Marya, besoj se pacienti eshte i ndjekur nga nje grup mjekesh (neurolog, pneumolog, fiziater, fizioterapist, gastroenterolog, psikolog, nutricionist) ose te pakten keshtu duhet te jete. pra ne grupin e mjekeve qe kujdesen per pacientin duhet te jete edhe nje psikolog/psikiater. ndjehu e lire te flasesh me koleget e tu, sepse nuk po thyen asnje sekret profesional ne kete rast. nuk mund ta perballosh dot vetem
gjithsesi qe te ndihmosh dike gjeja e pare per te cilen duhet te sigurohesh eshte fakti se sa i ndergjegjshem eshte personi ne fjale per gjendjen ne te cilen ndodhet. jo vetem per sa i perket semundjes dhe prognozes, por ne menyre te vecante rreth terapive te ndryshme qe ekzistojne, ne detajet edhe me te vogla. te gjitha alternativat duhet t'i kete te qarta plotesisht.
Krijoni Kontakt