Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    TIRANE - Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e sheh veten në një pol të tretë me LSI-në dhe FRD-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Koalicioni i PS-së me 26 parti, sipas Dules i ngjan një panairi ku çdo parti kërkon të shesë veten me një çmim më të lartë. Dule jep arsyet pse nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ramës për të qenë pjesë e kësaj tryeze.

    Ju munguat në tryezën e parë të partive opozitare të thirrur nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Arsyeja e kësaj mungese ishte teknike, apo ka të bëjë me vetë koalicionin?
    Më duhet të sqaroj faktin se në momentet aktuale, PBDNJ nuk është pjesë e asnjë aleance apo koalicioni. Pas zgjedhjeve të 2009-s, PBDNJ, nga pozitat e veta modeste si parti e dytë e opozitës, ka bashkërenduar në të gjitha ato aspekte që ndante të njëjtat qëndrime në jetën e saj parlamentare, ashtu sikundër ka ndjekur rrugën e vet në të tjera ku nuk ka pasur qëndrime të përbashkëta. Në momentet aktuale, PBDNJ është duke u dhënë dorën e fundit aspekteve të veta programore, me të cilat do të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në të njëjtën kohë, është në bisedime me forcat e ndryshme politike për të parë se cilat do të jenë rrugët më të efektshme të kandidimit në këto zgjedhje.

    Mund të ketë një koalicion të mundshëm tuajin me LSI dhe FRD, sa afër një koalicioni të tillë jeni?
    Nuk përjashtohet edhe kandidimi më vete. Por, ne do të jemi në atë kah që do të maksimalizojë votat tona në përfaqësimin parlamentar, por mbi të gjitha, do të jetë garancia programore për politika qeverisëse efikase për integrimin e vendit. Është ende herët për ta thënë një aleancë me LSI dhe FRD, por nuk do të vonojë edhe shumë. Koha po ikën dhe afatet ligjore janë më të afërta në zgjedhjet e sivjetme, dhe besoj se do të kemi shumë shpejt konkluzione. Sot zhvillimet politike e kanë bërë realisht të mundshëm një zhvillim të tillë, por s’duhet harruar se mundësitë teorike duhet të shoqërohen edhe me veprime konkrete politike. Këtu fillojnë vështirësitë, sepse e gjithë klasa politike e vendit, përfshirë dhe PBDNJnë, nuk e ka kulturën e bashkëpunimeve programore, të koordinimit të qëndrimeve në aspektet kryesore dhe të ushtrimit të politikave.

    Kur thoni mosrespektim të programeve, edhe ky pol nëse krijohet do të jetë një bashkim numerik dhe presioni ndaj dy poleve të tjera, apo do të jetë mbi bazë programesh?
    Në situatën politike që gjendet vendi, është lehtësisht e konvergueshme në aspektin programor. Është vetë shoqëria ajo që i imponon me vullnetin e saj, ku mbi 95%e qytetarëve të vendit shprehen pa rezerva në favor të integrimit sa më të shpejt të vendit në BE, nuk mund të ishte ky për të gjithë palët në një koalicion të tillë prioriteti i prioriteteve?! Është e kuptueshme që PO. Në të njëjtën kohë, aspektet e tjera që kanë të bëjnë me jetën politike dhe ekonomike të vendit janë të atilla që mund të sjellin më afër sa mund të mendohet në pamje të parë forca politike që karakterizohen në aktivitetin e tyre politik nga fryma centriste.

    Mungesa juaj në tryezën e koalicionit të thirrur nga PS ishte qëndrim ndaj mënyrës se si është bërë opozita deri tani?
    Nuk do të kishim asnjë rezervë pranie dhe kontributi në një koalicion, pasi të ishte rënë dakord paraprakisht për bashkëpunime konkrete. Takimet formale pa përmbajtje dhe pa objektiva, thjesht për të krijuar sensacion mediatik, nuk janë në natyrën e partisë sonë.

    Por, ju keni vendosur kusht që nuk do të bashkëpunoni me ato parti që artikulojnë teza nacionaliste. Ishte kusht ky për tryezën e thirrur nga Edi Rama?
    Nuk është në natyrën tonë të vëmë kushte dhe të kondicionojmë. Ne shprehim atë që është e vetëkuptueshme dhe e vetënatyrshme. Sarkozi do të kishte mundur të kishte më shumë shanse për të qenë fitues në zgjedhjet presidenciale, nëse do të kishte zgjatur dorën e bashkëpunimit tek ekstremi i djathtë i Le Pen, por nuk e bëri këtë, sepse janë disa parime që janë mbi qëllimet utilitariste të politikës pragmatiste. PBDNJ sigurisht që nuk mund të ishte pjesë e një të tëre, e cila përmban edhe segmente të cilat janë problematike në konceptimet dhe qëndrimet e tyre me vizionin europian, me demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës. Është gjithashtu e një natyre jetike marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kontributi i vendit tonë në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Duhet të ishim më të vëmendshëm për faktin se për herë të parë pas shumë vitesh ra një kambanë e panjohur në anët tona. Brukseli na tërhoqi vëmendjen për politika nacionaliste dhe kërkoi distancimin e të gjithëve prej tyre në një kohë që për vite të tëra është vlerësuar kontributi i vendit tonë për stabilitetin. Është momenti që edhe forcat e mëdha politike të ndërpresin flirtin e tyre për një grusht votash me forcat të cilat që sot janë problematike, por edhe më shumë të tilla do të bëhen në të ardhmen.

    (er.nu/panorama/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Poli i tretë, Meta takim dy orësh me Dulen e PBDNJ

    Nevila Perndoj

    TIRANË Ata janë miq të mirë dhe të vjetër. Por kjo nuk është arsyeja kryesore, që kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dhe kryetari PBDNJ-së, Vangjel Dule, drekuan dje kokë më kokë për rreth dy orë në një nga restorantet e kryeqytetit. Larg vëmendjes së medias, dhe në një kohë kur llogaritë gëlojnë për mundësinë e një koalicioni të ri parazgjedhor, Ilir Meta dhe Vangjel Dule ishin bashkë dje për të folur jo vetëm për miqësinë. “Jemi miq të mirë dhe të vjetër. Kur rri një orë apo dy, do të flasësh jo vetëm për miqësinë, por edhe për politikën”,- tha mbrëmë për gazetën “Mapo” kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Dule nuk bëri asnjë koment tjetër rreth takimit të zhvilluar, edhe pse situata aktuale politike është e lidhur ngushtësisht me debatin për koalicionet e ardhshme parazgjedhore. Vangjel Dule ishte i pari ndër krerët e partive të vogla që artikuloi qartë se po negociohet për mundësinë e krijimit të një Poli të tretë zgjedhor. Ai i parapriu këtij qëndrimi me një tjetër deklaratë, pikërisht ditën kur kryetari i PS-së, Edi Rama, mblodhi partitë aleate dhe jo vetëm, për të zyrtarizuar në parim koalicionin me të cilin ai do të dilte në zgjedhjet e qershorit. Vangjel Dule mungoi në tryezë dhe arsyeja ishte po kaq e qartë. Ai nuk do të bëhet pjesë e koalicioneve me ato parti që do të pranojnë bashkëpunim me PDIU-në dhe AK-në, të cilat ai i ka cilësuar si anti-demokratike. Dule avancoi me qëndrimin e tij duke hedhur në tregun mediatik atë që përflitej prej kohësh, pikërisht krijimin e polit të tretë, ku përflitet Meta, Dule dhe Topi. Ilir Meta nuk e ka vendosur ende se me cilën prej partive do të rreshtohet në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë bashkëbisedimit të tij në Facebook, ai njoftoi se LSI-ja do të diskutojë të gjitha strategjitë apo taktikat elektorale me qëllim maksimizimin e votës në zgjedhjet e qershorit. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, gjithashtu nuk është rreshtuar me asnjë prej dy forcave kryesore politike e po aq edhe partia e Bamir Topit. Të tre drejtuesit në fjalë më së shumti po mundohen të bëjnë lojën e tyre për të krijuar një grupim politik dhe më kryesorja, nëse kjo ndodh, atëherë ky kombinim do të prodhojë edhe numra të qartë deputetësh që do të kushtëzojnë pas zgjedhjeve edhe drejtimin e ardhshëm të qeverisë. Edhe pse Bamir Topi nuk e ka thënë qartë qëndrimin e tij ndaj LSI-së, nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, paralajmëroi në një intervistë për “Ora News” se nuk do të kishte një pol të tretë me Metën. Biberaj njoftoi gjithashtu se e vetmja mundësi, mund të ishte me Dulen dhe Spahiun e AK-së. Por kjo e fundit është përfshirë në negociata të gjata me PS-në, çka do të thotë se në lojë mbetet vetëm Dule, i cili dje ishte në një drekë me Ilir Metën, duke ndryshuar jo pak, për pasojë, formulat mes të vegjëlve.



    LSI, Meta: Për koalicionin paszgjedhor do të vendosë vota e qytetarit


    Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, la qartazi të kuptohet se nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor me PS-në, sa kohë që ai vlerësoi se do të respektojë deri në fund marrëveshjen që ai ka lidhur me Partinë Demokratike


    TIRANË Në një komunikim të drejtpërdrejtë me miqtë e tij në Facebook, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, foli qartë për qëndrimin që ai do të mbajë lidhur me koalicionet e ardhshme para apo paszgjedhore. Përgjigjja e tij për koalicionet e mundshme ka zënë thuajse interesin kryesor të bashkëbiseduesve, të cilët kanë kërkuar se cili do të ishte koalicioni i ardhshëm i LSI-së në zgjedhjet e qershorit. Në përgjigjen e tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, la qartazi të kuptohet se nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor me PS-në, sa kohë që ai vlerësoi se do të respektojë deri në fund marrëveshjen që ai ka lidhur me Partinë Demokratike. Meta përsëriti qëndrimin se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret në datën 16 Prill në mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI-së. “Mund t’ju them se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që i qëndron marrëveshjeve. Këtë e ka bërë edhe me Partinë Socialiste përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2007, pavarësisht se ishte ajo që nuk i qëndroi marrëveshjes pas rizgjedhjes së kryetarit të saj si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe këtë gjë e ka bërë njëkohësisht në mënyrë tepër të qëndrueshme edhe me Partinë Demokratike pas koalicionit që imponoi vota dhe rezultati i qershorit të vitit 2009. Lidhur me pyetjen tuaj, më vjen keq që nuk mund t’ju jap dot një përgjigje përfundimtare sot, për arsye se kjo është një çështje e cila do të diskutohet në momentin e duhur dhe do të vendoset nga Konventa Kombëtare e LSI-së, e cila përbëhet nga 2300 delegatë. Natyrisht kjo nuk do të vendoset vetvetiu. Ne gjykojmë që në dy javët e para të muajit prill të hapet debati lidhur me çështjen e koalicionit të ardhshëm dhe brenda 16 prillit, pra një javë përpara së të përfundojë afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, të merret një vendim përfundimtar dhe sa më i përgjegjshëm i Konventës Kombëtare të LSI-së”, – tha ai. Meta sqaron në përgjigjen e tij se LSI-ja e ka të qartë qëndrimin edhe pse ajo duhet të merret në kohën e duhur, duke pasur parasysh domosdoshmërinë edhe për një vlerësim lidhur me ecurinë e koalicionit ekzistues qeverisës. Në të njëjtën kohë, Meta flet edhe për një vlerësim të ndërtimit të të gjitha strategjive dhe taktikave elektorale në mënyrë që ajo të jetë një forcë e rëndësishme pas zgjedhjeve. Por kartat duket janë të hapura në tryezë, sa kohë që vetë Meta lë të kuptojë në përgjigjen e tij se në rastin e mos gjetjes së një strategjie apo taktike elektorale (siç mund të jetë Poli i tretë), ajo që do të vendosë për koalicionet e ardhshme do të jetë vetë vota e qytetarit, duke rritur për pasojë mundësinë që kjo force politike të dalë e vetme në zgjedhje. “Njëkohësisht gjatë kësaj kohe ne po punojmë për përgatitjen e programit të ardhshëm elektoral të LSI-së, dhe natyrisht që ndërsa për koalicionin parazgjedhor do duhet që të shprehet Konventa, për çdo koalicion paszgjedhor do të dëgjohet vota e qytetarëve më 23 qershor dhe koalicionet më të sigurta janë ata që bazohen në respektin ndaj votës së qytetarëve”, – përgjigjet Meta në Facebook.

    MAPO

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Vangjel Dule dhe Partia e tije

    Mbreme pasi po shiko im ne topchanel ne emisionin top story ku i ftuar ishte kryetari i partise per te drejtat e njeriut Vangjel Dule,me beri pershtypje irrealiteti per te cilin ai fliste,por edhe nje shprehje te babait tim sikur po i thoshte dules ; Qe tashti qe shqiptaret skane nevoje per viza,me cfare do ti fitochimica votat?



    Juve anetare te forumit si mendoni?
    Ndryshuar për herë të fundit nga KORCARI 2 : 08-02-2013 më 09:16 Arsyeja: Keshtu

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Dule: Me Metën, marrim minimalisht 6 deputetë

    TIRANË Një ditë pas takimit të zhvilluar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi mbrëmë në emisionin “Top Story” sedownload (4) partia që ai drejton dhe LSI-ja mund të fitojnë minimalisht gjashtë deputetë, në rast se dalin koalicion më vete. Dule komentoi mbrëmë situatën politike në vend, bisedimet dhe negociatat që ai po zhvillon me partitë e tjera të vogla me qëllim mundësinë e krijimit të një poli të tretë në politikën shqiptare. Dule ishte i pari që e artikuloi publikisht krijimin e një koalicioni të ri parazgjedhor. Prej kohësh, ai ka zhvilluar negociata me parti të tilla si FRD dhe se fundmi edhe me LSI-në, me qëllim arritjen e këtij synimi. Pak ditë më parë, Dule u distancua edhe nga një koalicion i mundshëm me PS-në, duke u nisur jo vetëm nga pakënaqësia që ai ka për mënyrën e të bërit opozitë nga Rama, por edhe nga fakti se gjithnjë e më shumë po përflitet për mundësinë e një bashkëpunimi mes PS-së dhe AK-së, forcë të cilën PBDNJ e ka cilësuar si antidemokratike.

    MAPO

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Dulja me shoke nuk duhet te hyjne ne asnje menyre ne Kuvendin Shqiptar, le te hyjne ne ate Grek po te duan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Ky Vangelesh Bule duhet çuar direkt me dhënë! Jepini një copë bukë me djathë dhe në mal atje ku i meriton të jetë.

    Më del ky pisllëku dhe më vendos si titull partie një emër kaq të shenjtë 'të drejtat e njeriut' në çastin që për të vetmet të drejta që bëhet fjalë janë ato të asaj pjese që identifikohet si greke! Nuk i plasi vangjeleshit për Shqiptarët, veç për minoritetin e tij i cili urren deri në kockë Shqiptarët!

    Gjithë lluma atje më duket se ka marrë si zanat politikën, politika në rrënjët e sajë është lidhur krejt me moralin, vet-sakrificën dhe dëshirën për të dhënë gjithçka për qytetarin.. por këto vlera janë të panjohura nga këta parazitë si vangeleshi, tipa si ky janë parazitë që han lekë kotë, e han bukën qyl, rëndojnë dhe fëlliqin tokën Shqiptare.

    As edhe një votë për vangjeleshin, një lyrash që në një anë bën flamur titullin 'të drejtat e njeriut' dhe në anën tjetër vjell vrer dhe ironi në ç'do çast!

    Duhen marrë me radhë vangjeleshi, ilir meta, ruci, berisha etj etj të rrihen një herë mirë e mirë me një fshikull të njomë dhe pastaj të dërgohen direkt në punë, ashtu siç punojmë ne emigrantët 20 vjet larg vendit dhe njerëzve tanë.. kurse këto plehrat më bëjnë pall ariu me lekët e popullit!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Topi: Opsioni me LSI-në, koalicioni mbetet i hapur

    TIRANË Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ishte më i qartë se asnjëherë tjetër mbrëmë në emisionin “Top Story” në raport me LSI-në. Topi tha mbrëmë se partia që ai drejton nuk do të bëjë koalicion vetëm me dy partitë e mëdha. “…Natyrisht që jam takuar me z.Meta. Jemi qytetarë të lirë. Dje jemi takuar në një ambient miqsh dhe nuk jemi futur në terma konkretë. Nuk kishte lindur kjo nevojë. Unë kam përjashtuar koalicionin me dy partitë e vjetra. Opsionet e tjera janë të hapura. Do të vendosin forumet e partisë nëse do të hyjmë të vetëm në zgjedhje apo si koalicion. Me një probabilitet të lartë, ne kemi ende mendimin se ndoshta me shumë mundësi mund të futemi të vetëm në zgjedhje“, – tha Topi. Lidhur me mundësinë e një koalicioni me PD-në pas zgjedhjeve, Topi u përgjigj: “Gjëja e fundit që unë i rendis biografisë politike është zëri i Sali Berishës. Me këtë personazh të politikës, unë personalisht kam mbyllur çdolloj opsioni të bashkëpunimit në politikë. Natyrisht nuk kam qenë unë shkaktari, është dhe vazhdon të jetë ai. Ju keni parë çfarë komunikimi të rëndomtë përdor, sa qesharak është… Ky është një shans matematikisht zero i bashkëpunimit me Berishën. Për ne është amortizuar”, – tha ai. Topi përsëriti shqetësimin e shprehur pak kohë më parë se partia e tij përgjohet në çdo aktivitet të saj. “…Ne kemi të dhëna të plota, edhe për shkak të pozicionit që kam pasur kam informacion edhe më shumë, por në të gjitha aktivitetet e FRD-së, edhe një rast në Durrës, fotografët e linjës së inteligjencës dhe ekzekutivit kanë fotografuar njerëz të cilët janë marrë në analizë dhe më pas u ka shkuar mandati për t’u larguar nga puna”, shtoi ai.

    MAPO

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: PBDNJ, Dule: Jemi shumë afër koalicionit me LSI e FRD

    Mire ka thene AK keta jane koalicioni i turpit ose koalicioni i tradhtareve, kur marrin edhe dulen si aleat me s'di c'te them perpos qe LSI po edhe kjo FRD nuk meritojne asnje vote nga shqiptaret.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •