Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK

    Siç po e shihni e pata nisur një letër bukur të gjatë, por nuk do të ju lodh, po i bie shkurt.
    Unë mendoj:
    Dyshoj në këtë lëshim që po i bëhet Ramushit nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm!
    Besoj Ramushi e di, sic e dinë edhe këta që janë në pushtet se për gjera të mëdha nuk vendosin asgjë dhe shpesh po hyjmë në gjynah me ta kur po i kritikojmë. Nëse pranon Ramushi të hyjë me këtë kusht, pa gjera të mëdha, le të hyjë. Une nuk ia shoh për të madhe këtë.

    Por ia shoh për të madhe, sic po ua shoh për te madhe të tanishmëve, për gjerat që i kanë në dorë: korrupsion e pislllëqe të tjera... Kjo nuk i falet


    Nuk do të kisha dëshirë ta shihja Ramushin( të vetmin krah të luftës ende që shkëlqen ), si nje dështak! Vërtet do të ishte për ne një zhgënjim i madh!

    Rrofsh Ramush, hero i gjallë!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-12-2012 më 23:44
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Prishtine: “Formula” e koalicionit, Thaçi kryeministër, Haradinaj president

    “Formula” e koalicionit, Thaçi kryeministër, Haradinaj president

    27 Dhjetor 2012 - 10:28 | LAJME

    “Formula” e koalicionit, Thaçi kryeministër, Haradinaj presidentPRISHTINE-Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjetur “formulën” se si ta ndajnë pushtetin me AAK-në.

    Drejtuesit e partisë më të madhe në vend janë të gatshëm që liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, t’i ofrojnë postin e të parit të vendit, ndërsa postin e kryeministrit te vazhdojë ta mbajë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

    Njëri nga deputetët e PDK-së, Haki Krasniqi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë për “Zëri” se maksimumi që PDK-ja do të mund t’i ofroj Aleancës nga postet udhëheqëse është pozita e kryetarit të vendit.
    “Ndryshe, të tjerat na largojnë në bisedime, e pengojnë futjen e partnerit të ri në koalicion, edhe kjo nuk mund të bëhet fare”, thotë Krasniqi.

    Por, në Partinë e Haradinajt, Presidenca as që merret parasysh si opsion, ndërsa Kryeministria mbetet “çelësi” që Aleanca të hyjë në koalicion me PDK-në.

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, thotë se Aleanca nuk ka bërë ultimatum e as kërkesë zyrtare për bashkëqeverisje, por vetëm se është duke e dhënë ofertën e saj për qeverisje, me të cilën pretendohet që të jetësohet, siç thotë ai, koncepti qeverisës i Haradinajt.

    “Kjo është një ofertë. Nëse është e interesuar Partia Demokratike e Kosovës atëherë kjo do të ndodhë. Nëse nuk shohin interes, parimet tona opozitare mbesin të qarta, ne mbesim parti opozitare, mbështesim qeverinë në çështjet që janë mbipartiake, siç janë bisedimet me Serbinë, reforma zgjedhore, dhe integrimet në mekanizmat ndërkombëtarë”, thotë Arifi.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3

    Krasniqi nuk e sheh fort të ndritur të kaluarën e Haradinajt

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Krasniqi: S’ka logjikë që Haradinaj të bëhet Kryeministër

    28 DHETOR 2012

    Njëri nga zërat e vetëm që bën kritikë në institucione dhe për partinë që vjen, Jakup Krasniqi e konsideron hyrjen e Ramush Haradinajt në qeverisje pa logjikë kur dihet se në kohën kur ka qeverisur AAK ka pasur skandale të shumta.
    Ai thotë se ata që ja kanë mësyer qeverisë kanë interes të zhvatin e jo t’i japin Kosovës.

    “AAK është partia ë tretë opozitare dhe të pretendohet kryeministri është e tepërt. Ata nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve, sikurse ta kishin marrë do të ishte krejt normale. Pastaj ne e dimë se edhe AAK-ja ka qeverisur dhe nuk ka qeverisur mirë, ka pasur edhe në atë kohë skandale sa të duash. Kështu që janë kërkesa të paarsyeshme, pastaj kur dihet se PDK ka kuadro, njerëz të përgatitur për të qeverisur vendin, krejt kjo zhurmë që po bëhet është më tepër për të mbuluar problemet reale që i ka Kosova sesa përpjekje për zgjidhjen e tyre”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi në një intervistë për “Zëri”, konsideron se debatet për koalicion të mundshëm janë orkestrim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova dhe nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë degraduar vendin. Ai vazhdon të kritikojë instalimin e rrymave jodemokratike brenda PDK-së, duke thënë se aty po ofrohen njerëz për interesa të caktuara dhe se njerëzit e ndershëm, vizionarë po eliminohen.

    Krasniqi vlerëson se futja e Kadri Veselit është vetëm zyrtarizim i pushtetit të tij brenda kësaj partie dhe se ai ka pasur ndikim të madh qysh më herët në përzgjedhjen e njerëzve qeverisës.

    Sipas Krasniqit, Kadri Veseli nuk mund të sjellë ndryshime në PDK. Ai bënë të ditur se ka një numër të konsiderueshëm të pakënaqur brenda PDK-së, porse kanë frikë të flasin haptazi.
    . .
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-12-2012 më 07:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Për: ( Kam frikë, nëse… ) Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër!

    Ndoshta më mirë...
    Ndoshta më mirë për Ramushin do të ishte kryetar nderi i AAK-së, sepse kam frikë se do ta devalvonte veprën e vet.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: ( Kam frikë, nëse… ) Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër!

    Ramushi ka deshtu kesaj here ,siq duket thaqi e arriti qellimin

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: ( Kam frikë, nëse… ) Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër!

    Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK


    PRISHTINE- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi të hënën se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme.

    Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar të hënën për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por se nuk është arritur marrëveshje.

    “Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në njoftim.

    Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve siç thanë, me interes shtetëror: dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

    “Si parti opozitare, AAK do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat politikë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, dhe për krijimin e rrethanave më të volitshme për Kosovën, për ta siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    (e.m/tg/BalkanWeb)

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK

    nje njeri qe per baze ka grushtat dhe rrahjen nuk ka vend as ne kryeministri as ne presidence..puna me e mire qe mund te beje ramushi eshte te beje roje ne ndonje dere diskoje siq bente dikur ne zvicerr dhe edhe me e mira te niset drejt prokurorise dhe te tregoje disa te palara te ndodhura edhe gjate te ashtuquajtures lufte edhe pas saj..jeta e tij ka shume ane te erreta qe eshte mire ti dije populli shqiptar..nje pjese te mire e dine por e mira eshte ta dine te gjithe..
    edhe nje gje tjeter te mire mund ta beje ramushi..te shkoje drejt universitetit e ti dorezoje ato diploma qe i mori pas lufte pasi nuk i vlejne...te gjithe e dime sa shkolle ka dhe nuk na e hedh dot me diploma te paslufte..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •