajin, mos gjithe jeten duhet te te marrin prej dore te tjeret? Bashkohuni shqiptare me shqiptare o te bekuarit e Perendiut, mos e gjakosni vete kete toke te pergjakur nder shekuj e te lodhur nga dhimbjet!





    Cajupi


    Shqipetar


    Shqiperin e mori turku,
    i vu zjarr
    Shqiptar. mos rri,po doku
    shqipetar!
    Mjaft punove per te tjer,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lere
    dhe tek heq.
    Te ka bere perendia
    luftetar,
    si s'te lodhi roberia,
    shqipetar!
    Erdhi dita te ngresh koke,
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te luftosh!
    Mos beni si keni bere
    gjer me dje,
    por te luftoni te tere
    per Atdhe.
    Peseqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhur me kemnb e duar
    me zinxhir!
    Myslyman e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!
    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    O moj Shqiperi e dashur,
    memedhe,
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.
    U shkretove anembane,
    Shqiperi,
    se shqiptaret s'kane
    dashuri.
    Gjithe djemte qe ke qare
    dhe mban zi,
    per Morene jane vrare,
    per Turqi!
    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!

    Paqe!
    Paqe!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Myftiu ka shtuar se çdo fyerje ndaj vëllezërve tanë është dhe fyerje ndaj nesh. “Klerikët tanë kanë dhënë kontribut të çmuar për kombin dhe mbarë njerëzimin, prandaj nuk është e drejtë që të ofendohen dhe përbuzen”


    Edhe une si musiman ndihem i knaqur qe Myftenia ju ka dal ne mbrojtje vllezerve tan ndaj fyerjeve qe u jan ber ,duhet ta kuptojm njeher e pergjithmon se pa marr parasysh ciles perkatesi fetare i takojm ne jemi vellezer nga gjaku ,dhe duhet te jemi te bashkuar ne jemi shembull per gjith boten per tolerancen fetare qe kemi

    çdo fyerje ndaj vëllezërve tanë është dhe fyerje ndaj nesh

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Nuk guxon te keqperdoret prona publike per te sulmuar e tallur nje besim apo edhe vet ateizmin. Simpatizoj me ata qe jane ndier te fyer por edhe me ata qe mendojne se po shkilet liria e fjales. Nese te krishterit i behet nje e padrejte Zoti e urdheron ta ktheje faqen tjeter. Lejohet te kritikohet cdo fe dhe cdo besim, duhet te kete me shume keso shfaqje rreth feve.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    ja dhe disa vargje qe i sherbejne shqiptareve te rinj e te vjeterjer më sot, o të uruar
    Për ata kemi punuar
    Ndë luftë jemi përpjekur
    Me barut edhe me hekur
    Ne nga zgjedha i shpëtuar
    Për vete gjë s′trashëguam
    Ata gjuhën na shkretojnë
    Shqip nuk duan të dëgjojnë


    O djem o vasha vraponi
    Nd′ i bekuar mësim!
    Gjuhën e mëmës mësoni
    Me dëshirë e mallëngjim!
    Sepse: mësimi do t′shpëtojë
    Të varfrën Shqipëri

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    keto kleriket e dredhin si kuckat

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Hallall ia befte Zoti Myftinise se Korçës!

    Paqe!
    ky eshte qellimi i politikes ne shqiperi tu fuse ne nje thes te gjithe fetareve myslimane apo ortodoks. bejani qejfin njeri-tjetrit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Kryqi i Papes ,me vjen mire qe me ne fund paske kuptuar mesazhin e poezise se Cajupit ,poezi kushtuar enkas shqipfolsve si ty.. !
    I paske thirre mendjes ,te lumte!

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Po ndonje fatva a doli nga myftiu? Ja kan fillue si islamiket!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Myftinia e Korçës bashkohet me Ortodoksët kundër dramës së Dokles

    Reagim i cili na ben krenar.

    Solidarizohem me komunitetin e besimtareve ortodoks.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •