Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 73 prej 73
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lobi i analistëve anti-Ortodoksië - po destabilizon dhe po izolon Shqipërinë

    Përgjigje ndaj fyerjes së radhës

    Tashmë, në këtë situatë që po shkon gjithnjë e më shumë drejt tensionimit, mbushur plot makutëri politike, që kërkon të krijojë sa më shumë mllef dhe urrejtje për kapitale kryesisht politikë; nën maskën gjoja të patriotizmit, Kisha Orthodhokse dhe Besimi Orthodhoks në Shqipëri janë vënë në sy të ciklonit. Kanale dhe periodikë të ndryshëm po garojnë se kush do përbaltë më shumë. Në pritje të goditjes së radhës, mbetesh disi i zhgënjyer nga strategjia e vjetër e sulmit, organizuar nga gazetari Artur Zheji, pasi ajo katandisi vetëm në një riciklim figurash jo vetëm tejësisht të kosumuara, por mbi të gjitha të dështuara moralisht, që nuk kanë se çfarë të emetojnë, përveçse shëmtimit etik të gënjeshtrës dhe mashtrimit.
    Këtë here, u fillua me tone romantike, deri gjyhnaqare, në një ambjent kishtar, që tashmë paraqitet i zbrazur dhe i ftohtë për shkak të uzurpimit, ndonëse duhet të rrezatonte dritë, ngohtësi dhe shpresë. Protagonistë të vetëm të kësaj fabule, janë një i vetëquajtur prift dhe një gazetar, i cili kujdesej të formatonte, në çdo rrethanë, më shumë se pyetjet e tij, përgjigjet e tjetrit. Se ç’është z. Nikolla Marku, këtë e di çdo besimtar orthodhoks, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Ndoshta fillimi i tij ishte disi interesant dhe premtues për paragjykuesit dhe për më tepër për kundërshtarët e Orthodhoksisë. Por më pas, për vetë atë që përfaqëson dhe ka dëshmuar, ky njeri u kthye në një shërbyes të gatshëm dhe të rëndomtë të çdo qëllimi antiorthodhoks. Asgjë e vërtetë, e drejtë, apo e përshpirtshme nuk u tha dhe nuk kishte si të thuhej, bile edhe datat historike, siç ishte psh, ajo e dhënies së Tomosit dhe Autoqefalisë, u ngëtërruan dhe si përherë refreni monoton i një mishmashi historik, mbaroi në mënyrë të turpshme.
    Asgjë e panjohur dhe asgjë e re nuk u prezantua, injoranca fetare dhe çoroditja mendore u bënë edhe njëherë prezente. Por edhe në këtë rast, është punë e gazetarit se kë interviston dhe çfarë niveli apo qëllimi përfaqëson ajo që bën. Por deondologjia profesionale e një gazetari është edhe punë e publikut. Për këtë arsye reagojmë sot dhe shprehim indinjatën tonë, në lidhje me tendenciozitetin e hapur të zotit A. Zheji, i cili, arrin deri atje sa të bëhet më i paturpshëm se i intervistuari i tij. Kulmi arrin kur me anën e pyetjeve, të drejtuara, të cilat për nga mënyra e ndërtimit, ishin njëkohësisht dhe përgjigjje nga vetë ai, shpreh habinë e tij, se si është e mundur që Kryepiskopit tonë të nderuar Anastas, nuk i erdhi aspak keq për dramën kosovare të vitit 1999 dhe e akuzon atë për qëndrim të njëanshëm. Nuk e dimë se ku ka qenë atëherë z. A. Zheji, por gjithkush e mori vesh në atë kohë dhe përmendet akoma edhe sot, se vetë Kryepeshkopi Anastas në emër të Kishës Orthodhokse dënoi dhunën si fenomen dhe me inisiativën e tij ofroi një ndihmë bujare prej më shumë se 10 milionë dollarë dhe ndihma të tjera të shumta në ushqime dhe veshmbathje për të dëbuarit; dhe se kampi i Kishës Orthodhokse, ishte kampi i fundit që u shërbeu deri në fund me përpikmëri dhe përkushtim refugjatëve kosovarë. Mjafton kaq për të mos u zgjatur dhe për të mos komentuar dashakeqësinë dhe tendeciozitetin, që për turp të tij, vjen nga një gazetar profesionist, si për të na zvetnuar më shumë ndaj asaj që përfaqëson “etika” e disa medjave sot në vendin tonë.
    Më pas situata abstragohet, dhe për tu bërë më mbresëlënëse kalon në një panel me disa të ftuar, qëndrimi i të cilëve gjithmonë ka qenë i njohur për besimtarët orthodhoksë. Pra gjithçka, s’është veçse një riciklim i gënjeshtrave të vjetra, të thëna me qindra herë, por tashmë me doza të reja urrejtjeje. Shfaqen po ata njerëz, të cilët të habitin me këmbënguljen e tyre për të shtrembëruar historinë, që për ironi janë edhe historianë. Paralelisht me anakronizmat dhe fantazmat mesjetare, ata përcjellin gjoja shqetësimin e tyre patriotik, duke akuzuar drejtpërsëdrejti një komunitet të tërë.
    Pa patur as respektin formal ndaj asaj që përfaqëson Besimi Orthodhoks, përpiqen ta anashkalojnë realitetin e vërtetë të Kishës sonë Orthodhokse, si një faktor me zë dhe dinjitet sot në shoqërinë shqiptare, dhe kjo më së shumti falë Kryepiskopit tonë të nderuar Anastas, dhe të ndërtojnë një ikonë të turpshme të kësaj Kishe dhe të Kryebariut tonë. Aq larg shkojnë sa shtrembërojnë edhe kuptimet që vijnë prej shumë shekujsh më parë. Kështu emërtimin “greko bizantin”, që është një term që tregon ritin e Kishës sonë, me të cilin emërtohen kishat orthodhokse kudo ku janë, qofshin këto rumune, sllave, greke apo kopte, e trajtojnë si një komplot me synim grushtin e shtetit dhe uzurpimin; duke harruar se është analogji e termit “romano katolik”, që përdoret për të specifikuar bile edhe kishat katolike në Afrikë, të cilat në një kuptim të ngushtë nuk kanë asgjë romane. Harrojnë gjithashtu, se gjuha greke e cila ka dhënë këtë interpretim, ka qenë gjuha e traditës së Kishës, se me këtë gjuhë janë shkruar tre Ungjijtë dhe Zbulesa, veç të tjerave, qysh para se të krijohej shteti i Bizantit, dhe se në përcaktimin që i bëhet Krishtërimit nga pikëpamja e shpjegimit thuhet se kjo fe ka rrënjë hebraike dhe veshje helenike; dhe këta zotërinj janë historianë! Bile edhe qahen, se kodikët qënkan të shkruar vetëm në gjuhën helene! Nuk u shpëton as ky rast për të denoncuar “antikombtarizmin” e orthodhoksëve. Por më qesharakja është, se në vend që të shpjegojnë si duhet, të paktën faktet historike, merren me video dhe si dedektivë analizojnë, makinat, flamujtë, targat etj; dhe gjithçka që ka të bëjë me shtetin fqinj, dhe të gjitha tensionet, konfliktet, dhe problemet i lidhin në mënyrën më të paskrupull me Kishën Orthodhokse dhe me Kryepeiskopin Anastas. E tashmja orthodhokse për ta qenka vetëm një reminishencë e së kaluarës!
    Bile edhe kur elementët e fajësimit mungojnë, ose kur nuk duken shumë efiçentë, këta mundohen me mënyra të ndryshme ti krijojnë, ti nxjerrin në pah dhe ti komentojnë, ashtu siç u intereson politikave të tyre, Pra, në më të shumtën e herës, këta persona kanë treguar se janë mitoplastë; në vend që ta pasurojnë historografinë me fakte dhe hulimtime, në vend që të japin shembullin e etikës profesionale atje ku aderojnë, ndërtojnë mite, ku qëllimi i tyre është që Kishën Orthodhokse diakronikisht ta paraqesin si një gogol të shoqërisë Shqiptare.
    Qëllimi juaj final, qëllimi i atyre për të cilët punoni, zotërinj të emisionit antiorthodhoks, lidhet me problemin tuaj të madh, që nuk është Kryepiskopi, por Kisha Orthodhokse, se vërtet ju nuk e kini personalisht me Kryepiskopin Anastas. Jo, ju nuk e kini pikërisht me atë; ju e kini me Kishën Orthodhokse. Por për t’ua qartësuar edhe çudinë që shfaqët, Kisha Orthodhokse, e cila është trupi i Krishtit, është kudo e njëjtë, qoftë në Greqi, qoftë në Rusi, apo në Aleksandri, dhe për pasojë nuk ka Kishë shqiptare, greke, apo ruse; për një besimtar orthodhoks ka vetëm Kishë Orthodhokse në vendet përkatëse, Kisha është një, e shenjtë, katholike dhe apostolike.
    Eshtë pikërisht universaliteti i besimit, ai i cili e tejkalon çdo nocion tokësor, qoftë edhe atë kombëtar. Kështu pra, e amëshuara në Kishën e vërtetë Orthodhokse nuk mund të krahasohet dhe as ti shërbejë të përkohëshmes, prandaj edhe insinuatat tuaja për ta lidhur politikën e jashtme të një vendi me persona që e kanë bërë zgjedhjen kohë më parë, duke ju dedikuar qiellit dhe jo ndonjë nocioni gjeografik apo kariere që lidhet me të, në konceptin orthodhoks përkthehen si dashakeqësi ose mosnjohje të realitetit fetar; dhe Kryepeshkopi Anastas është shembulli i njeriut të përkushtuar, që dashurinë e tij për Zotin të mishëruar në shërbimin ndaj njeriut, më parë se në vendin tonë, e ka treguar për dhjetëvjeçarë të tërë në Afrikë, ku ka qenë shembull i misionarizmit të pastër orthodhoks, të ndihmës pa interes; dhe askush nuk e beson se atje shkoi për të helenizuar afrikanët. Pse vallë këtë fakt, që është aktiviteti i një jete të përkushtuar nuk e paraqitët në prezantimin tuaj në emision, kur performuat biografinë e tij?
    Dhe tani diçka në lidhje me Statuitin e Kishës të viteve 30 dhe nenin 16, për të cilin bëni kaq zhurmë. Në Kishën Orthodhokse vetëm platforma e besimit është ajo që nuk ndryshon, ndërsa, përsa i përket statuteve dhe rregulloreve ato mund të ndryshojnë edhe më shumë se njëherë në vit, në përputhje me nevojat dhe mbarëvajtjen e anës administrative të Kishës, dhe gjithmonë këto ndryshime miratohen nga Sinodhet lokalë ose nga këshilla kleriko – laikë. Për ta patur më të qartë, mendoni se sa herë janë ndërruar nene të tëra të Kushtetutës në vendin tonë, pra si kudo edhe në Kishë ligjet administrative nuk mund të kenë vlerë prapavepruese.
    Tashmë ka ikur ajo kohë kur primatët e Kishës Orthodhokse mund të përdoreshin, Kisha është indipedente dhe e pakapur. Ndoshta për ju mbarëvajtja indipendenca dhe zhvillimi i Kishës Orthodhokse, siç u shprehët disa herë, mund të konsiderohet krim dhe një faj i pafalshëm, për të cilin ju fajësoni politikën, që pranoi dhe mban një të huaj, ndërsa për ne është një bekim perëndie.
    Siç e dini edhe ju, pasi pothuajse 2/3 e panelit mesa dimë, keni qenë dhe jeni pjesë e politikës së vjetër dhe të re, politika në këtë vend gjatë gjithë kësaj kohe u mundua jo pak herë, si rezultat i trysnisë së segmentëve të caktuara antiorthodhoksë brenda saj, ta godiste Kryepiskopin tonë Anastas, aq larg shkuan, sa bile vunë edhe një nen të caktuar në Kushtetutë për ta larguar, e thënë shqip, ja prenë edhe biletën për ta dëbuar njëherë e përgjithmonë. Por ja që dashuria e orthodhoksëve për të dhe forca e tyre përballë presionit janë aq të mëdha, sa këto plane djallëzore nuk u realizuan kurrë, dhe mbetën vetëm ëndrra të turpshme për ata që i projektuan.
    Kështu që sado që të mundoheni, sado që të shpifni, fyheni dhe gënjeni, nuk kini asnjë shans dhe nuk kini për të fituar asnjë kapital politik, apo ndonjë gjë tjetër, përveçse së bashku me audiencën e përkohshme, përbuzjen e orthodhoksëve dhe të çdo njeriu të ndershëm, pasi i gjithë populli është i ndërgjegjësuar dhe jo vetëm orthodhoksët.

    Dion Tushi

  2. #72
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Për: Lobi i analistëve anti-Ortodoksië - po destabilizon dhe po izolon Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pirro:

    Artur Zheji eshte masha qe te tjeret perdorin qe te mos iu digjet dora. Ai punon per News24, artopalanti i Duces ne Shqiperi qe me sa duket i eshte bashkuar artopalantit te Sulltanit ne Shqiperi, Top Channel. E perbashketa e interesave turke dhe italiane ne Shqiperi eshte pikerisht, frenimi i ngritjes se faktorit shqiptar ne Ballkan dhe ndalja me cdo kusht e integrimit evropian dhe ballkanik te shqiptareve. Turqit deh italianet nuk duan qe Shqiperia te pranohet me te drejta te plota ne Evrope kur vete Turqia eshte lene jashte Evropes. Italianet e Turqit se bashku nuk duan qe shteti shqiptar e ai grek te kene maredhenie te fqinjesise se mire e te rrisin bashkepunimin, pasi kjo do te thote qe ata nuk mund ti fusin dot hundet ne punet e brendshme te Shqiperi. Dy pushtuesit e Shqiperise, Turqia dhe Italia, kane 100 vjet qe u propagandojne shqiptareve idene e "armikut grek e serb" ne menyre qe ta kthejne Shqiperine e shqiptaret ne koka turke qe i presin sa here qe ua do puna.

    Ajo qe eshte shqetesuese, ajo qe eshte e turpshme, ajo qe do te kete pasoja te paparashikueshme, eshte qendrimi qe shteti shqiptar dhe kryeministri i vendit po mbajne ndaj kesaj situate. Sali Berishen e kane zene "ethet e rruges" duke iu bashkuar korrit te tellalleve te Erdoganit ne Shqiperi dhe duke iu bashkuar injorances shqiptare: nacionalisteve te rruges. Berishen e ka zene frika se tellallet e Erdoganit me mbeshtetjen e pakursyer financiare qe kane nga Ankaraja dhe me ortopalantet mediatiket turke ne Tirane, do ti kushtojne atij pushtetin ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe Berisha i bashkohet korrit te budallenjve duke vene para interesave te Shqiperise e shqiptareve interesat e tij te ngushta politike. Harron i shkreti se sa here ben deklarata te tilla ai humbet mbeshtetjen e inteligjences shqiptare dhe shton rradhet e injoranteve shqiptare.

    Berisha i ka te humbura zgjedhjet e qershorit me qendrimet qe po mban. Po humbjen me te madhe Berisha nuk do ta kete ne qershor, do ta kete ne faqet e historise se Shqiperise. Njeriu qe per 20 vjet punoi me mish e me shpirt te arritur integrimin ushtarak, politik dhe ekonomik te vendit te tij ne Evrope, eshte duke i vene flaken gjithe ketyre arritjeve me doren e tij.

    Albo
    Albo, ti nuk ke hallin e Shqiperise mor jo. Ti thjesht ke urryer Berishen tani sepse nuk ecen sipas interesave ortodokse.
    Si te kete marredhenie te mira Shqiperia me Greqine, kur kjo e fundit ka akoma ligjin e luftes? Per cfare marredheniesh te mira flet ti kur je me mijera kilometra larg realitetit te poshter qe frymezon greku ne gjithe jugun e Shqiperise?
    Varrezat e shqiptareve i kane kthyer ne varreza ushtaresh grek, lejojne ne parlament nje force politike te dhunshme qe ka fakte te pa kontestueshme se jane kriminele, nuk njohin Kosoven etj etj.

    Marredheniet midis dy shteteve nuk mund te ekzistojne vetem dhe vetem per shkak te komuniteteve fetare. Nuk mund te kete marredhenie te mira me Greqine vetem se keshtu na thote kisha, sikurse nuk mund te kete as me Turqine se ashtu na thot xhamia.
    Marredheniet nder-shteterore ne ditet e sotme bazohen ne interesa ekonomike, strategjike dhe kombetare. Nuk mund dhe nuk duhet te bazohen ne interesa fetare.

    Albo sipas teje Serbia dhe Greqia, per te cilat e ke vene ne thonjeza armiqesine, jane miq te Shqiperise dhe jo armiq? Po Serbia beri kerdine te shqiptaret e Kosoves... apo ty nuk te intereson sepse nuk jane ortodokse...
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  3. #73
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Për: Lobi i analistëve anti-Ortodoksië - po destabilizon dhe po izolon Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Kam shume dyshime per kete sepse po shoh se po sulmohet edhe nje shqiptar si mitropoliti i korces qe eshte kanditati me favorit per ta zevendesuar janullatosin.Pra nga keto fakte duket se nuk eshte nje sulm kunder thjesht janullatosit por ndaj gjithe kishes
    Po jo mor jo se nuk ka asnje sulm. Thjesht Artur Zheji po mundohet te fitoje publicitet. Sa me shume te ndiqet emisioni, aq me shume lek fitohen.
    Kane gjetur temen me te ndjeshme te mundshme dhe o burraaaaa te bejme emisione pavaresisht pasojave.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •