me behet shume qefi qe ti Albo ke dal hapurazi se ke interesa mbron ....
te lista e te vdekurve ke harruar te shtosh edhe aristidh kolen , dhaskal todrin etj ......
ne vend te distancoheni nga agimat e arte e nga pjesa e erret e kishes , vazhdoni e kercenoni me vdekje ......BRAVO
nje pyetje edhe per ty
eshte apo seshte antishqiptar Janullatos te pergjigja qe i jep gazetarit amerikan per luften ne Kosove ?????
Per ceshtjet tona kanonike ne nuk pyesim njeri, i zgjidhim vete dhe vendosim vete se cilin do te vendosim ne krye te KOASH-it. Dikush qe shan e therret kunder Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes, nuk eshte orthdhoks, kete ben edhe nikolla, nje laik qe nuk di cilet ka pas vetes,..duan ta promovojne si kundervenie ndaj Kryepiskopit, por nuk kane per t`ja dale mbane,...te ashtuquajturit analiste, pinjolle te nomenklatures komuniste nuk mund t`i prekin as nje gisht Kryepiskopit,...
as dramat blasfemuese kunder nje komuniteti te tere...,
po te ishte i pavarur zheji dhe stacioni televiziv perkates, do te therriste te dyja palet dhe nuk do ta perdorte si helm per propaganden antiorthodhokse,..
Kjo tregon se gjithcka eshte e genjeshtert dhe sajuese, sajim qe zgjat per 20 vjet ne demokraci, prej atyre qe e filluan ne 1944 dhe me pare, ateizmi agresiv me metoda komuniste,...por sot jemi ne demokraci dhe nuk ka me persekutim, sic paten te krishteret ne kohen e dioklecianit dhe maksimianit apo ne kohen e hoxhes...
Se nga e gjen stilin grek ky une s`e marr vesh,...Ne kohen e pushtiimit turk shqiptaret u detyruan qe te mos i benin Kishat me kube nga jashte, jo se kjo eshte "tradite shqiptare"...Kishat jane ndertuar teresisht kanonikisht,
njera nga idiotizmat qe bejne njerezit qe duan te luftojne orthdhoksine eshte se i marrin statutet e saj si statutet e se drejtes kaninike...kjo eshte krejtesiht injorance...statutet kishat i ndertojne sipas interesit te tyre varesisht nga situata e brendshme e vendit...ne statutin e 1929 ka dhe nje nen ku mbreti mund te heqe dhe te vere cilindo klerik orthodhoks,...mos eshte kjo ne interes orthodhoks, ku i jepte te drejte nje mbreti mysliman te vendoste cilindo ne krye te Kishes Orthodhokse
Kisha ne Shqiperi nuk u krijua ne 1929, ajo ka 2000 vjet ekzistence dhe mund te krahasohej ne shtetin ndersa statutet si kushtetutat qe ndryshohen here pas here,...sot nuk na intereson me ta ruajme ate statut sepse kemi mundesi te perfitojme edhe nga kleriket e huaj,..., nga ana tjeter nuk do te pranojme qe shteti, Presidenti, a Mbreti, te heqe e te vere cilin te doje ne Kishen tone Orthdhokse.
Persa i takon nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, kete e kane pranuar vetem SHBA dhe Britania e Madhe, shume vende nuk kane qene dakord me kete nderhyrje nje vend sovran si Jugosllavia..., por u pranua ne kushtet e krimeve qe po beheshin per te ruajtur jeten e tyre,....
Gjithkush ka te drejte te jape mendimin e tij,...., une p.sh. nuk mendoj se paqja mund te vendoset me lufte,...ne nderhyrjen ne ish-Jugosllavi une abstenoj,..., kjo eshte ceshtje tjeter qe nuk ka te beje ate qe perfaqeson Kryepiskopi, qe ne momentin e ardhjes se kosvareve, grumbulloi 12 milion dollare per 35 mije njerez, nga Kishat neper bote dhe i vuri ne funksion te ketyre njerezve te shperngulur me force.. me keto pare do te kishte ndertuar dy katedrale si ajo ne qender te Tirane..
Persa i takon shpifjeve mbi ndryshimin e Shkrimit te Shenjte, apo gjuhen greke ne Kishe, me keto s`ja vlen te merresh sepse ketu idiotizmi arrin kulmin sepse bie vete me kembet e tij ne grope..
Shpifja kryesore mbetet ajo se jane ndryshuar kanonet e Kishes Orthodhokse,...duke i konsideruar statutet si e drejte kanonike,..kjo te ben te qeshesh per njerez qe s`ja kane haberin nga orthodhksia dhe futen ne bace te tjetrit...
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-02-2013 më 08:30
Duaje te afermin tend si veten
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s'ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q'u ngrit.
Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen' e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.
E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk' edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.
Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
nje sqarim i vockel ....ne gjuhen shqipe quhet ORTODOKS e jo ORTHODHOKS
une jam nje ortodoks shqiptar , e jam krenar per kombesin e per pekatesin fetare ....( origjina ime eshte nga labove e zhapes )
ketu problemi nuk qendron te Janulatos se ai grek eshte e midis dy interesave , greke apo shqiptare do zgjedhi greket
as te se sa kisha ndertoi ai .....ketu problemi qendron ,qe ne ceshtjet tona madhore kombetare , Janullatosi ka dal kunder ( lufta e kosoves , pavarsia e saj , e njohja nga shteti grek )
dhe nje sqarim i vogel per camerin ; ..... camet kerkojn tokat e tyra qe ja moren me dhune , duke i debuar ne menyre kafsherore ( gje per te cilen mburren akoma e sot ne vitin 2013 )
dhe nuk kerkojn ndryshim kufijsh
kurse minoritaret grek as i deboi njeri , e as i persekutoi njeri e asnjeri nk i mori pronat e tyre .....e prap jan ata qe kerkojn autonomi
zoti PAPAS perfaqeson nje force politike ne parlamentin grek , e shprehet hapur se cfare kerkon .....por te siguroj se edhe pjesa tjeter e parlamentit grek jan te njejtit mendim me zotin PAPAS pavarsisht se skan b..the ta thone hapur
besoj se i njihni mire greket .....qe te vrasin naten e te qajne diten
te lutem mu pergjigj per ato dy pyetjet me lart , se nqs je minoritet kot qe debatojme me ty
Ja nje pyetje klasike e nje personi qe nuk di se cfare eshte orthodhoksia,..megjithese thote se eshte orthodhoks,..ne Kishen Orthodhokse nuk ka fare rendesi se c`je, shqiptar, grek apo turk,..je i Krishtere dhe kaq mjafton...ti pra nuk mund te quhesh orthodhoks,...por ndofta je edhe mysliman,..Per orthodhksin rendesi ka qe eshte i Krishtere sepse eshte pagezuar ne te njejtin uje ne Krishtin,...nuk ka rendesi kombesia,..etj..., nuk kam nevoje te debatoj me njeri s`ta ka kerkuar njeri kete,..besoj se i njihni mire greket .....qe te vrasin naten e te qajne diten
te lutem mu pergjigj per ato dy pyetjet me lart , se nqs je minoritet kot qe debatojme me ty
Duaje te afermin tend si veten
une spo hiqem si ekspert ortodoksie ....thash thjesht jam shqiptar ortodoks
se si i shikon kisha etnite mjafton te degjosh brockullat e peshkopit te selanikut
per mua eshte ne rradh te par familja , gjaku e kombesia pastaj vjen kisha ......
karamelen qe ju perpiqenite ja qerasni te tjereve nk e fusni ne goje as ju vet
ti nuk je ortodoks ti je nje grek i paguar per te ber detyren neper forume , ashtu sic ben Janullatosi ne kishen e tij ORTODOKSE GREKE
se po te ishe ortodoks e po te besoje ne krisht do ishe i pari qe do denoje cdo dhune ( duke filluar qe nga masakra e camerise , te masakra e kosoves e duke marr edhe Albon parasysh te vrasjet e helmimet e kishes tuaj GREKE nder shekuj )
deno nje her ish kryepeshkopin grek qe vdiq e i gjeten ne shtepi pasuri perrallore , nderkoh qe greket skan as buk te han me
keni arritur ne nje pike qe njerezit po qeshin me JU
Ndryshuar për herë të fundit nga mardo : 03-02-2013 më 09:18
Imzot Joani: Me pa të drejtë është krijuar perceptimi se ortodoksët janë grekë
Mblidhe mendjen se cfare flet o prift se te gjen edhe ty fati i Gazidedes, Dritan Hoxhes, Sabri Godos etj ..Të jesh ortodoks në një masë të gjerë në shoqërinë shqiptare, identifikohet me të qënit grek. Kështu u shpreh në “Tonight Ilva Tare”, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani. Vjedhja e herë pas hershme e kishave, akuzave të shumta në drejtim të tyre, janë disa nga sulmet që evidenton ai ndaj kishës ortodokse, pa lënë mënjanë edhe çështjen e kthimit të pronave, proces që sipas Mitropolitit, po zvarritet si rezultat i mungesës së vullneti të shtetit. Duke e bazuar të gjithë filozofinë e kishës në respektimin e dinjitetit njerëzor, Mitropoliti i Korces vlerëson atdhedashurinë si vlerë njerëzore të mbështetur në dashurinë për vendin, por jo urrejtjen, ashtu siç ka ngritur shqetësimin edhe në raport me kthimin emigrantëve shqiptarë nga shteti grek për shkak të toponimeve. Lidhur me dramën e deputetit Namik Dokle, Mitropolia vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, se drama fyen dhe denigron kishën, por nuk lë pa thënë se është spekuluar mjaft me këtë çështje.
Më poshtë pjesë nga intervista:
Cili ishte roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale?
Ishte i jashtëzakonshëm kontributi sidomos në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, edhe pse ai nuk u mor shumë me procedurat.
Nuk u fol për të në 100 vjetorin e pavarësisë, pse?
Përjashtimi i disa figurave është mënjanim i historisë, largimi i tyre do të thotë të deformohet historia. Çdokush që ka dhënë kontribut në historinë e vendit duhet të marrë vlerësimin që i takon. Nuk di të them nëse ky fakt ishte i qëllimshëm, apo harresë.
Sa besojnë shqiptarët?
Nuk ka një aparat që të mund të matet kjo, por secili është në kërkim të diçkaje, të përgjigjeve të munguara dhe shpesh njerëzit i gjejnë në kishë këto përgjigje. Është vështirë të gjesh motivet pse vine, por di të them që vinë shumë.
A vini re një krizë morali në shoqërinë shqiptare?
Natyrisht kjo vihet re në të gjithë botën, jo vetëm këtu. Morali i kishës lidhet me besimin te Perëndia. Besimi nuk mund të imponohet, kushdo ka të drejtë të besojë apo jo. Unë nuk besoj se mund të ketë njeri 100% ateist.
Kryepeshkopi Anastas është në qendër të sulmeve, si e shpjegoni?
Është histori prej 20 vitesh, s’ka asgjë të re. Janë po të njëjtat akuza,unë jetoj brenda kishës dhe besoj se pa kontributin e tij nuk mund të ngrihej kisha. Lidhur me statutin, ishte statut që paraqiste problematikën e asaj kohe dhe këto s’mund ti shërbenin kishës pas ’90.
Pse s’ka marrë pasaportë shqiptare?
Është në nderin e shtetit shqiptar t’ia japë një pasaportë. Duhet të mësojmë të nderojmë njerëzit që na ndihmojnë.
E ka penguar autoqefalinë fakti se Kryepeshkopi është shtetas grek?
Autoqefali do të thotë në radhë të parë të kesh pavarësi financiare dhe në këtë drejtim gjatë 20 viteve është punuar shumë. Pra, jo vetëm që s’është penguar, por është punuar dhe ndihmuar shumë. Kisha s’mund të dëmtohet nga etnia.
Pas 21 vitesh është krijuar mundësia që të kemi brezin tonë për drejtimin e kishës?
Ky është një proces i gjatë dhe ne jemi në këtë proces. Kisha po rritet me njerëz që janë të këtij vendi. Në krye të kishës gjithmonë duhet të jetë një drejtues me eksperiencë të madhe.
Ka kufizim mandati për episkopin?
Jo, nuk ekziston diçka e tillë, është i përjetshëm.
A mund të themi se keni qenë vazhdimisht nën sulm, duke identifikuar të qënit ortodoksë me grek?
Po, vazhdimisht jemi sulmuar, shpesh pa të drejtë. Çdo ditë na vjedhin kisha dhe ne shpesh kemi heshtur. Akuzat në pjesën më të madhe ngrihen mbi bazë të thashethemeve. Në kishë nuk mësohet greqisht, siç pretendohet. Një fakt i tillë vlen vetëm për zonat minoritare, është e drejtë e tyre të mësojnë në gjuhën e tyre.
Nikolla Marku, e njihni si prift?
Ai nuk është emëruar nga episkopi dhe s’mund të jetë i tillë.
Cili është raporti i kishës me nacionalizmin?
Nacionalizmi i mbështetur në urrejtje është i papranueshëm. Kur një parti si Agimi i Artë doli të mbrojë kishën, një Mitropilitan grek iu përgjigj “cilën ortodoksi do mbroni ju, atë tuajën apo të kishës?”. Kisha nga natyra e saj është për dashurinë e të gjithë popujve, të gjithë njerëzve. Urrejtja është kundër besimit, kundër kishës. Kisha nxit çdo njeri të dojë vendin e tij, është e pamundur të duash Zotin e të mos duash vendin, dhe kjo është atdhedashuria e mirë. Ballkani ka nevojë për bashkëpunim. Kisha duhet t’i kundërvihet çdo gjëje që bazohet në urrejtje. Brenda mundësive të saj kisha është përpjekur dhe ka ngritur zërin edhe për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me komunitetet e tjera fetare?
Kemi marrëdhënie mjaft të mira dhe kjo është një pasuri që duhet ruajtur dhe forcuar jo vetëm me myslimanët, por edhe katolikët.
Ekziston tolerancë në Shqipëri apo mosnjohje e fesë nga njerëzit?
Është e vështirë ta përcaktosh, por vetë fakti që s’kemi pasur konflikt fetare, harmonia mes njerëzve, por dhe mes krerëve fetarë, e dëshmon këtë tolerancë. Por, kjo duhet kultivuar dhe pasur kujdes në këtë drejtim. Kërcënimet vinë nga veçimi i komuniteteve, sulmeve të tyre, por s’besoj se do kenë peshë.
Ç’raport keni me shtetin?
Shteti është laik, marrëveshjet kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Unë do kisha dashur të kishte bashkëpunim edhe më të madh. Kthimi i pronave s’është për t’i bërë komunitetet fetare të pasura, por për të aftësuar këto komunitete në realizimin e punës së tyre, kufizimi i burimeve kufizon dhe shërbesën e njerëzve. Në ’67 pronat tona u morën me një dekret, ndërsa sot për çdo pronë kërkohet një gjyq që e zvarrit procesin dhe e bën gati- gati të pamundur, i tjetërson pronat. Ne kërkojmë pronat që ishin të lira dhe mund të jepeshin nëse do kishte vullnet.
Vjedhja e afreskeve të Onufrit, mund të pengohej?
Ajo mund të ruhej shumë më mirë nëse do kishte një bashkëpunim më të madh kishë-shtet. Janë qindra kisha, disa edhe në zona të largëta dhe caktimi i kujdestarëve do ndihmonte shumë në këtë drejtim. E gjithë shoqëria jonë duhet ishte më e ndërgjegjshme ndaj këtij fenomeni. Afresket s’mund të shiten nga mënyra si janë marrë, thjesht kanë bërë një dëm ndaj nesh.
Drama e Dokles?
Është spekuluar shumë në këtë drejtim. Kisha ka bërë vetëm një deklaratë, që kjo dramë fyen dhe denigron komunitetin ortodoks. Kisha është deniguar për një kohë shumë të gjatë. Ringjallja e kësaj gjëje na duket sikur e rikthen edhe njeherë. Vendimin e merr Teatri sigurisht, se kemi vënën ne në skenë.
Sa jeni ju ortodoksët, censusi ju ka nxjerrë 6,7%?
Vetëm qarku i Fierit ka 10% ortodoksë, s’mund ta zhbësh me emigracionin, të gjithë kanë emigruar. Prisnim një reagim pas deklaratës së kishës që nuk e njeh censusin, s’kemi asnjë përgjigje. Për komunitetin ortodoks kjo është e papranueshme, sepse është e pavërtetë. Kjo mbase mund të jetë edhe e qëllimshme, por është e padrejtë dhe ky komunitet ndihet i lënduar.
Keni bërë një census tuaj vetjak?
Kisha ka të drejtën dhe për ta bërë censusin për të pasur regjistrin e saj dhe sipas regjistrit që kemi, jemi mbi 24%. Ne kemi bërë një lloj sondazhi, duke pyetur njerëzit që vinin në kishë nëse janë pyetur dhe mbi 20.000 veta kanë deklaruar që s’janë pyetur fare.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për shkak të toponimeve, si e shihni?
Duhet ruajtur identiteti i çdo njeriu.![]()
Krijoni Kontakt