Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    “696 pikat e kërkimit për eshtrat, përkojnë me kufirin imagjinar të vendosur nga shteti fqinj për atë që e quajnë “Vorio Ipiros”.

    Tashmë jo vetëm ekstremistët, por edhe zyrtarët e Greqisë kërkojnë të ngjallin fantazmat e “Epirit të Veriut” me anë të eshtrave të “ushtrisë së vdekur”. Gazeta “Kombëtare” prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare, ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet, kërkimet e pretenduara nga pala greke, përkojnë saktësisht me kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut”.

    Shkresa e cila i është dorëzuar pak muaj më parë qeverisë shqiptare, përmban 696 vend-kërkime, të cilat nisin që nga zonat kufitare me Greqinë, për të vijuar më pas në Korçë, qytetin e Pogradecit, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, për të zbritur më pas në fshatrat e bregdetit, deri në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Në këto zona, Greqia pretendon se ka eshtra të ushtarëve të saj të vrarë gjatë luftës italo-greke. Madje disa prej pikave të kërkimit, arrijnë deri në afërsi të qytetit të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh, raporton “Kombare”.

    Ky veprim i Athinës zyrtare, duket se kërkon që të ngjall kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut” duke vendosur varreza të ushtarëve grek përgjatë gjithë këtij kufiri, të pretenduar prej tyre. Kjo kërkesë, tashmë zyrtare, vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të qarqeve ekstremiste greke, për pretendime territoriale karshi Shqipërisë. Madje këto kërkesa absurde, kanë arritur deri aty sa të kërkojnë autonominë e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohej “tokës mëmë”.

    Deklaratat e herëpashershme të deputetëve dhe zyrtarëve grek, të bëra kryesisht nga Himara, kanë treguar se Greqia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale kundrejt Shqipërisë, edhe pse kërkesat e tyre nuk janë të bazuara askund. Deklarata më e fundit ishte ajo e gushtit të kaluar, kur deputeti neonazist i Agimit të Artë Kristos Papas, nga Himara ku ishte i pranishëm për përkujtimin e vdekjes së Aristotel Gumës, shfaqi pretendimet se toka ku ata gjendeshin, ishte tokë greke dhe se shumë shpejt ajo do t’i bashkohej Greqisë.

    /Shekulli Online/E.Sh/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    696 vende kerkimi???
    Do e mbushin Shqiperin me lapidare te sajuara si te kohes se monizmit (28 mije deshmoret e Partise)

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Perseri do filloi biznesi kockave?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Keta legenat nje avaz kane jo kemi troje ketu jo aty ,jo sec nxjerrin varre, vene gjoja i nderojne, po gjithsesi leshte kane per te marre :P :P

  5. #5

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Pushtetet lokale te japin leje ndertimi ne cdo pike ku mendohet te gerrmohet per eshtra

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Mendoj se duhet te solidarizohemi me kete nisme kaq humane duke dhururar mbase eshtrat e gjyshit,gjyshes etj.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    628

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Greqia fort mir e din qe epiri kaqen dhe eshte iliro-shqiptare.
    ka lindur Akili, Olimpia nena e Aleksandrit te Madhe,Pirro i Epirit (297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Citim Postuar më parë nga fegi II Lexo Postimin

    Jo mar burr...kto jan helen te tane e jo shqiptare

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    628

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    per ty e di qe je nje grekofil

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

    Citim Postuar më parë nga fegi II Lexo Postimin
    per ty e di qe je nje grekofil
    Po njashtu asht....jam!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •