Zbulohet letėrkėmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhėn
Botohen 544 letrat nga epistolari 60-vjeēar i Fan S. Nolit
Studiuesi Nasho Jorgaqi zbulon letėrkėmbimin mes Nolit dhe Enver Hoxhės.
“Miratojmė bashkėpunimin e ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshalin Tito”
Ish-diktatori i kėrkon klerikut tė kthehet nė atdhe nė vitin 1945.
Enveri-Nolit: Emri juaj nė zgjedhjet e Asamblesė. “Mund tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale”
“Nė jetėn e tij, Fan Noli ka shkruar me mijėra letra, kartėpostale, telegrame etj. Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte njė letėrshkrues i ndėrgjegjshėm. Ai harxhonte kohė dhe energji pėr letra…”. Kėshtu citon nė veprėn “Letėrkėmbimi i Fan Nolit” studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi. Njohėsi mė i mirė i njė prej figurave mė komplekse tė historisė dhe letrave shqipe, Fan S. Nolit, Jorgaqi na sjell njė tjetėr vepėr, qė hedh dritė mbi kėtė personalitet. Ėshtė njė punė shumėvjeēare qėmtuese, qė e ēoi nė mbledhjen e njė “dosjeje” tė pasur me letėrkėmbimin e Nolit. Nė kėtė vepėr, botuar nga shtėpia botuese “Erik”, janė paraqitur 544 letra qė Noli ua ka dėrguar dhe ka marrė nga personalitet e njohura tė kohės sė tij apo edhe tė afėrmve. Mes tyre gjejmė njė koleksion tė pasur letėrkėmbimesh me Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Lef Nosin, Asdrenin, Hil Mosin, por edhe Mbretit Ahmet Zog etj. “Pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėna qė na ofron biblioteka “Fan Noli”, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet edhe fondi i korrespondencės, me 3 mijė letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Sipas njė dėshmie tjetėr, rezulton se fondi i letrave tė ardhura arrin nė 12 mijė letra”, na informon Jorgaqi. Pėr mbledhjen e kėtyre letrave, ai thotė se janė shfrytėzuar tė gjitha burimet e mundshme, nė radhė tė parė tė brendshmet, kryesisht fondet e Arkivit Qendror tė Shtetit, por edhe ish-arkivi i PPSH, arkivi i Institutit tė Historisė, ai i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, nga muzeumet e vendit etj. Sipas Jorgaqit, pjesa mė e madhe e letrave janė kopjuar nga tekstet origjinale, tė tjera nga tekstet e botuara, ndėrsa disa syresh janė shqipėruar nga anglishtja, frėngjishtja apo gjuha greke. Pėr t’i qėndruar sa mė besnik origjinalit, letrat janė sjellė me drejtshkrimin e kohės kur u shkruan, me ndryshime fare tė vogla.
Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito
Letrat
Mes 544 letrave tė sjella nė “Letėrkėmbimin e Nolit”, janė edhe rreth 30 syresh qė ai i ka dėrguar Enver Hoxhės, por edhe krerėve tė tjerė komunistė. Siē na bėn me dije qėmtonjėsi i letrave tė Fan Nolit, letėrkėmbimi i tij shtrihet nė njė periudhė kohore afro 60-vjeēare (1906-1965), tė cilat jo vetėm hedhin dritė mbi figurėn e tij, por edhe mbi momentet historike qė po kalonte vendi, nė kohėn kur ato u shkruan. “Nė qoftė se letrat, po tė shpreheshim figurativisht, kthehen nė pasqyrė tė atij qė i shkruan, atėherė dhe letėrkėmbimi i Nolit ėshtė pasqyrė e personalitetit tė tij. Njė pasqyrė besnike, ku ai zbulon veten nė rrafsh diakronik dhe sinkronik, ashtu siē ka qenė nė tė vėrtetė, pa u fshehur dhe pa u zbuluar. Nga kėto letra, edhe pse tė shpėrndara nėpėr vite dhe tė ndėrkallura nė tri epoka, s’ėshtė e vėshtirė tė hiqet njė rezultante e qartė. Rezultantja e natyrės dhe e karakterit tė tij, e temperamentit dhe vetive psikologjike, po akoma mė shumė ajo e njeriut tė mendimit e tė veprimit, e fenomenit qė ai pėrfaqėson nė botėn shqiptare”, thotė Jorgaqi. Dhe nė tė vėrtetė, mes kėtyre letėrkėmbimesh gjen Nolin antizogist, por edhe Nolin qė i shkruan Mbretit Zog pėr njė lidhje pensioni apo ndihmė pėr tė vazhduar studimet pėr muzikė; gjen hedhje-pritjet me Konicėn, por edhe plotėsuesin e amanetit tė kėtij tė fundit. Gjejmė njė Noli qė pėrkrah Frontin Demokratik nė vitin 1945 nė Shqipėri, qė i mbėshtet nė zgjedhje, madje dhe nė politikat e vėllazėrisė me Jugosllavinė. Nga letėrkėmbimi qė ka me Enver Hoxhėn, shohim njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, njohjen e shtetit shqiptar. Shohim qė Noli ia lejon vetes t’i japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, ē’njerėz duhet tė dėrgojė si ndėrmjetės (rasti kėtu i letėr-ankesės pėr Tuk Jakovėn, tė cilin Noli e quan njė “barbar” dhe “kėrcu tė pagdhendur”).
Kryeministrit Enver Hoxha
Tiranė, Shqipėri./1945/
Shqiptarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi tė gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju, sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike; ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėndrueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar.
Ju lutem t’u transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush.
Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.
Peshkopi F.S. Noli
Studiuesi Nasho Jorgaqi nė varrin e Nolit
Letėr e Enver Hoxhės
25 shtator 1945
I nderuar zoti Noli,
Mesazhi i pėrzemėrt qė mė dėrguat, mė preku shumė dhe ju faleminderit. Pėr mua, pėr shokėt e mi tė luftės dhe pėr gjithė popullin shqiptar, fjalėt Tuaja shprehin ndjenjat e larta patriotike dhe pasqyrojnė shpirtin demokrat tė vėllezėrve tanė tė dashur tė Amerikės dhe tuajat, qė keni qenė shpirti dhe mburrja e tyre. Nė vuajtjet e popullit tonė, nė zjarrin e rreptė pėr ēlirim. Ku hodhėm pa rezerva gjithė forcat tona pėr kauzėn e shenjtė tė atdheut dhe tė njerėzimit, ne mbanim tė pashuar nė zemėr kujtimin dhe dashurinė pėr ju, o vėllezėrit tanė tė Amerikės, qė nė ēdo moment keni luftuar pėr atdheun tonė tė shenjtė dhe tė pėrbashkėt.
Populli ynė heroik qė dha prova tė shkėlqyera nė kėtė luftė, me besim tė madh nė forcat e veta, i ėshtė pėrveshur punės pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė lulėzuar. Dhe nė pėrpjekjet tona pėr t’ia arritur kėtij qėllimi do tė jemi tė gėzuar qė Ju, si njė luftėtar i palodhur pėr pavarėsinė dhe demokracinė shqiptare, tė jeni nė gjirin e ngrohtė tė popullit tuaj, pėr t’i dhėnė ndihmėn tuaj tė ēmueshme dhe pėr tė kurorėzuar pėrpjekjet e vlefshme nė atdheun ku triumfuan idealet e popullit.
Mua ma do zemra qė nė zgjedhjet e afėrme pėr Asamblenė Kushtetuese, emri Juaj tė figurojė tok me tanėt dhe populli shqiptar, lirisht dhe demokratikisht tė sanksionojė pėrpjekjet dhe veprat tona tė pėrbashkėta. Ashtu si kemi qenė kurdoherė tė bashkuar me zemėr nė luftėn tonė, ashtu tė jemi dhe tani e pėrgjithmonė pėr tė mirėn e popullit tonė tė dashur dhe pėr mbrojtjen e paqes sė njerėzimit.
Gjeneral-Kolonel
Enver Hoxha
Letėr Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhės
Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxetė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova.
Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera… Mundet tė ju bėj njė vizitė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė mė pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve, ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suksese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.
Perėndia qoftė me juve.
Peshkop Fan Noli
Letėr Kryepeshkopit Kristofor
25.X.1945
Tash qė konditat mė lejojnė, po ju dėrgoj pėrshėndetjet e zjarrta juve dhe shokėve tuaj anėtarė tė Kishės ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė si dhe mbarė Klerit.
Ju falėnderoj shumė pėr ndihmėn tuaj tė vlefshme qė i kini dhėnė Qeverisė Demokratike tė Gjeneral Enver Hoxhės. Jemi tė bindur qė do t’i qėndroni besnikė atij dhe Frontit Demokratik dhe do tė ndihmoni qė tė pėrforcohet Qeverija, e cila ėshtė me popullin dhe punon pėr popullin.
Peshkop Fan Noli
Mesazh Enver Hoxhės
/27 mars 1946/
Sipas “New York Times”, datė 25 mars, Shqipėrisė iu mohua pranimi nė UNRRA me 23 vota kundėr 6. Disa shtete votuan kundėr pse Shqipėria nuk ėshtė anėtare e UNO-s. Delegati grek u ngrit kundėr pranimit tė Shqipėrisė, dyke thėnė se Shqipėria ėshtė akoma nė luftė me Greqinė dhe disa delegatė thanė se nuk mund tė pranohet njė vėnt qė ėshtė akoma nė luftė me njė nga anėtarėt e Kombeve tė bashkuara.
Ndihmės-Sekretar i Shtetit Bill Clayton, tha se Amerika ėshtė kundėr pranimit tė Shqipėrisė vetėm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipėrinė nga shkaku se Shqipėria nuk siguron qė ka nėrment tė respektojė traktatet me Amerikėn. Ne kemi frikė qė kėrkesa shqiptare pėr pranimin nė UNO do tė ketė po kėtė fat veēse po tė merret vendim qė tė fitohet pėrkrahja e Amerikės dyke i dhėnė asaj sadisfaksion tė plotė nė ēėshtjen e trakteve.
Peshkop Fan Noli
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt