Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Zbulohet letėrkėmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhėn

    Botohen 544 letrat nga epistolari 60-vjeēar i Fan S. Nolit


    Studiuesi Nasho Jorgaqi zbulon letėrkėmbimin mes Nolit dhe Enver Hoxhės.

    “Miratojmė bashkėpunimin e ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshalin Tito”

    Ish-diktatori i kėrkon klerikut tė kthehet nė atdhe nė vitin 1945.

    Enveri-Nolit: Emri juaj nė zgjedhjet e Asamblesė. “Mund tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale”

    Emri:  noli-220x300.jpg

Shikime: 1225

Madhėsia:  23.8 KB

    “Nė jetėn e tij, Fan Noli ka shkruar me mijėra letra, kartėpostale, telegrame etj. Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte njė letėrshkrues i ndėrgjegjshėm. Ai harxhonte kohė dhe energji pėr letra…”. Kėshtu citon nė veprėn “Letėrkėmbimi i Fan Nolit” studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi. Njohėsi mė i mirė i njė prej figurave mė komplekse tė historisė dhe letrave shqipe, Fan S. Nolit, Jorgaqi na sjell njė tjetėr vepėr, qė hedh dritė mbi kėtė personalitet. Ėshtė njė punė shumėvjeēare qėmtuese, qė e ēoi nė mbledhjen e njė “dosjeje” tė pasur me letėrkėmbimin e Nolit. Nė kėtė vepėr, botuar nga shtėpia botuese “Erik”, janė paraqitur 544 letra qė Noli ua ka dėrguar dhe ka marrė nga personalitet e njohura tė kohės sė tij apo edhe tė afėrmve. Mes tyre gjejmė njė koleksion tė pasur letėrkėmbimesh me Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Lef Nosin, Asdrenin, Hil Mosin, por edhe Mbretit Ahmet Zog etj. “Pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėna qė na ofron biblioteka “Fan Noli”, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet edhe fondi i korrespondencės, me 3 mijė letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Sipas njė dėshmie tjetėr, rezulton se fondi i letrave tė ardhura arrin nė 12 mijė letra”, na informon Jorgaqi. Pėr mbledhjen e kėtyre letrave, ai thotė se janė shfrytėzuar tė gjitha burimet e mundshme, nė radhė tė parė tė brendshmet, kryesisht fondet e Arkivit Qendror tė Shtetit, por edhe ish-arkivi i PPSH, arkivi i Institutit tė Historisė, ai i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, nga muzeumet e vendit etj. Sipas Jorgaqit, pjesa mė e madhe e letrave janė kopjuar nga tekstet origjinale, tė tjera nga tekstet e botuara, ndėrsa disa syresh janė shqipėruar nga anglishtja, frėngjishtja apo gjuha greke. Pėr t’i qėndruar sa mė besnik origjinalit, letrat janė sjellė me drejtshkrimin e kohės kur u shkruan, me ndryshime fare tė vogla.

    Emri:  enver-hoxha-tito-ne-aeroport_2-197x300.jpg

Shikime: 1057

Madhėsia:  19.5 KB
    Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito

    Letrat
    Mes 544 letrave tė sjella nė “Letėrkėmbimin e Nolit”, janė edhe rreth 30 syresh qė ai i ka dėrguar Enver Hoxhės, por edhe krerėve tė tjerė komunistė. Siē na bėn me dije qėmtonjėsi i letrave tė Fan Nolit, letėrkėmbimi i tij shtrihet nė njė periudhė kohore afro 60-vjeēare (1906-1965), tė cilat jo vetėm hedhin dritė mbi figurėn e tij, por edhe mbi momentet historike qė po kalonte vendi, nė kohėn kur ato u shkruan. “Nė qoftė se letrat, po tė shpreheshim figurativisht, kthehen nė pasqyrė tė atij qė i shkruan, atėherė dhe letėrkėmbimi i Nolit ėshtė pasqyrė e personalitetit tė tij. Njė pasqyrė besnike, ku ai zbulon veten nė rrafsh diakronik dhe sinkronik, ashtu siē ka qenė nė tė vėrtetė, pa u fshehur dhe pa u zbuluar. Nga kėto letra, edhe pse tė shpėrndara nėpėr vite dhe tė ndėrkallura nė tri epoka, s’ėshtė e vėshtirė tė hiqet njė rezultante e qartė. Rezultantja e natyrės dhe e karakterit tė tij, e temperamentit dhe vetive psikologjike, po akoma mė shumė ajo e njeriut tė mendimit e tė veprimit, e fenomenit qė ai pėrfaqėson nė botėn shqiptare”, thotė Jorgaqi. Dhe nė tė vėrtetė, mes kėtyre letėrkėmbimesh gjen Nolin antizogist, por edhe Nolin qė i shkruan Mbretit Zog pėr njė lidhje pensioni apo ndihmė pėr tė vazhduar studimet pėr muzikė; gjen hedhje-pritjet me Konicėn, por edhe plotėsuesin e amanetit tė kėtij tė fundit. Gjejmė njė Noli qė pėrkrah Frontin Demokratik nė vitin 1945 nė Shqipėri, qė i mbėshtet nė zgjedhje, madje dhe nė politikat e vėllazėrisė me Jugosllavinė. Nga letėrkėmbimi qė ka me Enver Hoxhėn, shohim njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, njohjen e shtetit shqiptar. Shohim qė Noli ia lejon vetes t’i japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, ē’njerėz duhet tė dėrgojė si ndėrmjetės (rasti kėtu i letėr-ankesės pėr Tuk Jakovėn, tė cilin Noli e quan njė “barbar” dhe “kėrcu tė pagdhendur”).

    Kryeministrit Enver Hoxha
    Tiranė, Shqipėri./1945/


    Shqiptarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi tė gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju, sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike; ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėndrueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar.
    Ju lutem t’u transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush.

    Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.
    Peshkopi F.S. Noli

    Emri:  varriiNolit-300x225.jpg

Shikime: 1086

Madhėsia:  30.9 KB
    Studiuesi Nasho Jorgaqi nė varrin e Nolit


    Letėr e Enver Hoxhės

    25 shtator 1945


    I nderuar zoti Noli,
    Mesazhi i pėrzemėrt qė mė dėrguat, mė preku shumė dhe ju faleminderit. Pėr mua, pėr shokėt e mi tė luftės dhe pėr gjithė popullin shqiptar, fjalėt Tuaja shprehin ndjenjat e larta patriotike dhe pasqyrojnė shpirtin demokrat tė vėllezėrve tanė tė dashur tė Amerikės dhe tuajat, qė keni qenė shpirti dhe mburrja e tyre. Nė vuajtjet e popullit tonė, nė zjarrin e rreptė pėr ēlirim. Ku hodhėm pa rezerva gjithė forcat tona pėr kauzėn e shenjtė tė atdheut dhe tė njerėzimit, ne mbanim tė pashuar nė zemėr kujtimin dhe dashurinė pėr ju, o vėllezėrit tanė tė Amerikės, qė nė ēdo moment keni luftuar pėr atdheun tonė tė shenjtė dhe tė pėrbashkėt.
    Populli ynė heroik qė dha prova tė shkėlqyera nė kėtė luftė, me besim tė madh nė forcat e veta, i ėshtė pėrveshur punės pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė lulėzuar. Dhe nė pėrpjekjet tona pėr t’ia arritur kėtij qėllimi do tė jemi tė gėzuar qė Ju, si njė luftėtar i palodhur pėr pavarėsinė dhe demokracinė shqiptare, tė jeni nė gjirin e ngrohtė tė popullit tuaj, pėr t’i dhėnė ndihmėn tuaj tė ēmueshme dhe pėr tė kurorėzuar pėrpjekjet e vlefshme nė atdheun ku triumfuan idealet e popullit.
    Mua ma do zemra qė nė zgjedhjet e afėrme pėr Asamblenė Kushtetuese, emri Juaj tė figurojė tok me tanėt dhe populli shqiptar, lirisht dhe demokratikisht tė sanksionojė pėrpjekjet dhe veprat tona tė pėrbashkėta. Ashtu si kemi qenė kurdoherė tė bashkuar me zemėr nė luftėn tonė, ashtu tė jemi dhe tani e pėrgjithmonė pėr tė mirėn e popullit tonė tė dashur dhe pėr mbrojtjen e paqes sė njerėzimit.

    Gjeneral-Kolonel
    Enver Hoxha


    Letėr Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhės

    Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxetė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova.
    Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera… Mundet tė ju bėj njė vizitė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė mė pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve, ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suksese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.
    Perėndia qoftė me juve.

    Peshkop Fan Noli



    Letėr Kryepeshkopit Kristofor

    25.X.1945

    Tash qė konditat mė lejojnė, po ju dėrgoj pėrshėndetjet e zjarrta juve dhe shokėve tuaj anėtarė tė Kishės ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė si dhe mbarė Klerit.
    Ju falėnderoj shumė pėr ndihmėn tuaj tė vlefshme qė i kini dhėnė Qeverisė Demokratike tė Gjeneral Enver Hoxhės. Jemi tė bindur qė do t’i qėndroni besnikė atij dhe Frontit Demokratik dhe do tė ndihmoni qė tė pėrforcohet Qeverija, e cila ėshtė me popullin dhe punon pėr popullin.
    Peshkop Fan Noli



    Mesazh Enver Hoxhės

    /27 mars 1946/

    Sipas “New York Times”, datė 25 mars, Shqipėrisė iu mohua pranimi nė UNRRA me 23 vota kundėr 6. Disa shtete votuan kundėr pse Shqipėria nuk ėshtė anėtare e UNO-s. Delegati grek u ngrit kundėr pranimit tė Shqipėrisė, dyke thėnė se Shqipėria ėshtė akoma nė luftė me Greqinė dhe disa delegatė thanė se nuk mund tė pranohet njė vėnt qė ėshtė akoma nė luftė me njė nga anėtarėt e Kombeve tė bashkuara.
    Ndihmės-Sekretar i Shtetit Bill Clayton, tha se Amerika ėshtė kundėr pranimit tė Shqipėrisė vetėm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipėrinė nga shkaku se Shqipėria nuk siguron qė ka nėrment tė respektojė traktatet me Amerikėn. Ne kemi frikė qė kėrkesa shqiptare pėr pranimin nė UNO do tė ketė po kėtė fat veēse po tė merret vendim qė tė fitohet pėrkrahja e Amerikės dyke i dhėnė asaj sadisfaksion tė plotė nė ēėshtjen e trakteve.

    Peshkop Fan Noli



    Burimi: Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Zotit Fan Noli

    Prill 1946

    Hidhėrohemi tepėr kur shohim se shtypi amerikan dhe personalitete tė larta amerikane mbajnė njė qėndrim jo tė drejtė dhe armiqėsor ndaj Shqipėrisė, e cila luftoi me trimėri tė rrallė pėr kauzėn e pėrbashkėt. Ēėshtja e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, e ngritur nga ana e fashistėve grekė, qė mbrohet dhe pėrkrahet nga ana e kėtyre personaliteteve, patjetėr nuk forcon miqėsinė e popullit shqiptar me Shtetet e Bashkuara. Mbrojtja e njė teze kaq tė marrė nga ana e tyre sjell me vete edhe pėrgjegjėsi ndėrkombėtare, pse tė mbrosh hajdutėt fashistė, qė kėrkojnė tė rrėmbejnė tokėn e tjetrit, do tė thotė tė bėhesh pjesėtar nė kėtė kusari. Tė gjithė duhet tė jenė tė bindur se me tė gėrthitura dhe me “vendime” rreth tryezave tė gjelbra nuk copėtohet kollaj Shqipėria. Po tė cenohen kufijtė e Shqipėrisė, ju sigurojmė se ne do t’i mbrojmė deri nė njeriun e fundit dhe agresorėt fashistė nuk do t’ja arrijnė qėllimit. Kujt ja ka qejfi, mund ta diskutojė “ēėshtjen e Shqipėrisė sė Jugut”, por duhet tė mendojė se nė mes tė “vendimit” qė mund tė marrin fashistėt grekė e miqtė e tyre dhe zbatimit tė kėtij “vendimi” ndodhet njė kufi nė Shqipėrinė e Jugut qė do tė jetė zor tė kapėrcehet. Ne nuk vėmė nė diskutim atdheun tonė, por kėtė e mbrojmė kundėr ēdo agresori. Pėr kėtė, populli shqiptar ėshtė i gjithi nė kėmbė, ashtu siē jeni tė gjithė ju vėllezėrit tanė tė dashur nė Amerikė. Populli ynė do tė rrojė i lirė nė vendin e tij dhe nė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė. Ne mendojmė dhe jemi tė sigurt se dhe ju mendoni si ne, se populli ynė luftoi jo pėr t’u futur nė njė robėri tjetėr, por pėr tė rrojtur i lirė, pėr tė rrojtur i nderuar, ashtu sikundėr ai nderon tė tjerėt. Ai kėrkon t’i respektohen tė drejtat e tij, ashtu sikundėr respekton tė drejtat e tjetrit. Ne jemi tė bindur se pėr mėmėdheun dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij do tė ngrihen edhe vėllezėrit tanė nė Amerikė, ashtu si kanė bėrė kurdoherė. Ne do tė fitojmė mbi ata fashistė tė rinj qė do tė kėrkojnė tė dėmtojnė vendin tonė, pse jemi nė tė drejtė. Nė kohėrat mė tė errėta tė luftės, populli shqiptar nuk u tremb dhe ca mė pak tani, pse ai ka besim nė forcat e veta dhe nė tė gjithė demokratėt e vėrtetė tė botės.

    Gjeneral Kolonel
    Enver-Hoxha


    Emri:  Fan-noli-me-t-jakoven-dhe-sh-klosin-1946-300x239.jpg

Shikime: 1329

Madhėsia:  21.4 KB
    Noli me Tuk Jakovėn, 1946


    Gjeneral Enver Hoxhės
    Kryeministrit tė Shqipėrisė nė Tiranė


    30 shtator 1946

    Zoti kryeministėr
    Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė “Diellin”, 18 shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa aktakuza dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk mund t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, dyke goditur delegatin tuaj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur.
    Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegėrisht as toskėrisht, nė ēdo dialekt qė i flisja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku se ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė New York, i blatova ndihmėn time, dijen time dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet po ay mė shikonte shtrėmbėr me mosbesimin instiktiv tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay nuk i pėrfillte fare.
    Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė dolli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mendjet e atyre qė u kishte besim, e ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat vanė mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z. Behar Shtylla, por kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket se Kolloneli nuk i shijonte aspak.
    Pas konferencave u hothmė nė veprimin diplomatik. E kėshillova Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari i pėrgjithshėm, z. Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anė tė profesorit Laugier, njė zyrtar tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė ndihmės-sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shihte me dyshim ēdo ēap qė i kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirė delegatėt dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-nė. Bashkėfjalimi u zvarris pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frėngjisht, edhe njė dragoman i sekretariatit ia kthente Trygve Lie-sė anglisht, meqėnėse ky nuk dinte as frėngjisht, as shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanė, Kollonli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Un isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’i shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim. Bėri vetėm njė pėrjashtim kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin amerikan. Pėr ēudi nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkėfjalimet me dy dragomanė edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Li-sė e mėsova disa javė pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla diplomatike nuk duhen marrė si senete, po ay veshin shurdhėr. Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkonte nė Uashington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit dhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė gushtit, dy muaj mė vonė.
    Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranojė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa net. Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm nė esencėn, por dhe nė retorikėn e kulluar. Kur erdhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqes me Italinė prej kėshillės sė ministrave tė Jashtėm nė Paris. Koloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.
    Nė fund tė gushtit Kolloneli shkoi nė Uashington dhe kur u kthye, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnieve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm qė nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu, dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri.
    Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė “Diellin”, mė 25 shtator, tė mbyllur kėtu brenda. Nga kjo do tė merrni vesh qė “Vatra” ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli, po nuk e pėrmendi nė lamtumirėn. Veē kėsaj, ky propozim i “Vatrės” ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i hapi luftė “Vatrės” edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė t’i pajtonjė tė dy anėt jo tė pėrkrahė njėrėn anė dhe t’i dekllaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli. Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashkėpunimin tim, duhet tė dėrgoni nj njeri, i cili tė mė ketė besim dhe i cili tė dijė tė paktėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė paktėn anglisht, meqėnėqė kėtej nuk shkon shumė frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk mund t’i njihni.
    Dy fjalė pėr marrėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet t’i pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formule pa rėndėsi praktike. Pasi tė lidhni marrėdhėnje diplomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze.
    Njė fjalė pėr tė mbaruar. Koloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegati i Shqipėrisė. Po mileti kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nė qoftė se nuk jeni nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni t’i marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem i shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė deklaroi Kolloneli. Ashtu e do logjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė merr fund nė praktikė. Kam shpresė qė episodi i Kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim t’u bini me shkelmė miqve tuaj.
    Mbetem,
    Me tė fala vėllazėrore

    Juaji me besė
    Peshkop F.S.Noli
    30 shtator 1946



    Nga: ALMA MILE


    Burimi: Panorama

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen

    Albo si gjithmon falenderimet e mija te ngrohta nga PRISHTINA,ky material shum i pasure me ka prekur shume ndjenjat emocionale,sidomos Testamenti i te madhit FAIK KONICA,ka shum arsye per debat ne kete pjese te forumit,por me shume me ka bere pershtypje menyra komuniste e perrgjigjjeve te letrave te IMZOT FAN NOLIT,si dhe heshtja e tyre injorante ndaj keti atdhetari,me te vertet eshte per te ardhur keq nga figura madheshtoree FAIK KONICES dhe padrejtesit qe ja kan bere keta komunista te pandjenje pas vdekjes,si dhe angazhimi per permbushjen e obligimit te AMANETIT.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen

    Letėrkėmbimi, Noli-Hoxhės: Mos mė dėrgo budallenj si Tuk Jakova

    Emri:  191757.jpg

Shikime: 754

Madhėsia:  16.7 KB

    Kjo letėr e Fan Nolit dėrguar Enver Hoxhės 69 vjet mė parė, me 30 shtator 1946 dėshmon ndėr tė tjera angazhimin e pakushtėzuar tė Fan Nolit nė ndihmė tė ngritjes dhe forcimti tė shtetit shqiptar tė sapo dalė nga lufta. Nė kėtė periudhė ai i besonte Enver Hoxhės, dhe dukej se besonte edhe nė rrugėt demokratike qė do tė ndėrmerrte ai. Noli shfaqet si njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB dhe njohjen e shtetit shqiptar.

    Ai ia lejon vetes t’i japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, dhe tėrheq vėmendjen , madje duke shprehur njė revoltė tė papėrmbajtur pėr personat qė dėrgohen si dnėrmjetės nė kėto bisedime doplomatike, persona qė duhet tė zgjidheshin me kujdes, dhe jo si rasti i Tuk Jakovės, me tė cilin Noli kishte pasur shumė fėrkime gjatė qėndrimit tė Jakovės nė SHBA pėr bisedime dhe tė cilin e quan njė “barbar” dhe “kėrcu tė pagdhendur”. Letra ėshtė shkėputur nga vėllimi me letėrkėmbimin e Nolit pėrgatitur nga studiuesi Nasho Jorgani dhe po e botojmė si njė kujtesė pėr pėrvjetorin e 69-tė tė qė shėnohet kėtė vit, mbi pėrpjekejet e shtetit shqiptar pėr tu njohur nga fuqitė e mėdha dhe pėr tu antarėsuar nė OKB.

    Letra e plotė

    Letėr Enver Hoxhės

    Gjeneral Enver Hoxhės
    Kryeministrit tė Shqipėrisė nė Tiranė
    /30 shtator 1946/

    Zoti Kryeministėr:
    Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė Diellin, 18 Shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa akuzata dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk munt t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, dyke goditur delegatin e saj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur.
    Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė.

    Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė Neė York, i blatova ndihmėn time, dijen time, dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet. Po ay mė shikonte shtrėmbėr me mosbesimin instiktif tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay as i pėrfillte fare.

    Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė dolli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mendjet e atyre qė u kishte besim, e ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat vanė mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z. Behar Shtylla, po kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket qė Kolloneli nuk i shijonte aspak.

    Pas konferencave u hothmė nė veprimin dipllomatik. E kėshillova Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari i Pėrgjithshmė Z. Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anėn e profesorit Laugier, njė zyrtari tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė Ndihmės Sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim ēdo ēap qė i kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirė delegatėt dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-nė.

    Bashkėfjalimi i zvarnis pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frėngjisht, edhe njė dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Lie-sė Inglisht, meqėnė qė ky nuk dinte as Frėngjisht, as Shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanė, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Unė isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’i shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim.

    Bėri vetėm njė pėrjashtim, kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin Amerikan. Pėr ēudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkėfjalimet me anė dy dragomanėsh edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Lie-sė e mėsova disa javė, pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet dipllomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla dipllomatike nuk duhen marrė si senete, po ay veshin shurdhėr.

    Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkontė nė Ėshington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė Gushtit, dy muaj mė vonė.

    Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranojė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa netė.

    Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm ne esencėn, po edhe ne retorikėn e kulluar. Kur ardhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetėruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, passi u shtrua projekt teksti i paqės me Italinė prej Kėshillės sė Ministrave tė Jashtėm nė Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

    Nė funt tė Gushtit Kolloneli shkoi nė Washington dhe kur u kthye, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnjeve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu, dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri.

    Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė “Diellin”, mė datėn 25 Shtator, tė mbyllur kėtu brenda. Nga kjo do tė merrni vesh qė Vatra ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave, dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli, po nuk e pėrmendi nė Lamtumirėn. Veē kėsaj, ky propozim i Vatrės ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i deklaroi luftė Vatrės edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė t’i pajtonjė tė dy anėt jo tė pėrkrahė njėrėn anė dhe t’i dekllaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli.

    Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashkėpunimin tim, duhet tė dėrgoni njė njeri, i cili tė mė ketė besim dhe i cili tė dijė tė paktėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė pakėn Inglisht, meqėnėqė kėtej nuk shkon shumė Frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk munt t’i njihni.

    Dy fjalė pėr marrėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet t’i pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formulle pa rėndėsi praktike. Passi tė lithni marrėdhėnje dipllomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetėvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze.

    Njė fjalė pėr tė mbaruar. Kolloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegat i Shqipėrisė. Po mileti kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nėqoftėsė nuk jeni nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni t’i marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem i shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė dekllaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė mėrr funt nė praktikė.

    Kam shpresė qė episodi i Kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim t’u bini me shkelmė miqve tuaj.

    Mbetem,
    Me tė fala vėllazėrore
    Juaji me besė
    Peshkop F. S. Noli
    26 Blagden Street
    Boston 16, Mass
    30 Shtator 1946

    Emri:  191756.jpg

Shikime: 783

Madhėsia:  89.0 KB


    Shqiptarja

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •