Dy shqiptarë në listën e më të kërkuarve në Britani

Të dyshuar për krime nga më të ndryshmet, përfshirë vrasje, rrëmbime dhe përdhunime, këto janë fytyrat e kriminelëve më të kërkuar në Evropë, që jetojnë në Britaninë e Madhe. Mes tyre janë edhe dy shqiptarë.

Emri:  Shqip-1-217x300.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  15.2 KB

DRITAN REXHEPI

Të 16 të dyshuarit janë larguar nga vendet e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar ligjit. Sipas “Daily Mail”, Scotland Yard është e vendosur për ti kapur , ndaj dhe ka ndërmarrë hapin e pazakontë duke publikuar fotot e tyre, në një përpjekje për ti nxjerrë ata para drejtësisë.

Dritan Rexhepi, i njohur ndryshe si Gramos Rexhepaj, i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika. Akuzohet për vrasje dhe vjedhje. Dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy persona në vitin 1999 dhe për vjedhje në vitin 2005. Mendohet se jeton në Londër, Bedfordshire dhe Northants.

Emri:  Shqip-2-217x300.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  19.0 KB

HYSNI SOKOLAJ

Hysni Sokolaj, 40 vjeç. Akuzohet për trafikim, dhe kërkohen nga drejtësia shqiptare. Akuzohet se ka detyruar me forcë gra të prostituojnë si dhe është i përfshirë në kontrabandë në Britaninë e Madhe. Jeton mes Londrës dhe Leicester.

Edhe pse policia britanike ka ndërmarrë disa operacione për kapjen e tyre, ende nuk ka patur rezultate konkrete. Ajo ka bërë publikisht thirrje se, nëse dikush i njeh, e dinë ku jetojnë apo punojnë, atëherë duhet të telefononi(0800 555 111) menjëherë për të ndihmuar autoritete britanike për kapjen e tyre.

Lista përbëhetnga shtetas nga Polonia, Rumania Lituania dhe Turqia

Burimi: Panorama