
Postuar mė parė nga
Korca 123
Tė jesh ortodoks nė njė masė tė gjerė nė shoqėrinė shqiptare identifikohet me tė qėnit grek. Nėn kėtė shqetėsim e ka ngritur bisedėn nė Tonight Ilva Tare Mitropoliti i Korces, Hirėsia e tij, Imzot Joani.Vjedhja e herėpashershme e kishave, akuzave tė shumta nė drejtim tė tyre, janė disa nga sulmet qė evidenton ai ndaj kishės ortodokse, pa lėnė mėnjanė edhe cėshtjen e kthimit tė pronave, proces qė sipas Mitropolitit po zvarritet si rezultat i mungesės sė vullneti tė shtetit. Duke e bazuar tė gjithė filozofinė e kishės nė respektimin e dinjitetit njerėzor, Mitropoliti i Korces, Hirėsia e tij, Imzot Joani vlerėson atdhedashurinė si vlerė njerėzore tė mbėshtetur nė dashurinė pėr vendin por jo urrejtjen, ashtu sic ka ngritur shqetėsimin edhe nė raport me kthimin emigrantėve shqiptarė nga shteti grek pėr shkak tė toponimeve. Lidhur me dramėn e deputetit Namik Dokle, Mitropolia vazhdon tė ketė tė njėjtin qėndrim, se drama fyen dhe denigron kishėn, por nuk lė pa thėnė se ėshtė spekuluar mjaft me kėtė cėshtje.
Mė poshtė pjesė nga intervista:
Cili ishte roli i Fan Nolit nė krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale?
Ishte i jashtėzakonshėm kontributi sidomos nė rritjen e ndėrgjegjės kombėtare, edhe pse ai nuk u mor shumė me procedurat.
Nuk u fol pėr tė nė 100 vjetorin e pavarėsisė, pse?
Pėrjashtimi i disa figurave ėshtė mėnjanim i historisė, largimi i tyre do tė thotė tė deformohet historia. Cdokush qė ka dhėnė kontribut nė historinė e vendit duhet tė marrė vlerėsimin qė i takon. Nuk di tė them nėse ky fakt ishte i qėllimshėm, apo harresė.
Sa besojnė shqiptarėt?
Nuk ka njė aparat qė tė mund tė matet kjo, por secili ėshtė nė kėrkim tė dickaje, tė pėrgjigjeve tė munguara dhe shpėsh njerėzit i gjejnė nė kishė kėto pėrgjigje. Ėshtė vėshtirė tė gjesh motivet pse vine, por di tė them qė vinė shumė.
A vini re njė krizė morali nė shoqėrinė shqiptare?
Natyrisht kjo vihet re nė tė gjithė botėn, jo vetėm kėtu. Morali i kishės lidhet me besimin te Perėndia. Besimi nuk mund tė imponohet, kushdo ka tė drejtė tė besojė apo jo. Unė nuk besoj se mund tė ketė njeri 100% ateist.
Kryepeshkopi Anastas ėshtė nė qendėr tė sulmeve, si e shpjegoni?
Ėshtė histori prej 20 vitesh, s’ka asgjė tė re, janė po tė njėjtat akuza,unė jetoj brenda kishės dhe besoj se pa kontributin e tij nuk mund tė ngrihej kisha. Lidhur me statutin, ishte statut qė paraqiste problematikėn e asaj kohe dhe kėto s’mund ti shėrbenin kishės pas ’90.
Pse ska marrė pasaportė shqiptare?
Ėshtė nė nderin e shtetit shqiptar t’ia japė njė pasaportė. Duhet tė mėsojmė tė nderojmė njerėzit qė na ndihmojnė.
E ka penguar autoqefalinė fakti se Kryepeshkopi ėshtė shtetas grek?
Autoqefali do tė thotė nė radhė tė parė tė kesh pavarėsi financiare dhe nė kėtė drejtim gjatė 20 viteve ėshtė punuar shumė. Pra jo vetėm qė s’ėshtė penguar por ėshtė punuar dhe ndihmuar shumė.Kisha smund tė dėmtohet nga etnia.
Pas 21 vitesh ėshtė krijuar mundėsia qė tė kemi brezin tonė pėr drejtimin e kishės?
Ky ėshtė njė proces i gjatė dhe ne jemi nė kėtė proces. Kisha po rritet me njerėz qė janė tė kėtij vendi.Nė krye tė kishės gjithmonė duhet tė jetė njė drejtues me eksperiencė tė madhe.
Ka kufizim mandati pėr episkopin?
Jo nuk ekziston dicka e tillė, ėshtė i pėrjetshėm.
A mund tė themi se keni qenė vazhdimisht nėn sulm, duke identifikuar tė qėnit ortodoksė me grek?
Po vazhdimisht jemi sulmuar, shpesh pa tė drejtė. Cdo ditė na vjedhin kisha dhe ne shpesh kemi heshtur. Akuzat nė pjesėn mė tė madhe ngrihen mbi bazė tė thashethemeve. Nė kishė nuk mėsohet greqisht sic pretendohet.Njė fakt i tillė vlen vetėm pėr zonat minoritare, ėshtė e drejtė e tyre tė mėsojnė nė gjuhėn e tyre.
Nikolla Marku, e njihni si prift?
Ai nuk ėshtė emėruar nga episkopi dhe s’mund tė jetė i tillė.
Komisioni pėr pėrkthimin e Ungjillit, si po shkon puna?
Lindi nevoja pėr tė pasur njė libėr qė tė jetė i kuptueshėm edhe nga brezi i sotėm. Sapo e kemi pėrfunduar dhe sė shpejti pritet tė botohet, ėshtė njė punė 2 vjecare e njė grupi pune prej 7 vitesh. Ishte njė punė e vėshtirė, nė pėrshtatjen e kuptimit tė disa fjalėve. Nuk do tė ketė njė ndryshim rrėnjėsor, pasi Kristoforidhi ka bėrė njė punė tė shkėlqyer.
Cili ėshtė raporti i kishės me nacionalizmin?
Nacionalizmi i mbėshtetur nė urrejtje ėshtė i papranueshėm.Kur njė parti si Agimi i Artė doli tė mbrojė kishėn njė Mitropilitan grek iu pėrgjigj “cilėn ortodokėsi do mbroni ju atė tuajėn apo tė kishės?”. Kisha nga natyra e saj ėshtė pėr dashurinė e tė gjithė popujve, tė gjithė njerėzve. Urrejtja ėshtė kundėr besimit, kundėr kishės. Kisha nxit cdo njeri tė dojė vendin e tij, ėshtė e pamundur tė duash Zotin e tė mos duash vendin, dhe kjo ėshtė atdhedashuria e mirė. Ballkani ka nevojė pėr bashkėpunim. Kisha duhet ti kundėrvihet cdo gjėje qė bazohet nė urrejtje. Brenda mundėsive tė saj kisha ėshtė pėrjekur dhe ka ngritur zėrin edhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi.
Cilat janė marrėdhėniet tuaja me komunitetet e tjera fetare?
Kemi marrėdhėnie mjaft tė mira dhe kjo ėshtė njė pasuri qė duhet ruajtur dhe forcuar jo vetėm me myslimanėt, por edhe katolikėt.
Ekziston tolerancė nė Shqipėri apo mosnjohje e fesė nga njerėzit?
Ėshtė e vėshtirė ta pėrcaktosh, por vetė fakti qė skemi pasur konflikt fetare, harmonia mes njerėzve, por dhe mes krerėve fetarė e dėshmon kėtė tolerancė. Por kjo duhet kultivuar dhe pasur kujdes nė kėtė drejtim.Kėrcėnimet vinė nga vecimi i komuniteteve, sulmeve tė tyre, por sbesoj se do kenė peshė.
Ēraport keni me shtetin?
Shteti ėshtė laik, marrėveshjet kanė rregulluar marrėdhėniet me njėri-tjetrin. Unė do kisha dashur tė kishte bashkėpunim edhe mė tė madh. Kthimi i pronave sėshtė pėr tu bėrė komunitetet fetare tė pasura, por pėr tė aftėsuar kėto komunitete nė realizimin e punės sė tyre, kufizimi i burimeve kufizon dhe shėrbesėn e njerėsve. Nė ’67 pronat tona u morėn me njė dekret, ndėrsa sot pėr cdo pronė kėrkohet njė gjyq qė e zvarrit procesin dhe e bėn gati gati tė pamundur, i tjetėrson pronat. Ne kėrkojmė pronat qė ishin tė lira dhe mund tė jepeshin nėse do kishte vullnet.
Vjedhja e afreskėve tė Onufrit, mund tė pengohej ?
Ajo mund tė ruhej shumė mė mirė nėse do kishte njė bashkėpunim mė tė madh kishė-shtet. Janė qindra kisha, disa edhe nė zona tė largėta dhe caktimi i kujdestarėve do ndihmonte shumė nė kėtė drejtim. E gjithė shoqėria jonė duhet ishte mė e ndėrgjegjshme ndaj kėtij fenomeni. Afreskėt s’mund tė shiten nga mėnyra si janė marrė, thjesht kanė bėrė njė dėm ndaj nesh.
Drama e Dokles?
Ėshtė spekuluar shumė nė kėtė drejtim. Kisha ka bėrė vetėm njė deklaratė, qė kjo dramė fyen dhe denigron komunitetin ortodoks.Kisha ėshtė deniguar pėr njė kohė shumė tė gjatė.Ringjallja e kėsaj gjėje na duket sikur e rikthen edhe njeherė. Vendimin e merr Teatri sigurisht, se kemi vėnėn ne nė skenė.
Sa jeni ju ortodoksėt, Censusi ju ka nxjerrur 6,7%?
Vetėm qarku i Fierit ka 10% ortodoksė, smund ta zhbėsh me emigracionin, tė gjithė kanė emigruar. Prisnim njė reagim pas deklaratės sė kishės qė nuk e njeh censusin, skemi asnjė pėrgjigje, pėr komunitetin ortodoks kjo ėshtė e papranueshme, sepse ėshtė e pavėrtetė. Kjo mbase mund tė jetė edhe e qėllimshme, por ėshtė e padrejtė dhe ky komunitet ndihet i lėnduar.
Keni bėrė njė census tuaj vetjak?
Kisha ka tė drejtėn dhe pėr ta bėrė censusin pėr tė pasur regjistrin e saj dhe sipas regjistrit qė kemi jemi mbi 24%. Ne kemi bėrė njė lloj sondazhi, duke pyetur njerėzit qė vinin nė kishė nėse janė pyetur dhe mbi 20 000 veta kanė deklaruar qė sjanė pyetur fare.
Kthimi i emigrantėve shqiptarė pėr shak tė toponimeve, si e shihni?
Duhet ruajtur identiteti i cdo njeriu.
Krijoni Kontakt