Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Në emisionin “360 Gradë” të gazetarit, Artur Zheji në NEWS 24, Nikolla Marku ka shpjeguar dje arsyet se përse shprehet kundër Kryepeshkopit Janullatos ndërsa ka shpjeguar me fakte kur u krijua Kisha Ortodokse Shqiptare dhe kur humbi pavarësinë, të cilën sipas tij ende nuk e ka fituar.
    Ka shumë debate, shumë versione, ka shumë dilema në lidhje me historinë më moderne të Kishës Ortodokse shqiptare, cili është këndvështrimi juaj?
    Mund ta fillojmë me vitin 1908 kur një djalë 25-vjeçar vdes në Boston të Amerikës dhe nuk e pranoi Kisha Ortodokse Greke ta varroste tek oborri i saj, tek varrezat ku ndodheshin dhe të tjerat. Dhe kjo u bë shtysë për shqiptarët që të bashkohen të gjithë së bashku, bashku me Fan Nolin dhe të ndërtojnë një kishë të gjithë bashkë enkas të ngutshme të ndërtonin Kishën e Shën Gjergjit në Boston e cila u bë promotorja e organizimit të Kishës Ortodokse, të fillimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Atje u hodhën bazat e para të kësaj kishe të vërtetë shqiptare. Ky njeri, Visajon Xhuvani, kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare u dërgua nga shteti shqiptar për të cuar më tej dhe përhapjen më tej të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kisha nuk mund të kuptohet pa këtë njeri të madh, poliglot e enciklopedik shqiptar, i cili e coi kishën tonë ortodokse në oborret evropiane, e prezantoi atje dhe ne patëm një respekt të madh.
    Është më Kisha Ortodokse një Kishë Autoqefale ashtu si e themeloi Xhuvani dhe Noli?
    Visarjon Xhuvani dhe Noli organizuan një kishë me një luftë të madhe bashkë me patriotët dhe më në fund, froni i Kishës Ortodokse në Amerikë erdhi në Shqipëri, dhe Kisha fitoi pavarësinë në vitin 1936. Patriarkania e Stambollit lëshoi rrufe e helme e cfarë nuk lëshoi kisha greke gjithashtu, që të mos njihej kjo pavarësi e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sot Kisha Ortodokse Shqiptare është e sëmurë. Kanonet e Kishës nuk duhen ndryshuar, ato janë baza, themelimi dhe realiteti i cdo kishe në cdo shtet të botës që kanë kisha ortodokse. Kisha Ortodfokse u riorganizua në një mënyrë të tillë duke paraqitur, ose më mirë duke qenë prezent një pjesë e klerit të huaj të ardhur në Shqipëri. Kjo përkthehet kështu. Kisha Ortodokse greke, pretendimet e shtetit grek ndaj territorit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, pra fqinji jonë jugor me gjithë pretendimet që kishte gjeti një moment kritik kur populli shqiptar po kërkonte të vinin proceset demokratike në Shqipëri, u gjet i papritur, i pambrojtur pa një informacion se ku do të shkonte Kisha Ortodokse shqiptare, u dorëzua plotësisht dhe ja dha drejtimin politika shqiptare dhe ajo pjesë që nuk e donte historinë dhe kishën tonë të pavarur, ia dorëzuan klerit grek dhe ia dorëzuan Kishës greke dhe ne na erdhi z. Janullatos, për të cilin ne si kishë dhe si realitet nuk e njohim si Kryepeshkop për të drejtuar Kishën Ortodokse shqiptare. Fjalia e parë e zotërisë, përpara popullit shqiptar ishte, ‘unë erdha përkohësisht, do ringremë Kishën nga themelet dhe do të largohem pasi të kem përgatitur kuadrin cilësor të Kishës. Por, ndodhi e kundërta, sic e dimë dhe e kemi parë dhe sic po vazhdon. Janullatosi i ndërtoi kishat, por në modelin dhe stilin kulturor grek. Abrogoi dhe hoqi tërësisht arsenalin e përkthyer nga Fan Noli të liturgjisë teologjike kishtare dhe vuri njerëz të tjerë, ngriti organizata të ndryshme shkencore për të përkthyer veprat e Kishës nga gjuha greke në gjuhën shqipe, por ato vepra të modelit grek.
    Ku qëndron e keqja? Në fund të fundit kishat janë përtej kufijve, përtej kombeve, mendimi juaj...
    Të shqipërosh fjalët e Zotit në një kishë duhet në fillim të dish traditën e atij popullit, mënyrën sesi ai flet gjuhën e tij, mënyrën sesi e bën lutjen ai në drejtim të Zotit me traditën që ka në gjuhën e nënës. Shumë gjëra që janë përkthyer nga Noli janë hequr, pra këto libra që u përkthyen në Boston me shumë përkushtim me ardhjen e Janullatos, këto libra u zhdukën dhe më në fund fare kemi një prezencë liturgjike, gjysëm për gjysëm, një pjesë në gjuhën greke, një pjesë në gjuhën shqipe.
    Si ndryshon fryma e një Kishe Ortodokse shqiptare nga fryma e një Kishe Ortodokse greke, për mendimin tuaj?
    Në vitin 1936 ne morëm pavarësinë nga Patriarkania e Stambollit dhe kjo përfundoi në vitin 1994, kur Shqipëria u clirua nga ushtritë e huaja dhe Kishën Ortodokse shqiptare e komandonte Kryepeshkopi shqiptar, Kristofor Kizi, sepse në vitin 1947, Visajon Xhuvani dënohet me 20 vjet burg, ai u burgos në një mënyrë shumë të rëndë. Pra, ky kryepeshkop në atë kohë që mori drejtimin e Kishës pati një vdekje të mistershme përflitej që u helmua në atë kohë dhe në krye të Kishës erdhi partizani i famshëm i Enver Hoxhës, gjyshi i Gramoz Pashkos, Pajizi Vodica. Ky nen është jashtëzakonisht që përcaktoi dhe ndau njëherë e përgjithmonë varësinë e Kishës nga Kishat e tjera. Neni 16 përcaktohet në këtë formë: Kryepëeshkopi i Kishës, zëvëndësi i tij, kujdestari kryesor i kishë, të gjithë shërbesëtarët e Kishës duhet të jenë prej gjaku kombëtar shqiptar, gjaku gjuhe në atë vend ku ligjëron fjalën e Zotit. Z Janullatos nuk i ka këto.
    Ky nen ishte në fuqi kur erdhi në këtë Janullatos në Shqipëri, apo ndoshta që në kohën e komunizmit diçka ndodhi me këtë?
    Të bëjmë një ndarje Z Artur, Janullatosi sapo erdhi në Shqipëri nuk përqafoi vendimin që dha Patriarkania, ku përfshihej ky neni 16, por përqafoi një statut të vitit 1950, një ribotim i këtij statutit të vjetër, pra të Enver Hoxhës. Pra në atë status, nenit 16 i bie fuqia, në kishën shqiptare mund të hynin dhe ata që nuk ishin shqiptarë e flisnin gjuhë tjetër.
    Janullatosi, konsiderohet si një prift shumë i nderuar, bile dhe ish-Presidenti i Republikës i ka dhënë dhe një çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, dhe për festa zyrtare është gjithmonë i pranishëm. Këtë akuzën tuaj ndaj tij ku e mbështesni?
    Së pari, ai kur erdhi këtu në vitin 1991, deklaroi hapur para popullit, para besimtarëve ortodoksë, para gjithë Shqipërisë që unë do rri përkohësisht derisa të ngre administratën shqiptare, por nuk e bëri.
    Mos ndoshta i ka pëlqyer klima e Shqipërisë?
    Ndoshta dhe i ka pëlqyer klima sepse ai akoma nuk ka mbaruar detyrat që i ka dhënë shteti grek në Shqipëri, për çështjen e Vorio Epirit, për çështjen e memorialëve greke në Shqipëri, pra ai është një përfaqësues i ushtrisë helenizuese në Shqipëri, gjë që nuk funksionon më, vetëm se janë ato kokat e nxehta në Greqi që e ushqejnë këtë iluzion, bashkë me Janullatosin.
    A mendoni se jeni duke e interpretuar shumë rëndë figurën e Janullatosit?
    Do ta lidh me politikën. Shumë më akuzojnë se unë merrem me politikë, por unë nuk merrem me politikë. Të thuash të vërtetën për kombin tat, të kërkosh të vërtetën që të triumfojë, të shkruhet e të futet në analet e historisë është një vlerë e madhe për cilindo. Megjithatë, unë jam në krye të kësaj kishe si shërbestar i Zotit, si shërbëtor i popullit, për të përcuar lutjet që ne i bëjmë Perëndisë. Unë e akuzoj Janullatosin, jo se ai ka bërë krime, por sepse ai pati shumë detyra nga shteti grek dhe shumë nga ato ai i ka realizuar. Por, cilat i ka realizuar? Ai peshkopët shqiptarë nuk i veshi, nuk e realizoi.
    Por ka ndërtuar shumë kisha...
    Ka ndërtuar shumë kisha që në sfondin e tyre ato janë të kulturës greke. Gjuha në Kishë gati-gati 90 përqind flet greqisht por me këto ndërhyrje që kemi bërë ne, ai ka filluar të ketë një lloj balancimi, gati 50 me 50 përqind.
    Kur Janullatos meshon, në çfarë gjuhe meshon?
    Ai gjatë meshës përdor dhe fjalë shqipe, por lutjet më kryesore për të cilën cdo njeri ka nevojë për ti dëgjuar tek Zoti, ai i thotë në gjuhën greke. Prapaskena është, dominon gjuha greke dhe gjuha për të cilën ata mendojnë se Jezu Krishti ka folur në gjuhën greke. Janullatosi është një fatkeqësi e politikës sonë shqiptare. Duke mos pasur politika jonë, udhëheqësit tonë një informacion të plotë mbi prejardhjen sesi kanë luftuar etërit tanë të shenjtë që e prunë Kishën Ortodokse në momentet më të organizime dhe kur erdhi diktatura, erdhi e prishi e shkatërroi i vrau e persekutoi njerëzit. Për riorganizimin e saj erdhi përsëri po ajo etapë, po Greqia prezente, po kisha greke prezente. Ne flasim shqip, kemi traditë shqiptare, kemi një nënë që e ka emrin Shqipëri, kemi një Kishë Ortodokse që do të lutemi në gjuhën e nënës që gjë nuk e pranon. Ne kemi parë se në disa qytete të Shqipërisë, në Përmet e Korcë. Gjirokastër, varreza memoriale, të cilat janë një turp kombëtar, një dështim i politikës shqiptare nga të gjitha llojet të majtë e të djathtë. Politikanët tanë, po flas me ndërgjegjen klerikale, nuk kanë absolutisht informacionin e duhur për tju përgjigjur këtyre ngjarjeve që kanë prapaskena shoviniste dhe prapaskena antishqiptare.
    Qarkullojnë fjalë që pikërisht për këtë qëndrimin tuaj, shumë vjecar ju kanë kërcënuar dhe me vdekje. A qëndrojnë këto apo janë sajime?
    Frika vjen në mënyra të ndryshme. Themi kemi frikë Perëndinë, dhe kur themi kemi frikë Perëndinë, themi jo se Perëndinë nuk e shikojmë dot, por e kemi frikë se në cdo veprim tonin ai është një gjykatës i madh. Kjo frikë tek unë nuk ekziston. Kam vërejtur se rreth meje ka dhe figura që nuk na duan të mirën dhe mundohen në mënyra shoviniste që unë të trembem. Kisha është vendi ku njeriu gjen një qetësi të jashtëzakonshme dhe një të vërtetë të madhe. Por, përvec qetësisë ai ndjen të vërtetën e madhe që ekziston dhe besimtarët me kalimin e viteve, ky kryepeshkop i vetëemëruar nuk e kryen në mënyrë funksionale atë titull që ka, Ai është një ushtar i qeverisë së Vorio Epirit në Greqi, një përcues i Kishës greke në Shqipëri, është një njeri i cili lufton traditën ortodokse shqiptare, që ka sjellë kontradikta të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk ka ngritur asnjëherë zërin për interesat e emigrantëve shqiptare në Greqi, nuk ka shfaqur asnjëherë dashuri për kombin.
    Sigurisht ju keni mendimin tuaj dhe unë sigurisht si gazetar ju dëgjoj dhe pyes, nuk mund të jem dakort për atë që thoni ju, por më ka bërë përshtypje që gjatë luftës së Kosovës nuk e dëgjuam Hirësinë e tij të shprehje diçka si Kryepeshkop i Shqipërisë apo në planin njerëzor. Le të përfytyrojmë se çfarë do të bënte Fan Noli si Kryepeshkop i Shqipërisë?
    Ishte viti 1999 dhe lufta e Kosovës dhe gazetari amerikan e pyet, Hirësi, na thoni, apo vepron NATO-ja në mënyrë të denjë në këtë çështje kaq të madhe. Dhe përgjigja e tij ishte, “NATO po derdh gjak të pafajshëm serb”. Ne ende vazhdojmë ti bëjmë keq vetvetes, duke luftuar me njëri-tjetrin, dhe të tjerët na përvetësojnë pronat e na udhëheqim në disa rrugë ku nuk jemi në gjendje të ecim.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    pa marr parasysh asgje tjeter nga kjo interviste ....por vetem paragrafin e fundit...

    Janullatos eshte thjesht nje ANTISHQIPTAR

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Un nuk e shoh si problem ketu Janulatosin,problemi qendron tek ata qe ndjekin apo pranojn ate si "bari",e ndjejn vete shqiptar apo jo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    edhe per mua problemi qendron vetem te shqiptaret qe i shkojn pas e qe kenaqen me luge bosh.......e jo te kryeprfti e greket e shqiperise

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Janullatos është një fatkeqësi e madhe për kombin tonë.. kockat e Fan Nolit nuk janë të qeta me këtë që po ndodhë!

    Që herën e parë që i pashë fytyrën nuk më pëlqeu ky tip. Shumë shqiptarë, ende akoma në fazë embrionike për sa i përket zhvillimit personal, besimit në vetvete etj etj gënjehen me bamirësitë që ka bërë kisha greke, edhe e ndjejnë si detyrë të mbajnë në pëllëmbë të dorës Januleshon.

    Këto bamirësi janë si puna e asaj karameles me të cilën gënjehet kalamaku, lojra të qelbura janë të gjitha këto, në qoftë se do një njeri me të vërtetë ndihmoje të fitojë besimin në vetvete edhe të qëndrojë në këmbët e tija, mos e bë servil edhe të nënshtruar me këto bamirësitë.. asgjë nuk është pa pagë në këtë botë.. na hunda kanë për të na dalë.

    Edhe greku këtu kështu mendoi se ato para që jepte europa pa hesap do i gëzonte.. po ja që tani që ranë maskat.. nga hundët po i dalin dhe bile do humbasë edhe b.rekët

    Jetojë që në 1992 në Greqi, kam kaluar plot e plotë faza dhe eksperienca, bile dhe kam pat ndrojtje për prejardhjen time, kam përjetuar racizëm... etj etj, nejse, gjëja më e bukur që kam bërë ishte çasti kur tregova dashuri të vërtetë për ça jam dhe për vendin nga ku kam prejardhjen.

    Nuk ka gjë më të bukur se të duash veten edhe vendin tënd, pavarësisht kush je dhe nga vjen, atëherë do ndjesh ça është liria e vërtetë, do i shikosh gjërat krejt ndryshe! Duhet Shqiptarët sot të tregojnë dashuri dhe interes për vendin, boll ngelëm servilë dhe të nën-ulur tek këta januleshat me shokë.

    Nuk kemi nevojë për grekët as për patriarkinë e stambollit, zoti po ekziston duhet të na dojë pa ambasadorë në mesë!

    Duhet të mbështesim ndarjen tonë nga elementet greke, sot ça është ortodokse nënkuptohet si greke, kjo është shumë e rrezikshme për kombin tonë, zgjohuni dhe i ktheni kurrizin agjentëve të huaj, zoti ju do për atë që jeni, zoti është kudo!

    Zoti ndihmoftë kombin tonë të çlirohet nga sëmundja e servilizmit.. që të shporren këta agjentë krejt.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    Në emisionin “360 Gradë” të gazetarit, Artur Zheji në NEWS 24, Nikolla Marku ka shpjeguar dje arsyet se përse shprehet kundër Kryepeshkopit Janullatos ndërsa ka shpjeguar me fakte kur u krijua Kisha Ortodokse Shqiptare dhe kur humbi pavarësinë, të cilën sipas tij ende nuk e ka fituar.
    Ka shumë debate, shumë versione, ka shumë dilema në lidhje me historinë më moderne të Kishës Ortodokse shqiptare, cili është këndvështrimi juaj?
    Mund ta fillojmë me vitin 1908 kur një djalë 25-vjeçar vdes në Boston të Amerikës dhe nuk e pranoi Kisha Ortodokse Greke ta varroste tek oborri i saj, tek varrezat ku ndodheshin dhe të tjerat. Dhe kjo u bë shtysë për shqiptarët që të bashkohen të gjithë së bashku, bashku me Fan Nolin dhe të ndërtojnë një kishë të gjithë bashkë enkas të ngutshme të ndërtonin Kishën e Shën Gjergjit në Boston e cila u bë promotorja e organizimit të Kishës Ortodokse, të fillimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Atje u hodhën bazat e para të kësaj kishe të vërtetë shqiptare. Ky njeri, Visajon Xhuvani, kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare u dërgua nga shteti shqiptar për të cuar më tej dhe përhapjen më tej të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kisha nuk mund të kuptohet pa këtë njeri të madh, poliglot e enciklopedik shqiptar, i cili e coi kishën tonë ortodokse në oborret evropiane, e prezantoi atje dhe ne patëm një respekt të madh.
    Është më Kisha Ortodokse një Kishë Autoqefale ashtu si e themeloi Xhuvani dhe Noli?
    Visarjon Xhuvani dhe Noli organizuan një kishë me një luftë të madhe bashkë me patriotët dhe më në fund, froni i Kishës Ortodokse në Amerikë erdhi në Shqipëri, dhe Kisha fitoi pavarësinë në vitin 1936. Patriarkania e Stambollit lëshoi rrufe e helme e cfarë nuk lëshoi kisha greke gjithashtu, që të mos njihej kjo pavarësi e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sot Kisha Ortodokse Shqiptare është e sëmurë. Kanonet e Kishës nuk duhen ndryshuar, ato janë baza, themelimi dhe realiteti i cdo kishe në cdo shtet të botës që kanë kisha ortodokse. Kisha Ortodfokse u riorganizua në një mënyrë të tillë duke paraqitur, ose më mirë duke qenë prezent një pjesë e klerit të huaj të ardhur në Shqipëri. Kjo përkthehet kështu. Kisha Ortodokse greke, pretendimet e shtetit grek ndaj territorit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, pra fqinji jonë jugor me gjithë pretendimet që kishte gjeti një moment kritik kur populli shqiptar po kërkonte të vinin proceset demokratike në Shqipëri, u gjet i papritur, i pambrojtur pa një informacion se ku do të shkonte Kisha Ortodokse shqiptare, u dorëzua plotësisht dhe ja dha drejtimin politika shqiptare dhe ajo pjesë që nuk e donte historinë dhe kishën tonë të pavarur, ia dorëzuan klerit grek dhe ia dorëzuan Kishës greke dhe ne na erdhi z. Janullatos, për të cilin ne si kishë dhe si realitet nuk e njohim si Kryepeshkop për të drejtuar Kishën Ortodokse shqiptare. Fjalia e parë e zotërisë, përpara popullit shqiptar ishte, ‘unë erdha përkohësisht, do ringremë Kishën nga themelet dhe do të largohem pasi të kem përgatitur kuadrin cilësor të Kishës. Por, ndodhi e kundërta, sic e dimë dhe e kemi parë dhe sic po vazhdon. Janullatosi i ndërtoi kishat, por në modelin dhe stilin kulturor grek. Abrogoi dhe hoqi tërësisht arsenalin e përkthyer nga Fan Noli të liturgjisë teologjike kishtare dhe vuri njerëz të tjerë, ngriti organizata të ndryshme shkencore për të përkthyer veprat e Kishës nga gjuha greke në gjuhën shqipe, por ato vepra të modelit grek.
    Ku qëndron e keqja? Në fund të fundit kishat janë përtej kufijve, përtej kombeve, mendimi juaj...
    Të shqipërosh fjalët e Zotit në një kishë duhet në fillim të dish traditën e atij popullit, mënyrën sesi ai flet gjuhën e tij, mënyrën sesi e bën lutjen ai në drejtim të Zotit me traditën që ka në gjuhën e nënës. Shumë gjëra që janë përkthyer nga Noli janë hequr, pra këto libra që u përkthyen në Boston me shumë përkushtim me ardhjen e Janullatos, këto libra u zhdukën dhe më në fund fare kemi një prezencë liturgjike, gjysëm për gjysëm, një pjesë në gjuhën greke, një pjesë në gjuhën shqipe.
    Si ndryshon fryma e një Kishe Ortodokse shqiptare nga fryma e një Kishe Ortodokse greke, për mendimin tuaj?
    Në vitin 1936 ne morëm pavarësinë nga Patriarkania e Stambollit dhe kjo përfundoi në vitin 1994, kur Shqipëria u clirua nga ushtritë e huaja dhe Kishën Ortodokse shqiptare e komandonte Kryepeshkopi shqiptar, Kristofor Kizi, sepse në vitin 1947, Visajon Xhuvani dënohet me 20 vjet burg, ai u burgos në një mënyrë shumë të rëndë. Pra, ky kryepeshkop në atë kohë që mori drejtimin e Kishës pati një vdekje të mistershme përflitej që u helmua në atë kohë dhe në krye të Kishës erdhi partizani i famshëm i Enver Hoxhës, gjyshi i Gramoz Pashkos, Pajizi Vodica. Ky nen është jashtëzakonisht që përcaktoi dhe ndau njëherë e përgjithmonë varësinë e Kishës nga Kishat e tjera. Neni 16 përcaktohet në këtë formë: Kryepëeshkopi i Kishës, zëvëndësi i tij, kujdestari kryesor i kishë, të gjithë shërbesëtarët e Kishës duhet të jenë prej gjaku kombëtar shqiptar, gjaku gjuhe në atë vend ku ligjëron fjalën e Zotit. Z Janullatos nuk i ka këto.
    Ky nen ishte në fuqi kur erdhi në këtë Janullatos në Shqipëri, apo ndoshta që në kohën e komunizmit diçka ndodhi me këtë?
    Të bëjmë një ndarje Z Artur, Janullatosi sapo erdhi në Shqipëri nuk përqafoi vendimin që dha Patriarkania, ku përfshihej ky neni 16, por përqafoi një statut të vitit 1950, një ribotim i këtij statutit të vjetër, pra të Enver Hoxhës. Pra në atë status, nenit 16 i bie fuqia, në kishën shqiptare mund të hynin dhe ata që nuk ishin shqiptarë e flisnin gjuhë tjetër.
    Janullatosi, konsiderohet si një prift shumë i nderuar, bile dhe ish-Presidenti i Republikës i ka dhënë dhe një çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, dhe për festa zyrtare është gjithmonë i pranishëm. Këtë akuzën tuaj ndaj tij ku e mbështesni?
    Së pari, ai kur erdhi këtu në vitin 1991, deklaroi hapur para popullit, para besimtarëve ortodoksë, para gjithë Shqipërisë që unë do rri përkohësisht derisa të ngre administratën shqiptare, por nuk e bëri.
    Mos ndoshta i ka pëlqyer klima e Shqipërisë?
    Ndoshta dhe i ka pëlqyer klima sepse ai akoma nuk ka mbaruar detyrat që i ka dhënë shteti grek në Shqipëri, për çështjen e Vorio Epirit, për çështjen e memorialëve greke në Shqipëri, pra ai është një përfaqësues i ushtrisë helenizuese në Shqipëri, gjë që nuk funksionon më, vetëm se janë ato kokat e nxehta në Greqi që e ushqejnë këtë iluzion, bashkë me Janullatosin.
    A mendoni se jeni duke e interpretuar shumë rëndë figurën e Janullatosit?
    Do ta lidh me politikën. Shumë më akuzojnë se unë merrem me politikë, por unë nuk merrem me politikë. Të thuash të vërtetën për kombin tat, të kërkosh të vërtetën që të triumfojë, të shkruhet e të futet në analet e historisë është një vlerë e madhe për cilindo. Megjithatë, unë jam në krye të kësaj kishe si shërbestar i Zotit, si shërbëtor i popullit, për të përcuar lutjet që ne i bëjmë Perëndisë. Unë e akuzoj Janullatosin, jo se ai ka bërë krime, por sepse ai pati shumë detyra nga shteti grek dhe shumë nga ato ai i ka realizuar. Por, cilat i ka realizuar? Ai peshkopët shqiptarë nuk i veshi, nuk e realizoi.
    Por ka ndërtuar shumë kisha...
    Ka ndërtuar shumë kisha që në sfondin e tyre ato janë të kulturës greke. Gjuha në Kishë gati-gati 90 përqind flet greqisht por me këto ndërhyrje që kemi bërë ne, ai ka filluar të ketë një lloj balancimi, gati 50 me 50 përqind.
    Kur Janullatos meshon, në çfarë gjuhe meshon?
    Ai gjatë meshës përdor dhe fjalë shqipe, por lutjet më kryesore për të cilën cdo njeri ka nevojë për ti dëgjuar tek Zoti, ai i thotë në gjuhën greke. Prapaskena është, dominon gjuha greke dhe gjuha për të cilën ata mendojnë se Jezu Krishti ka folur në gjuhën greke. Janullatosi është një fatkeqësi e politikës sonë shqiptare. Duke mos pasur politika jonë, udhëheqësit tonë një informacion të plotë mbi prejardhjen sesi kanë luftuar etërit tanë të shenjtë që e prunë Kishën Ortodokse në momentet më të organizime dhe kur erdhi diktatura, erdhi e prishi e shkatërroi i vrau e persekutoi njerëzit. Për riorganizimin e saj erdhi përsëri po ajo etapë, po Greqia prezente, po kisha greke prezente. Ne flasim shqip, kemi traditë shqiptare, kemi një nënë që e ka emrin Shqipëri, kemi një Kishë Ortodokse që do të lutemi në gjuhën e nënës që gjë nuk e pranon. Ne kemi parë se në disa qytete të Shqipërisë, në Përmet e Korcë. Gjirokastër, varreza memoriale, të cilat janë një turp kombëtar, një dështim i politikës shqiptare nga të gjitha llojet të majtë e të djathtë. Politikanët tanë, po flas me ndërgjegjen klerikale, nuk kanë absolutisht informacionin e duhur për tju përgjigjur këtyre ngjarjeve që kanë prapaskena shoviniste dhe prapaskena antishqiptare.
    Qarkullojnë fjalë që pikërisht për këtë qëndrimin tuaj, shumë vjecar ju kanë kërcënuar dhe me vdekje. A qëndrojnë këto apo janë sajime?
    Frika vjen në mënyra të ndryshme. Themi kemi frikë Perëndinë, dhe kur themi kemi frikë Perëndinë, themi jo se Perëndinë nuk e shikojmë dot, por e kemi frikë se në cdo veprim tonin ai është një gjykatës i madh. Kjo frikë tek unë nuk ekziston. Kam vërejtur se rreth meje ka dhe figura që nuk na duan të mirën dhe mundohen në mënyra shoviniste që unë të trembem. Kisha është vendi ku njeriu gjen një qetësi të jashtëzakonshme dhe një të vërtetë të madhe. Por, përvec qetësisë ai ndjen të vërtetën e madhe që ekziston dhe besimtarët me kalimin e viteve, ky kryepeshkop i vetëemëruar nuk e kryen në mënyrë funksionale atë titull që ka, Ai është një ushtar i qeverisë së Vorio Epirit në Greqi, një përcues i Kishës greke në Shqipëri, është një njeri i cili lufton traditën ortodokse shqiptare, që ka sjellë kontradikta të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk ka ngritur asnjëherë zërin për interesat e emigrantëve shqiptare në Greqi, nuk ka shfaqur asnjëherë dashuri për kombin.
    Sigurisht ju keni mendimin tuaj dhe unë sigurisht si gazetar ju dëgjoj dhe pyes, nuk mund të jem dakort për atë që thoni ju, por më ka bërë përshtypje që gjatë luftës së Kosovës nuk e dëgjuam Hirësinë e tij të shprehje diçka si Kryepeshkop i Shqipërisë apo në planin njerëzor. Le të përfytyrojmë se çfarë do të bënte Fan Noli si Kryepeshkop i Shqipërisë?
    Ishte viti 1999 dhe lufta e Kosovës dhe gazetari amerikan e pyet, Hirësi, na thoni, apo vepron NATO-ja në mënyrë të denjë në këtë çështje kaq të madhe. Dhe përgjigja e tij ishte, “NATO po derdh gjak të pafajshëm serb”. Ne ende vazhdojmë ti bëjmë keq vetvetes, duke luftuar me njëri-tjetrin, dhe të tjerët na përvetësojnë pronat e na udhëheqim në disa rrugë ku nuk jemi në gjendje të ecim.
    Antishqiptar ja se cfare eshte duke ju referuar paragrafit te fundit!

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    kush e beri Prift nikollen, askush ne bote nuk e njeh per te tille, sepse prift mund te behet vetem me bekimin e Kryepiskopit Anastas..
    Mire thote Pirro, se gjithmone e me shume Shqiperia po izolohet e po demtohet nga nikollat & co.
    Nuk mora mundimin ta lexoj intervisten, sepse vazhdon i njejti papagall te perserise veten cdo here..., edhe ja kemi dhene pergjigjen...
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
    Sinodi i Shenjtë

    DEKLARATË

    Nikolla Marku nuk është prift,
    ai është një mashtrim i vazhdueshëm i opinionit publik

    Kohët e fundit, janë shtuar sulme në drejtime të ndryshme kundër komunitetit orthodhoks të Shqipërisë. Mes tyre është dhe shfaqja në mënyrë të përsëritur në media e Nikolla Markut nga Elbasani si prift orthodhoks.
    Jemi të detyruar të ri-informojmë opinionin publik për mashtrimet flagrante të këtij të vetëshpallur prift orthodhoks i Shqipërisë. Ai nuk njihet si prift nga asnjë Kishë Orthodhokse në botë, as nga ndonjë Kishë tjetër apo konfesion i krishterë dhe as nga Shteti Shqiptar.
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, i vetmi Institucion fetar orthodhoks në Shqipëri, deklaron zyrtarisht, në mënyrë të përsëritur, se Nikolla Marku nuk është prift. Vetëshpallja e tij si prift nuk e bën atë klerik, as nuk e bën të pranueshëm nga të tjerët si të tillë. Nëse dikush e shpall veten “kirurg”, “profesor” i një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohej vallë të mashtronte njerëzit?
    Veprimet e tij të paligjshme vazhdojnë edhe sot e kësaj dite duke keqpërdorur dhe duke mbajtur të uzurpuar një monument kulture, që ende sot mbahet nga shteti, Kishën e Shën Marisë në lagjen “Kala” Elbasan.
    Është e qartë se ai vazhdon të përdoret dhe vetëpërdoret në mënyrë të përsëritur nga qarqe ekstremiste për sulme antiorthodhokse. Por, sado të përpiqet të paraqitet si superpatriot, ai është një kukull në duart e të tjerëve. Me sakrilegjet e përditshme që bën fyen rëndë dhe përdhos fenë e krishterë dhe jetën fetare të Shqipërisë edhe më keq se në regjimin e mëparshëm dhe mashtron në mënyrë flagrante opinionin publik shqiptar.

    Përfaqësuesi i Sinodit të Shenjtë
    Episkopi i Apollonisë, Nikolla

    31.01.2013
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    zoti Ilia !

    nuk do hyj ne replike , eshte apo nuk eshte prift ( sepse kisha ortodokse eshte bere si PPSH )

    kam vetem dy pyetje

    pas asaj pergjigje qe i dha gazetarit amerikan , ty si te duket Janullatos ???????

    Ju jeni minoritar apo shqiptar ?????

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Janullatos në Shqipëri për interesat e Greqisë”

    Artur Zheji i qenka bashkuar mediave te Duces ne Tirane? Shikon sa mire. Neonazistin grek e intervistuam. Priftin e Bashkim Gazidedes nga Elbasani e intervistuam. Po Kryepeshkopin Anastas Zheji kur do ta intervistoje?

    Vazhdo sic e ke nisur Artur Zheji, beju pale e propagandes italiane mes shqiptareve. Po ki parasysh qe Ai lart mban vesh e nuk tjerr lesh. Dhe nuk do ta kesh te gjate, do ta pesosh edhe ti sic e kane pesuar Gazidedet, Dritan Hoxhat, Sabri Godot e kompani, qe kane ardhur para teje. Edhe ata nuk linin rradhe pa e sulmuar Kryepeshkopin dhe Kishen Orthodhokse dhe korren ate qe mbollen vete.

    Vazhdoni ti hapni varrin vetes dhe femijeve tuaj. Po ju jeni trima, nuk kini frike nga njeri e nga Zoti vete, apo jo? Ju beri xhaxhi Enver trima.

    Albo

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •