Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Prof. Peter Prifti

    Peter Prifti: Noli mė kėrkoi tė bėhesha prift

    Rreth 200 dosje me dorėshkrime, letra, artikuj tė ndryshėm tė lėna pas vdekjes nga Peter Prifti, i vėllai ia dorėzoi Shoqatės “Bijtė e Shqipes” nė Filadelfia. Arkivi i rrallė i njė prej kontribuuesve mė tė njohur tė ēėshtjes shqiptare nė SHBA dhe bashkėpunėtorit tė ngushtė tė Fan Nolit, pėrmban studime dhe shėnime tė pathėna ndonjėherė mbi rolin e personaliteteve tė njohura shqiptare nė SHBA

    Nė tre paragrafėt e parė, redaktori i “Diellit”, Peter Prifti, pėrshkruan takimin nė rezidencėn e kryepeshkopit: “E takuam nė rezidencėn e tij nė rrugėn ‘Blagden’, njė vend i mobiluar me modesti, ku ai ka punuar e ka jetuar pėr shumė vjet…. Nė studion e tij, syri sheh rafte tė tėra me libra. Kur dikush e pyeti njė herė se a ndihej i vetmuar pa njeri pranė pėr tė biseduar, Noli i tha: ‘Ata janė tė gjithė miqtė e mi, unė mund tė bisedoj me secilin prej tyre’”.

    “Nė Kuvendin e Peshkopatės qė u mbajt nė korrik 1961, unė shėrbeva si sekretar i Kuvendit. Gjatė punimeve tė Kuvendit ndenja pranė Nolit, nė anėn e djathtė tė tij. Nė njė kohė pushimi gjatė Kuvendit, Noli u kthye nga unė dhe mė pyeti nėse doja tė bėhesha prift. Mė la pėrshtypjen se po tė bėhesha prift, e kisha rrugėn tė hapur qė njė ditė tė bėhesha peshkop, e tė zija vendin e tij. Unė e falėnderova pėr ofertėn fisnike qė mė bėri dhe pėr opinionin e mirė qė kish pėr mua, por i thashė, me keqardhje, se karriera klerikale nuk mė interesonte.”

    Opinionin e Tij pėr Konicėn, Noli e ka dhėnė nė parathėnien e librit “Shqipėria, Kopėshti Shkėmbor nė Evropėn Juglindore”, ku shkruan: “Konica mund tė konsiderohet si krijues i prozės moderne shqiptare. Me kėshillėn dhe drejtimin e tij, unė pėrktheva disa vepra tė Shekspirit, Ibsenit, Edgar Allen Poes dhe Don Kishotin e Servantesit. Vlerėsimi i lartė del nė kontekst, ku Imzot Noli e quan veten nxėnės tė Faikut.

    Nė biografinė e tij tė pabotuar ai shkruan: “Filozofia mė pasuroi mendjen dhe shpirtin, por jo xhepin, sepse nuk e pėrdora pėr tė fituar bukėn e gojės. Kjo ėshtė njė nga ironitė e jetės sime.”

    Ndihem i kėnaqur qė e shpėtova arkivin e vėllait, duke e dėrguar me 15 koliposta nga San Diego nė adresėn e shtėpisė sime nė New York. Pata sugjerime t’ia dėrgoja Arkivit tė Shtetit nė Tiranė, por ajo punė kėrkonte mund e shumė tė holla.

    Zėri i tij ishte i hollė dhe bisedat me tė dukeshin sikur tė zhvendosnin nga njė kafene e zakonshme nė qendėr tė Tiranės, diku nė ato baret me dritare dhe tryeza tė rėnda, nė muret e mbushura me libra. Nuk mė kujtohet se ēfarė po pinim, por ajo qė mė shoqėroi gjatė pas atij takimi ishte diēka krejtėsisht perėndimore qė vinte prej portretit tė tij. Damarėt e kaltėr nė duart e bardha dhe njė qetėsi qė fshihte kuriozitet pėr gjithēka qė ndodhte nė Shqipėri. Duhet tė ketė qenė viti 2001, dhe nė takimin tonė ishte edhe vėllai i tij, Naum Prifti. Ky ishte takimi im i parė dhe i fundit me Peter Priftin, megjithėse deri vonė nė postėn time elektronike vinin email-e pėrshėndetėse prej tij. Ndjesinė e atij takimi e kam sjellė sėrish nė kujtesė dy vjet mė parė, kur hiri i tij shpėrndahej lehtė-lehtė nė ujėrat e buta tė Erzenit. Ai takim mė ka mbetur gjatė nė mendje, ndoshta pasi takimi me tė ishte si njė takim me njė tjetėr botė, dhe njė tjetėr kulturė qė shpėrndahej lehtė-lehtė pėrmes zėrit dhe portretit tė tij… Burri qė kishte veshur pantallona tė bardha dhe njė xhaketė tė njė stili krejt ndryshe pėr Tiranėn e atyre viteve, me njė mjekėr tė kuruar me kujdes, ishte njeriu qė kishte jetuar historinė e atyre dhjetėra njerėzve qė ishin pėrpjekur ta ndryshonin Shqipėrinė nga larg…

    Peter Prifti, studiues i shqipes, gazetar dhe njė prej kontribuuesve mė tė njohur tė ēėshtjes shqiptare nė SHBA, njė prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė Fan Nolit, u nda nga jeta dy vjet mė parė. Biblioteka e tij personale, njė pasuri e gjallė e njė periudhe unikale pėr ēėshtjen e zhvillimet shqiptar, i kaloi tė vėllait Naum Prifti. Ndėrsa mbi 200 dorėshkrime, fryt i punės sė tij shkencore, i kaluan Shoqatės “Bijtė e Shqipes” nė Filadelfia. “Ndoshta do tė ishte mė mirė t’i sillja nė Arkivin e Shtetit, por ky transport kushtonte”, shprehet nė njė intervistė mė poshtė pėr gazetėn “Shqip” i vėllai Naum Prifti. Ndoshta koha do tė zbulojė atė ēfarė Peter Prifti ka lėnė nė ato rreshta pafund, qė sot ndodhen nė Filadelfia, tė cilat Peteri i shkroi duke pasur nė mendje vetėm Shqipėrinė.



    Vetėm pak kohė mė parė, vėllai juaj Peter Prifti, njė nga figurat me kontribut tė vyer nė ēėshtjen shqiptare nė SHBA u nda nga jeta. Ēfarė ishte pėr ju kjo ndarje?
    Peter Prifti

    Emri:  peter-prifti-241x320.jpg

Shikime: 202

Madhėsia:  29.6 KB

    Peter Prifti

    Humbja e vėllait ishte ngjarje e dhimbshme pėr mua, pas vdekjes sė papritur tė nipit tim Eri, nė moshėn 23-vjeēare. Veē lidhjes sė gjakut me Peterin patėm lidhje tė ngushta shpirtėrore. Nė dy vitet e fundit shėndeti i tij u keqėsua. Vėllai gjatė gjithė jetės kishte qenė “i thatė, por i thantė”, sikurse thotė shprehja popullore. Ai nuk vuante nga ndonjė sėmundje kronike, por mbas moshės 80-vjeēare iu shfaq leukemia dhe shėndeti i tij shkoi teposhtė deri sa mė 17 gusht 2010 u nda nga jeta. Tri javė pėrpara asaj dite, e vizitova nė qendrėn shėndetėsore nė San Diego tė Kalifornisė. Me mallėngjim kujtoj bisedėn mė tė vėshtirė qė kam pasur me tė nė jetėn time. Nė testament ai shkruante se e linte nė dėshirėn e familjes nėse donim ta varrosnin, apo ta digjnim kufomėn e tij pas vdekjes. Iu luta tė mos na e linte ne atė barrė, por ta zgjidhte vetė opsionin qė dėshironte dhe ne do tė respektonim dėshirėn e tij. Kjo bisedė ishte njėlloj si t’i thosha se po ndaheshim pėr jetė. Pasi u mendua pak, tha se preferonte djegien dhe hiri t’i shpėrndahej mbi tokėn e atdheut. Amaneti ishte nė harmoni me jetėn dhe aktivitetin e tij patriotik. Nė tetor tė atij viti, ime shoqe dhe unė shkuam nė Tiranė dhe tė ndihmuar nga Akademia e Shkencave ia plotėsuam dėshirėn e fundit. Hirin e tij e shpėrndamė mbi lumin Erzen, nė afėrsi tė Ibės. Mė pas shtruam njė drekė pėrkujtimore pėr tė gjithė miqtė dhe dashamirėsit qė morėn pjesė nė ceremoni. Aty folėn pėr jetėn dhe aktivitetin e tij prof. Emil Lafe, prof. Jorgo Bulo, prof. Nasho Jorgaqi edhe unė. Peter Prifti ishte model i njeriut tė thjeshtė qė jetonte pa pretendime. Nuk pinte as duhan, as pije alkoolike dhe nė tė ngrėnė ishte shumė i pėrkorė. Si beqar me pėrvojė tė gjatė dinte tė kujdesej pėr veten, pėr apartamentin, si edhe pėr gardėrobėn dhe menynė e tij ditore. Ishte metodik nė gjithēka qė ia kushtonte kohėn e tij, qysh nga marrja e postės deri nė sistemimin e albumeve. I lexonte me kujdes si postėn konvencionale dhe internetin dhe u pėrgjigjej tė gjithė atyre qė i drejtoheshin. Arkivi i tij ishte i pasur dhe i sistemuar nė mėnyrė shkencore, me dosje tė veēanta pėr ēdo subjekt. Pesė sirtarė tė thellė qenė mbushur me mbi 200 dosje. Nė apartamentin e tij shihje libra nė ēdo faqe muri, kryesisht botime shqip, apo kushtuar Shqipėrisė, njė mori me albume, foto, filma artistikė, midis tyre edhe filmin “Skėnderbeu”, dhe njė dokumentar pėr Fan Nolin, kaseta me muzikė shqiptare e klasike, videokaseta.

    Cilėsi tjetėr e tij ishte mirėsjellja dhe druajtja ndofta mė tepėr sesa duhej. Ai kishte shoqėri tė gjerė nė rrethet intelektuale, personalitet qė nderohej nga shqiptarėt, nga amerikanėt dhe nga profesorė europianė qė patėn rast ta njihnin ose punuan tok me tė. Shpesh kam pyetur veten time se pse nuk u martua. Arrita nė pėrfundimin se mbi tė gjitha ishte xheloz pėr pavarėsinė e tij dhe donte qė t’u pėrkushtohej punėve shkencore e letrare qė kishte pėr zemėr.

    Peter Prifti ishte nga tė paktėt tė rinj tė mėrgatės shqiptare tė brezit tė tij qė kreu studime universitare tė plota dhe mori gradėn shkencore pasuniversitare. Ai kreu studimet universitare nė Penn State College (1949) dhe vazhdoi arsimin pasuniversitar nė “University of Pennsylvania,” ku u nderua me gradė shkencore “Master of Arts Degree in Philosophy” mė 1955-n.

    Nė biografinė e tij tė pabotuar ai shkruan: “Filozofia mė pasuroi mendjen dhe shpirtin, por jo xhepin, sepse nuk e pėrdora pėr tė fituar bukėn e gojės. Kjo ėshtė njė nga ironitė e jetės sime.”

    Vėrtet numri i shqiptarėve qė kanė pėrfunduar studimet e larta nė SHBA menjėherė pas lufte ėshtė i pakonsiderueshėm. Kuptohet se prindėrit e tyre preferonin t’i mbanin fėmijėt nė bizneset e tyre, ndėrsa babai ynė mendoi se shkollimi do ta ndihmonte Peterin ta kishte jetėn mė tė lehtė dhe tė mos hiqte ato rropatje qė pati ai vetė dhe emigrantėt e tjerė tė fillimit tė shekullit. Peter Prifti bashkė me Polin, vėllain e madh, kanė meritėn se nisėn nė Filadelfia njė radioprogram javor nė gjuhėn shqipe, me qėllim tė ruhej gjuha dhe traditat. Mė 1957-n, Peteri i dėrgoi “Diellit” njė ese mbi gjendjen e shqiptarėve nė Pensilvani, e cila u pėlqeu nga Noli dhe vatranėt e tjerė. Unė besoj se ai shkrim i hapi rrugėn ta ftonin nė Kuvendin e Vatrės mė 1958 nė Boston, dhe ta zgjidhnin sekretar tė Federatės dhe njėkohėsisht redaktor tė gazetės “Dielli”. Kėto detyra i dhanė rastin tė njihej nga afėr me Fan Nolin dhe patriotė tė tjerė tė shquar. Dy vjet mė vonė, profesori Grifits, autor i librit “Shqipėria dhe grindja Sovjeto-Kineze” i ofroi punė nė MIT nė Boston, njė institucion studimesh me famė ndėrkombėtare. Atje punoi pėr 15 vjet si kėshilltar pėr ēėshtjet shqiptare dhe nė vitin 1978 botoi librin “Socialist Albania Since 1944”, (Shqipėria Socialiste qė nga viti 1944). Libri u etiketua me tė meta tė pafalshme nga regjimi komunist se aty kritikohej Enver Hoxha si diktator. Midis tė tjerash atje kishte edhe njė listė me emrat e anėtarėve tė Byrosė Politike, tė dėnuar nga PPSH-ja si projugosllavė, si prosovjetikė, si deviacionistė, sabotatorė etj. Lista ishte sinjifikative pėr terrorin politik qė mbretėronte nė Shqipėri. Nga ky shkak, libri u kategorizua “tepėr i rezervuar” nga Biblioteka Kombėtare dhe jepej vetėm me konsensusin e drejtoreshės. Nė krahun e kundėrt tė spektrit, tė arratisurit politikė qė kishin ardhur nga Shqipėria, e damkosėn pėr propagandė komuniste, por pavarėsisht nga ekstremet shqiptare, vepra zuri vend nė referencat e studiuesve pėr Shqipėrinė, pėr tė vėrtetat objektive dhe paraqitjen faktike.



    Peter Prifti ka qenė njė ndėr njerėzit qė ka ndenjur gjatė pranė Fan Nolit. A janė ruajtur nė dorėshkrimet qė ka lėnė pas, histori apo kujtime nga kjo marrėdhėnie?

    Pėr kėtė po sjell kujtimet e Peter Priftit pėr Fan Nolin. “Nė Kuvendin e Peshkopatės qė u mbajt nė korrik 1961, unė shėrbeva si sekretar i Kuvendit. Gjatė punimeve tė Kuvendit ndenja pranė Nolit, nė anėn e djathtė tė tij. Nė njė kohė pushimi gjatė Kuvendit, Noli u kthye nga unė dhe mė pyeti nėse doja tė bėhesha prift. Mė la pėrshtypjen se po tė bėhesha prift, e kisha rrugėn tė hapur qė njė ditė tė bėhesha peshkop, e tė zija vendin e tij. Unė e falėnderova pėr ofertėn fisnike qė mė bėri dhe pėr opinionin e mirė qė kish pėr mua, por i thashė, me keqardhje, se karriera klerikale nuk mė interesonte.” (Flamurtari Kombit, 1882-1982) Peter Prifti ka shkruar njė sėrė artikujsh pėr Nolin, e po ashtu ka pėrkthyer fjalimin e tij nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, 10 shtator 1924 nga frėngjishtja nė anglisht. Njėherė pasi botoi njė shkrim tė bukur pa emėr kushtuar Nolit, i ngjau njė incident. Nė njė mbledhje pėrkujtimore nė Boston dikush pyeti kush ishte autor i shkrimit dhe pėr habinė e Peter Priftit, njė personalitet i shquar i diasporės (A.A.) deklaroi se autori qe ai. Peter Priftit qė u ndodh atje, i erdhi aq turp sa nuk pipėtiu. Pas njė viti pati rast ta botonte me emrin e tij dhe kėshtu ēėshtja u mbyll pa zhurmė. Kėtė incident ia rrėfen edhe prof. Nasho Jorgaqit, te pėrgjigjet qė i dėrgoi rreth anketės pėr Nolin, por e luti tė mos e zinte ngoje.

    Njė kapitull me gjashtė shkrime anglisht pėr Nolin ndodhet te libri “Unfinished Portrait of a Country”, sikurse “Audiencė me metropolitan Fan S. Nolin”, “Pėr kujtim tė peshkop Fan Nolit”, “Njė Amerikan i madh me origjinė shqiptare” etj. Peteri ka pėrkthyer anglisht me besnikėri e bukuri artistike poezinė “Anės lumenjve.” Njė ALBUM pėr Fan Nolin, me poezi pak tė njohura dhe me foto ia ka dėrguar dhuratė Institutit tė Gjuhėsisė. Falė kėmbėnguljes sė tij pėr kėrkime shkencore, pas plot dy vjet pėrpjekjesh, ai siguroi kopjen origjinale tė fjalimit tė Nolit, mbajtur nė Lidhjen e Kombeve Gjenevė, mė 10 shtator 1924, tė cilėn e pėrktheu nga frėngjishtja nė anglisht, pėr t’ua bėrė tė njohur anglishtfolėsve, atė perlė oratorie.



    Ka pasur njė debat qė ju e keni botuar kohėt e fundit nė shtyp mes Peter Priftit, Arshi Pipės dhe Sami Repishtit…

    Pėr mua, sjellja e tij fisnike ndaj prof. A. Pipės dhe prof. S. Repishtit ėshtė veēanėrisht mbresėlėnėse. Mė 1989, ata shkuan te njė konferencė ndėrkombėtare nė Strasburg, ku Pipa referoi me gojė pėrmbajtjen e referatit pėr ēėshtjen e Kosovės. Njė kopje ia dėrguan dhe Peter Priftit pėr tė vjelė mendimin e tij. Sigurisht prisnin lavdėrime, ndėrsa Peter Prifti u skandalizua nga pėrmbajtja e referatit dhe hartoi njė pėrgjigje prej 8 faqesh tė daktilografuara, ku shprehte indinjatėn e tij qė autorėt ngarkonin me faj shqiptarėt e Kosovės pėr gjendjen e tyre mjerane. Sipas referatit, pėrdorimi i flamurit kombėtar dhe miratimi i gjuhės sė njėsuar shqipe nga kosovarėt ishin shkaqet qė kishin zemėruar autoritetet serbe. Me argumente e me fakte historike, P. Prifti i hidhte poshtė kėto pretendime. Debati midis tyre vazhdoi me sulme e kundėrsulme. Sė fundi, Pipa i uli tonet agresive nga argumentet bindėse tė P. Priftit. Ky debat mė ra nė dorė pas njėzet vitesh, dhe u habita qė vėllai nuk e kishte botuar, aq mė tepėr se ngjarjet historike i kishin dhėnė tė drejtė atij. Vėllai m’u pėrgjigj se nuk donte ta botonte kurrsesi sa tė ishte gjallė. Nuk donte t’i vinte kolegėt e tij nė pozita tė vėshtira. Pas vdekjes sė tij, debatin e botova te buletini “Zėri i sė Vėrtetės” nė New Jersey dhe te revista “Dy Drinat,” (2012) qė del nė Kukės, sponsorizuar nga shqiptaro-amerikani Esat Bilali.

    Kontributi i Peter Priftit ėshtė pak i njohur nė Shqipėri…?

    Pėr arsyen e thjeshtė se krijimtaria e tij e pasur publicistike nuk njihet. Deri tani, tė gjitha botimet e tij janė anglisht, me pėrjashtim tė vėllimit “Mozaik shqiptar” botuar nga “Buzuku” nė Prishtinė. Nė Tiranė, shtėpia botuese “Lilo” botoi broshurėn “Gjuha ėshtė organizėm e gjallė”, ku Peter Prifti debaton me prof. Arshi Pipėn dhe mbron gjuhėn e njėsuar shqipe. Vetėm prof. Eleni Karamitri botoi monografinė “Peter R.Prifti nė botėn e dijetarėve shqiptaro-amerikanė”, njė pėrpjekje serioze pėr tė njohur jetėn dhe punėn e tij. Unė ndieja detyrim moral ndaj vėllait qė kishte pėrkthyer anglisht disa nga veprat e mia, ndaj e ndihmova tė kompilonim librat e tij anglisht, “Remote Albania – the Politics of Isolationisn” (Shqipėria e Largėt – Politika e Izolacionit) botim “Onufri”, 2000, “Land of Albanians: A Crossroads of Pain and Pride” (Vendi i shqiptarėve –Kryqėzim i Dhimbjes dhe Krenarisė) “Horizonti”, 2002. Disa vite mė parė, kėrkova nga zyra e SOROS-it nė Tiranė qė veprat e Peter Priftit tė pėrktheheshin shqip, me qėllim qė kjo pasuri t’i kthehet trungut tė cilit i pėrket. Nuk pata sukses.

    Veē krijimtarisė publicistike, ai ka edhe njė sėrė veprash linguistike, qė vijnė nga periudha e angazhimit nė Universitetin e Kalifornisė nė San Diego. Nė bashkėpunim me albanologun Leonard Newmark, u botua “Standard Albanian,” (Gjuha shqipe e normuar) tė cilėn A. Kostallari e ēmonte veēanėrisht pėr tiparet konstruktive. Mė pas vijnė botimet “Spoken Albanian” (Shqipja e folur) dhe “Reading in Albanian” (Lexime nė Shqip), dy vepra tė mirėpritura nga shqiptarėt e Amerikės qė donin tė zgjeronin njohuritė pėr gjuhėn shqipe.

    Peter Prifti ka ndjekur me konsekuencė ngjarjet nė Kosovė qė nga viti 1968 kur u shpalos kėrkesa “Kosova Republikė”. Qysh prej atij viti, ai ėshtė i vetmi autor i njohur qė ka botuar ēdo vit artikuj pėr situatėn dhe gjendjen e popullit shqiptar nė Kosovė. Mė 1999, kur ēėshtja e Kosovės ziente nė mbarė botėn, ai botoi te Columbia University New York “Confrontation in Kosova-The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”, (Konfrontim nė Kosovė – Lufta shqiptaro-serbe 1969-1999.)

    Libri pati jehonė nė rrethet akademike tė Amerikės pėr njohjen me problemet e Kosovės, duke dhėnė ndihmesėn e vet pėr ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė. Nga kėrkesat e shumta, libri u ribotua, diēka e rrallė pėr botimet akademike tė kėsaj natyre.



    Nė shtyp ėshtė folur pėr njė mori dorėshkrimesh dhe kujtimesh tė lėna nga Peter Prifti. Si njė nga njerėzit qė jeni kujdesur pėr to, ēfarė pėrmbajnė ato?

    Unė kisha nė duar rreth 200 dosje me dorėshkrime, shkrime, letra e artikuj, qė pasqyrojnė aktivitetin e tij tė gjatė. Natyrisht m’u desh t’i skartoja njė pjesė tė tyre. Habia ime ishte se tok me shkrimet publicistike, gjeta edhe shkrime letrare anglisht, pėr tė cilat s’kisha dijeni. Mė tė rrallė ai mė dėrgonte disa pjesė letrare anglisht, po gjithmonė i konsideroja si kuriozitet. Nuk e dija pasionin e tij tė fshehtė pėr letėrsinė dhe tani jam kureshtar tė di vlerėn e tyre. Ndihem i kėnaqur qė e shpėtova arkivin e vėllait, duke e dėrguar me 15 koliposta nga San Diego nė adresėn e shtėpisė sime nė New York. Pata sugjerime t’ia dėrgoja Arkivit tė Shtetit nė Tiranė, por ajo punė kėrkonte mund e shumė tė holla. Ende nuk e di nėse Arkivi do kishte mundėsi tė mbulonte shpenzimet. Sidoqoftė unė i depozitova te Shoqata “Bijtė e Shqipes” nė Filadelfia, si vendi ku Peter Prifti u edukua dhe u rrit. Ata i vendosėn nė njė hapėsirė tė veēantė dhe i ruajnė me kujdes. Mbetem me shpresė se do tė vijė koha qė ky thesar dorėshkrimesh tė njihet e tė ēmohet si pjesė e trashėgimisė shqiptaro-amerikane.

    Peter Prifti ka qenė pjesė e rėndėsishme e Federatės Panshqiptare Vatra. Si e shihni rolin e kėsaj organizate nė ēėshtjen shqiptare dhe si e shihni zhvillimin e saj sot?

    Kėtu do vėrej njė koincidencė sa tė rrallė aq dhe tė bukur. Pėr herė parė nė historikun njėqind vjeēar tė Vatrės, dy vėllezėr nga e njėjta familje zgjidhen sekretarė tė Vatrės dhe punojnė me pėrkushtim pėr mbarėvajtjen e saj.

    Peter ishte sekretar i Vatrės nė vitet 1958-1960, ndėrsa unė u zgjodha sekretar nė vitin 1996 dhe vazhdoj ta kryej edhe sot tė vetmen detyrė shoqėrore qė kam pasur gjatė jetės sime tė gjatė. Unė u aktivizova te Vatra qė kur jetoja nė Filadelfia dhe porsa erdha nė New York bashkėpunimi me kryesinė u forcua mė shumė. Kam botuar artikuj, reportazhe dhe tregime, si edhe thirrjet drejtuar diasporės shqiptare pėr tė dalė nė demonstratė e nė aktivitete pėr Kosovėn, tė cilat natyrisht janė pa emėr.

    Ndihem krenar qė kam dhėnė ndihmesėn time dhe e shoh me kėnaqėsi rigjallėrimin e Vatrės pas disa vitesh letargjie e rrudhjesh, pėr tė mirėn e komunitetit shqiptar dhe tė kombit.

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-02-2013 mė 01:44

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Prof. Peter Prifti

    Intervista qė Peter Prifti i bėri Fan Nolit nė vitin 1958

    Nė shtėpinė e Nolit

    Ruhet nė koleksionet e “Diellit” njė intervistė qė redaktori i “Diellit” nė vitet ‘58-‘59, Peter Prifti i pat marrė Nolit, qė ato kohė jetonte vitet e fundit tė pleqėrisė nė Kryekishėn e Shėn Gjergjit. Nė fakt, Peter Prifti e ka emėrtuar atė jo intervistė, por audiencė me Hirėsinė e Tij, me Kryepeshkopin Mitropolit F. S. Noli. Atij i kishte bėrė pėrshtypje tė thellė pėrgjigjja qė i kishte dhėnė Imzot Noli, njėrės prej pyetjeve, qė ai i kishte drejtuar: Imzot, cila ėshtė vepra juaj mė e ēmuar pėr Kombin? Ai i qe pėrgjigjur: -”Futja e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve mė 1920″, sepse i dha fund copėzimit tė trojeve shqiptare nga fqinjėt! Natyrisht qė pranimi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve ėshtė merita e padiskutueshme e Fan Nolit, falė oratorisė dhe diplomacisė sė tij, por kryeveprat e Nolit janė tė shumta, pat menduar atėherė gazetari qė e intervistonte. Futja e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve kishte sponsorizimin e Federatės Panshqiptare “Vatra”.

    Audienca me kryepeshkopin ėshtė botuar nė gazetėn “Dielli” nė numrin e 10 dhjetorit 1958. Po hyjmė nė detajet e kėsaj audience pėr faktin, se ajo jep saktėsisht mprehtėsinė e intervistuesit dhe padyshim admirimin qė kishte ai pėr ikonėn kombėtare Fan Noli.

    Nė tre paragrafėt e para, redaktori i “Diellit”, Peter Prifti pėrshkruan takimin nė rezidencėn e kryepeshkopit: “E takuam nė rezidencėn e tij nė rrugėn ‘Blagden’, njė vend i mobiluar me modesti, ku ai ka punuar e ka jetuar pėr shumė vjet….Nė studion e tij, syri sheh rafte tė tėra me libra. Kur dikush e pyeti njė herė se a ndjehej i vetmuar pa njeri pranė pėr tė biseduar, Noli i tha:- Ata janė tė gjithė miqtė e mi, unė mund tė bisedoj me secilin prej tyre”. Duke komunikuar me lexuesin e “Diellit”, editori shkruan: Ishim tė interesuar tė dinim pikėpamjet e tij pėr tri ēėshtje tė lidhura me njėra-tjetrėn: Nacionalizmi shqiptar, puna e tij krijuese dhe komuniteti shqiptar nė Amerikė. Pėr ēėshtjen e parė, kryepeshkopi tha se kish filluar tė interesohej pėr nacionalizmin shqiptar nė moshėn dhjetė vjeē, kur lexoi pėrkthimin shqip tė Dhiatės sė Re nga Kostandin Kristoforidhi dhe pamflete tė tjera propagandistike shqiptare. Kopje falas tė kėtyre materialeve ishin shpėrndarė me shumicė nė fshatin e tij tė lindjes, Ibrik Tepe nė Turqi. Fitoren mė tė madhe nė betejėn e tij pėr ēėshtjen shqiptare Imzot Noli, konsideron pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Trishtimi mė i madh qė ndjente ishte largimi nga Shqipėria mė 1924.

    Nė vazhdėn e punės pėr Shqipėrinė, ai hyri nė lidhje me shumė udhėheqės shqiptarė, veēanėrisht me Faik Konicėn. Opinionin e Tij pėr Konicėn, Noli e ka dhėnė nė parathėnien e librit “Shqipėria, Kopėshti Shkėmbor nė Evropėn Juglindore”, ku shkruan: “Konica mund tė konsiderohet si krijues i prozės moderne shqiptare. Me kėshillėn dhe drejtimin e tij, unė pėrktheva disa vepra tė Shekspirit, Ibsenit, Edgar Allen Poes dhe Don Kishotin e Servantesit. Vlerėsimi i lartė del nė kontekst, ku Imzot Noli e quan veten nxėnės tė Faikut. Duke bėrė fjalė pėr ēėshtjen e dytė tė audiencės, puna krijuese e Imzot Nolit, editori shkruan se ai ka punuar nė shumė fusha; pėrfshirė historinė, fenė dhe muzikėn.

    Ishim kuriozė tė dinim se cilat nga kėto i interesonte mė tepėr, sepse kishim dėgjuar mendime tė kundėrta. Fakt ėshtė se feja ėshtė lėnda e tij mė e preferuar. “Jam marrė, tha Hirėsia e Tij, me histori, letėrsi dhe muzikė me raste, por feja ka qenė puna e jetės sime, sepse e fillova karrierėn time si njeri i Kishės mė 1908 dhe jam akoma njeri i Kishės pas 50 vjetėsh”. Aktualisht njerėzit qė ēmon mė shumė, Hirėsia, janė krijuesit e Kombit si George Washington dhe Skėnderbeu dhe reformatorėt e Kombit si Lincoln dhe Cromwell. Arsyeja, siē tha vetė, ėshtė se ėshtė pėrpjekur qė tė bėjė tė njėjtėn punė pėr Atdheun e tij. Kryepeshkopi ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe shumė klasikė tė letėrsisė dhe vepra tė rėndėsishme fetare. Vetė Noli tha: “E konsideroj versionin ritmik tė Hymneve Bizantine pėrfshirė nė vėllimin Kremtore si mė tė vėshtirin dhe mė tėrheqėsin e pėrkthimeve tė mia”. Ē’mendon ai pėr muzikėn moderne, poezinė, oratorinė dhe diplomacinė?

    Pėrgjigjja ėshtė se i interesojnė tė dyja format e kėtyre arteve, si modernia ashtu edhe antikja, sepse sikurse Gėte ai ėshtė universal nė shije. Pėr ēėshtjen e tretė, Komunitetin shqiptaro-amerikan sot, ai ka besim tek e ardhmja e komunitetit, nėse do tė ecim me kohėn. Lidhur me punėt e kishės, ai ndjen nevojėn e domosdoshme tė amerikanizimit tė Kishės Ortodokse. Alternativė pėr kėtė, mendon ai, ėshtė vetėvrasja kishtare. Sipas mendimit tė tij, sa mė shpejt tė bėhet kjo, aq mė mirė ėshtė sepse “politika e ngadaltė mund tė ēojė nė humbjen e pariparueshme tė brezit tė ri, i cili nuk i kupton shėrbesat nė gjuhėn shqipe”. Ai nuk e llogarit rrezikun e grekofilisė ndaj kishės. Pėr kėtė pikė, Kryepeshkopi thekson se “ne i kemi mundur ata pėr 50 vjetėt e fundit dhe do t’i mundim edhe nė tė ardhmen”. Editori shton: Ne pajtohemi me tė!

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-02-2013 mė 01:44

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Prof. Peter Prifti

    Naum Prifti: Ēfarė fshihet nė 200 dosjet me dorėshkrime, tė nolistit tė fundit

    Trashėgimia studimore, letrare, gazetareske, e Peter Priftit, dishepullit dhe nxėnėsit tė fundit tė Nolit, pėrbėn pasuri kulturore dhe historike kombėtare. Pėr kėtė arsye, i vėllai Naum Prifti, nė pamundėsi pėr t’i sjellė nė Arkivin e Shtetit Shqiptar, ia ka dorėzuar pėr ruajtje shoqatės “Bijtė e Shqipes” nė Filadelfia. Janė 200 dosje me dorėshkrime qė mbajnė shkrime publicistike, letra personale, madje dhe letėrsi artistike. “As unė nuk e kam ditur sa ishte ai gjallė, qė im vėlla shkruante letėrsi artistike. E kam zbuluar pas vdekjes sė tij, kur kam hapur arkivin e dorėshkrimeve. Ka shumė dorėshkrime nė prozė qė janė tregime, novela e kujtime. Ai, duke e ditur me sa duket se unė isha shkrimtar i prirur pėr letėrsi artistike, kishte patur gjithmonė druajtje tė mė tregonte shkrimet letrare”, – tregon vėllai Naum Prifti, i cili tashmė qė arkivi ndodhet nė ruajtje nė kushte optimale, ndjehet shumė i lumtur. Nė fakt do tė kishte dashur shumė qė dorėshkrimet e Peter Priftit tė ruheshin nė Tiranė, nė Arkivin e Shtetit, por pėr arsye financiare kjo “dėrgesė” me vlerė nuk u dėrgua dot. “Shumė miq kėtu nė Amerikė mė thanė qė t’i dėrgoja kėto dosje pėr ruajtje nė Arkivin e Shtetit, por nė pamundėsi financiare nuk e ndėrmora kėtė iniciativė. Personalisht nuk kam kontaktuar me ata tė Arkivit dhe nuk e di nėse vetė Arkivi i Shtetit do tė kishte interes qė tė bėnte tė mundur zhvendosjen e dorėshkrimeve tė vėllait nė Tiranė”. Sot dosjet ndodhet nė arkivin e Shoqatės “Bijtė e Shqipes” nė Filadelfia, vendi ku Peter Prifti u edukua dhe u rrit. “Dosjet ruhen nė njė hapėsirė tė veēantė dhe nė kushte optimale. Shpresoj qė njė ditė ky thesar dorėshkrimesh tė njihet e tė ēmohet si pjesė e trashėgimisė shqiptaro-amerikane”.

    Nga letrat e dashurisė, te takimet me Nolin dhe tregimet pėr miqtė

    Peter Prifti ka qenė njė ndėr njerėzit qė ka qėndruar gjatė pranė Fan Nolit. Mes dorėshkrimeve tė tij gjenden edhe kujtime dhe histori nga kjo miqėsi mes tė dyve. Pjesa mė e madhe e kujtimeve tė tyre janė botuar, por Naum Prifti qė ka shfletuar arkivin e tij, pohon se ka ende shumė pėr tė botuar nga dorėshkrimet e tij. Nė njė nga dorėshkrimet e veta ai flet hollėsisht pėr takimin e parė me Fan Nolin, episode tė tė cilit janė botuar nė njė intervistė tė shumė viteve mė parė tė Peter Priftit. Vepra letrare e tij ėshtė gjithashtu e panjohur. “Unė vetė jam njohur me tregimet e tij pas vdekjes se Peter Priftit. Aty sikur njoha njė anė tjetėr tė tij, atė emocionale. Nė njė prej tregimeve flet pėr njė mikun e vet qė ai e ka patur shumė pėrzemėr, por qė nė fund ia theu zemrėn”. Naum Prifti na hap kėsisoj dosjet e panjohura tė tė vėllait. Nė ato dorėshkrime Naum Prifti pėr herė tė parė ėshtė njohur dhe me “tė fshehtat” e jetės private tė tė vėllait. “Nga dorėshkrimet e tij mėsova se dhe ai ka patur simpatitė e tij. Do tė veēoja letėrkėmbimet e tij me njė vajzė amerikane qė ai e kishte shoqe dhe qė e ēmonte shumė, e donte me sa duket, por pėr shkak tė jetės qė ajo kishte krijuar tashmė me njė bashkėshort, ai nuk hyri kurrė nė marrėdhėnie dashurore me tė. Nga letėrkėmbimet kuptohet se ata ishin dhe mbetėn deri nė fund vetėm miq shumė tė mirė. Letėrkėmbimet e tyre janė fantastike. Kėtė anė tė tij e kam njohur nga dorėshkrimet.”

    Krijimtaria publicistike e Peter Priftit ėshtė pak e njohur nė Shqipėri. Pjesa mė e madhe e botimeve tė tij janė nė anglisht dhe tė botuara nė SHBA. Nė shqip shumė pak vepra tė tij janė botuar, si vėllimi “Mozaik shqiptar”, botuar nė Prishtinė dhe “Gjuha ėshtė organizėm i gjallė”, botuar nė Tiranė. Ka pasur njė debat pėr gjuhėn shqipe mes Peter Priftit, Arshi Pipės dhe Sami Repishtit, qė u bė publik nė shtyp vetėm njė vit mė parė. Dorėshkrimi gjendej nė arkivin e Peter Priftit dhe u botua nga i vėllai pas vdekjes. “Ky debat mė ra nė dorė pas njėzet vitesh, dhe nuk e kuptoja pse Peter Prifti nuk e kishte botuar, aq mė tepėr qė ngjarjet historike i kishin dhėnė tė drejtė atij. Kur e pyeta ai, m’u pėrgjigj se nuk do tė donte qė ky dorėshkrim tė botohej sa ishte gjallė. Pas vdekjes sė tij, debatin e botova te Buletini “Zėri i sė Vėrtetės” nė New Jersey dhe te revista “Dy Drinat” (2012) qė del nė Kukės, sponsoruar nga shqiptaro-amerikani Esat Bilali. Mė 1989-ėn ata shkuan te njė konferencė ndėrkombėtare nė Strasburg, ku Pipa referoi pėr ēėshtjen e Kosovės. Njė kopje tė kėtij referati ia dėrguan dhe Peter Priftit, ku ai u skandalizua nga pėrmbajtja dhe u ul e shkroi njė pėrgjigje ku shprehte indinjatėn e tij qė autorėt ngarkonin me faj shqiptarėt e Kosovės pėr gjendjen e tyre mjerane. Sipas referatit, pėrdorimi i flamurit kombėtar dhe miratimi i gjuhės sė njėsuar shqipe nga kosovarėt ishin shkaqet qė kishin zemėruar autoritetet serbe. Me argumente e me fakte historike, P. Prifti i hidhte poshtė kėto pretendime. Debati midis tyre vazhdoi me sulme e kundėrsulme. Nė fund Arshi Pipa u tėrhoq pėrpara argumenteve tė Peter Priftit”,- shpreh mendimin e tij Naum Prifti. Vite mė vonė, Prof. Eleni Karamitri do tė botonte monografinė “Peter R.Prifti nė botėn e dijetarėve shqiptaro-amerikanė”, ku bėn tė njohur pėr lexuesin shqiptar jetėn dhe veprėn e Peter Priftit. “Unė kėrkova mbėshtetjen e Soros-it nė Tiranė pėr tė botuar nė shqip veprat e Peter Priftit qė ishin botuar nė Amerikė, por ky projekt nuk u realizua. Pėrveē krijimtarisė publicistike, ai ka edhe njė sėrė veprash linguistike, qė vijnė nga periudha e angazhimit nė Universitetin e Kalifornisė nė San Diego. Peter Prifti ka ndjekur me vėmendje ngjarjet nė Kosovė qė nga viti 1968, kur u artikulua “Kosova Republikė” dhe ka botuar shumė artikuj pėr situatėn dhe gjendjen e popullit shqiptar nė Kosovė. Mė 1999-ėn, kur ēėshtja e Kosovės ziente nė mbarė botėn, ai botoi te Columbia University New York “Konfrontim nė Kosovė – Lufta shqiptaro-serbe 1969-1999”. “Ky libėr pati jehonė nė Amerikė dhe ėshtė ribotuar si diēka e rrallė pėr botimet akademike”,- thotė Naum Prifti. Aida Tuci

    Krijimtaria e botuar e Peter Priftit

    - Socialist Albania since 1944(USA 1978)

    - Confrontation in Kosova-The Albanian-Serb struggle, 1969-1999 (USA 1999)

    - Remote Albania-the politics of isolation (Tiranė, 1st edition 1999; 2nd edition 2000)

    - Gjuha ėshtė organizėm i gjallė (Shtėpia Botuese Lilo-Tiranė 1995)

    - Landof Albanians- Acrossroads of pain and pride (Tiranė 2002)

    - Mozaik shqiptar (Publicistikė-Portrete-Studime-Recensione-Pjesė teatrale)-Botoi Buzuku nė Prishtinė 2003.

    Me bashkautorė

    - Standard Albanian me L. Newmark dhe F. Hubbard (USA 1982)

    - Spoken Albanian me L. Newmark, I Haznedari dhe F. Hubbard Vol

    I-II-III, USA 1980)

    - Readingsin Albanian me L. Newmark dhe F. Hubbard (USA 1979)

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •