INTERVISTA/ Flet gazetarja e talentuar e Radio Tirana, Afėrdita Selimi: Kam shkelur Shqipėrinė me pėllėmbė.


Ja sirealizova ciklin e emisoneve “ Njė emėr i qytetit”, me rastin e 100-vjetorit


Albert ZHOLI

Njė jetė tė tėrė nė Radio- Tirana, zėri i saj ėshtė bėrė i ėmbėl pėr tė gjithė. Ishin vitet ‘70, kur ajo gjimnazistja e shkollės “Petro Nini Luarasi”, nė Tiranė, filloi tė shkruante nė gazetat “Zėri i Rinisė” dhe “Bashkimi”. Njė nga emisionet e ēdo tė shtune ,“Mikrofoni midis jush” mbetet ndėr mė tė ndjekurit. Dhe me radhė kronika lajmesh emisione speciale dhe transmetime tė drejtpėrdrejta, qė pas ‘90-s, kanė qenė pjesė jo e pakėt e krijimtarisė sė saj nė programin e parė tė Radio- Tiranės.


-Si lindi dėshira pėr gazetari?

Midis viteve tė shkollės 8-vjeēare dhe asaj tė mesme ,unė shpesh intervistoja shoqet apo shokėt e lagjes.Edhe me motrat nė familje kėshtu veproja.Nuk kisha mikrofon,por me mjete improvizuese merrja rolin e gazetares dhe tė imitueses jo pak herė.Mė pėlqente dhe dramaturgjia, ndaj nė grupet teatrale tė shkollės nuk mungoja.Ishin vitet ’70-ė,kur unė gjimnazistja e shkollės “Petro Nini Luarasi”,nė Tiranė,fillova tė shkruaja nė gazetat Zėri I Rinisė dhe Bashkimi. Shumė tė pakta kanė qėn shkrimet e mia tė asaj kohe,qė me disa nga shoqet e shokėt e klasės i lexonim dhe rilexonim ato.Pse ta mohoj mė vinte mirė kur shikoja emrin nė gazetė dhe pėr mė tepėr kur shoqėria mė nxiste pėr tė shkruar edhe mė shumė.Edhe poezi kam shkruar atėherė,,(si mosha qė vargun mė duket se e ka tė sajin) por kur nuk nxitova t’i botoja. Kėshtu , nė vitet e gjimnazit gjithnjė edhe mė mendoja tė bėhesha gazetare.Nė klasė ishim dy vetė qė aspironim pėr kėtė profesion, unė dhe i ndieri Ilir Gurakuqi.Tė dy konkuruam dhe fituam tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet nė degėn Gazetari tė Fakultetit tė Shkencave Politike Juridike.

Kur unė vendosa qė tė studioja pėr gazetari, im atė nuk ishte dakort.Ai dėshėronte qėtė studioja pėr ekonomi.”Gazetare bėhesh dhe si ekonomiste”,-kėmbėngulte ai,ndėrkohė qė unė ngulja kėmbė nė dėshirėn time. Ndodhi qė midis dy dėshirave mė doli emri nė listat pėr tė studiuar nė ekonomi.Nė atė shtator studentėt e fakultetit tė ekonomisė shkuan nė aksion nė hekurudhė,nė Visokė tė Ballshit.Me ta vajta dhe unė.
Mendien e mbaja te rezultatet e pashpallura tė konkursit tė gazetarisė.Shkonim nė turn tė tretė nė punė dhe unė pėrgjumur rrija edhe nga meraku.Kishim pedagog Viktor Nushin, qė kur mė shikonte ashtu me zė tė lartė mė thoshte: “ Drit o Drit.. do tė bėhesh dhe gazetare…nuk bėhet reportazhi duke fjetur.. do shkosh dhe nė fabrika e uzina nė turn tė tretė ..nxito..nxito”. Pak ditė ishin ato, se nė Visokė mė erdhi telegrami,qė mė njoftonte se isha shpallur fituese e konkursit tė Gazetaris-ė.

Ishin vite tė bukura ato,11 veta ishim nė grup dhe pas mbarimit tė studimeve na caktuan nė rrethe tė ndryshme tė vendit.Nga Tirana u larguam ne banorėt e Tiranės dhe nė RTSH u caktuan dy vetė nga rrethet.Eh …dhe atėherė miku njihej. E pėrmenda kėtė vetėm si fakt ,se pėr mua ishte mėme vlerė puna pranė gazetės “Shkėndia” nė Lushnje, ku u emėrova dhe punova rreth katėr vjet.Atje preka shumė terrenin dhe pėr mua kjo ėshtė domosdoshmėri pėr gazetarin,se njeh mė mirė tė vėrtetėn e jetės.

-Kur trokitėt pėr herė tė parė nė dyert e Radio Tiranės dhe kush ju ka pritur?

Mė ka takuar qė nė stinė vjeshte t’i kem patur shumė pika domethėnėse tė punės. Ishte tetori 1981-t,kur unė erdha pėr tė filluar punė nė Radio Tirana.Me vėshtirėsi mė larguan nga Lushnja.Si nė gjithė kohėt, qė duhet tė kujtohesh e tė luftosh se harruar mbetesh.Po mos tė zgjatem se nuk ka vlerė mendoj.
Mė pyesni pėr Radion.Takova pėr tė parėn herė Drejtorin e Kuadrit tė RTSH.Ai sqaroi ndėr tė tjera se gazetarėt e redaksisė ku kishin menduar tė mė ēonin ,nuk i gjeje nė Tiranė.”Shkojnė shumė nėpėr rrethe”,- mė sqaronte ai,qė shtonte se duhej tė mendohesha mirė. Po unė nuk e dėgjoja nė argument se gazetari pėr mua nė profesion kėshtu duhet tė ishte.U emėrova gazetare pėr problemet ekonomike nė departamentin e Propagandės sė Prodhimit.U takova me Shkėndie Shehun,ishte shefja e departamentit,pasi kishte punuar pėr shumė vite si gazetare e ekonomisė. Me shėrbime dilja shumė.Mbuloja dy emisione ekonomike nė javė,pėrjashto dhe ato qė ishin speciale dhe vinin nė faqosje tė vecanta.Pse jo nė njė rreth mund tė shkoja gati tre herė nė vit.Investim ky i madh dhe i bukur qė Radio Tirana mė dha.Kam shkelur Shqipėrinė me pėllėmbė.

-Cili ka qenė emisioni juaj I parė dhe si jeni ndjerė?

Nė Radio Tirana kam punuar edhe gjatė viteve studentore Kam bashkėpunuar nė emisionet, jo ekonomike ,qė drejtonte gazetarja Valdete Andoni. Sa pėr emisionin tim tė parė, ai ka.qėn tėrėsisht me ekspertė tė Ministrisė sė Ndėrtimit.Emocion kisha si nė intervistim dhe mė tepėr kur dėgjova emisionin nė Radio,pėr tė cilin njoftova dhe tė tjerė pėr tė mė dėgjuar.Besoj se normale ėshtė njė situatė e tillė.
Po me pyetjen tuaj mė sollėt ndėr mend dhe kujtoj si tani qė pėr tė realizuar emisionin e lartėpėrmenduar u nisa pasdite pėr tė intervistuar,se atėhere nė dikastere zyrtarisht punohej dhe nė ato orė.
Nė ato kohė ne punonim me mganetofonin “UHER” ku shiriti mbėshtillej nė bobina .Ēdo gazetar kishte mjetet e tij tė punės,ndėrsa sot ,sot…me keqardhje e them se ka mungesa tė theksuara.
Po tė kthehem te” UHER”-i,qė si magnetofon ishte i mirė por edhe i rėndė nė peshė.Isha me shėrbim nė Kuēovė dhe nė atė qytet nga punonjėsit e ndėrrmarrjes mekanike sapo ishin prodhuar me mbetje disa peshore tė vogla dore.Atje peshova “UHER”-in,qė shėnonte rreth 5.30 kg. Mė kupto, e pėrmenda kėtė si fakt dhe jo se ankohem,pasi nuk mė ka rėnduar pesha e tij.Pa magnetofonin me vete nuk do isha e ftuar nga ju pėr intervistė. Me tė mbledh zėra dhe sjell zė nė valėt e Radio Tiranės.

-Sa emisione keni realizuar deri mė sot?

Nuk besoj se do bėj dot profesionin e staticienes nė kėtė rast,por di t’iu them se realizoja nga dy emisione ekonomike nė javė ,plus emisione speciale qė caktoheshin pėr problematika tė ndryshme.Njė nga ata qe dhe emisioni i ēdo tė shtune ,“Mikrofoni midis jush”.qė realizohej me rrotacion nga gazetarėt.
Dhe me radhė kronika lajmesh emisione special dhe transmetime tė drejtpėrdrejta,qė pas 90-s,kanė qėn pjesė jo e pakėt e krijimtarisė sime nė programin e parė tė Radio Tiranės.Ka ndodhur qė tė bashkėpunoj dhe me departamentin e lajmeve nė TVSH.Po ajo qė dua tė plotėsoj qėndron nė faktin se edhe kur kam qėn nė drejtim,nuk i jamė ndarė mikrofonit.Radioja tė rrėmben mė duket mua; tė duket se ajo nuk bėn pa ty dhe ti nuk bėn dot pa tė.Po kjo e fundit duhet tė jet mė e vėrteta.Kėshtu ndodh kur profesionin e do me shpirt.

-Kur jeni ndjerė me keq nė Radio? Po dita mė e gėzuar?

Nuk do doja qė tė bėhem pėr gazetė si i thonė fjalės ,se nuk zgjidh gjė dhe po tė rrėfej .As ata qė mund tė lexojnė nuk kanė pse lodhen me tė keqen. Po padyshim kur flitet pėr profesionalizėm,unė nuk di tė mbaj anė si i thonė fjalės.Shprehem shumė drejtpėrdrejt dhe nuk tė duan kėshtu,se ēuditėrisht sot shumė vet shkojnė pas asaj thėnies “ thuaj njė fjalė tė mirė ,qoft edhe gėnjeshtėr”.
Kur realizon njė emission tė bukur dhe merr vlerėsime,dita dhe ditėt bukur tė shkojnė. Unė mund tė veēoj shumė tė tilla,por mė mirė ja lėm vlerėsimin dėgjuesit tė Radio Tiranės:ai dėgjon dhe ai thotė.
Edhe dekorimi nga Presidiumi i Kuvendit apo Ēmimet Gazetareske,qė kamė marrė janė si pike kulmore e gjithė karierės sime.


-Si ka qenė kėrkesa e llogarisė nė sistemin monist dhe a ke pasur kėrkesa biografike?
Mendoj qė puna ėshtė dhe duhet tė jet kėrkesė e rregullit dhe e ligjit,pėr ēdo kohė. Ajo qė dua tė shtoj qėndron nė faktin se na kėrkohej shtrirja gjeografike pėr emisonet,qė realizonim dhe larmia e tematkės pėr aq sa e limituar qe ajo.Nė lidhje me pjesėn e dytė tė pyetjes suaj,pėr vet rėndėsinė qė i jepte sistemi monist, institucionit tė RTSH-sė,si mjet i propagandės sė partisė –shtet,Padyshim qė tė punoje aty nuk duhet tė kishe probleme biografike.

-Cilėt kanė qenė gazetarėt prej tė cilėve keni mėsuar?
Nė departamentin e Propagandės sė Prodhimit ,ku fillova punė nė Radio Tirana,gjithsecili gazetar mbulonte me emisone njė sektorė tė veēntė dhe nė kėtė mėnyrė ne bashkėpunonim,qė edhe ndihmė mund ta cilėsoj njėherėsh.Punuam nė shumė vite bashkė me Shkėndie Shehun, Feruze Bajon, Lulzim Vejsiun, Skėnder Sinėn e Diogjen Vangjelin.Por, mqeqėnėse mė pyesni pėr ndihmė kolegėsh,mendoj tė rikthhem nė vitet e fillimit tė punės pas mbarimit tė studimeve .Sikurse ju thash edhe mė parė u caktova gazetėn “Shkėndija tė Lushnjes,nga ku nuk mund tė harroj eksperiencėn qė mė dha gazetari i mirėnjohur Timoleo Mėrtiri.Ai kishte punuar shumė e shumė kohė nė gazetėn “Bashkimi”.Ka njė histori tė veēantė kariera e tij gazetareske,po nejse.
-Cili ka qenė angazhimi juaj me rastin e 100-vjetorit?
Eh,viti qė shkoi qe i bukur I gjithi sipas meje se ishte 100 Vjetori I Pavarėsisė sė Shqipėrisė, po Nėntori ishte mė i privilegjuari se e mbante nė ditėt e tija 28-n e Flamurit.Unė them se jemi me fat,qė jetuam dhe gėzuam nė kėtė festė.Personalisht , nė Radio ideova dhe realizova ciklin e emisoneve “ Njė emėr i qytetit”,ku nė qendėr tė ēdo emisioni ishte njė nga anėtarėt e qeverisė sė Ismaiil Qemalit.Flisja pėr vendin e tyre tė origjinės dhe kaloja nė ato anė me trashėgiminė kulturore qė ato mbajnė.Edhe kėnga e kėnduar dhe e zgjedhur pėr ata qė bėn historinė e bukur dhe mė e bukur qe.Nė Radio me krijimtarinė mund tė bėsh ēudira.Vetėm se duhet ta duash profesionin dhe ti njohėsh gjinitė radiofonike,qė fatkeqsisht tani humbasin e humbasin.
Pėrsėri pėr 100 Vjetorin e Pavarėsisė do veēoja dhe radioreportazhin “Obelisku nė Mesaplik”.Udhėtoja me fugon njė ditė pėr nė Vlorė,kur nga njė i njojturi im mėsova se nė Mesaplik tė Vlorės ,me inisitivė private po ngrihej njė Obelisk pėr Ismail Qemalin.E kėrkova njeriun qė mė thanė.Namik Jahaj quhet personi qė intervistova dhe mė rrėfeu se Ismail Beu kishte qėn dyherė nė atė krahinė,ndaj dhe ja ngrinin Obeliskun atje. Edhe vargjet e 30 poetėve u gdhėndėn atje,mė tha Namiku.Kishte shkruar edhe vajza nga Mitrovica,qė emrin e ka Vlora.Radioreportazhin e ilustrova me kėngėn labe “shkova lart Shushicės –o/vergje vergje malet –o…”. po e lė me kaq se sado qė tė vazhdoj tė tregoj nuk ja bie dot bukurinė, si nė Radio.
Me emocion pėrcolla dhe transmetimin e drejtpėrdrejtė nė Radio Tirana tė festimeve tė 100 Vjetorit nga Vlora.Edhe nė 90- Vjetorin e Pavarėsisė transmetova po kėshtu nga Vlora edhe pse nė atė kohė nuk isha thjesht gazetare,por drejtore e departamentit tė informacionit nė Radio Tirana.Po tė them se e dua Vlorėn ,ėshtė vendi iorigjinės sė prindėrve tė mi.
Ndėrsa Ismail Selmanin dhe Enver Rekėn nga Kosova i takova rastėsisht nė Durrės nė tė 24-n ditė tė nentorit tė kaluar..Ata ishin nisur nė kėmbė nga Ferizaj dhe po ashtu udhėtonin pėr tė shkuar drejt Vlorės,nė festimet e 100 Vjetorit.Domethėnės qe akti i ish luftėtarėve tė UĒK-sė,qė mė shtyu tė shkruaj nė gazetė.Mos po tregoj si shumė…?.

-Motua nga e cila udhėhiqeni nė jetė?
Duke kėrkuar gjithshka pozitive, synoj dhe punoj sa mundem qė e nėsėrmja mos ti ngjaj tė sotmes.



-Njė ditė pune e zakoshme?

Mirmėngjes ditės sė punės i them nė studio,ku montoj apo regjistroj me operatorin e zėrit Arben Bėrxolli. Mė pas dal pėr komunikim me bashkpunėtorėt,nė mjedise pune,nė aktivitetet qė organizohen apo duke pirė dhe ndonjė kafe me ta.Gjithnjė nė kėrkim tė materialeve.Intervistoj nė terren,shfletoj sa mė shumė literaturė pėr sektorėt qė mbuloj me emisonet e programit tė parė tė Radio Tiranės.Njė ditė dhe tė gjitha ditėt njėsoj duket se janė.
Realizoj emisionet me fokus ekonominė dhe turizmin,qė nga tematika duket se nuk duan vetėm Tiranėn,ndaj dal me shėrbim edhe nėpėr rrethe.Nuk dua tė jem nė radhė si shumė tė tjerė, qė falė lėvizjes sė madhe i gjejnė gjithnjė personat pėr intervistė nė kryeqytet Pėr mua ėshtė e cunguar kjo gjetje ,se as njeriu nuk ėshtė vendi dhe as vendi nuk ėshtė ai i intervistuari.
-Ēfarė vlerėsoni tek njė njeri dhe ēfarė kritikoni?
Vlerėsoj mirėnjohjen dhe mėnēurinė dhe jam kritike ndaj servilizmit,militantizmit apo gjithshkaje joprofesionale.
-Keni ndonjė peng nė jetė?

Sigurisht nė kaq vite jetė dhe punė padyshim qė kthen kokėn pas nė diēka qė se ke thėnė apo dhe qė nuk ke arritur.Shumė gjėra gjykohen nė kohėn qė jeton.Ja, ju mė intervistoni si gazetare dhe unė mendoj se koha sot pėr profesionin tonė jep mė shumė mundėsi,gjė qė koha e atėhershme kishte kufizimet e saj

-Ēėshtė familja pėr ju?

Nuk gjykoj se do dal nga vlerėsimet steriotipe qė familja ėshtė gjėja mė e shtrenjtė dhe e shėnjtė.Jam brenda kėsaj vėrtetėsie.

-A ndihet e vlerėsuar femra shqiptare sot?

Mendoj se ka shumė hapsirė ligjore nė mbėshtetje tė femrės nė vend.Ka shumė aksese qė shihen dhe nga funksionimi I shoqatave tė ndryshme,qė nė fokus kanė jetėn e grave dhe problematikat e tyre pėr zgjidhje.Ka shumė liri nė mėnyrėn e jetesės dhe veprimit,por do theksoja se mungon nė masė tė konsiderueshme, njė element shumė I rėndėsishėm sikurse ėshtė pavarėsia ekonomike. A nuk kemi njė numėr shumė tė lartė tė grave shtrėpiake ?!

- Po politika shqipatre a ka lėnė hapėsirat e nevojshme pėr femrat?

E theksova dhe pak mė lart mbėshtetjen legjislative pėr to.Nė vitet e fundit , sikurse ėshtė faktuar vetė partitė politike kanė vendour pėrqindjen e domosdoshme nė raportin burrė –grua,(nė favor tė kėtyre tė fundit ) pėr pjesmarrjen nė jetėn politike dhe administrative.Po kėtu gjykoj se dhe vet gratė duhet tė pėrpiqen pėr fituar me vlerat qė mbajnė dhe jo tė shtojnė radhėt si rastėsi e njė pėrqindjeje tė kėrkuar.
Por meqė flasim pėr rolin e gruas desha tė zgjatem pak,duke sjellė nė kujtesė vitet e para tė punė sime nė gazetė. Ishte fundi viteve ‘ 70 kur dola nga korniza tradicionale e botimit, me dy shkrime: “Pėrse shqetėsohet Pavlina Shtėmbari nė Gradishtė?” dhe “Ējanė kėto?.. koncepte apo rastėsi ?!” Mora pėrgėzime nga njerėz tė tjeshtė dhe kolegė gjithashtu,ndėrkohė qė nė Komitetin e Partisė nė Rreth u kritikova ashpėr.Kreu i tij me tone tė ngritura mė drejtohej” E di ku tė ēoj…E di ēfarė tė bėj..” Nė mbledhje ishim tė gjithė gazetarėt.Me kėtė nuk dua tė them se bėra disidenten.Thjesht fola realisht pėr gruan nė zonė.Vajti e gjatė ajo histori.