-
Ligji për shërbimet sekrete: SHISH dhe Prokuroria rrezojne draftin e ligjit
Ligji për shërbimet sekrete : Si do të kontrollohen nga Kuvendi
Fejzi Braushi
Pas gati tre vitesh, Kuvendi ka vendosur që të nxjerrë nga sirtarët dhe të fusë në procedurë miratimi projektligjin me anë të të cilit synohet të vihennën kontroll të gjitha shërbimet e fshehta në Shqipëri. Drafti në fjalë vjen si një produkt i arritur në bashkëpunim me ekspertët e OSBE-së dhe që në mënyrë formale është depozituar para tri ditësh si nismë e deputetit Leonard Demi. Nisma në fjalë vjen pas një debati të gjatë mes mazhorancës dhe opozitës për kontrollin e shërbimeve inteligjente në vend, dhe nëpërmjet saj synohet që të realizohet kontroll parlamentar si për veprimtarinë e tyre, ashtu edhe për shpenzimet e çdo elementi tjetër që ka të bëjë me to.
Projektligji
Projektligji i paraqitur për miratim përbëhet nga 32 nene dhe në të përcaktohet si qëllimi, objektivi i kontrollit parlamentar dhe mekanizmat e realizimit të tij. Faktikisht bëhet fjalë për projektligj që është bazuar mbi modelin slloven dhe që nën konsulencën e ofruar nga ekspertë të OSBE-së është përshtatur me realitetin shqiptar. Kështu, sipas tij, parashikohet që të arrihet kontrolli parlamentar mbi të gjitha shërbimet informative dhe të sigurisë që veprojnë në vend apo që mund të krijohen në të ardhmen. Kontroll ky që do të realizohet nëpërmjet një nënkomisioni të posaçëm, që do të veprojë në komisionin parlamentar të Sigurisë. Nënkomisioni, ndryshe nga sa propozohej në draftin fillestar, nuk do ketë 7, por 5 anëtarë, të cilët do të zgjidhen me pëlqimin e palëve. Parashikohet që kryetarët e grupeve parlamentare të propozojnë emrat konkretë për anëtarë të këtij nënkomisioni, ku nënkryetari i komisionit të Sigurisë, i cili i përket opozitës, do ketë dhe postin e kryetarit të tij. Veç tij, kryetari i grupit parlamentar të opozitës do të propozojë nga radhët e deputetëve që janë pjesë e komisionit të Sigurisë edhe një anëtar tjetër si pjesë e këtij nënkomisioni. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës do të paraqesë 3 anëtarët e këtij nënkomisioni. Pra është gjetur një zgjidhje e tillë që opozita të ketë kryetarin dhe 1 anëtar, ndërsa mazhoranca të ketë shumicën në nënkomision me 3 anëtarë. Projektligji për shkak të fushës së zbatimit bën specifikime të atilla, që nuk lejon që një deputet tjetër të mund të zëvendësojë një anëtar të këtij nënkomisioni, veçse me vendim të Kuvendit. Gjithashtu për shkak të natyrës së informacionit që do ketë në dorë ky nënkomision, mbledhjet e tij do të jenë të mbyllura për publikun dhe mediat, ndërsa nuk mund të jenë pjesë e tyre as përfaqësuesit e qeverisë, përveç rasteve kur ata janë të ftuar. Një parashikim ky që është i ndryshëm nga ai që ishte caktuar në draftin fillestar, i cili parashikonte që mbledhjet mund të bëheshin edhe të hapura kur kjo kërkohej nga njëri prej anëtarëve dhe kur për këtë kërkesë votonin 2/3 e anëtarëve.
Veprimtaria
Për të përmbushur detyrimin e tij ligjor nënkomisioni në bashkëpunim edhe me përfaqësues të ekzekutivit përcakton një program vjetor pune. Ndërsa ka të drejtën që të punësojë një staf prej 5 specialistësh në shërbim të tij. Qeveria, ministritë përkatëse, autoritetet shtetërore, Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si edhe organet administrative, entet e qeverisjes vendore, personat juridikë subjekte të së drejtës publike dhe mbajtësit e autoritetit publik, me përjashtim të gjykatave, janë të detyruar t’i sigurojnë Nënkomisionit, me kërkesë të tij, të dhëna dhe dokumente lidhur me kompetencat dhe detyrat e Nënkomisionit dhe të lejojnë Nënkomisionin të inspektojë këtë dokumentacion. Për kryerjen e detyrave të tij, Nënkomisioni mund të kërkojë dhe duhet të marrë të dhëna me shkrim dhe me gojë nga: anëtaret e Këshillit të Ministrave, Drejtuesit e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, Prokurori i Përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar prej tij, Inspektori i Përgjithshëm i ShISh, Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo një përfaqësues i caktuar prej tij, drejtori i Drejtorisë për Sigurimin e lnformacionit të Klasifikuar. Ndërkohë punonjësi i Shërbimit objekt mbikëqyrje mund të refuzojë t’i përgjigjet pyetjeve të veçanta. Por punonjësit e shërbimeve mund të informojnë vetë Nënkomisionin mbi paligjshmërinë e pretenduara të një procedure të caktuar. Gjithashtu të drejtën për të refuzuar dhënien e informacionit e kanë dhe drejtuesit e shërbimeve në një sërë rastesh që specifikohen në mënyrë të detajuar në projektligj, siç janë ato që kanë të bëjnë me dekonspirimin e një hetimi, apo kur informacioni ka ardhur nga shërbime të tjera të huaja. Kur kërkohet nga Nënkomisioni, me përjashtim të gjykatave, drejtuesi i çdo autoriteti shtetëror, i organeve administrative dhe qeverisjes vendore janë të detyruar të marrin pjesë në takimet e Nënkomisionit dhe të japin shpjegime kur e kërkon ai. Gjithashtu drejtuesi i Shërbimit Informativ i paraqet për shqyrtim Nënkomisionit një raport vjetor mbi punën dhe aktivitetin financiar të shërbimit.
Pjesë nga projektligji
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij ligji zbatohen lidhur me mbikëqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të cilat kërkojnë, sigurojnë dhe mbledhin informacion sipas ligjeve që zbatohen për përgjimin e telekomunikimeve si dhe që kryejnë apo zbatojnë procedura të tjera gjatë ushtrimit të veprimtarisë informative të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si edhe atyre që administrojnë sistemin e përgjimit dhe procedura të tjera të veçanta të ndjekjes penale.
Kjo përfshin Shërbimin Informativ të Shtetit (ShISh), Shërbimin Informativ Ushtarak (ShIU), Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit, Gardën Kombëtare, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (ShKB), Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), Policinë Financiare, të cilave më poshtë do t’u referohemi si Shërbime Informative dhe të Sigurisë.
Mbikëqyrja do të ushtrohet nga Nënkomisioni i ngritur pranë Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, në emër të Kuvendit.
Niveli dhe shtrirja e mbikqyrjes
Mbikqyrja e Sherbimeve Informative dhe të Sigurisë zbatohet për aktivitetet dhe veprimtarinë e Sherbimeve Informative dhe të Sigurisë të përcaktuara me ligjet përkatëse, përfshire, por jo kufizuar, ligjet për Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Shërbimin Informativ Ushtarak, si dhe buxhetet dhe shpenzimet e këtyre shërbimeve.
Nënkomisioni nuk ekzaminon proceset që lidhen me mbledhjen e provave sipas autorizimit gjyqësor.
Mbrojtja e të dhënave të klasifikuara
Çdo anëtarë i nënkomisionit nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti mbi sekretin shtetëror për heqjen dorë nga imuniteti ndaj ndjekjes penale të anëtarit të nënkomisionit, për rastet e ekspozimit të paautorizuar të informacionit të kalisifikuar skret shtetëror.
Çdo anëtarë i nënkomisionit apo çdo anëtarë i stafit para punësimit në nënkomision që për shkak të funksionit dhe kryerjes së detyrës ka nevojë për njohje në informacionin e klasifikuar sekret shtetëror, i nënshtrohet procedurave të verifikimit të pastërtisë së figurisë dhe pajisjes me çertifikatë sigurie.
Krijimi dhe funksionimi i Nenkornisionit
Nënkomisioni për mbikqyrjen e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë krijohet nga Kuvendi si pjesë e Komisionit ekzistues të Kuvendit për Sigurinë Kombëtare.
Nënkomisioni krijohet dhe vepron në përputhje me rregullat e procedurës
së parashikuar në rregulloren e Kuvendit, për aq sa këto rregulla nuk bien në
kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. Nënkornisioni përcakton më hollësi mënyrat e punës së tij të cilat miratohen nga Kuvendi, me propozimin e Nënkornisionit. Nënkomisioni mund të konsultohet me Shërbimet kryesore Informative dhe të Sigurisë para propozimit të tyre për miratim në Kuvend.
Nënkomisioni i raporton drejtpërsëdrejti Kuvendit dhe nuk është në varësi të Komisionit të Kuvendit për Sigurinë Kombëtare.
Përbërja e Nënkornisionit
Nënkomisioni përbëhet nga pesë anëtarë të marrë nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Anëtarët e Nënkomisionit propozohen nga Kryctarët ë
grupeve parlarnentare ku Nën Kryeiari i Komisionit për Sigurinë Kombëtarë
caktohet automatikisht kryetar i Nënkornisionit. Një anëtar tjerër i Nënkornisionit caktohet nga opozita ndërsa Zëvendës Kryctari i Nënkomisionit dhe dy anëtarët e tjerë caktohen nga shumica parlamentare.
Kur një anëtar i Nënkomisionit jep dorëheqjen nga Kuvendi, ndryshon
grupin parlarnentar apo largohet nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare, këtij
anëtari i kërkohet menjëherë të largohet nga Nënkomisioni. Anëtari i larguar
zëvendësohet nga një anëtar tjetër i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, i cili
caktohet nga grupi përkatës parlarnentar.
Takimet e Nënkomisionit mbahen me dyer të rnbyllura. Kur Nënkomisioni mblidhet me dyer të mbyllura, dëputetët e tjerë të Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk lejohen të marrin pjesë në takime, përveçse nëse ftohen posaçërisht. Stafi i Nënkomisionit mund të marrë pjesë në takime ashtu si mund të
marrin pjese edhe ata që ftohen për të dëshmuar.
Me propozim të Kryetarit apo Zëvendës Kryetarit, Nënkomisioni mund të
pranojë në mënyrë unanime për të mbajtur një takim apo një pjesë të një takimi
të hapur për publikun. Në këto raste, Kryetari apo Zëvendës Kryetari i
Nënkomisionit mund konsultohet paraprakisht me Drejtuesit e Shërbimeve
Informative dhe të Sigurisë. Drejtuesit e Shërbimeve mund të kërkojnë nga Nën Komisioni që takimet të mbahen me dyer të mbyllura kur trajtohen çeshtje specifike të cilat lidhen me sigurinë kombëtare.
Mbikqyrja e aktivteteve dhe procedurave të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë
Me qëllim që të ushtrohet mbikqyrja mbi aktivtetet e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, Nënkomisioni ka kompetencat dhe detyrat e meposhtme:
a) Të mbikqyrë aktivitetet dhe veprimtarinë e Shërbimeve Informative dhe
të Sigurisë në përputhje me politikat e sigurisë kombëtare, Kushtetutën dhe
Ligjet;
b) Të informohet në lidhje me kryerjen e detyrave qe i janë ngarkuar
Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë në përmbushje të misionit të mbledhjes
dhe përpunimit të të dhënave dhe informacionit “Sekret shtetëror”,
c) Të mbykëqyrë zbatimin e procedurave specifike të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar prej tij, përfshirë, por jo kufizuar, përgjimin e tëlekomunikimeve dhe mbledhjen e te dhenave.
d) Të mbikqyrë zbatimin e procedurave të përdorura nga Sherbimet Informative dhe të Sigurisë që janë miratuar në përgjithësi nga Prokurori i Përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar prej tij si, por jo kufizuar, mbikqyrja e fshehtë fizike apo elektronike, burimet e fshehta njerëzore të informacionit dhe ndërhyrjet e fshehta në arnbiente;
e) Të informohet për gabimet dhe shkeljet, sidomos ato që kanë të bëjnë me
të drejtat dhe liritë e njeriut;
f) Te shqyrtoje programin vjetor te punes te Sherbi meve Informative dhe te
Sigurise;
g) Te shqyrtoje raportet mbi gjithe aktivitetin financiar te Sherbimeve
Informative dhe te Sigurise, pavaresisht nga burimet;
h) Te shqyrtoje projekt-buxhetin kornbetar dhe projektligje te tjera mbi
financimin e Sherbimeve Informative dhe te Sigurise, pavaresisht nga burimi;
i) Te shqyrtoje projekligjct dhe ligjet e tjera rnbi funksionimin dhc
veprimtarine e Sherbimeve Informative dhe te Sigurisc;
j) Te shqyrtojc njoftimct dhe nisrnat c individcve dhe organizaravc, lidhur
me kompetencat dhe detyrat e Nenkornisionit;
k) Te shqyrtoje zbatimin dhe perrnbushjen e kerkesave per informacion
drejtuar Sherbirneve Informative dhe te Sigurise nga institucione apo individe
kornbetare;
I) Te inforrnohet lidhur me punen e Drejtorise per Siguri min c
Informacionit te Klasifikuar, perfshire tc dhenat lidhur me shkeljct c sigurisc dhe nurnrin e certifikatave le sigurise te lcshuara apo te refuzuara.
Kufizimet në mbikqyrje. Refuzimi i dhënies së Informacionit ndaj Nënkomisionit
1. Kur Nënkomisionit i jepet informacion, me goje apo me shkrim, kërkesa mund të refuzohet nga Drejtuesit e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, apo subjektet e tjerë të kërkuar, në rastet e mëposhtme:
Inforrnacioni është siguruar nga një palë e tretë apo një qeveri që i përket një shteti të huaj, ose një agjenci e tyre, e cila nuk jep miratimin për ekspozimin ndaj Nënkomisionit;
Ekspozirni i inforrnacionit mund të paragjykoje një ndjekje penale;
inforrnacioni mund të çojë në identifikimin ose të japë detaje të
punonjësve të fshehtë të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të burimeve të fshehta njerëzore të inforrnacionit, forma dhe metoda të tjera të punsës informative apo operative;
Inforrnacioni përfshin plan-veprirnet operative të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të cilat jane në zhvillim e sipër apo të papërfunduara;
Informacioni i kërkuar mund të çojë në një kërcënim serioz për jetën e punonjësve të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, burimeve të fshehta njerëzore të informacionit ose personave të tjere.
MAPO
-
-
Për: Ligji për shërbimet sekrete : Si do të kontrollohen nga Kuvendi
Edhe për ushtrinë. PD-PS, konsensus për kontrollin e SHISH
Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë miratojnë në parim draftin e Leonard Demit. Si do mbikëqyren shërbimet sekrete.
Sterkaj: Ligji, që PD ta mbikëqyrë SHISH kur të jetë në opozitë.
Pas konfliktit për emërimin e kryetarit të SHISH, Visho Ajazi Lika vetëm me votat e maxhorancës, përplasjes për mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes, palët i rikthehen konsensusit për projektligjin e ri të mbikëqyrjes parlamentare të shërbimeve informative. Dje, në dy komisione parlamentare, në atë të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, u miratua me konsensus drafti i propozuar nga deputeti demokrat Leonard Demi, i cili prezantoi projektligjin në dy komisione parlamentare. Më këtë nismë ligjore parashikohet ngritja e Nënkomisionit të Sigurisë, që do të drejtohet nga opozita dhe do të këtë në fokus mbikëqyrjen e SHISH, SHIU, SHKB, Policisë Financiare dhe Shërbimit të Drejtorisë së Burgjeve. Gjithashtu në draft është parashikuar dhe mundësia që punonjësit e shërbimeve informative mund të denoncojnë në Kuvend shkeljen e ligjit nga eprorët e tyre, duke garantuar anonimatin e plotë. “Ata që do të marrin autoritetin të mbikëqyrin shërbimet informative, duhet të ruajnë sekretin dhe mbajnë përgjegjësitë ligjore për këtë veprimtari.
Burimi: Panorama
-
-
Për: Ligji për shërbimet sekrete : Si do të kontrollohen nga Kuvendi
Qeveria rrëzon draftin për kontrollin e Shërbimeve Sekrete
Ministrat Imami dhe Halimi kanë shprehur kundërshti për një numër të konsiderueshëm nenesh të projektligjit. Vërejtje edhe Avokati i Popullit download (5)dhe Shqipëria Civile
Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Drejtësisë “hedhin poshtë” nismën ligjore për kontrollin parlamentar të Shërbimeve Informative në vend. Pas ShISh-it dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dje kundër pjesës dërmuese të dispozitave të këtij drafti janë shprehur kundër dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ai i Drejtësisë, Eduard Halimi. Qëndrimet e tyre ata i kanë shprehur me anë të dy shkresave respektive që i kanë nisur komisionit të Sigurisë, ku dhe po shqyrtohet ky projektligj. Por veç këtyre shkresave, këto ministri kanë dërguar dje dhe përfaqësuesit e tyre në komisionin e Sigurisë për t’i shprehur qëndrimet e tyre dhe me gojë, ku veç tyre raportoi dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe një përfaqësues i një organizate joqeveritare.
Ministria e Mbrojtjes
Në materialin që mban firmën e ministrit Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes bën një analizë të thellë të projektligjit të paraqitur nga deputeti demokrat Leonard Demi, duke vënë në dukje se në tërësinë e tij ai ka shumë probleme që duhen rregulluar, para se të kalojë për votim në seancë plenare. Bëhet fjalë nga ato probleme që prekin edhe thelbin e tij, siç është rasti i kontrollit parlamentar që parashikohet në draft mbi shpenzimet që kryejnë Shërbimet Sekrete në vend. Sipas Imamit, kjo është një kompetencë që e ka vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe që s’mund ta bëjnë institucione të tjera. “Përsa i përket një kompetence të tillë, sjellim në vëmendjen tuaj se referuar dispozitave kushtetuese, institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiare është KLSh, i cili kontrollon veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridik shtetëror”, – thotë Imami në letrën e vet drejtuar komisionit. Më tej ai shprehet se ligji për krijimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (ish-ShIU) thekson se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për përdorimin dhe kontrollin e fondeve publike nuk zbatohen për veprimtari specifike operative të Agjencisë. “Përdorimi dhe kontrolli i fondeve për veprimtari specifike operative rregullohen me vendim të KM dhe me propozim të ministrit”, shprehet më tej Imami. Ndaj, thekson ai lidhur me këto konstatime, propozohet “rishikimi i dispozitave të projektligjit në tërësi, në të cilat përmendet mbikëqyrja e buxhetit dhe shpenzimeve financiare”. Në këtë kuadër, shprehet Imami, duhet të mbahet në konsideratë dhe të respektohet ndarja e pushteteve. Më tej ai bën vërejtje edhe për shumicën e neneve të tjera të projektligjit dhe që kanë të bëjnë me objektin e kontrollit, mënyrën e funksionimit të nënkomisionit, si dhe me garancitë e sigurisë së informacionit. Kështu, ai propozon ndër të tjera që anëtarët e nënkomisionit të sigurisë duhet të betohen dhe të ruajnë sekretin për informacionet që do bien në kontakt gjatë kontrollit edhe pasi të mos jenë më anëtarë të këtij nënkomisioni apo dhe deputetë. Gjithashtu, në këtë letër shprehen rezerva edhe sa i përket mënyrës së pajisjes me certifikata sigurie.
Ministria e Drejtësisë
Edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka paraqitur jo pak vërejtje lidhur me projektligjin në fjalë. Por ndryshe nga Imami, ai në shkresën e vet bën vetëm sugjerime që kanë të bëjnë me eliminimin e termave të papërshtatshëm, ose me rregullime nga ana e teknikës legjislative. Kështu ai propozon që të hiqet neni që përcakton se kontrolli parlamentar kryhet nga nënkomisioni sipas procedurave të përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit, për sa kohë ato nuk bien ndesh me dispozitat e këtij ligji. Sipas materialit të paraqitur në komision, bëhet e ditur se një pikë e tillë nuk mund të qëndrojë përsa kohë rregullorja e Kuvendit qëndron më lart sesa një ligj i thjeshtë.
MAPO
-
-
Për: Ligji për shërbimet sekrete : Si do të kontrollohen nga Kuvendi
Ajazi dhe Llalla rrëzojnë ligjin për kontrollin e SHISH
Fejzi Braushi
Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror “rrëzojnë” nismën ligjore për kontrollin parlamentar të shërbimeve inteligjente në download (3)vendin tonë. Të thirrur dje në një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi dhe përfaqësuesi i Prokurorit të Përgjithshëm, Thoma Jano, kanë shprehur jo pak rezerva për nene të veçanta të projektligjit që, pavarësisht se është paraqitur me firmën e deputetit Leonard Demi, është një produkt i arritur falë dhe një bashkëpunimi të gjatë me OSBE-në. Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi duke folur para deputetëve të komisionit të Sigurisë në mënyrë të përmbledhur ka bërë një prezantim të vlerësimit të institucionit që ai drejton sa i përket përmbajtjes së këtij drafti, duke vënë në dukje që në fillim shqetësimin për paqartësinë e fushës së zbatimit të ligjit. “Dua të them që nuk është përcaktuar qartë fusha e zbatimit të ligjit që ka të bëjë me nenin 3, pika 1. Duke keqorientuar vetë ligjin. Qëllimi dhe fusha e zbatimit të ligjit nuk është vetëm për të verifikuar se si zbatohen procedura të veçanta të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm. Kjo të ishte vetëm një pjesë e nënkomisionit, e cila lidhet më shumë me moscenimin e të drejtave të njeriut. Neni 3/1 nuk e perifrazon këtë moment që është mjaft i rëndësishëm. Shumë i rëndësishëm për nënkomisionin besoj se duhet të jetë verifikimi në tërësi i ligjit nga Shërbimet e Informacionit dhe Sigurisë, si një detyrim ndaj taksapaguesve shqiptarë”, – tha Ajazi në fjalën e vet. Më tej ai ka ngritur dhe një shqetësim tjetër që lidhet me nenin 21 të këtij drafti dhe që ka të bëjë me të drejtën e nënkomisionit për të kontrolluar dhe ambientet që përdorin shërbimet sekrete për përgjimet pranë operatorëve të telekomunikimeve. Sipas Ajazit, kjo është e pamundur të realizohet për sa kohë që e gjithë teknologjia nga mund të kontrollohen përgjimet gjendet pranë organit të prokurorisë dhe jo pranë operatorëve. “Shqetësimi ynë kryesor ka të bëjë me nenin 21 të projektligjit. Sipas këtij neni, operatorët do të paraqesin qartë mundësinë për të hyrë në fshehtësinë e shërbimeve të telekomunikacioneve dhe aktivitetit të përgjimit të telekomunikacioneve; duhet të lejojnë inspektimin e ndërtesave dhe mjeteve që Shërbimi Informativ përdor për përgjim dhe regjistrim të telekomunikacioneve. E gjithë teknologjia është e vendosur pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ai është autoriteti i vetëm ligjor që jep apo nuk jep të drejtën për përgjime elektronike”, – tha Ajazi, i cili ka bërë të ditur se shumë shpejt institucioni që ai drejton do të ngrejë dhe zyrën e komunikimit me Kuvendin. Po ashtu kritik ndaj projektligjit në fjalë ka qenë dhe përfaqësuesi i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili ka theksuar se cenohet pavarësia e organit të akuzës. “Kemi rezerva për sa i përket mekanizmave që duhet të përdorë komisioni për të ushtruar kompetencat e mbikëqyrjes ndaj veprimtarisë së shërbimeve informative gjithmonë në respektim të ligjit. Formulimi që është në projektligj lë shteg për keqinterpretim. Në lidhje me nenin 3 të projektligjit pika 1 e këtij neni del jashtë objektit të mbikëqyrjes. Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji. Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm, i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative. Në lidhje me nenin 14 dhe 16 mendoj se përmbajtja e këtyre dy dispozitave cenon pavarësinë e institucionit të Prokurorisë’, – tha Thoma Jano. Ndërkohë që përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati vuri në dukje se ligji duhet të ketë si qëllim kontrollin e shërbimeve sekrete në funksion të garantimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt