Sigurishte qe keto jan fakte te hidhura,por nje mesim per te tjeret se kush ka qen PERANDORIA OSMANE,dhe qfar te mira kemi trashiguar nga ajo,keto fakte duhet ti din qdo shqipetar,qfardo ngjyre qofte,se fatin ton vet do ta ndertojm,ne temele te shndosha nga te paret tan,prandaj shum gjera duhet te pastrohen nga pluhuri i historis se hidhur.....
Nënkonsulli austro-hungarez nga Tivari shkruante: “Këmbëngulja e shqiptarëve që të mos e lëshonin Ulqinin dhe qëndresa e fortë e tyre për t’u matur me armikun e trefishtë – Fuqitë e Mëdha, Malin e Zi dhe Perandorinë Osmane, ka marrë përhapje të gjerë. Trimëria për t’u kapur fytas me malazezë ka arritur në një shkallë të lartë”. Ai vazhdonte: “As forcat e Malit të Zi, as demonstrata e afërt e flotës së bashkuar ndërkombëtare nuk janë në gjendje të zbusin shpirtin e shqiptarëve e të përkulin qëndrimin e tyre”. Edhe kapiteni anglez, Sell, i cili ishte kthyer nga Tivari dhe e njihte mirë situatën, theksonte se komandanti malazez e kishte vlerësuar se nuk ishte në gjendje të shkonte për Ulqin, edhe sikur të ishte i shoqëruar nga flota e bashkuar ndërkombëtare, për shkak të rezistencës së shqiptarëve.
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Krijoni Kontakt