Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë takohen sot në Bruksel

    Rasmussen-Jahjagës: KFOR-i do garantojë paqen në Kosovë


    PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen. Ky i fundit deklaroi se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë si garantuese të paqes e stabilitetit dhe ofrimin e asistencës në trajnimin dhe transformimin e FSK-së, ndërkaq theksoi edhe rëndësinë e shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

    Jahjaga dhe Rasmussen diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni në përgjithësi, si dhe vlerësuan rëndësinë e stabilitetit dhe paqes në rajonin e Evropës Juglindore.

    Presidentja e falënderoi për mbështetjen e ofruar ndaj FSK-së, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe asistence, duke e siguruar Sekretarin e Përgjithshëm, Rasmussen që FSK do të vazhdojë mandatin e saj në respektim të standardeve evropiane dhe në koordinim të plotë me NATO-n.

    Ajo tha se e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-në me mbështetje të fuqishme nga SHBA-të, që po zhvillohet nga kryeministrat e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, pasi që është e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve që kanë një të kaluar të hidhur por që aspirojnë t’i bashkohen familjes së BE-së dhe NATO-s.

    “Ajo vlerësoi marrëveshjet e arritura nga ky dialogu që kanë për qëllim të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, duke u ofruar perspektivë të qartë evropiane, si dhe falënderoi KFOR-in për angazhimin dhe punën që ka bërë në lehtësimin e implementimit të këtyre marrëveshjeve dhe në ofrimin e lirisë së lëvizjes të gjithë qytetarëve kudo që ata ndodhen”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

    Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve dhe shoqërisë së Republikës së Kosovës për t’u integruar në strukturat veri-atlantike dhe në BE, duke nxitur inicimin e marrëdhënieve kontraktuale, sidomos Programin Partneriteti për Paqe, dhe duke siguruar përkushtim për përmbushjen e kritereve të nevojshme për të përshpejtuar proceset integruese.

    Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm, Rasmussen vlerësoi përmirësimin që Kosova ka bërë në fushën e sigurisë, duke shprehur përkushtimin e NATO-s ndaj Kosovës. Ai tha se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë si garantuese të paqes dhe stabilitetit dhe ofrimin e asistencës në trajnimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Rasmussen vlerësoi procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të zhvilluar në mes të dy kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke inkurajuar arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe tejkalimin e problemeve.

    Ai theksoi rëndësinë e integrimit të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe theksoi rëndësinë e shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

    (m.a/tg/BalkanWeb)

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë takohen sot në Bruksel

    Takimi Jahjaga- Nikoliç, Berisha: Njohje “de facto” e Kosovës

    Kryeministri, Sali Berisha ka përshëndetur takimin e sotëm mes Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliç. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha e cilëson takimin historik dhe si njohje “de facto” të Kosovës nga Serbia.

    Mesazhi i Berishës në facebook.

    Sot ne Bruksel, histori e vertete!

    Kryetarja e shtetit te pavarur, Presidentja e Republikes se Kosoves Znj. Ahtifete Jahjaga u takua ne seline e BE me presidentin e Republikes se Serbise Z.Tomislav Nikoliç ne prani te Perfaqesuese se Larte per Ceshtje te Jashtme dhe Sigurise se BE Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan per marredheniet midis dy vendeve te tyre sovrane. Une ju ftoj ju te pershendesim kete takim vertete historik qe shenon de facto njohjen e Kosoves nga Serbia.

    Zoti e bekofte Kosoven! sb

    Burimi: Panorama

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë takohen sot në Bruksel

    Bruksel, realizohet takimi Jahjaga-Nikoliç. Ashton: Inkurajoj vijimin e dialogut

    BRUKSEL - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, zhvilluan sot pasdite në Bruksel një takim të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. I gjithë takimi tek Ashton është zhvilluar larg gazetarëve dhe kamerave. Mediat, madje, nuk kanë arritur të shënojnë as arritjen e Nikolic në ndërtesën e BE-së.

    Para orës 18:00 nisën takimet e veçanta me zonjën Ashton. Presidentja e Kosovës është takuar me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton. Paraprakisht, Ashton ka pritur presidentin serb Nikolic në një takim të ndarë.

    Më vonë, Ashton bashkoi të dy presidentët për një darkë pune, siç e ka bërë më parë edhe me kryeministrat Thaçi e Daçic.

    Rreth orës 18 e 30 përfundoi takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolic.

    Pas takimit, Ashton nxorri një deklaratë për shtyp ku bëri të ditur detaje nga diskutimi me Jahjagën dhe Nikolic. Ashton la të kuptohej se takime të tjera, të nivelit të lartë pritet të pasojnë takimin e sotëm. Ashton theksoi se dialogu është e vetmja rrugë për përpjekjet e dy shteteve në rrugën e tyre të integrimit drejt BE.
    “Sot u takova në Bruksel me presidentet Nikolic dhe Jahjahga në kontekstin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Pasi i takova në takime të ndara, zhvilluam edhe një takim të përbashkët me dy presidentët që u mbajt në një atmosferë të hapur dhe konstruktive.
    Kemi diskutuar mbi dialogun që vijon mes dy kryeministrave Dacic dhe Thaci. Dialogu ka prodhuar tashmë disa marrëveshje të rëndësishme edhe falë angazhimit konstruktiv të të dyja palëve. Tani po merremi me cështjen e veriut të Kosovës dhe javët e ardhshme do të jenë kritike.
    Që të dy presidentët, Nikolic dhe Jahjaga më kanë siguruar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe angazhimin ndaj dialogut në axhendat e tyre respektive europianë. . Konfirmoj edhe një herë perspektivën europiane për Serbinë dhe Kosovën dhe inkurajoj të dyja palët të vazhdojnë përpjekjet e nevojshme për të vazhduar progresin drejt BE-së, në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në takimin e dhjetorit 2012”.

    Jahjaga: Takim konstruktiv
    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të parë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq e ka quajtur atë një takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

    “Ishte takimi i parë në nivel presidentësh të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë si shtete te pavarura e sovrane, të pranuara si subjekte ndërkombëtare. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe i dhamë mbështetje të përgjithshme të normalizmit të marrëdhënieve me shtete e tona, që është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve tanë, në funksion të paqes dhe stabilizmit në rajon dhe rrugës drejt BE-së. I dhamë mbështetje procesit të dialogut të kryeministrave që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve në funksion të normalizimit”, u shpreh Jahjaga në jë intervistë për RTK-në.

    Presidentja Jahjaga ka thënë se takimi i kontribuon fqinjësisë së mirë.

    Ajo ka këmbënglur sërish se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asnjë status tjetër, pos atij që përcaktohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Presidentja kosovare ka thënë se nuk ka alternativë tjetër, dhe se propozimi për ndonjë autonomi eventuale për veriun do të bënte që serbët nga pjesët tjera të Kosovës të shpërnguleshin për në veri.

    Jahjaga ka thënë se do të ketë vend edhe për takime të tjera me homologun e saj serb.

    Nikolic i pakënaqur: Takimi i ardhshëm me Jahjagën me pikëpyetje
    Ndryshe nga sa u shpreh Ashton se, palet i garantuan vijimesi te dialogut, u deklarua Presidenti serb. "Takimi i sotëm nuk është i motivuar me dëshirën që ta njohim pavarësinë e Kosovës, por që të ulen tensionet, të arrihen marrëveshjet dhe të bashkëpunojmë në mënyrë që të ecim përpara”, tha sonte në Bruksel presidenti serb, Tomislav Nikolic pas takimit me presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

    “Unë jam sjell në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Serbisë dhe Jahjagës e Ashton, ua kam sqaruar se cilat janë mundësitë që Serbia i ofron Kosovës të zhvillohet dhe t’iu mundësojë qytetarëve të jetojnë më mirë. Për fat të keq, Jahjaga më foli për të drejtat e njeriut, jetën më të mirë dhe anëtarësimin në BE dhe nevojën që dy shtete të pavarura të bashkëpunojnë e të harrojnë të kaluarën e konflikteve. Nëse vazhdon të insistojë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu ynë nuk mund të lëvizë. Por për takimin e ardhshëm do të duhej që të bisedojne kryeministrat, që ne pastaj të verifikojmë dhe të gjejmë njëfarë projektmarrëveshje që do të mund të kënaqte të dy palët”, tha Nikolic.

    “Si takim i parë, si njohje, mund të them se ai ishte i dobishëm. Por, nuk e shoh si do të mund të takohemi më tutje, nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta”, citon Nikolic, B92.

    Sipas Nikolic, nuk e kishte menduar që në takimin sot të hapej tema e pavarësisë së Kosovës.

    “Njerëzit këtu me ngulm insistojnë në shtet të pavarur në fqinjësinë tonë, e këtë Serbia nuk mund ta pranojë si temë. Do të shohim nëse do të ketë akoma takime, mund të takohemi ne si Koreja Veriore dhe ajo Jugore me vite të tëra dhe vetëm të themi ‘mirëdita’, por asisoj humbim kohë, ndërsa bota normale nuk mund të na presë”, përfundoi Nikolic.

    Kocijançic: Takim i rëndësishëm e me domethënie simbolike
    Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton e konsideron si shumë të rëndësishëm takimin në mes të presidentes së Kosovës dhe atij të Serbisë.

    “Takimi ndodh në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve, kjo do jetë tema kryesore, për ne është i rëndësishëm takimi, sepse ka domethënie simbolike”, u shpreh zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançic.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

    Jahjaga, i tha Radios Evropa e Lirë se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi.

    Jahjaga takime ne Bruksel
    Po ashtu Jahjaga, të mërkurën në Bruksel, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë të BE-së, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Herman van Rompuy. Në takim me të, Jahjaga ka folur për situatën në Kosovë dhe procesin e integrimit të vendit. Presidentja ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe zëvendës-ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker, të angazhuar për çështje të Evropës

    Takimi i nivelit me te larte
    Takimi i sotëm shënon edhe takimin e nivelit më të lartë ndërmjet dy vendeve që kur Kosova shpalli pavarësinë, pesë vjet më parë. Ai shihet si mbështetje për bisedimet që po zhvillojnë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ky është një takim i rëndësishëm për të diskutuar hapat e nevojshëm në kuadër të këtij procesi.

    Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që është njohur nga mbi 90 vende të botës, por është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

    Në Prishtinë partitë politike thonë se nuk ka asgjë të keqe nga takimi, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshton takimin sikundër edhe bisedimet e pakushtëzuara me Serbinë.

    Analistët politik thonë se takimi është më tepër i karakterit simbolik dhe nuk pritet të sjell ndonjë risi në kuadër të bisedimeve që tashmë po zhvillojnë kryeministrat e të dyja vendeve.

    Në Beograd ndërkaq pati protesta kundër takimit të sotëm. Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë, e akzuan presidentin serb për, siç thuhet, tradhti të qartë, ndërsa borhoritën kundër Bashkimit Evropian.

    Në mars të vitit 2011 të dyja vendet filluan një seri bisedimesh për zgjidhjen e çështjeve teknike të interesit të përbashkët, ndërsa në tetor të vitit 2012 në bisedime u përfshinë kryeministrat e të dyja vendeve duke ngritur nivelin e tyre.

    Prishtina zyrtare, e cila synon integrimet evropiane, shpreson që në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian dhe nëpërmjet bisedimeve, të zgjidhë edhe situatën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e saj.

    Çështja e veriut pritet të mbizotërojë bisedimet ndërmjet kryeministrave, që do të vazhdojnë në pjesën e dytë të këtij muaji.

    Vëzhguesit thonë se zgjidhja do të mund jetë ndërmjet ofertës së Prishtinës të bazuar në planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe kërkesave të Beogradit për autonomi territoriale të komunave veriore të Kosovës.

    (e.rusi/d.b/er.nu/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •