-
Violinisti Zeqir Sulkuqi
Violinisti Zeqir Sulkuqi vjen me njė koncert recital nė TOB
Tinguj ballkanikė, nė njė mbrėmje
420079_3208409165688_266300425_nDo tė takoj, Fėrshėllima, Princesha e Cardashit, janė vetėm disa nga pjesėt e pėrzgjedhura nga violinisti Zeqir Sulkuqi pėr tė interpretuar mė datė 24 shkurt nė koncertin e tij tė parė recital, shoqėruar nga Ansambli i Kėngėve dhe Valleve nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Grupi i valleve do tė jetė nėn drejtimin e koreografit Artan Ibėrshimi, ndėrsa grupi vokal nėn drejtimin e Gramoz Burbės. Ky koncert ėshtė njė rikthim pas 20 vitesh pėr artistin. Zeqir Sulkuqi ka kryer studimet pėr violinė mė 1978 dhe njė vit mė vonė emėrohet pedagog i violinės nė shkollėn artistike Onufri. Nga viti 1984-1991 ka punuar si pedagog i disiplinave muzikore nė Institutin e Lartė Pedagogjik Aleksandėr Xhuvani Elbasan. Nė kėtė vit themelohet nė Elbasan ansambli Isuf Myzyri, ku Zeqir Sulkuqi ėshtė drejtues i parė i orkestrės. Ndėrkohė, bėn njė jetė tė dendur artistike me Orkestrėn e Harqeve, Orkestrėn Simfonike, Muzikė Dhome etj. Mban dy ēmime kombėtare tė konkurseve violinistike 1980-1982. Nė vitin 1992 emigron nė Greqi, ku prej 20 vitesh punon nė formacione tė vogla etnoxhaz, pedagogji, si dhe hulumtimin e kulturave tė ndryshme ballkanike e mė gjerė. Nė vitin 1997, formoi grupin Adriatika, i cili ka njė repertor tė larmishėm, kryesisht me pjesė cigane. Ka dhėnė koncerte nė shumė shtete si Greqi, Spanjė, Rumani, Hungari, Amerikė. Ka bashkėpunuar nė koncerte tė ndryshme me muzikantė tė njohur tė muzikės etnike si Kora Mikaelian, Tigran Sarkisian, Haig Jarglisian, Lakmir Shankar, Mihalis Nikolidhis etj. Ky koncert muzikor luhet pėr herė tė parė nė Shqipėri nė bashkėpunim me artistėt e Ansamblit Popullor. Koncerti ėshtė njė pasazh muzikor i vendeve ballkanike dhe mė gjerė, njė peizazh muzikor i trevave tona popullore muzikore folklorike, tė trajtuara dhe tė moderuara me njė frymė klasike, thotė Sulkuqi. Artisti tregon se ėshtė pėrpjekur tė sjellė nė kėtė koncert tė gjitha elementėt etnoxhaz tė vendeve si Rumania, Bullgaria, Kosova Hungaria. Nė koncert do tė jenė dhe dy kolona zanore tė filmave shqiptarė, shumė tė njohura, qė i kam dedikime tė caktuara pėr njerėz qė dua ti vlerėsoj. Ky koncert recital sjell nė skenėn shqiptare, njė mbrėmje cigane qė trajtohet me tė gjithė formacionin orkestral. Nė kėtė koncert do tė luajnė muzikantėt e shkėlqyer tė Ansamblit, ku tė ftuar janė firzamonēisti Sokol Seriēa, pianisti Elis Llloshi, nė disa nga pjesėt do tė kem partnerė Albana Lekėn nė violinė e shumė artistė tjerė, thotė ai.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt