Nje tjeter incident, qe ngjau kater vjet me pare, mund te hidhet poshte me me shume veshtiresi. Ne te perfshihet fenomeni qe njihet si bilokim, te cilin do ta studiojme ne kete liber me vone me ne detaj.
Ishte viti 1905. Fra Pio asokohe studionte ne Shen Ilia ne Pianisi. I shkoi ndermend qe ta shkruante eksperiencen e tij brenda tre javeve pasi kishte ndodhur edhe dhe tua jepte eproreve. Arkivat e manastirit te Santa Maria delle Grazie ne San Giovani Rotondo e ruajne ende deshmine origjinale te Fra Pios, datuar ne shkurt 1905. Ai shkruan:
Disa dite me pare, pata nje eksperience te jashtezakonshme. Rreth ores 11 te nates, 18 janar 1905, Fra Anastasi edhe une ishin ne kor, kur papriturazi e pashe veten tutje larg ne nje shtepi te pasurish, ne te cilen babai po vdiste ndersa femija po i lindte. Athere atje mu shfaq e Tereshenjta Virgjeresha Mari, e cila me tha: “Po ta besoj kete femije. Tani ajo eshte nje diamant ne balte, por dua qe ta punosh, pastrosh dhe ta besh te shkelqeje sa me shume te mundet, sepse dua qe nje dite ta zbukuroj veten me te.”
Iu pergjigja, “Si mundet te ndodhe kjo, sepse jam ende nje seminarist dhe nuk e di akoma nese do kem fatin qe nje dite te behem prift? Edhe nese behem prift, si do te mund te kujdesem per kete femije, kur banoj kaq larg?”
E Tereshenjta tha: „Mos dysho. Ajo vete do te vije tek ty, pasi ta kesh takuar me pare ne Shen Pjeter ne Rome.“ Pas kesaj e pashe veten perseri ne kor.
A mos ishte kjo imagjinata e Pios? A mos ra ne gjume edhe enderroi? Mos po kishte halucinacione, i keputur nga agjerimet dhe pendesat?
Po ate nate, ne 18 janar 1905, disa 350 milje me tutje per ne veri, ne qytetin e Udines, nje burre i pasur, me emrin Giovanni Batista Rizzani, po vdiste. Gruaja e tij, Leonilde, sapo kishte mbetur shtatzene me femijen e gjashte, kur i shoqi ra ne shtrat te vdekjes. Rizzani ishte nje mason i devotshem dhe as qe donte te kishte te bente me kishen katolike apo ndonje kishe tjeter. Tek i perkeqesohej semundja, ai behej po aq me i pandjeshem edhe ia ndaloi te shoqes qe ti sillte ndonje klerik. Nderkohe, ndersa po i afrohej fundi, miqte e tij masone e rrethuan shtepine dite e nate, ne menyre qe te shkurajonin perpjekjet e cfardo prifti per ta vizituar.
Gjithsesi, Leonilde Rizzani ishte e krishtere praktikante edhe iu lut devotshmerisht Perendise qe i shoqi tia besonte veten Perendise para se te vdiste.
Thuajse ne te njejten kohe, qe Fra Pio pati ate eksperiencen ne kor ne Sant’ Elia a Pianisi, Leonilde po gjunjezohej para shtratit te te shoqit duke u lutur. Papriturazi, ajo ngrejti kryet edhe pa nje djalosh. Nuk e vuri re me vemendje ne fytyre, por pa qe mbante veshje kapucinesh. Porsa e pa, ai u largua nga dhoma. Leonidla u cua qe ta ndiqte, por duket se ai u zhduk ne ajer.
vazhdon...
Krijoni Kontakt