Jepet me koncesion terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit

DURRES - Jepet me koncesion për 35 vjet terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit. Ministri i Transporteve ka firmosur sot marrëveshjen me kompaninë “Kurum”, e cila do të administrojë terminalin për 35 vitet e ardhshme.

Ministri Olldashi nënvizoi se dhënia me koncesion do të ndikojë në zhvillimin e Portit të Durrësit. Ai bëri të ditur se në bazë të marrëveshjes, kompania “Kurum” do të investojë 35 milionë dollarë në këtë terminal.

Gjithashtu, sipas ministrit të Transporteve, 21% e të ardhurave i kalojnë Portit të Durrësit dhe 2% i kalojnë qeverisë.

(er.nu/BalkanWeb)