Prodhonin para false, 5 të arrestuar, 1 në kërkim


Policia e Tiranë ka arrestuar 5 persona, ndërsa ka sekuestruar edhe një laborator të prodhimit të kartëmonedhave false. Një person tjetër është shpallur në kërkim.

Në një aksion të orëve të fundit policia ka arrestuar shtetasit; Ermal Kurti 23 vjeç, Ervis Ziri, 18 vjeç, Emanuel Ziri, 17 vjeç, Klodian Ziri, 18 vjeç dhe Fajton Ziri, 26 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Ervis Vulka.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar edhe një sasi parash false prej 1 milionë lekësh.

Laboratori ndodhej në afërsi të shkollës 9- vjeçare në Rinas.


Burimi: Panorama